Kerko Mesazhet ketu

Friday 23 August 2013

Gjykimi i Parë është afër dhe Unë do t’i hedh të liqtë tutje

E Enjte, 15 Gusht 2013

Bija Ime e dashur, Unë i Bëj Thirrje të gjithë dishepujve të Mi, që e njohin të Vërtetën, të tregojnë guxim në këto kohë të vështira për njerëzimin.

Koha kur luftrat të shpërthejnë në shumë vënde, në të njëjtën kohë, është shumë afër. Kur të dëgjoni për të gjitha këto luftra dhe të dëshmoni mizorinë e plotë të atyre diktatorëve, të gjithë të lidhur kokë e këmbë, që i shkaktojnë këto luftra, ju do ta dini se koha për Ardhjen Time të Dytë është afër.

Shumë nga ju do ta dallojnë të Vërtetën e përmbajtur në Librin e Gjonit – Zbulesa – ndërsa është duke ju zbuluar tani. Mos kini frikë, sepse të gjitha këto gjëra duhet të ndodhin. Shumë, që nuk i pranojnë këto Mesazhe bëjnë një gabim të rëndë, sepse Libri I të Vërtetës thjesht tregon hollësirat dhe sekretet e përmbajtura në Librin e Zbulesës. Unë, Qengji I Hyjit, Jam I Vetmi Autoritet – vetëm Unë e kam lejën nga Ati Im – për të hapur Vulat e përmbajtura brënda.

Nëse ju nuk besoni në Librin e të Vërtetës, atëherë ju nuk besoni në Librin e Zbulesës.
Kini kujdes. Ata që e refuzojnë Librin e Zbulesës e humbasin Mëshirën Time. Por e Vërteta do t’ju tregohet atyre gjatë Paralajmërimit Tim të Madh përmes Ndërhyrjes Hyjnore, sepse përndryshe shumë nuk do të mund të më njihnin Mua apo
të kuptonin Mëshirën e madhe që Unë i sjell botës. Ju kurrë nuk duhet të shtoni në Librin e Zbulesës, të provoni ta interpretoni atë apo të hiqni ndonjë gjë prej saj për t’ju përshtatur dëshirave tuaja personale, sepse ju do të vuani për këtë. Kur ju i bëni këto gjëra ju ndërhyni me Fjalën e Hyjit. Ky Libër ju premtua juve. Hyji ka dërguar lajmëtaren e Tij të 7 për të zbuluar të Vërtetën. Pranojeni këtë me besim tek
Unë ose ju do të ecni të vetëm, të paditur mbi mashtrimin e tmerrshëm që do të bier mbi ata që e refuzojnë Fjalën e Hyjit.

Shumë, shumë ndryshime do të ndodhin tani në botë, ku asnjë njeri nuk do të shpëtoj pa i vënë re. Besimet fetare do të bëhen të kota, pasi miliona do të mbështesin një fe pagane, ku do t’ju thuhet se është për të nderuar Zotin. Përulësia dhe dashuria për të varfërit do të jenë arsyet, që do t’ju thuhen, prandaj dhe kisha e rinovuar dhe e përparuar do të lajmëroj një fillim të ri. Si qengjat në thertore, ju do të çoheni drejt liqenit të zjarrit. Kur ta kuptoni paturpësinë e tmerrshme, ndaj të cilës do të jeni tërhequr, mund të jetë tepër vonë. Kur ju i bëni nderime bishës, ai do t’ju infektoj dhe shumë do të bëhen skllevër me kalimin e kohës.

Ndryshimet e mëdha në sistemet politike dhe të medias në botë do të çojnë në një përçarje të madhe. Ata që janë besnikë ndaj Zotit në gjithçka që ju dha botës përmes Meje, Jezu Krishtit, do të jetojnë. Ata që më refuzojnë Mua nuk do të kenë jetë, sepse nuk do të jenë në gjëndje të pranojnë Mëshirën Time. Zemra Ime, edhe pse do të copëtohet në dysh prej kësaj, do të bëhet më e fortë dhe Drejtësia Ime do të triumfoj.

Gjykimi i Parë është afër dhe Unë do t’i hedh të liqtë tutje, pasi Qielli i Ri dhe Toka e Re do të mirëpresin vetëm ata që e pranuan Mëshirën Time. Shumë do të thonë: “Hyji është I Mëshirshëm. Ai kurrë nuk do të tregonte një mizori të tillë.” Përgjigja Ime është kjo. Toka, si ju e njihni, nuk do të jetë më. Në vënd të saj, një Tokë e re do të dali – shumë më e gjerë dhe më e madhe se e para, ku 12 kombet do të banojnë, krah për krah, në harmoni të dashur. Vetëm ata që mbeten besnikë ndaj Meje dhe ata që nuk më njohin Mua, por që e pranojnë Dorën Time, kur Unë t’ju vërtetoj atyre të Vërtetën gjatë Paralajmërimit, do të hyjnë tek portat. Pastaj Unë do t’i mbyll ato. Asnjë njeri tjetër nuk do të hyj më pas, sepse Gjykimi Im do të jetë hedhur. Gjithë dëshpërimi do të harrohet dhe i ligu do të hidhet në Ferr, ku do të vuaj përjetësisht. Njeriu kurrë nuk duhet të nënvlerësoj Dashurinë, Mëshirën dhe Dhembshurinë Time të Madhe. Por ai gjithashtu duhet t’i trëmbet Ndëshkimit Tim, sepse ai do të jetë përfundimtar kur trumpeta e fundit të bier në Ditën e Madhe të Zotit.

Dhe pastaj, do të marri fund.

Jezusi juaj

https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2013/08/15/the-first-judgement-is-close-and-i-will-cast-the-wicked-aside/