Kerko Mesazhet ketu

Tuesday 2 July 2013

Shumë pak gjejnë ngushëllim tek Unë. Unë pres me durim dhe prapë ata nuk do të vijnë tek Unë

E Martë, 25 Qershor 2013

Bija Ime fort e dashur, Lotët e Mia rrjedhin sot, ndërsa mizoria e të ligut, që shfaqet brënda zemrave të njerëzve, po rritet. Kaq të ashpër janë bërë ata sa zemrat e tyre të ngurta nuk lënë aspak vënd për Mua, Jezu Krishtin, për të gjetur ngushëllim të brëndshëm.

Zemra Ime rënkon me trishtim tani, për të Krishterët që janë larguar nga e Vërteta dhe nga gjithçka që Unë ju kam mësuar atyre. Shumë pak gjejnë ngushëllim tek Unë. Unë pres me durim dhe prapë ata nuk do të vijnë tek Unë.

Ata kanë krijuar një mur që i ndan nga Unë dhe nuk e mbështesin me sinqeritet Premtimin Tim për të ardhur përsëri. Sa kanë harruar ata çfarë Unë ju kam thënë, çfarë Unë bëra për t’i shpëtuar ata dhe çfarë Unë ju tregova atyre përmes Librit të Atit Tim, për ta pritur kohën, kur ajo të afrohet.

Fëmijët e Mi të gjorë, të gjorë. Unë duhet ta zgjoj dashurinë për Mua në zemrat e tyre, si fillim, nëse ata do ta merrnin ngushëllimin dhe lehtësimin e dhimbjes nga sprovat dëshpëruese dhe të vështira në këtë jetë. Ata duhet të zgjasin duart dhe të më thërrasin Mua tani, në këtë kohë, nëse duan që Unë ta bëj këtë kalim të padhimbshëm për ata.

Unë nuk kam asnjë dëshirë të shkaktoj vuajtje mbi fëmijët e Hyjit. Por, duke e refuzuar të Vërtetën e Mësimeve të Mia dhe Ligjet e krijuara nga Ati Im, ata do të shtyhen drejt një beteje të tmerrshme me shpirtin djallëzor, para sa Mëshira Ime t’i sjelli ata në Krahët e Mi kur Unë t’i shpëtoj.

Sa pak besim ata mbajnë në zemrat e tyre, për Një Hyj të Vërtetë. Sa mospërfillës janë ata dhe sa shpejtë i përkrahin gënjeshtrat, për të kënaqur joshjen e tyre për mëkat. Sa naivë janë ata kur pranojnë gënjeshtra, që ju përshtaten jetës së tyre, për të justifikuar mëkatin.

Çdo gjë e besueshme, që e justifikon mëkatin përmes inteligjencës njerëzore, është e vetmja rrugë që ata zgjedhin, me qëllim që të mund ta bëjnë jetën e tyre ashtu si dëshirojnë. E Vërteta është aq e vështirë për tu gëlltitur dhe ajo është e rëndë për tu përpunuar, në atë që sakrificat e trupit duhet të bëhen për ta pranuar atë. E Vërteta, kur dhe nëse pranohet, kërkon guxim të madh dhe vetëm ata që e kanë Dhuratën e Përulësisë me të vërtetë mund ta mbështesin atë me lehtësi.

Ata që me të vërtetë e kërkojnë të Vërtetën e Hyjit shpesh çohen në udhë të gabuar nga ata që thonë se shpallin Fjalën e Hyjit. I vetmi vënd ku ju do ta gjeni të Vërtetën është në Biblën Më Të Shenjtë dhe në Fjalën Timë të Shenjtë e dhënë ju përmes këtyre Mesazheve. Mesazhet e Mia e mbështesin Fjalën e Shenjtë të Hyjit, ashtu si është dhënë në Librin e Atit Tim.

Dashuria për Mua nuk është e lehtë, sepse ju mund të vini tek Unë vetëm si një fëmij i thjeshtë. Sjellja dhe bukuria juaj, që ju e tregoni në botë në jetën tuaj të përditshme, duhet të lihen mënjanë. Ju mund të vini tek Unë, vetëm si një fëmij i thjeshtë dhe i besueshëm. Ju duhet të vini para Meje dhe të më kërkoni Mua t’ju marr, t’ju formoj, t’ju ndihmoj të ecni në udhën e drejtë drejt shenjtërimit dhe pastaj të besoni tek Unë plotësisht.

Kur ju i dorëzoni të gjitha tek Unë, Unë do t’ju ngre lart, do ta largoj frikën tuaj dhe Unë do t’ju çoj drejt Mbretërisë Sime. Madje edhe atëherë, me Dashurinë e Hyjit në shpirtin tuaj, ju prapë do ta keni këtë udhë të vështirë. Por, do të duket sikur rrjetat e merimangës janë pastruar, sepse kur e Vërteta bëhet e qartë nuk do të ketë rrugë tjetër që ju do të dëshironit të ecnit. Sepse kjo është e vetmja rrugë që do t’ju çoj tek Parajsa dhe ajo është udha që ju duhet të merrni për të ardhur tek Unë, Jezu Krishti. Sepse Unë Jam Udha.

Jezusi juaj

https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2013/06/25/very-few-find-comfort-in-me-i-wait-patiently-and-yet-they-will-not-come-to-me-2/