Wednesday, 31 July 2013

Unë zbuloj sekretet e përmbajtura në Librin e Zbulesës, dhe ato nuk do të jenë të këndshme


E Martë, 23 Korrik 2013

Bija Ime e dashur, sprovat që ti do të kalosh janë sepse Unë zbuloj sekretet e përmbajtura në Librin e Zbulesës dhe ato nuk do të jenë të këndshme. E Vërteta do të jetë kaq tronditëse dhe shqetësuese për shumë. E Vërteta do të shkaktoj lotë trishtimi, lotë hidhërimi dhe dëshpërim të madh.

Gënjeshtrat, nga njëra anë, mund t'ju joshin drejt një segurie të rreme. Madje dhe kur gënjeshtrat, që ju tregohen, vijnë të zbukuruara me një gjuhë të dashur dhe vepra të fisnike, dhe që nuk ndjehen në shpirt si të drejta, mund të pranohen nga njeriu më lehtë se e Vërteta.

Kur dikujt i thuhet se ata janë infektuar me një sëmundje vdekjeprurëse, ata kanë dy zgjidhje. Ata mund të pranojnë të Vërtetën, pregatisin shpirtat e tyre, kalojnë kohën në afërsi të plotë me familjet e tyre, kërkojnë Faljen Time dhe pastaj, presin për ditën. Kur ata e bëjnë këtë, edhe pse mund të jetë e frikshme, ata – për arsyen se e kanë pranuar të Vërtetën – do të gjejnë paqen e vërtetë në shpirtrat e tyre. Këta shpirtra nuk kanë pse të trëmben nga Unë.

Nga ana tjetër, nëse ata e refuzojnë të Vërtetën, dhe besojnë në magjitë dhe zotat e rremë, që ata besojnë se mund të përdoren për t'i shëruar ata me mbrekulli, do të jenë shumë të zhgënjyer. Këta shpirtra, të verbuar nga të ashtu-quajturat mendime pozitive, besojnë se nëse ata e dëshirojnë vetveten të përmirësohet, se gjithçka do të bëhet mirë. Ajo që ata nuk e kuptojnë është se ata duhet të më thërrasin Mua, Jezu Krishtin, nëse duan që të shërohen. Unë do t'i përgjigjem lutjeve, por vetëm nëse kërkesa është për të mirën e shpitrave të tyre. Këta shpirtra, që refuzojnë të pranojnë të Vërtetën e sëmundjes së tyre dhe që nuk kthehen tek Unë, do të jenë të humbur. Ata do ta kenë harxhuar kot kohën e dhënë atyre në Tokë, për të siguruar që shtëpia e tyre të jetë në rregull.

E njëjta gjë është edhe me Fjalën Time, të Vërtetën, e dhënë juve tani. Unë i dhashë botës të Vërtetën, gjatë Kohës Sime në Tokë dhe Unë u refuzova. Shumë më ndoqën Mua, por e Vërteta, e dhënë atyre në atë kohë, tani do të sfidohet nga armiqtë e Zotit dhe ata do të bien pre e mashtrimit. Ata do ta refuzojnë së shpejti të Vërtetën dhe nuk do të jenë në gjëndje të pranojnë Paralajmërimin Tim, e dhënë botës në këtë kohë.

Unë ju bëj thirrje tani, jo për t'ju zbuluar Mësime të reja, pasi kjo nuk është e nevojshme. Juve ju është dhënë e Vërteta, por tani Unë ndërhyj për t'ju kujtuar për të Vërtetën. Unë gjithashtu vij për t'ju paralajmëruar për ligësitë, që do të kryhen mbi ju për arsye të dashurisë suaj për Mua.

Mos e ktheni shpinën ndaj Meje, Jezu Krishtit, sepse Unë Jam duke ardhur tek ju vetëm për t'ju mbrojtur në këtë kohë. Unë nuk dua t'ju largoj, por Unë do të vazhdoj t'ju kujtoj për të Vërtetën, herë pas here. Kur ju ta shikoni se shpirtrat tuaj trazohen, si rezultat i rregullave të reja që ju paraqiten nga ata që thonë se janë prej Meje, atëherë ju duhet të më thërrisni Mua me anë të kësaj Fushate Lutje.

Fushata e Lutjes (116) Më shpëto nga ligësia e gënjeshtrave:

Jezus i dashur, më ndihmo.

Unë po mbytem në lotë dëshpërimi.

Zemra ime është e ngatërruar.

Unë nuk e di se kujt mund t'i besoj.

Të lutem më mbush me Shpirtin Tënd të Shenjtë, me qëllim që të mund të zgjedh udhën drejt Mbretërisë Tënde.

Më ndihmo, i dashur Jezus, që gjithmonë të mbetem besnik ndaj Fjalës Tënde, e dhënë botës nga Piteri dhe kurrë të mos devijoj nga ajo që Ti na mësove apo të mohoj vdekjen Tënde në Kryq.

Jezus, Ti je Udha.

Më trego Udhën.

Më mbaj dhe më ço në udhëtimin Tënd drejt Mëshirës së Madhe. Amin.

 
Jezusi juaj
 
Mesazhi origjinal ne anglisht:



Nëna e Shpëtimit: Sekreti i fundit i Fatimas nuk u zbulua, kaq i tmerrshëm ishte ai


E Hënë, 22 Korrik 2013

Bija ime, mashtrimi, me të cilin bota do të përballet, do të jetë kaq i vështirë për t'u kuptuar, sa vetëm ata që dorëzohen tek Zoti dhe e vënë gjithë besimin tek Biri im, do të jenë në gjëndje të durojnë sprovat që shtrihen përpara.

Unë i dhashë botës profecitë në 1917, por sekreti i fundit i Fatimas nuk u zbulua, kaq i tmerrshëm ishte ai për ata që ishin brënda Kishës Katolike.

Sekreti i fundit i Fatimas akoma mbetet i panjohur për fëmijët e Zotit, edhe pse pjesë të saj u treguan juve në 26 Janar 2012. Fare pak brënda Kishës e dinin atë. Tani, pjesa tjetër e sekretit të fundit të Fatimas duhet të zbulohet, me qëllim që njerëzimi të paralajmërohet për pasojat, nëse e shpërfillin ndërhyrjen time për të shpëtuar shpirtra.

Kisha është infektuar, nga brënda, nga armiqtë e Zotit. Ata – dhe janë 20 prej tyre që kontrollojnë nga brënda - kanë krijuar mashtrimin më të madh. Ata kanë zgjedhur një njeri, jo nga Zoti, kur Ati i Shenjtë, sipas Kurorës së Piterit, është hequr me kujdes.

Hollësirat, që unë zbulova, janë se do të ishin 2 njerëz që do të mbanin Kurorën e Piterit në ditët e fundit. Njëri do të vuaj për shkak të gënjeshtrave që janë krijuar për ta zhvlerësuar atë dhe që do ta bëjnë atë një të burgosur të vërtetë. I zgjedhuri tjetër do të sjelli shkatërrimin, jo vetëm të Kishës Katolike, por të gjitha kishave që nderojnë Atin tim dhe që pranojnë Mësimet e Birit tim, Jezu Krishtit, Shpëtimtarit të botës.

Mund të jetë vetëm një kokë e Kishës në Tokë, e autorizuar nga Biri im, i cili duhet të mbetet papë deri në vdekjen e tij. Kushdo tjetër, që deklaron të ulet në Vëndin e Piterit, është një mashtrues. Ky mashtrim ka vetëm një qëllim, për t'i dorëzuar shpirtrat tek Luciferri dhe ka fare pak kohë për shpirtra të tillë, që nuk do të jenë më të ditur, që do të shpëtojnë.

