Kerko Mesazhet ketu

Wednesday 15 May 2013

Fjala Ime është e fundit. Ajo është përfundimtare. Nuk mund të gjendet asnjë fjalë tjetër

E Hënë, 13 Maj 2013

Bija Ime fort e dashur, ushtria Ime e mbetur do të rritet shumë shpejt në këtë kohë dhe do të përhapet në 58 kombe. Do të ketë udh
ëheqës mes jush dhe ju duhet të bashkoheni kudo që të jeni, përmes formimit të Grupeve të Lutjes Jezusi për Njerëzimin.

Sillini të gjithë ata që më ndjekin Mua, si fillim, në grupin tuaj dhe pastaj filloni të tërhiqni të gjithë ata që ndjekin çdo lloj doktrine. Unë kurrë nuk do të favorizoj një shpirt mbi një tjetër. Unë dëshiroj që ju t’i tregoni të gjithë atyre që nuk besojnë tek Unë dhe Unë ju premtoj atyre se do t’ju tregohet e Vërteta gjatë Paralajmërimit. Ata do ta kenë të vështirë të më mohojnë Mua, sepse Unë do t’i rrethoj shpirtrat e tyre në një mënyrë që do t’i habisi dhe trondisi ata. Shpirti Im I Shenjtë do të bier mbi çdo komb ku janë ngritur Grupet Time të Lutjes.

Unë do ta shumfishoj numrin e mrekullive, që tashmë janë dëshmuar, ku Unë kam shëruar mëndjet, shpirtrat dhe trupat e të dërrmuarve dhe të sëmurëve mes jush. Ju do të më njihni Mua nga Prania Ime, të cilën Unë to ta sjell tek ata prej jush që kërkojnë favoret e Mia. Ju jeni me të vërtetë të bekuar – ju, fëmijët e këtij brezi, që jeni zgjedhur në një numër kaq të madh të shijoni jetën e përjetshme në Mbretërinë Time, e cila nuk ka fund. Vdekja do të mposhtet nga ju. I ligu do të mposhtet nga forca e këmbënguljes suaj dhe mëkati nuk do t'i njollosi më shpirtrat tuaj.

Fëmijët e Mi, ka shumë punë për t'u bërë. Më lejoni Mua t’ju drejtoj përmes 
Lutjeve të Mia të Kryqëzatës, pasi ato do t'ju hapin sytë ndaj të Vërtetës. Kur ta shikoni të Vërtetën, ju do ta dini në zemrat tuaja se çfarë të bëni. Një fjalë këshille – kur të refuzoheni pse flisni të Vërtetën, ju duhet të qëndroni të heshtur. Lutuni për ato shpirtra, që edhe atyre t’ju jepet hiri për të pranuar Librin e të Vërtetës.

Fjala Ime është e fundit. Ajo është përfundimtare. Nuk mund të gjendet asnjë fjalë tjetër. Kushdo që deklaron se flet në Emrin Tim, pasi ky Mision filloi në Nëntor 2010, nuk e ka autoritetin ta bëj këtë, sepse ata nuk vijnë nga Unë. Ata profetë që erdhën para kësaj, dhe që flasin në Emrin Tim gjithashtu, janë të bekuar dhe Unë do të vazhdoj t’i mbroj ata. Zëri Im i flet botës përmes këtyre Mesazheve. Nëna Ime e Bekuar, Virgjëra Mari e Papërlyme, ju flet gjithashtu vizionarëve të saj, dhe përsëri Misioni i saj është i bekuar nga Unë.

Dijeni se ushtria e Satanit përfshin një numër profetësh të rremë, që flasin me një zë të ëmbël. Të butë, të dashur dhe të mbuluar me premtime boshe, ata do t’ju thonë pikërisht të kundërtën e asaj që ju them Unë. Dijeni se vetëm Zëri Im do t’ju tregoj të Vërtetën. Vetëm Zëri Im do t’ju tregoj ngjarjet që vijnë, të cilat po ndodhin aktualisht. Askush tjetër nuk mundet, apo t’i jepet autoriteti, të flasi për Mua, Jezu Krishtin apo Atin Tim të dashur.

Gjeni ngushëllim në këtë zbulesë dhe dijeni se vetëm Trinia e Shenjtë komunikon në këtë mënyrë me një Zjarr, që do t’i përfshij të gjithë shpirtrat që janë të zbrazur nga krenaria dhe janë të mbushur me dashuri të përulët për Mua.

Jezusi juaj

https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2013/05/13/my-word-is-the-end-it-is-final-there-can-be-no-other-word/