Kerko Mesazhet ketu

Wednesday 10 July 2013

Do të ketë tërmete të fuqishme në Rusi dhe Kinë së shpejti dhe ato do të ndodhin njëra pas tjetrës

E Mërkurë, 3 Korrik 2013

Bija Ime e dashur, sa më ka munguar koha jote dhe sa gëzohem që errësira shpirtërore, që të kishte mbuluar ty për ditë me radhë, tani është ngritur. Ju duhet të vazhdoni të recitoni Ruzaren Më Të Shenjtë për të mbrojtur veten dhe gjithçka do të jetë në rregull.

Toka do të dridhet, ashtu si është parathënë, dhe një e treta e saj do të përzhitet, si rezultat i drejtpërdrejtë i mëkatit të njeriut. Lutja mund t’i dobësoj shumë nga këto flakë, që do të bien mbi pjesët e botës ku ligjet djallëzore e zemërojnë Atin Tim.

Mëkati kundër Ligjeve të Hyjit do të tolerohet për aq gjatë sa ata që e njohin të Vërtetën dhe e pranojnë Fjalën e Hyjit, e nderojnë Atë. Por tani, ata që ju keni vendosur në postet me pushtet i kanë kthyer shpinën Hyjit. Për këtë ata do të ndëshkohen me anë të trazirave ekologjike.

Pastrimi është e vetmja mënyrë për të zgjuar njerëzimin, në atë që ata të kërkojnë shpengim për shpirtrat e tyre. Metodat e tjera, që sjellin kthimin në besim, nuk kanë qënë të mjaftueshme. Njeriu do të pësoj një seri të madhe ndëshkimesh, ndërsa ata vazhdojnë të përkrahin paganizmin dhe të vrasin njëri tjetrin.

Ndërhyrja e Hyjit është e nevojshme. Pa atë ju do të ishit të braktisur.

Do të ketë tërmete të fuqishme në Rusi dhe Kinë së shpejti dhe ato do të ndodhin njëra pas tjetrës.

Ndryshimet ekstreme të kohës dhe ndryshimet e papritura në temperaturë nga e ftohtë në shumë të nxehtë do të shihen. Stinët nuk do të shihen më ashtu si ato ishin dikur.

Përmbytjet dhe stuhitë e detit do të shihen në pjesë të botës, që nuk i kanë përjetuar ndonjëherë deri tani. Në vëndet, që nxjerrin ligje djallëzore kundër Hyjit, tërmetet do ta oshëtijnë tokën e tyre dhe për ata që më njohim Mua, do ta dinë përse po ndodhin këto.

Kur ndëshkimet të ndodhin, do të vij një ndëshkim i dytë i tmerrshëm, që do të kryhet mbi kishat e rreme, të cilat qëllimisht e bllokojnë të Vërtetën. Sepse ata do të vuajnë më shumë, për shkak të shpirtrave që ata kanë vjedhur prej Meje.

Ndërsa Unë ju zbuloj më shumë rreth profecive, të cilat përmbahen tek Vulat, njeriu me kalimin e kohës do ta njohi të Vërtetën. Dhe ndërsa Hyji është Dashuri dhe ndërsa Ai është I Drejtë, ndëshkimet e Tij do të vërshojnë mbi njerëzimin për të hequr qafe, kotësinë, egoizmin dhe dashurinë për vet-veten, me qëllim që njeriu të bëhet i denjë të hyj në Parajsën e Tij të Re. Vetëm atyre me zemër të pastër dhe të përulët do t’ju jepet kjo Dhuratë.

Jezusi juaj

https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2013/07/03/there-will-be-powerful-earthquakes-in-russia-and-china-soon-and-they-will-take-place-one-after-the-other/