Fëmijë, ju duhet t'i kushtoni rëndësi një paralajmërimi, tani. Mos devijoni nga Mësimet e Birit tim. Vëreni në pyetje çdo doktrinë të re, që ju tregohet dhe që pohohet se vjen nga Kisha e Birit tim në Tokë. E Vërteta është e thjeshtë. Ajo kurrë nuk ndryshon. Trashëgimia e Birit tim është shumë e qartë. Mos lejoni njeri që t'ju mjergulloj gjykimin.
 
Së shpejti, profecitë e Fatimas do të kuptohen. Gjithçka po ndodh tani para një bote mosbesuese, por për fat të keq, fare pak do ta kuptojnë deri kur të jetë tepër vonë. Lutuni, lutuni, lutuni Rozaren Time Të Shenjtë, sa më shpesh të jetë e mundur, çdo ditë të vetme, për të dobësuar efektin e të ligut, që ju rrethon.

Nëna juaj e dashur

Nëna e Shpëtimit

Mesazhi origjinal ne anglisht:
http://www.thewarningsecondcoming.com/mother-of-salvation-the-last-secret-of-fatima-was-not-revealed-so-terrifying-was-it/

Monday, 29 July 2013

Kini besim tek Unë dhe Unë do t’i hap sytë tuaj ndaj të Vërtetës së të ardhmes suaj të lavdishme

E Hënë, 22 Korrik 2013

Bija Ime e dashur, Unë i bëj thirrje të gjithë të rinjve në botë, të të gjitha besimeve dhe të gjitha feve.

Unë Jam Jezu Krishti, Shpëtimtari i botës, dhe Unë do ta bëj veten Time të njohur tek ju, shpejt. Kur kjo të ndodhi, gjatë një ngjarje supernatyrale, që do të përjetohet në mbarë botën në të njëjtën kohë, ju do ta mësoni të Vërtetën.

Ju mund të mos e pranoni Thirrjen Time për ju tani. Ju mund të mos më mirëprisni Mua në jetën tuaj të përditshme, por kur ju të ndjeni Dashurinë Time, asgjë tjetër nuk do të ketë më rëndësi. Koha për Ardhjen e Dytë është afër. Kjo ngjarje, kur Unë të vij për të sjellë Paqen, ndërsa paralajmëroj Parajsën e Re, do t’ju pushtoj me një gëzim, që ju kurrë nuk e keni përjetuar më parë. Unë do t’ju sjell një jetë përtej ëndrrave tuaja – një jetë që po t’i hidhnit një sy të shpejtë, do të ishte gjithçka që ju dëshironi.

Ardhja e Dytë nuk është për tu patur frikë, pasi do të jetë rasti më i gëzueshëm. Ky është Premtimi Im. Ju kurrë nuk duhet të shqetësoheni apo të ndjeni se jeta ka marrë fund – se do t’ju mohohet koha që ju nuk e vlerësoni në botë – sepse jeta vetëm sa do të filloj. Këtë herë nuk do të ketë mundime, lëndime, zemërim, urrejtje apo përçarje. Vetëm jeta do të lulëzoj dhe, me atë, një jetë e shkëlqyer, ku ju do të jetoni të bashkuar, në dashuri dhe paqe me të dashurit tuaj.

Unë Jam duke e pregatitur botën për këtë ngjarje të madhe, e cila është profetizuar. Me qëllim që të pregatiteni – sepse sa hap e mbyll sytë, bota do të ndryshoj përgjithmonë – ju duhet të vini tek Unë. Për të marrë këtë jetë në Parajsën e Re, ku ju do të ruani një trup dhe shpirt të përkryer, ju duhet të më kërkoni Mua ta pastroj shpirtin tuaj. Me qëllim që Unë ta bëj këtë, ju duhet të më kërkoni Mua t’ju fal mëkatet tuaja. Është kaq e thjeshtë. Unë e di se ju jeni një mëkatar. Ju e dini se jeni një mëkatar, por kjo kurrë nuk duhet t’ju ndaj nga Unë.

Nëse ju jeni të shqetësuar apo të trëmbur, atëherë m’i tregoni Mua shqetësimet tuaja dhe Unë do ta lehtësoj dhimbjen tuaj. Kini besim tek Unë dhe Unë do t’i hap sytë tuaj ndaj të Vërtetës së të ardhmes suaj të lavdishme. Kur Toka të jetë rinovuar dhe Ardhja e Dytë të jetë lajmëruar, Unë do të jem duke pritur për t’ju përshëndetur. Unë gjithmonë do t’ju dua, sepse ishte për ju që Unë e dhashë Trupin Tim, dhe Unë i lejova ata të më kryqëzonin Mua. Kur Unë ju dua kaq shumë, atëherë nuk ka asgjë që do t’ju pengoj të më thërrisni Mua sot.

Unë pres thirrjen tuaj.

Jezusi juaj

Mesazhi origjinal ne anglisht:



Saturday, 27 July 2013

Ata po e pregatisin antikrishtin tani, për hyrjen e tij madhështore

E Dielë, 21 Korrik 2013

Bija Ime e dashur, Unë kam një Mesazh të rëndësishëm për botën, përfshi ata që besojnë tek Unë, ata që nuk besojnë, ata që mund të besojnë tek Ati Im, ashtu si edhe ata që nuk besojnë se të gjitha gjërat vijnë nga Unë.

Kur bisha komplomentoi kundër Meje, ai krijoi një plan djallëzor për ditët e fundit, i cili është pregatitur për të gënjyer botën me gënjeshtrën më të madhe, me qëllim që ai të mund t’i marri ata me vete në flakët e Ferrit.

Dijeni se Unë tashmë i kam zbuluar botës këtë plan, por është një sekret që duhet të zbulohet, me qëllim që ju ta kuptoni të Vërtetën. Ashtu si me çdo betejë, armiku zë pozicion dhe kjo është e planifikuar zakonisht me kujdes, që të bëhet fshehurazi, me qëllim që mos ta dijë pala tjetër se ku qëndron armiku.

Në këtë, betejë finale për shpirtrat, Satani dhe bashkpunëtorët e tij po ngrihen kundër dy dëshmitarëve të Zotit. Ju janë dashur shumë vite për ta orkestruar këtë, por fëmijët e Zotit duhet ta dinë, në fillim, se kush janë dy dëshmitarët, para se të kuptojnë se si është pregatitur plani.

Armiku është ngritur në Kishën Time. Ai e bën këtë ndërsa armiku fshihet brënda një kali të Trojës. Armiku – dhe dijeni se ka shumë dhe të gjithë ata i bëjnë nderime bishës – kanë zënë rrënjë gjithashtu në Lindjen e Mesme. Shënjestra e vërtetë është Izraeli, shtëpia e dëshmitarit të dytë.

Dy dëshmitarët janë Kristjanët dhe Shtëpia e Izraelit. Krishtërimi është shënjestra e parë, sepse ajo vjen nga Unë. Izraeli është shënjestra e dytë, sepse Unë linda një Çifut dhe ajo është toka e njerëzve të zgjedhur të Zotit – shtëpia në Jeruzalem.

Nuk është aksidentale që Satani kërkon të shkatërroj këta të dy, sepse ai i urren ata dhe duke fshirë të gjitha gjurmët e tyre, ai kërkon të japi një mesazh të madh – se ai është mbi Zotin. Sa do të vuajnë këta dy dëshmitarë në Emrin e Zotit. Ata nuk do të vdesin, por do të shfaqen sikur nuk kanë aspak jetë.

Sakramentet do të jenë të parat që do të shkatërrohen – pastaj Mesha – pastaj Bibla dhe të gjitha gjurmët e Fjalëve të Zotit. Gjatë këtyre kohëve, shumë do të luftojnë për të shpallur Fjalën e Zotit. Do të jetë gjatë këtyre kohëve që Hiret e Mia do të bien ngado, me anë të Fuqisë së Shpirtit të Shenjtë, me qëllim që Zoti kurrë të mos harrohet.

Antikrishti

Shumë shpejt antikrishti do ta bëj veten të njohur si njeriu i paqes, i cili do të krijoj planin më ambicjoz të paqes në Lindjen e Mesme.

Ata po e pregatisin antikrishtin tani, për hyrjen e tij madhështore. Ndërkohë, plani i tij djallëzor për të mashtruar të pafajshmit, duke ju mësuar atyre gënjeshtra në Emrin Tim, vazhdon. Ata prej jush që nuk do ta pranojnë të Vërtetën, dijeni se këto kohë janë afër. Nëse ju nuk mund ta pranoni të Vërtetën tani, nëse me të vërtetë më doni Mua, atëherë Unë do t’ju dhuroj Hiret për ta dalluar.

Sa shumë nuk mund ta shikojnë këtë plan të lig, që është i mbuluar me aq kujdes, por, që po shpaloset para syve tuaj, ashtu si është parashikuar. Shkrimi I Shenjtë kurrë nuk gënjen. Fjala Ime është e Vërteta. E Vërteta është udha juaj drejt shpëtimit. Nëse ju i pranoni gënjeshtrat, që ju jepen në Kishën Time, nga ata që nuk vijnë në Emrin Tim, atëherë ju do të bini në errësirën e madhe dhe ju do të mbërtheheni nga një ligësi e tillë, dhe nëse ju merrni pjesë në praktika të kulteve të tilla – të prezantuara në Emrin Tim – ju do të jeni të humbur për Mua.

Shumë shpejt, kur paqja e rreme të krijohet, planet do të fillojnë të zhdukin Çifutët. Ndërsa bisha shkatërron Izraelin, profeti i rremë do ta braktisi Praninë Time dhe do të mashtroj jo vetëm Katolikët, por të gjithë Kristjanët, të gjitha fetë, për të adhuruar bishën nën maskën e Fesë Për Një Botë.

Nëse ky Mesazh sjell frikë në shpirtrat tuaj, atëherë dijeni se qëllimi Im është që të mos fsheh asgjë nga ju, që mund t’ju shkatërroj. Ajo që është e rëndësishme është të qëndroni të vërtetë ndaj Mësimeve të Mia dhe të luteni për Mbrojtjen Time. Kur ju dorëzoheni tek Unë, Jezusi juaj dhe më kërkoni Mua t’ju drejtoj, gjithçka do të jetë mirë.

Unë do t’ju ruaj brënda Mbrojtjes Sime – të gjithëve ju që nuk devijoni nga e Vërteta.

Jezusi juaj

Mesazhi origjinal ne anglisht: 


Friday, 26 July 2013

Nëna e Shpëtimit: Mosmarrveshja në Rromë do të bëj që shumë do të bien në udhë të gabuar

E Shtunë, 20 Korrik 2013

Bija ime, ndërsa trazirat brënda besimit Kristjan shtohen, do të ketë akoma nga ata që janë besnikë ndaj Birit tim të cilët, me anë të forcës së tyre të besimit, do ta ruajnë dhe mbrojnë Fjalën e Shenjtë të Zotit.

Mosmarrveshja në Rromë do të bëj që shumë do të bien në udhë të gabuar dhe që, pa e kuptuar, do të largohen nga Biri im, Jezu Krishti. Ata do të bien në gabim, sepse ata do të pranojnë doktrinat e reja që nuk vijnë nga Zoti. Lutuni, lutuni, lutuni për ata brënda kishave Kristajne që do të bien në kurth për të pranuar gënjeshtrat e dhëna atyre nën maskën e atyre që pohojnë se janë të zgjedhur nga Biri im për të shpallur Fjalën e Tij.

Të gjitha këto gjëra u janë treguar vizionarëve për shekuj me radhë dhe prapë shumë prej jush refuzojnë t’i pranojnë këto profeci. Unë e kam paralajmëruar njerëzimin për këto ditë të errëta që do të vijnë, sepse Biri im dëshiron që ju të jeni në gadishmëri kundër ëngjëjve të rënë që do ta infektojnë Kishën e Tij në tokë. Lotët e mi bien rrëke, sepse kaq shumë nga shërbëtorët e shenjtë brënda Kishës i mohojnë shfaqjet e mia. Këto shfaqje ishin të aprovuara nga Zoti për të bërë njerëzimin të vetëdijshëm mbi rreziqet që shpirtrat do të hasnin nëse nuk do t’ju jepej e Vërteta më përpara.

Profecitë e dhënë juve në La Salette dhe në Fatima janë me një rëndësi të madhe. Përse kaq shumë që pohojnë se më duan mua, nënën e tyre, e shpërfillin atë që unë i tregoj botës. Ju nuk keni dëgjuar dhe e keni lejuar veten të mashtroheni.

Është koha të kujtoni se errësira, që e ka përfshirë Kishën e Birit tim në tokë, është shkaktuar nga i ligu i cili do të manipuloj shumë. Kjo errësirë nuk mund të vij nga Biri im dhe, si e tillë, Trupi i Tij Mistik – Kisha e Tij – mbetet e paprekur. Ata që qëndrojnë të vërtetë ndaj Trupit të Tij Mistik nuk do të devijojnë nga e Vërteta. Ata që e tradhëtojnë Kishën e Birit tim dhe refuzojnë Mësimet e Tij duke adoptuar praktika të reja, të cilat janë fyese ndaj Jezu Krishtit, e largojnë veten e tyre nga Mëshira e Tij.

Ju duhet ta dini se kur Kryqi i Birit tim të ndryshoj për tu dukur ndryshe, dhe kur mënyra me të cilën Sakrifica e Meshës të jetë ndryshuar në emër të modernizimit, atëherë ju do ta shikoni mungesën e respektit për Birin tim ashtu si këto gjëra paraqiten.

Ju kurrë nuk duhet ta tradhëtoni Birin tim. Ai ka vuajtur kaq shumë dhe përsëri, disa prej atyre brënda Kishës së Tij do të bien në gabim dhe do ta kryqëzojnë Atë edhe njëherë. Kur ju të dëshmoni këto ngjarje, ju do ta dini se kohët po ndryshojnë dhe se beteja finale midis Zotit dhe bishës po ndodh.

Nëna juaj e dashur
Nëna e Shpëtimit

Mesazhi origjinal ne anglisht:


Thursday, 25 July 2013

Plani i tij është të tundoj shpirtrat drejt një rrjeti mashtrimi duke i bërë për vete zemrat e tyre

E Premte, 19 Korrik 2013

Bija Ime e dashur, Unë dëshiroj të shpjegoj rreth Ushtrisë së Mbetur. Ushtria e Mbetur por rritet në mbarë botën në këtë kohë. Shumë, që nuk dinë për këto Mesazhe, tashmë po mblidhen, pasi thelbi i Kishës Sime në Tokë është në rrezik të zhduket.

Shumë e dinë të Vërtetën dhe mund të shikojnë përpjekjet, që po bëhen për të dobësuar Fjalën Time Më Të Shenjtë. Të gjithë ata të favorizuar me Dritën e Shpirtit të Shenjtë do ta njohin shpirtin e lig kur të rrethoj Kishën Time. Shpirti i keq vjen i veshur me një lustër të përulësisë. Plani i tij është të tundoj shpirtrat drejt një rrjeti mashtrimi duke i bërë për vete zemrat e tyre.

Mbajeni mënd, plani i Satanit është të vjedhi shpirtra. Pastaj, dijeni se cilët shpirtra ai do të filloj t’i zë në kurth si fillim. Ai gjithmonë do të provoj të shkatërroj ata që më duan Mua. Ai do t’i shpërfilli ata që janë tashmë të infektuar, sepse ai pothuajse i ka shkatërruar ata.

Kurrë mos besoni se i ligu e tregon veten në mënyrat më të dukshme. Ky shpirt i lig do të tundoj shpirtrat, duke u paraqitur si  i përulët, i butë dhe i dashur nga pamja e jashtme, sepse si mund të binden ndryshe shpirtrat e mirë ndaj gënjeshtrave.

Unë Jam Shpëtimtari i njerëzimit dhe Unë tani ndërhyj për t’ju sjellë të Vërtetën. Asgjë nuk do të më ndaloj Mua, por çdo vepër e keqe do të kryhet mbi këtë Mision për të shpëtuar botën nga dëshpërimi.

Kur ju, ndjekësit e Mi të dashur, ecni përpara, ju do të tërhiqeni mbrapsh nga ata që besojnë se ju blasfemoni kundër Fjalës së Zotit. Pastaj, kur ju të tërhiqeni në heshtje dhe të shpëtoni nga rënia në grackën e demonëve, që ata do të ngrenë për t’ju inkurajuar të mbroni Fjalën Time, ata do t’ju tallin.

Hiret e dhëna Ushtrisë Sime të Mbetur do të jenë graduale, por të fuqishme, dhe me ndihmën e Nënës së Shpëtimit, ata do të vrasin bishën dhe bashkpunëtorët e tij.

Beteja për shpirtrat nuk do të jetë e këndshme, por dijeni se, ngjyrat e vërteta të armiqve të Zotit, të cilët thonë se vijnë në Emrin e Tij, me kalimin e kohës do të zbulohen për çfarë janë. Për fat të keq, shumë do të jenë të verbuar ndaj të Vërtetës dhe ata, atëherë, do të marrin pjesë në ritualet Satanike për të cilat do të jenë të paditur, kaq me kujdes do të jenë ata të mbuluar.

Zëri Im do të ushëtij dhe ushëtij me jush, sepse Unë kurrë nuk do të ndaloj në Planin Tim për t’ju sjellë Jetën e Përjetshme. Asnjë sasi e arsyes njerëzore, e cila do të çoj në dënimin e Fjalës Sime të Shenjtë përmes këtyre Mesazheve, nuk mund ta dobësoj Fuqinë e Zotit.

Urrejtja juaj për Mua do të rritet dhe zemërimi që do ta përfshij shpirtin tuaj vjen nga Satani, por ju do të besoni se ajo vjen nga Zoti. Si mund të jeni kaq të verbuar? Çfarë kalbësie ka hyrë brënda jush, që ju bën të provoni të lëndoni të tjerët? Lutuni që ju nuk e ngrini fqinjin tuaj kundër Meje. Lutuni që ju të kërkoni të Vërtetën, para se djalli ta zaptoj shpirtin tuaj. Ai është shumë i fuqishëm dhe ata, shpirtrat e të cilëve janë dobësuar përmes mëkatit të krenarisë do të bëhen ena e kërkuar, brënda të cilës Satani dhe ëngjëjt e tij të rënë do të banojnë.

Zgjohuni, të gjithë ju. Koha që Libri i të Vërtetës të hapet ka ardhur. Ju duhet të hapni jo vetëm faqet, por edhe zemrat tuaja.

Jezusi juaj

Mesazhi origjinal ne anglisht:



Wednesday, 24 July 2013

Profetja e fundit tani është dërguar prandaj ju lutem të mos e refuzoni këtë Dhuratë

E Premte, 19 Korrik 2013

Bija Ime e dashur, kur ti merakosesh dhe ndjen se nuk të duan, për shkak të këtij Misioni, ti duhet ta dish se Shpirti I Shenjtë gjithmonë do të mbaj ty të fortë. Ti kurrë nuk do të jesh në gjëndje të deklarosh gënjeshtra, pasi kjo nuk lejohet nga Ati Im i dashur. Ti je profetja e ditëve të fundit dhe kur Unë e di se kjo ty të trëmb, dije këtë.

Unë, përmes Dashurisë së Atit Tim, dhuroj Mëshirë të madhe në botë. Profetja e fundit tani është dërguar, prandaj ju lutem të mos e refuzoni këtë Dhuratë, sepse është dëshira e Atit Tim të mbledhi të gjithë fëmijët e Tij dhe t’i mbroj ata nga i ligu në botë. Kjo është Dhurata për t’ju sjellë ju shpëtimin final nga një ndëshkim i tmerrshëm.

Mos e refuzoni këtë Dhuratë profecie, ndërhyrjen finale nga Qielli, për t’ju shpëtuar nga e keqja.

Ata që nuk e nderojnë Atin Tim dhe që adhurojnë zotat paganë, vëndet tuaja do të fshihen nga faqja e Dheut, nëse nuk ktheheni tek Një Zot I Vërtetë. Ju, që adhuroni zotat e rremë, të cilat ju premtojnë të ardhme të shkëlqyer dhe që joshin kotësinë tuaj, do të çohen larg Meje dhe ju do të mbyteni në boshllëkun e pafund – një humnerë nga e cila ju nuk do të ktheheni kurrë.

Dëgjoni tani, të gjithë ju. Unë i bëj thirrje njerëzimit nga Qielli. Profetja Ime thjesht do të bëj ashtu si i them Unë. Ajo më bindet Mua, Birit të Zotit, Birit të njeriut, ashtu si është parashikuar. Ajo nuk ka zë. Fjalët e saj janë Fjalët e Mia. Bindja e saj është kryesore sipas Komandës së Zotit. Bindja e saj do të thotë se ajo nuk është lejuar ta hapi gojën për të mbrojtur Fjalën e Zotit.

Të gjitha ngjarjet, e parashikuara, do të ndodhin shpejt. Shpërfilleni këtë paralajmërim nga Qielli dhe ju do të vuani më shumë se është e nevojshme. Flisni keq për këto Fjalë nga Qielli dhe ju do të shfaqeni në gjithë turpin tuaj para mbarë botës që më persekutoni Mua.

Fjala Ime është e Vërtetë. Fjala Ime është konkrete. Fjala Ime ju jepet për t’ju mbrojtur dhe për t’ju shpëtuar nga bisha, që e shkatërron jetën tuaj me infektimin e vet. Ju lutem të jeni të fortë dhe të largoheni nga gënjeshtrat e liga që ai ju tregon. Nëse zemra juaj është e rënduar ejani tek Unë dhe Unë do ta bëj atë më të lehtë. Nëse zemra juaj është e trishtuar Unë do t’ju pushtoj dhe do t’ju sjell paqe me qëllim që vdekja kurrë të mos ju frikësoj përsëri.

Nëse ju jeni të mbushur me zemërim, që kthehet në urrejtje kundër këtyre Mesazheve, dijeni pra se ju jeni sulmuar nga mbreti i gënjeshtrave. Ju do ta dini brënda zemrës suaj se nëse këto Mesazhe ju shkaktojnë dhimbje dhe vuajtje, ato vijnë nga Unë.

Jezusi juaj

Mesazhi origjinal ne anglisht:



Nëna e Shpëtimit: Medalja e Shpëtimit ofron Dhuratën e Konvertimit

E Enjte, 18 Korrik 2013

Bija ime, unë dëshiroj të bëhet e ditur, që tani e tutje, unë do të quhem sipas titullit të fundit, që mu dha nga Biri im, në Tokë. Në këtë, Mision Final, unë do të referohem, gjatë gjithë kohës, si Nëna e Shpëtimit.

Imazhi im do të krijohet dhe një Medalje e gdhëndur ku, nga njëra anë, unë do të jem e vendosur me diellin mbrapa kokës sime dhe ku 12 yje të ndërthurura në një kurorë gjëmbash është e vendosur mbi kokën time. Në anën tjetër të Medaljes, unë dëshiroj të shfaq Zemrën e Shenjtë të Birit tim me Dy Shpatat e Shpëtimit, të cilat do të kryqëzohen në secilën anë.

Shpatat e Shpëtimit do të kenë një qëllim të dyfishtë. Shpata e Parë do të vrasi bishën dhe mua më është dhënë autoriteti ta bëj këtë në Ditën Finale. Shpata tjetër do të copëtoj zemrat e mëkatarëve më të ngurtësuar dhe do të jetë Shpata me anë të së cilës shpirtrat do të shpëtojnë.

Kjo Medalje do të krijohet me shumicë dhe pastaj, kur të merret nga ata që i kërkojnë ato, duhet të bekohen nga një prift dhe pastaj tu jepen falas të tjerëve. Medalja e Shpëtimit ofron Dhuratën e Konvertimit, dhe Shpëtimit.

Të gjithë ata që e marrin Medaljen e Shpëtimit duhet të thonë këtë Fushatë Lutje (115) Për Dhuratën e Konvertimit:

O Nëna e Shpëtimit, mbuloje shpirtin tim me lotët e tua të Shpëtimit.
Më largo dyshimet.
Lartësoje zemrën time, që dhe unë të ndjej Praninë e Birit tënd.
Më sill mua paqe dhe ngushëllim.
Lutu që unë të konvertohem me të vërtetë.
Më ndihmo të pranoj të Vërtetën dhe hape zemrën time të pranoj Mëshirën e Birit tënd, Jezu Krishtit.
Amin.

Bija ime, të lutem të bësh një model të kësaj Medalje. Unë do të udhëzoj në çdo hap të udhës dhe më pas ti duhet të sigurosh që ajo të ofrohet në mbarë botën.

Shkoni në paqe për t’i shërbyer Birit tim.

Nëna juaj
Nëna e Shpëtimit


Mesazhi origjinal ne anglisht:


Tuesday, 23 July 2013

Ju nuk mund të më ndiqni me të vërtetë Mua pa duruar dhimbjen e Kryqit

E Mërkurë, 17 Korrik 2013

Bija Ime e dashur, sa më ngrenë Mua lutjet e të gjithë ndjekësve të Mi të dashur në këtë kohë. Unë Jam në zemrat dhe shpirtrat e tyre dhe shpirtrat e tyre do të jenë të favorizuar. Unë duhet t’ju kërkoj atyre të vuajnë talljet me të cilat do të përballen pse ndjekin Udhën Time dhe për Kryqin Tim, të cilin ata do të mbartin, sepse me kalimin e kohës ata do të kuptojnë përse duhet të jetë kështu.

Ju nuk mund të më ndiqni me të vërtetë Mua pa duruar dhimbjen e Kryqit. Kur ju më doni Mua, një Dritë është e pranishme brënda shpirtit tuaj. Kjo Dritë e pastër është si një magnet, pasi ajo tërheq më të keqen tek njerëzit e tjerë. Shpirtrat mirëdashës shpesh sulmohen nga shpirti i keq, për të shkaktuar lëndime mbi këdo që ndjek të Vërtetën e Mësimeve të Mia.

Kur ju deklaroni të Vërtetën e Zotit, ju do të urreheni nga ata që nuk e duan Zotin. Kur ju më ndiqni Mua, madje dhe në heshtje, ju duroni të njëjtën dhimbje. Kjo dhimbje është e shkaktuar nga ata – zakonisht ata që ju i respektoni apo i pëlqeni – që ju sulmojnë, sepse ju më doni Mua dhe jeni besnik ndaj Mësimeve të Mia.

Koha ka ardhur për ju të dilni dhe të flisni për Mesazhet e Mia. Megjithatë, priftërinjtë do ta kenë këtë të vështirë, sepse ata duhet të mbeten të bindur ndaj superiorëve të tyre. Shumë në Kishën Time do të jenë të frikësuar të dëshmojnë Mesazhet e Mia, por kjo nuk do të thotë se ata nuk mund ta mbrojnë të Vërtetën e Fjalës Sime të Shenjtë. Fjala, e dhënë Apostujve të Mi, jeton, edhe pse shumë përpiqen ta vrasin atë. Ju do ta vini re se sa pak Unë Jam I nderuar në publik – ndoshta asnjëherë.

Mësimet e Mia nuk luajnë më një rol të rëndësishëm në shoqërinë tuaj. Ju duhet të insistoni, në çfarëdo Kishe Kristjane ju i përkisni, që shërbëtorët e Mi të mos harrojnë ta përmëndin Emrin Tim, kur i referohen të mirës, sepse e mira nuk vjen nga guri. E mira mund të vij vetëm nga Zoti.

Jezusi juaj

Mesazhi origjinal ne anglisht:


Për priftërinjtë: Dita kur do t’ju kërkohet të mohoni Hyjninë Time nuk është e largët

E Hënë, 15 Korrik 2013

Bija Ime e dashur, Unë duhet të arrij tek priftërinjtë e Mi, të cilët tani po fillojnë ta kuptojnë se Unë Jam duke i folur botës, përmes këtyre Mesazheve, në këtë kohë.

Ju duhet të jeni të kujdesshëm. Ju duhet t’i përmbaheni rregullave të Kishës Sime në Tokë, pasi ato mbeten ashtu si kanë qënë dhe nuk kanë ndryshuar. Mos u ndjeni të dekurajuar, sepse ju jeni të pasuruar me Dhuratën e Shpirtit të Shenjtë. Kur t’ju kërkohet të më mohoni Mua, kjo do të bëhet në një mënyrë delikate, por fatale. Do t’ju kërkohet të përqafoni doktrinën e të gjitha feve jashtë Krishtërimit. Do t’ju thuhet se kjo është për të mirën e të gjithëve dhe se kjo metodë e re, e gjithë përfshirëse, është mjeti që çon drejt një fundi – ku njerëzimi më në fund do të bashkohet, përmes metodave të paqes.

Të gjitha fetë, besimet dhe doktrinat, që e nderojnë Atin Tim, por që nuk më njohin Mua, Jezu Krishtin, do të vihen në mbështetjen e antipapës. Ju, përmes fuqisë së bishës – pasi është mënyra e tij – do të shtyheni të mbështesni vëllezrit dhe motrat tuaja. Të gjitha besimet, që e nderojnë Zotin, do t’ju thuhet se janë të bashkuara në një në Sytë e Zotit. Kur ju kundërshtoni, ju do të qortoheni. Kur ju shpjegoni se e vetmja udhë drejt Zotit, Atit Tim të dashur, është përmes Jezu Krishtit, kjo është ajo që do t’ju thuhet:

“Ju nuk e kuptoni që Zoti i do të gjithë fëmijët e Tij, prandaj, duke mos treguar dashuri dhe dhembshuri për Kishën e Tij duke i përkrahur ata – përfshi dhe besimet e tyre – ju jeni një hipokrit.”

Tani, dijeni këtë. Kur ju e pranoni se të gjitha fetë duhet të mbështeten si një e vetme – që ju duhet të kaloni nga njëra anë për të treguar respekt ndaj atyre besimeve, të cilat nuk e njohin Birin e njeriut – atëherë ju do të jeni fajtorë për një mëkat të tmerrshëm. Atëherë, ju do të jeni duke më mohuar Mua.

Ata që do të çohen drejt këtij mashtrimi, ta dinë se shenjat e tjera do të shfaqen, që tregojnë vetëm një gjë – Hyjnia Ime nuk do të shpallet më.

Kishat tuaja do të shikojnë të dalin kryqe të reja ku koka e bishës do të jetë e gdhëndur brënda tyre, altarët tuaj do të ndryshojnë dhe do të më tallin Mua. Sa herë që ju të shikoni simbole të reja dhe të pazakonshme në Kishën Time, vështroni me kujdes sepse bisha është arrogante dhe e shpalos ligësinë e vet, duke shfaqur shënja, që e nderojnë atë.

Ata mes jush, që nuk janë të vëmëndshëm ndaj këtij mashtrimi, do ta gjejnë veten të zhytur në veprime, që nuk më nderojnë Mua. Ata do ta fshehin qëllimin e vërtetë, i cili është për t’i bërë nderime Satanit dhe shpirtrave të tij të liq.

Shenjat kanë filluar. Veprimet për të cilat Unë flas kanë për të ardhur, por dita kur t’ju kërkohet të mohoni Hyjninë Time nuk është e largët. Ju duhet t’i mbani sytë hapur për ata që thonë se vijnë në Emrin Tim, por në të kundërt nderojnë bishën, sepse ata tashmë i kahë përhapur krahët. Ata sundojnë mes jush, por shumë prej jush nuk mund ta shikojnë akoma paturpësinë. Por, nëse ju më doni Mua, Unë do t’ju dhuroj Hiret për të parë të Vërtetën, sepse Unë kurrë nuk do t’ju braktis. Koha është afër dhe ju duhet të pregatiteni, sepse errësira do të zbresi së shpejti. Ata mes jush që janë të bekuar me Dritën e Zotit do të vuajnë në duart e armiqve të Mi.

Kujtojini këto Fjalë, recitojini ato dhe Unë do t’ju zbuloj juve të Vërtetën, përmes Dhuratës së Shpirtit të Shenjtë.

Fushata e Lutjes (114) Që Priftërinjtë të marrin Dhuratën e të Vërtetës

Zoti im, hapi sytë e mi.
Më lejo të shikoj armikun dhe ta mbyll zemrën ndaj mashtrimit.
Unë t’i dorëzoj Ty të gjitha, Jezus i dashur.
Unë besoj në Mëshirën Tënde. Amin.


Jezusi juaj

Mesazhi origjinal ne anglisht:


Monday, 22 July 2013

Unë kam etje për ata. Pa ata, Unë nuk mund të ndjehem i plotë

E Dielë, 14 Korrik 2013

Bija Ime e dashur, kur Unë të jap ty Dhuratën për të parë fëmijët e Zotit përmes Syve të Zotit, ngado që shkon, kjo është për një arsye.

Sa herë që ti shikon një fëmijë të vogël, dhe ndjen Dashurinë Time të përshkoj nëpër venat e tua, kjo është Dashuria Ime për ata. Kur ti shikon një adoleshent duke ecur dhe duke qeshur me shokët e tij dhe ndjen një vërshim të dashurisë prej nëne për atë, dije se kjo është Dashuria e Zotit që ti po ndjen. Kur ti shikon të moshuar dhe prapë e ndjen këtë dashuri, kjo përsëri, është Dashuria Ime që ti ndjen.

Kur ti i shikon ata shpirtra që shkaktojnë hidhërim të tmerrshëm mbi të tjerët, përmes ligësisë së tyre, dhe ndjen keqardhje për ata, dije gjithashtu, se kjo është Dashuria Ime, e cila kalon përmes teje. Dije se ata që më kundërshtojnë Mua në çdo lloj mënyrë, prapë më mbushin Mua me Dashuri për ata, sepse si mund t’i mohoj Unë ata? Ata janë të Mitë. Unë i dua ata. Unë derdh lotë për ata. Unë kam etje për ata. Unë merakosem për ata. Sa më shkaktojnë Mua ata një dhimbje kaq të tmerrshme, por Unë do ta luftoj të ligun, deri në frymën e fundit që ata do të kenë në tokë, për këta shpirtra të gjorë.

Kujt i është dhënë jeta prej Atit Tim, i takon Atij. Çfarë është e Tij, është edhe e Imja. Unë vdiqa për ata, edhe pse ata më shanin Mua. Ata akoma e bëjnë këtë. Unë kam etje për ata. Pa ata Unë nuk mund të ndjehem i plotë. Prandaj dhe Unë me gëzim do ta përjetoja Kryqëzimin Tim përsëri dhe përsëri, nëse Unë do t’i sillja ata në Krahët e Mi.

Si mundem Unë të pushoj, bija Ime, pa ëmbëlsinë e konvertimit të tyre? Por, ata duhet të vijnë tek Unë sipas vullnetit të tyre të lirë. Unë mund t’i mbuloj ata me Dashurinë dhe Hiret e Mia. Unë mund t’i vërshoj shpirtrat e tyre me çdo Hir, por me qëllim që ata t’i pranojnë Hire të tilla, ata duhet të jepen tek Vullneti Im I Shenjtë dhe të dorëzohen tek Unë. Unë nuk mund ta përdor Hyjninë Time për të imponuar Vullnetin Tim mbi ata, por çfarë Unë mund të bëj, përmes Bujarisë se Atit Tim, është që të marr shpirtrat e Mi të zgjedhur dhe t’ju kërkoj atyre ta marrin Dhimbjen Time, në shkëmbim për këta shpirtra. Kjo ndërhyrje e mbrekullueshme do të jetë një nga mënyrat me të cilën Unë mund të shpëtoj më të shumtën e njerëzimit.

Lutu, bija Ime e dashur, tek Unë, Jezusi yt, për forcën për të më dhënë Mua më shumë vuajtje. Nëse ti e pranon këtë kërkesë të veçantë, Unë solemnisht të premtoj se Unë do të shpëtoj 10 miljon më tepër shpirtra. Mos ki frikë. Ti do të jesh e fortë dhe ti do ta bësh këtë me gëzim në zemër këtë herë.

Shko, bija Ime, pranoje Kërkesën Time. Mos u trëmb prej saj, sepse ti do të më sjellësh Mua gëzimin më të madh nëse mi dorëzon Mua këto sprova të reja. Do të jem Unë, Ai që do ta duroj dhimbjen, jo ti. Dhimbja jote do të jetë e shkurtër, por duke e pranuar atë, Unë mund të plotësoj dëshirën Time për të shpëtuar fëmijët e Mi të gjorë, që po ndahen nga Unë.

Faleminderit që ju përgjigje Thirrjes Sime. Hape zemrën tënde ndaj kërkesës Sime dhe Unë do të ndihmoj në çdo hap të udhës. Për ty, kjo do të jetë thjesht një sprovë tjetër dhe së shpejti, do të harrohet lehtë. Për Mua, kjo do të thotë shpirtra, që do të kishin përfunduar në Ferr, por do të jenë të Mitë në Mbretërinë Time.

Jezusi juaj

Mesazhi origjinal ne anglisht:


Saturday, 20 July 2013

Do të jetë përmes recitimit të Fushatës Sime të Lutjeve që Unë mund t’i shpëtoj ata

E Enjte, 11 Korrik 2013

Bija Ime e dashur, më lejo Mua të sjell ty pranë Zemrës Sime të Shenjtë, sepse kur ti më lejon Mua ta bëj këtë, Unë do të hedh brënda shpirtit tënd Hire të veçanta. Pastaj, Puna Ime do të japi më shumë fryte, të cilat do të piqen dhe do të shpërndahen me bollëk nëpër mbarë Tokën.

Fryti, i cili vjen nga Unë, krijon konvertime dhe i zbut edhe zemrat më të ngurtësuara, kur ata e shijojnë atë. Kur ata e hanë atë, ajo do t’i bashkoj ata me Mua, në një mënyrë që do t’ju sjelli atyre paqe të madhe. Paqja që Unë i premtoj të gjithëve ju që më dëgjoni Mua tani, kur Unë flas me ju, do të jetë mburoja juaj kundër urrejtjes.

Ata prej jush, përfshi ata shpirtra që kurrë nuk i kanë dëgjuar këto Mesazhe dhe që me të vërtetë më duan Mua, do të mbushen me këtë paqe dhe ju, si rezultat, do të bëheni të paprekshëm ndaj zërave të atyre që ulërijnë tek ju për shkakun se ju jeni të Mitë.

Kur ju jeni një me Mua, Unë premtoj se, për çdo fyerje apo lëndim që ju duhet të duroni për arsyen se shpallni Fjalën Time të Shenjtë, Unë do t’ju ngre, do t’ju ruaj dhe do t’ju mbroj. Ju do të shijoni një jetë të lavdishme në Parajsën Time të Re, ku të gjithë do të këndojnë së bashku, për dashurinë dhe lavdinë e Zotit.

Ju nuk keni pse të trëmbeni nga Unë, por Unë ju kërkoj ta kaloni kohën në lutje për shpirtrat e atyre që janë të ngatërruar dhe në disa raste, të humbur. Ata që janë të larguar nga Unë duhet të kthehen tek Unë dhe do të jetë përmes recitimit tuaj të Fushatës Sime të Lutjeve që Unë mund t’i shpëtoj ata.

Shkoni, ndjekësit e Mi të dashur, dhe dijeni se ju jeni në Zemrën Time dhe Unë Jam në tuajën.

Jezusi juaj

Mesazhi origjinal ne anglisht:


Hyji Atë: Gënjeshtrat që po ju jepen rreth ekonomisë suaj janë sajuar për t’ju mashtruar

E Mërkurë, 10 Korrik 2013

Bija Ime e dashur, luftrat do të shpërthejnë në mbarë Lindjen e Mesme dhe së shpejti Izraeli Im i dashur do të pësoj një paturpësi të tmerrshme. Jetët do të humbasin në gjithë këtë pjesë të botës në një shkallë shumë të madhe, pasi shpirti i keq i ka mbërthyer jetët dhe në shumë raste shpirtrat e fëmijve të Mi.

Urrejtja e fëmijve të Mi për njëri tjetrin do të përhapet në vënde të tjera, pasi Beteja e Armagedonit intensifikohet dhe rritet, deri sa ajo të përfshij botën ngado. Urrejtja, e shkaktuar si rezultat i infektimit të Satanit dhe demonave të tij, do të bëhet një shenjë kaq e dukshme sa fare pak shpirtra, pavarësisht se çfarë besimi ata mbajnë për Mua, Krijuesin e gjithçkaje që egziston, nuk do të arrijnë të ndjejnë shpirtin e të ligut, që përhapet si një virus vdekjeprurës. 

Luftrat, shumë prej tyre, përfshi betejat mes qeverive të të gjitha kombeve, do të shpërthejnë të gjitha në të njëjtën kohë. Ndërsa Duart e Mia tashmë kanë rënë në ndëshkime të lehta, dijeni se Unë do t’i shtyp ata që lëndojnë fëmijët e Mi. Kjo do të jetë kur beteja për shpirtrat të shtohet dhe ajo do të përhapet në shumë mënyra.

Gënjeshtrat që po ju jepen rreth ekonomisë suaj janë sajuar për t’ju mashtruar dhe për t’ju hequr atë që ju pronësoni. Lutuni, lutuni, lutuni që Unë t’i ndaloj ata që kontrollojnë monedhat tuaja t’ju marrin gjithçka që ju keni. Dijeni se ndërsa Dora Ime e Djathtë hedh ndëshkime mbi të liqtë, Dora Ime e Majtë do të ngrihet dhe do t’ju marri në Mbrojtjen Time dhe Unë do t’ju mbështes.

Ndryshimet e treguara në Librin Tim të Shenjtë tani po i tregohen botës. Betejat do të egërsohen, jetët do të humbasin, vëndet do të pësojnë trazira ekologjike, drithrat nuk do të japin prodhim dhe shumë nga ju do të persekutoheni nga qeveritë tuaja. Beteja më e keqe do të jetë shpirtërore ku çdo përpjekje do të bëhet për t’ju kthyer kundër Meje.

Ati juaj
Hyji Më I Larti

Mesazhi origjinal ne anglisht:



Thursday, 18 July 2013

Nëna e Shpëtimit: Sa lehtë njerëzit i pranojnë ligjet e reja, që thonë se janë të mira

E Mërkurë, 10 Korrik 2013

Bija ime, lutjet e tua po përgjigjen dhe Biri im do të ndërhyj për qëllimet e tua të veçanta. Ti duhet të lutesh për të gjithë ata në botë që po çohen në udhë të gabuar të besojnë se e liga është e mirë. Ky rrjet mashtrimi e ka mbuluar njerëzimin deri aty sa shumë nuk mund ta dallojnë ndryshimin mes Ligjeve të Zotit dhe djallëzisë së të ligut që shfaqet mes jush.

Sa lehtë njerëzit i pranojnë ligjet e reja, që thonë se janë të mira – për të mirën e të gjithëve – kur, në fakt, ato e mbulojnë mëkatin mortor në Sytë e Zotit.

Beteja egërsohet midis atyre që i përkrahin Ligjet e Zotit dhe atyre që i shkatërrojnë ato. Ata që publikisht i përkrahin Ligjet e Zotit trajtohen sikur janë djajë dhe deklarohen se janë mizorë dhe të liq. Mashtrimi dhe gënjeshtrat, që i mbushin ata që thonë se e duan njerëzimin, duken qartë kur ata publikisht e justifikojnë moralin mortor. Sa dinak është i ligu. Sa pak e kuptojnë influencën e tij në jetën e tyre apo se si e përdredh ai arsyetimin e tyre.

Të jeni të qetë, fëmijë të dashur, në dijen se unë, Nëna e Shpëtimit, mund ta mposht të ligun mes jush. Ju duhet të më thërrisni mua sa herë që ndjeheni të mundur nga fuqia që ai zotëron në vëndet tuaja. Unë do ta shkatërroj influencën e tij, kur ju e vini kërkesën tuaj para meje.

Ju lutem ta thoni këtë Fushatë Lutje (113) Për të mposhtur të ligun në vëndin tonë

O Nëna e Shpëtimit, eja mes nesh dhe mbuloje vëndin tonë me mbrojtjen tënde.

Shtype kokën e bishës dhe çrrënjose influencën e tij të keqe mes nesh.

Ndihmoi fëmijët e tu të gjorë të humbur të ngrihen dhe të flasin të Vërtetën, kur ne jemi të rrethuar nga gënjeshtrat.

Të lutem, O Nëna e Zotit, mbroje tokën tonë dhe na mbaj të fortë, që të mbetemi besnikë ndaj Birit tënd në kohën tonë të persekutimit. Amin.

Ju kurrë nuk duhet të pranoni argumenta, që lejojnë ligjet e liga të vihen në zbatim, të cilat ju diktojnë si ta jetoni jetën tuaj, sipas Fjalës së Zotit. 
Kur ligjet të hyjnë në vëndet tuaja, ato shkatërrojnë shpirtra.

Kini besim tek unë, Nëna e Shpëtimit, për të ndihmuar në shpëtimin e shpirtrave të atyre që ju doni dhe me të cilët punoni. Më thërrisni mua dhe unë ju premtoj se unë do ta mbuloj vëndin tuaj me Mantelin tim Më Të 
Shenjtë.

Nëna juaj e dashur
Nëna e Shpëtimit

Mesazhi origjinal ne anglisht:


Tuesday, 16 July 2013

10 Urdhërimet, e dhëna botës nga Ati Im përmes profetit Moisiut, po ri-shkruhen nga njeriu

E Hënë, 8 Korrik 2013

Bija Ime e dashur, sa herë që ti e ndjen se ka pak shpresë për mëkatarët, të lutem ta kujtosh se Mëshira Ime e Madhe është e pashteruar. Nuk ka asnjë shpirt në botë që Unë nuk dëshiroj ta përqafoj dhe t’ju sjell atyre Dhuratën e Shpëtimit. Unë ju dua të gjithëve ju. Unë i fal të gjithë ata që më kërkojnë Mua, Dhuratën e Shpengimit, por kjo nuk do të thotë se Unë nuk do t’i ndëshkoj ata që kryejnë mëkat të rëndë.

10 Urdhërimet, e dhëna botës nga Ati Im përmes profeti Moisiut, po ri-shkruhen nga njeriu. Ato janë copëtuar, shtrëmbëruar dhe ju janë dhënë kuptime të reja, me qëllim që njeriu të mund ta toleroj mëkatin.

Ju adhuroni zota të rremë dhe e justifikoni këtë. Ju po jetoni një gënjeshtër të tmerrshme kur ju e fyeni Atin Tim në këtë mënyrë dhe prapë kur e Vërteta t’ju tregohet paganëve, ata do të pendohen dhe Unë do të jem duke pritur për t’i përqafuar ata.

Ju vrisni njëri tjetrin dhe thoni se ju thjesht po tregoni mëshirë kur ju e bëni këtë. Ju e ligjëroni vrasjen, egzekutimin, vrasjen e vullnetshme dhe abortin dhe thoni se këto janë gjëra të mira. Kjo është ligësi në formën më të keqe, kur ju e kundërshtoni Autorin e gjithë jetës – Krijuesin e Qiellit dhe të Tokës – duke ndërhyrë në Ligjet Hyjnore të Zotit. Por, kur ju tregoni keqardhje të vërtetë, Unë do të jem gjithashtu duke pritur t’ju përqafoj në Krahët e Mi.

Ju plaçkisni atë që nuk ju takojnë dhe ju vidhni nga të varfërit, për të kënaqur joshtjen tuaj për më shumë. Ju kryeni mëkate të tmerrshme të mishit, të cilat janë tepër të ulëta për dinjitetin e njeriut dhe ju silleni si kafshë të egra të lëshuara në një gropë. Mizoria juaj është e neveritshme në Sytë e Zotit, por prapë nëse ju më thërrisni Mua dhe më lypni Mua Mëshirë, Unë do të jem atje duke pritur me durim. Kur ju e fyeni Zotin duke refuzuar të pranoni se Ai Egziston dhe pastaj përpiqeni të merrni fëmijët e Tij me vete në humnerë me bishën, Unë prapë do të jem duke pritur kur ju të ktheheni dhe të më kërkoni Mua ta tregoj Veten Time tek ju.

Ata prej jush, që e pranojnë të Vërtetën, nuk shpenzojnë më kohë të më nderojnë Mua në Ditën e Dielë (Sabbath), sepse ju i vendosni nevojat tuaja para Meje. Ju më lëndoni Mua kështu, sepse ju tashmë e dini se ju jeni fëmijët e Zotit. Ju e keni lënë Shtëpinë e Atit tuaj dhe ju do të ktheheni vetëm kur të mos keni çati mbi kokë. Dhe Unë do të jem duke pritur për t’ju mirëpritur përsëri.

Dashuria juaj për Zotin është zvogëluar, ashtu si dhe dashuria dhe respekti juaj për prindërit tuaj. Zemrat tuaja janë ngurtësuar aq shumë sa ju nuk ju tregoni atyre dashuri dhe kujdes në mënyrën që duhet ta bëni.

Ju e shani Zotin dhe betoheni, duke e përdorur Emrin Tim me mungesë respekti, çdo ditë, por ju nuk do të flisni me Mua në mënyrën që Unë dëshiroj. Kur ju fyeni të tjerët, ju më fyeni Mua. Kur ju dëmtoni emrin e dikujt tjetër, ju shkatërroni Dashurinë Time. Dhe, prapë, Unë do t’ju fal, kur ju tregoni pendesë.

Ju nuk e respektoni traditën e martesës dhe mendoni fare pak mbi abuzimin e këtij Sakramenit Më Të Shenjtë. Ju e fyeni Zotin më tepër kur ju vazhdoni të kërkoni bekimet e Tij mbi martesat, kur Ai nuk mund dhe nuk do t’i njohi ato. Prapë, ju vazhdoni ta fyeni Atë.

Kaq të dhënë jeni pas kërkimeve të të mirave materiale dhe kaq të infektuar jeni me ambicjet e sëmura, sa ju shkatërroni ata njerëz që ju dalin përpara. Pavarësisht nga kjo, Unë do tj’u tregoj Mëshirë, nëse ktheheni tek Unë.

Asnjë mëkat, me përjashtim të blasfemisë kundër Shpirtit të Shenjtë, nuk është aq i keq sa nuk mund të falet. Unë ju bëj thirrje të gjithëve ju ta analizoni ndërgjegjen tuaj dhe të bashkoheni me Mua edhe njëherë.

Unë Jam I Duruar. Unë Jam Dashuri. Unë Jam Shpëtimi juaj. Unë Jam duke pritur. Ju lutem të vini tek Unë shpejt, sepse Unë ju dua me një pasion të thellë. Unë nuk do të pushoj deri kur Unë t’ju kem shpëtuar të gjithëve ju.

Jezusi juaj

Mesazhi origjinal ne anglisht: