Monday, 30 September 2013

Unë vij për ju për t’ju sjellë tek Ati Im. Unë vij për të kryer Vullnetin e Tij Hyjnor dhe për të përmbushur Premtimin

E Martë, 17 Shtator 2013, ora 22:45

Bija Ime e dashur, kur ti e ke të vështirë këtë Punë dhe heziton t’i japësh botës lajme të këqija, ti duhet ta kuptosh se je vetëm një lajmëtare. Ti je një instrument i Zotit të Shenjtë, Më Të Lartit dhe është detyra jote t’i përgjigjesh Thirrjes së Tij. Bindja jote është e rëndësishme dhe ti kurrë nuk duhet t’i trëmbesh pasojave, që mund të bien mbi ty si një profete e Zotit.

Të gjitha ngjarjet e parashikuara janë formular që në fillim dhe përbëjnë pjesë të Planit të Zotit që të përmbushin Premtimin për të mbledhur fëmijët e Tij, më në fund, që ata të jetojnë në harmoni në Vullnetin e Tij Hyjnor. Beteja finale mes hierarkisë së Atit Tim dhe të ligut do të thotë se shumë njerëz, që e lënë veten të ekspozuar, do të infektohen nga mëkati dhe do të kthehen kundër vëllezërve të tyre që qëndrojnë besnikë ndaj Zotit.

Kur beteja të jetë duke u zhvilluar shumë ligësi mizore do të kryhen, nga armiqtë e Zotit, kundër fëmijve të Tij të dashur. Por ashtu si ju kam thënë më parë, ata mund të shkojnë deri diku me këto, sepse nuk e kanë fuqinë ta shkatërrojnë njerëzimin, edhe pse ata besojnë se e kanë.

Qëndroni të qetë, të gjithë ju, sepse Ati Im do të ndërhyj ndaj veprave të liga të atyre që duan të kontrollojnë gjithë kombet dhe Ai do t’i godasi ata për vdekje – ata që guxojnë të lëndojnë fëmijët e Tij. Shumë shpirtra të gjorë do të vuajnë gjatë persekutimeve të tilla, por Ati Im është përherë i mëshirshëm. Fuqia e Tij nuk mund të preket. Dora e Tij është e Gjithpushtetshme. Ai mundet që në çdo kohë t’i flaki tutje armiqtë e Tij. Por profecitë e treguara më parë, dhe që duhet të ndodhin para Ardhjes Sime të Dytë, janë një realitet. Ato do të shpalosen në një mënyrë, që mund të mos jetë e dukshme për të gjithë ju, por dijeni këtë. Lutja është arma juaj. Lutja do t’ju pajisi me mburojën që ju duhet për të mundur të ligun. Lutja do ta dobësoj efektin e luftës, vuajtjes dhe çdo lloj persekutimi të shkaktuar mbi rracën njerëzore nga armiqtë e Zotit. Lutja do t’ju mbroj ju dhe të gjithë ata për të cilët ju luteni. Lutjet tuaja do ta shkatërrojnë të ligun dhe kur të vij Dita e Madhe ju do të derdhni lotë gëzimi kur të dëshmoni Brezin e Ri, ata biljona njerëz që kanë shpëtuar për arsye të përgjigjes suaj ndaj Thirrjes Sime.

Ndërsa Mesazhet e Mia sjellin një kombinim trishtimi, frike, dëshpërimi – ato sjellin gjithashtu shpresë sepse ato krijojnë shumë konvertim. Plani i Atit Tim është i panjohur për shumë nga ju. Ajo që ju duhet të kuptoni është kjo. Plani i Tij do t’i shkatërroj gjithë armiqtë e Tij. Duke i lejuar këto mundime të ndodhin, Ai do ta çliroj rracën njerëzore, përfundimisht, nga prangat e saj të mëkatit. Kini durim. Qëndroni të qetë. Sepse së shpejti gëzimi, dashuria dhe paqja do të jenë më në fund tuajat përjetësisht.

Unë vij vetëm se ne jemi si një – një familje e shenjtë në Mbretërinë e Zotit. Unë vij për t’ju sjellë tek Ati Im. Unë vij për të kryer Vullnetin e Tij të Shenjtë dhe për të përmbushur Premtimin. Unë vij për t’ju sjellë të Vërtetën.

Shpëtimtari juaj i dashur
Jezu Krishti

Mesazhi origjinal ne anglisht:


Sunday, 29 September 2013

Hyji Atë: Për ata të lindur në familjet pagane dhe pa asnjë faj të vetin, Unë do t’ju dhuroj Mëshirë

E Hënë, 16 Shtator 2013, ora 16:20

Bija Ime më e dashur, rraca njerëzore është, deri diku, mospërfillëse ndaj Egzistencës Sime. Sa shumë dinë fare pak për Mua, Atin e tyre, Krijuesin e tyre. Shërbëtorët e Mi të shenjtë, përfshi të gjithë ata që besojnë tek Unë, Krijuesin e gjithçkaje, kanë dështuar të pregatisin njerëzimin për ndëshkimin që do të pësojnë nëse nuk i dallojnë gabimet e udhës së tyre.

Një dëshirë për të besuar se ‘gjithçka do të jetë mirë’ do të thotë se shumë nga fëmijët e Mi nuk besojnë në egzistencën e Ferrit. Ky është një vënd ku shkojnë njerëzit që e refuzojnë Mëshirën Time, ndërhyrjen Time për të shpëtuar shpirtrat. Mëkati mortor, nëse nuk është fshirë përmes rrëfimit, do t’i çoj shpirtra drejt humnerës së Ferrit. Ata që mund të mos jenë fajtor për mëkatin mortor, por që nuk besojnë tek Unë dhe në të kundërt besojnë në një egzistencë që është krijuar dhe fabrikuar në mëndjet e tyre nga idhujt e rremë, kanë shumë për t’u trëmbur.

Më refuzoni Mua, Krijuesin tuaj, dhe ju do ta ktheni veten tuaj kundër Meje. Ju do ta largoni veten. Shumë nga ju, kur t’ju tregohet e Vërteta e Hyjnisë Sime, do të më kundërshtoni Mua egërsisht dhe çdo gjë që Unë mund të bëj nuk do t’ju shpëtoj nga flakët e Ferrit. Unë mund të përdor çdo Forcë Hyjnore, por Unë kurrë nuk mund t’ju detyroj të pranoni Mëshirën Time. Asgjë, përveç se lutjet e shpirtrave te zgjedhur, nuk mund t’ju ndihmoj ju. Kjo do të thotë se ju kurrë nuk do ta shikoni Fytyrën Time. Kushdo që ju thotë se nuk ka rëndësi nëse nuk e pranoni Egzistencën Time ju gënjen. Vetëm ata që më pranojnë Mua, dhe përmes Mëshirës së Birit Tim të vetëm, mund të hyjnë në Mbretërinë Time. Nëse ju jeni një shpirt i mirë dhe i dashur dhe prapë më refuzoni Mua – madje edhe kur e Vërteta ju është bërë e ditur – ju, gjithashtu, do të flakeni tutje nga Unë. Asnjë Jetë e Përjetshme nuk do të jetë e juaja.

Unë e dhuroj Dhuratën e Pastrimit mbi të gjithë ju tani, por në veçanti mbi ateistët dhe paganët. Ky Pastrim do të jetë i dhimbshëm, por në shumë raste ai do t’i hapi sytë tuaj ndaj të Vërtetës. Për ata të lindur në familjet pagane dhe pa asnjë faj të vetin, Unë do t’ju dhuroj Mëshirë. Por për ata prej jush që ju është dhënë Ungjilli dhe që dinë mbi Egzistencën e Trinisë së Zotit dhe që tani më refuzoni Mua, ka fare pak shpresë për ju, nëse nuk ktheheni dhe të shlyeni mëkatet tuaja. Atëherë ju duhet të lypni për shpëtimin e shpirtit tuaj.

Ati juaj
Hyji Më I Larti

Mesazhi origjinal ne anglisht: 


Saturday, 28 September 2013

Planet e Mia për të shpenguar botën po sjellin fryt. Gjithçka është tani në vënd

E Djelë, 15 Shtator 2013, ora 23:50

Bija Ime e dashur, të gjitha Planet e Mia për të shpenguar botën po japin fryt. Gjithçka është në vënd. Ushtria ime është formuar. Ata do të rriten tani dhe do të shtohen ngado, duke sjellë me vete shumë shpirtra që Unë i dëshiroj. 
Kësaj Ushtrie i janë dhënë Hire të mëdha nga Unë dhe prej Fuqisë së Shpirtit të Shenjtë ata do të mbajnë të ndezur Flakën e Krishtërimin dhe ata do të mbajnë Pishtarin e të Vërtetës deri në Ditën Finale. Ata do ta sjellin Dritën e Zotit në cepat më të errët dhe do t’i hapin sytë e miljonave ndaj Fjalës së Vërtetë të Zotit, ndërsa braktisja pushton Kishën Time në Tokë. Unë ju dhuroj atyre këtë Fushatë Lutje për t’i ndihmuar ata të më premtojnë Mua besnikërinë e tyre.  

Fushata e Lutjes (121) Besnikëria ndaj Ushtrisë së Jezu Krishtit

Ne qëndrojmë të bashkuar me Zemrën Tënde të Shenjtë, i dashur Jezus.

Ne e flasim me autoritet Fjalën e Vërtetë të Zotit.

Ne do të ecim në fund të Tokës për të përhapur të Vërtetën.

Ne kurrë nuk do të pranojmë ndonjë doktrinë të rreme të re në Emrin Tënd, përveç atyre që Ti Vetë na mësove.

Ne mbetemi të vërtetë, besnikë dhe të palëkundur në besimin tonë.

Ne do t’i trajtojmë ata që të tradhëtojnë Ty me dashuri dhe dhembshuri, me shpresën që ata do të kthehen tek Ty.

Ne do të jemi të vendosur, por të duruar, me ata që na persekutojnë në Emrin Tënd.

Ne do të ecim fitimtar gjatë gjithë udhës drejt Parajsës Tënde të Re.

Ne premtojnë, që përmes dhimbjes dhe vuajtjes sonë, ne do të sjellim Ty të gjithë ata shpirtra të humbur që kanë etje për Dashurinë Tënde.

Të lutemi që t’i pranosh lutjet tona për të gjithë mëkatarët në botë, që të bëhemi një familje, të bashkuar në dashurinë për Ty,në Epokën e Re të Paqes. Amin.

Shkoni, Ushtria Ime e Mbetur, me dijen se do t’ju jepet e gjithë ndihma dhe Hiret për të arritur sukses në këtë Mision të Shenjtë të fundit në Tokë, ku Unë mund të mbledh të gjithë fëmijët e Zotit nga faqja e Tokës dhe t’i sjell ata në Parajsën Time të Re.

Jezusi juaj

Mesazhi origjinal ne anglisht:


Thursday, 26 September 2013

Nëna e Shpëtimit: Këto Medalje do të konvertojnë të gjithë shpirtrat, që janë të hapur ndaj Mëshirës së Birit tim, Jezu Krishtit

E Shtunë, 14 Shtator 2013, ora 16:10

O, bija ime, ashtu si unë e desha Birin tim, që nga momenti që pashë Fytyrën e Tij të bukur, po ashtu i dua të gjithë fëmijët e Zotit sikur të ishin të mitë.

Unë jam Nëna e Zotit, por unë jam gjithashtu edhe Nëna e të gjithë fëmijve të Zotit, kur unë u betova për t’i ndihmuar ata në momentin e tyre të shpëtimit final. Biri im, kur Ai më kurorëzoi në Kurorëzimin tim në Qiell, më dha autoritetin të bëhem Nëna e 12 fiseve – 12 kombeve në Jeruzalemin e Ri. Para se ajo ditë të vijë, unë, si Nëna e Shpëtimit, do t’i kërkoj shpirtrat ngado dhe do t’i sjell ata tek Biri im. Unë e ndihmoj Atë në këtë detyrë të rëndë dhe ashtu si Zemra ime është e ndërthurur me të Tijën, ajo është gjithashtu e ndërthurur brënda zemrave të atyre që me të vërtetë e duan Birin tim.

Si Nëna juaj, unë i dua të gjithë fëmijët e Zotit. Unë ndjej të njëjtën dashuri për secilin për ju ashtu si çdo nënë ndjehet për të voglin e saj. Unë i shoh fëmijët e Zotit sikur të ishin të gjithë vetëm fëmijë të vegjël. Unë e ndjej dhimbjen e tyre. Unë vuaj me Birin tim kur Ai i shikon mëkatarët, që e refuzojnë Dashurinë që Ai ka për ata. Sa vuan Ai për ata dhe sa shumë lotë unë derdh tani kur shikoj shkatërrimin e njeriut të rritet prej përhapjes së mëkatit. Por ka akoma shumë dashuri të gjallë në botë. Kjo dashuri, kur është e pastër, do t’i rezistoj errësirës dhe si një fener drite, do t’i tërheqi shpirtrat drejt tij. Në këtë mënyrë Zoti do të punoj për të ndriçuar njerëzimin. Ai do të përdori dashurinë e atyre që e duan Atë për t’i sjellë Atij shpirtrat e të tjerëve.

Detyra ime është që t’i ofroj sa më shumë mëkatarëve të jetë e mundur mundësinë për të shpëtuar shpirtrat e tyre. Unë e bëj këtë me anë të vizioneve, të cilat dëshmohen kur unë shfaqem, me qëllim që të ndez besimin mëkatarëve ngado. Unë tani e bëj këtë duke dhënë Medaljen e Shpëtimit. Bija ime, ashtu si kam thënë, kjo Medalje duhet të përhapet në botë përmes teje dhe e bazuar mbi udhëzimet e mia që kam për ty. Këto udhëzime do të bëhen të njohur vetëm ty. Këto Medalje do të konvertojnë të gjithë shpirtrat që janë të hapur ndaj Mëshirës së Birit tim, Jezu Krishtit. Kjo do të çoj në shpëtimin e miljonave.

Faleminderit, fëmijë, që e hapët zemrën tuaj ndaj meje, Nënës suaj dhe që treguat bindje ndaj Birit tim të dashur, Jezu Krishtit, Shpëtimtari i njerëzimit.

Nëna juaj
Nëna e Shpëtimit

Mesazhi origjinal ne anglisht:


Tuesday, 24 September 2013

Doktrina e errësirës – braktisja e madhe që do të dali prej atyre në Kishën Time – do të zbresi si një mjergull e madhe e dëndur

E Shtunë, 14 Shtator 2013, ora 03:00

Bija Ime e dashur, Unë Jam Zëri në mes jush, I Cili përpiqet ta bëj Veten të dëgjohet mes atyre liderave që përhapin përçarje dhe që sundojnë në të katër cepat e Tokës.

Doktrina e errësirës – braktisja e madhe, e cila do të dali prej atyre në Kishën Time – do të zbresi si një re e madhe e dëndur mbi të gjithë Kristjanët e pavetëdijshëm shumë shpejt. Plani për ta shtypur të Vërtetën ka filluar dhe së shpejti, versionet e shtrëmbëruara të Doktrinës Sime të Shenjtë do të bëhen të qarta tek shumë prej jush. Por, ndërsa ata e shkëmbejnë të Vërtetën me gënjeshtra, Shpirti I Shenjtë do të ngrihet kundër armiqve të Mi. Drita Ime do të jetë akoma e dukshme mes gjithë rrëmujës, që liderat e braktisjes më të madhe të gjithë kohërave do të shkaktojnë mbi botën. Ata nuk do të pushojnë deri kur bota të bëhet pagane, pa asnjë dashuri për Mua, Jezu Krishtin.

Bota jofetare do të duket të jetë bota e duhur, ajo ku çdo njeri do të inkurajohet të ndjeki joshjet dhe dëshirat e veta. Çdo përpjekje do të bëhet për ta dobësuar Praninë e Shpirtit të Shenjtë. Ata do të mohojnë Vuajtjen Time në Kryq dhe rëndësinë e nevojës për të fituar shpëtimin, ku ajo do t’i jepet gjithkujt që e shpengon veten tek Unë, dhe që kërkon Mëshirën Time. Ata jo vetëm që me forcë do t’i ushqëjnë fëmijët e Zotit me gënjeshtra për Mua dhe Mësimet e Mia, ata do të persekutojnë ata që i vënë në pyetje gënjeshtra të tilla.

Ata që i sfidojnë liderat e Kishës Sime, nga brënda, do të trajtohen ashpër dhe aspak mëshirë nuk do të tregohet. Ata prej jush që i pranojnë doktrinat e rreme, prej atyre që thonë se përfaqësojnë Kishën Time, dhe që e dini në zemrat tuaja se ato nuk mund të vijnë nga Unë, atëherë Unë do t’ju ndihmoj. Unë do t’ju ngushëlloj ndërsa ju drejtoj. Ju kurrë nuk duhet ta mohoni të Vërtetën apo të dorëzoheni tek ata, joshja e të cilëve për pushtet do të thotë se ata do të gënjejnë në Emrin Tim, nëse ata qëndrojnë të inkurajuar nga armiqtë e Mi. Besimi juaj do të vihet me të vërtetë në provë.

Unë vij tani për t’ju sjellë të Vërtetën, vetëm pse do t’ju mohohet e Vërteta. Kur kjo të ndodhi, ju nuk do të lejoheni të deklaroni të Vërtetën tek shpirtrat e tjerë që nuk mund të mbijetojnë pa atë.

Lutuni për Mëshirë për vetë shpirtrat tuaj dhe për ata që do të çohen në gabim të rëndë nga armiqtë e Mi.

Jezusi juaj


Mesazhi origjinal ne anglisht:


Ata mes jush që vuajnë shumë dhe që mund ta kenë humbur gjithë shpresën në jetë, dijeni se ju jeni në Zemrën Time

E Premte, 13 Shtator 2013, ora 23:15

Bija Ime e dashur, Zemra Ime ka mall për botën dhe për gjithsecilin që jeton në të dhe Unë ju premtoj se Unë do të bëj gjithçka për t’ju bashkuar të gjithëve ju, fëmijve të Zotit, brënda Zemrës Sime.

Unë e dua çdo burrë, grua dhe fëmij, pavarësisht se kush janë ata – nëse janë të fuqishëm, të pasur, me influencë, të përulët, të varfër apo vetëm njerëz të thjeshtë, që bëjnë një jetë të zakonshme. Të gjithë ju u zgjodhët për t’u lindur prej Atit Tim, I Cili ju krijoi. Çdo shpirt e ka një qëllim dhe gjithsecili prej jush është një fëmij i dashur i Zotit.

Ata mes jush, që vuajnë shumë dhe që mund ta kenë humbur gjithë shpresën në jetë, dijeni se ju jeni në Zemrën Time dhe se Unë e ndjej dhimbjen tuaj thellë. Unë vuaj me ju. Ju kurrë nuk duhet të humbisni shpresën, sepse Unë e kam një vënd për ju në Parajsën Time. Kur ju e humbni shpresën, ju i ktheni shpinën të ardhmes suaj, e cila është e mbushur me Dritën Time. Kjo e ardhme është Dhurata Ime për ju dhe e gjithë kjo është e Imja. Unë do ta heq shqetësimin tuaj. Vetëm më thërrisni Mua dhe thoni: “Jezus, largoje dhimbjen dhe vuajtjen time të tmerrshme dhe më lejo të ndjej Dashurinë Tënde” dhe Unë do ta ngre në çast barrën tuaj të rëndë.

Kur ju ndjeheni bosh dhe besoni se askush nuk ju do me të vërtetë, ju duhet ta dini se Unë Jam atje pranë jush, se Unë gjithmonë do t’ju dua, pavarësisht se sa larg jeni larguar. Kur ju besoni se nuk keni përse të jetoni, atëherë dijeni se Parajsa Ime e Re do t’ju japi Jetën e Përjetshme. Por ju duhet të ngulmoni në fillim me vuajtjen tuaj në këtë jetë. Por Unë do ta lehtësoj vuajtjen tuaj dhe ajo që duhet të bëni është të më kërkoni Mua ta bëj këtë.

Shumë prej jush ndjehen të pavlerë, të padashur, të pasuksesshëm, të pakënaqur dhe të pavlefshëm. Ju ndjeheni kështu sepse bota është e dhënë pas të ashtu-quajturës sukses dhe ambicje. Vetëm pak, prej elitës, duken të arrijnë maja kaq të larta. Presionet e krijuara nga media e botës për të festuar pasurinë dhe bukurinë shërbejnë vetëm për të shkatërruar besimin e njeriut të zakonshëm. Nuk është e nevojshme të krijoni përshtypje tek të tjerët. Nuk është e nevojshme apo e dëshirueshme të lini përshtypje tek Unë me të ashtu-quajturin suksesin tuaj. Punoni fortë, pa dyshim. Përdorini talentet e dhëna juve nga Zoti, por përdorini ato për t’i shërbyer të tjerëve dhe për të mirën e të gjithëve. Por dijeni këtë. Është i dobëti, i përvujturi në shpirt dhe ata me një dashuri të thjeshtë për Mua, Jezu Krishtin, ata që Unë do t’i ngre në lavdinë më të madhe në Mbretërinë Time. Ata që vuajnë tani kurrë nuk do të vuajnë më në Parajsën Time të Re.

Premtimi Im për të ardhur e për t’ju mbledhur të gjithëve ju do të përmbushet gjatë Ardhjes Sime të Dytë. Priteni këtë ditë me dëshirë dhe gëzim, sepse nuk është e largët dhe pastaj Unë do t’ju sjell Dhuratat e dashurisë, gëzimit, lumturisë dhe Jetës së Përjetshme. Këmbëngulni dhe afrohuni tek Unë. Unë Jam me ju. Unë kurrë nuk do t’ju braktis, por ju kurrë nuk duhet të ndaheni nga Unë, sepse nëse largoheni, ju do të jeni të humbur për Mua. Ejani, vendoseni kokën mbi Supin Tim. Më lejoni Mua t’ju ngushëlloj. Më lejoni Mua t’i jap fund dëshpërimit tuaj. Më lejoni Mua t’ju fshij lotët. Më lejoni Mua t’ju dhuroj Paqen Time.

Unë ju dhuroj tani një Bekim të veçantë. Merreni atë. Pranojeni Dorën Time dhe gjithçka do të jetë mirë. Unë ju dua ju.

Jezusi juaj


Mesazhi origjinal ne anglisht:


Monday, 23 September 2013

Nëna e Shpëtimit: Ju do të talleni për mos pranimin e interpretimit të ri të Katolicizmit

E Mërkurë, 11 Shtator 2013

Bija ime, Zemra ime është e ndërthurur me atë të Birit tim të dashur, Jezu Krishtit, në këtë kohë të dëshpërimit të madh kur persekutimi i të gjithë fëmijve të Zotit po rritet.

Çdo person në botë, në veçanti ata pa para, pa influencë apo pronësi, do të vuajnë për shkak të lakmisë së atyre që kontrollojnë shumë kombe. Puna ime për të ndihmuar Birin tim për të realizuar pjesën finale të Premtimit të Tij për të shpëtuar njerëzimin ka filluar të duket në shumë mënyra. Unë do të drejtoj, me anë të Fuqisë së Zotit, të gjithë ata që janë të dëshpëruar nga hidhërimi, për shkak të vuajtjeve në jetën e tyre, në Strehën e Mbrojtjes së Birit tim. Ata që do të duhet të durojnë varfëri, uri, mundime, padrejtësi të tillë – çfarëdo që mund të jetë – do të ngushëllohen kur të më kërkojnë mua të lutem për ata.

Ata prej jush që duhet të vuajnë, për shkakun se dëshmoni për Jezu Krishtin, Shpëtimtarin e njerëzimit, do t’ju jepet extra forcë në këtë kohë kur të më kërkoni Mua t’ju ndihmoj. Padrejtësia më e madhe brënda Kishës së Birit tim do të dëshmohet shpejt, ku të dy besimtarët e zakonshëm dhe shërbëtorët e shenjtë, do të akuzohen për mosbindje kundër Mësimeve të Jezu Krishtit.

Do t’ju kërkohet të bëni një betim – që do të thuhet njësoj si Lutja e Apostujve – për të deklaruar besnikërinë tuaj ndaj një forme të ndryshuar të ardhurimit të Zotit. Duke u zotuar, përmes këtij betimi, që nuk është i njohur në Biblën Më Të Shenjtë, ju do ta vini shpirtin tuaj në rrezik të madh. Liturgjia do të ndryshoj dhe pjesë të reja do të shtohen, ndërsa pjesët e tjera, të thëna për shumë vite me radhe, nuk do të bëhen më të ditura. Ky plan djallëzor do të justifikohet se ata do të mbledhin të gjitha cilësitë e shoqëruara me Birin tim dhe do t’i deklarojnë ato të jenë arsyeja për ndryshime të tilla.

Prandaj dhe ju që jeni besnikë ndaj Birit tim do ta gjeni këtë tepër shqetësuese dhe shpirtrat tuaj do të vuajnë së tepërmi. Dhe ndërsa ju vazhdoni t’i bëni nderime Birit tim, ju do të talleni për mos pranimin e interpretimit të ri të Katolicizmit dhe Krishtërimit. Ju kurrë nuk duhet të humbisni kurajo, gjatë këtyre sprovave, sepse ju, fëmijët e mi, jeni të favorizuar nga Zoti dhe Ai do të qëndroj me ju deri në fund.

Kurrë mos u largoni nga e Vërteta. Kurrë mos besoni ndonjë gjë, që nuk vjen nga Zoti.

Nëna juaj e dashur
Nëna e Shpëtimit


Mesazhi origjinal ne anglisht:


Sunday, 22 September 2013

Sa më shumë që t’ju urrejnë, dishepujt e Mi, aq më shumë ju duheni nga Zoti

E Martë, 10 Shtator 2013

Bija Ime e dashur, a nuk e dini se, ndërsa shumë nga ju i ndjekin Mesazhet e Mia, ju do të sulmoheni nga ata që dëshirojnë ta heshtin Zërin Tim?

Ndërsa ky Mision vazhdon, prej Urdhërit të Atit Tim të dashur, çdo përpjekje do të bëhet nga ata, sidomos në Kishën Time në Tokë që i kundërshtojnë këto Mesazhe të Shenjta, për t’ju detyruar ju të ndaloni t’i ndiqni ato. Këto kundërshtime do të shtohen dhe çdo lloj llogjike e shtrëmbëruar, mohimi arrogant i të Vërtetës dhe teologjia e fallsifikuar do të përdoren për të mbytur Zërin e Zotit.

Sa më shumë që t’ju urrejnë, dishepujt e Mi, aq më shumë ju do të duheni nga Zoti, sepse vetëm ata që më ndjekin Mua dhe që e jetojnë jetën sipas Mësimeve të Mia do të vuajnë në këtë mënyrë. Nëse jeni lartësuar, të favorizuar dhe të zgjedhur nga bota si një shenjtor i gjallë, ku asnjë gabim nuk është gjetur apo gabimi i mënyrave tuaja është identifikuar publikisht, atëherë ju nuk jeni të zgjedhur nga Zoti, sepse ju e kundërshtoni atë që pritet nga shërbëtorët e Zotit. Duke mos e shprehur të Vërtetën dhe duke e shtrëmbëruar të Vërtetën Time, me qëllim që ta lartësoni veten në sytë e botës, ju do të flakeni tutje ndërsa Unë kërkoj shërbëtorët e Mi të vërtetë.

Shërbëtorët e Mi të vërtetë më duan Mua dhe janë të prekur nga Shpirti Im i Shenjtë. Dëshpërimi i tyre, që shprehet në sytë e tyre, sepse ata vuajnë me Mua, mund të duket qartë prej atyre që ju është dhënë vetë Dhurata e Shpirtit të Shenjtë. Kurrë këta shpirtra të pastër nuk do të kritikonin të tjerët apo të përpiqeshin të bllokonin Fjalën e Zotit, sepse ata nuk janë të aftë ta bëjnë këtë.

Ju duhet të luteni fort këtë kohë – të gjithë ju – sepse këta shërbëtorët e Mi të shenjtë do të sulmohen për shkakun Tim. Unë qëndroj me ata, por shumë do të bien dhe do të rrëzohen nën presionin për të qëndruar të heshtur kur të detyrohen t’i tregojnë tufës së tyre doktrinën e gënjeshtrave që do të vij.

Jezusi juaj

Mesazhi origjinal ne anglisht:


Saturday, 21 September 2013

Është koha që Grupet e Fushatës së Lutjeve duhet të ngrihen dhe të përhapen nëpër botë

E Djelë, 8 Shtator 2013

Bija Ime e dashur, është koha që Grupet e Fushatës së Lutjeve duhet të ngrihen dhe të përhapen nëpër botë. Këto Lutje janë dhënë prej Fuqisë së Zotit dhe mbrekulli të mëdha janë të shoqëruara me ato.

Këto Lutje do të përhapin konvertim, do të japin shërim fizik dhe do të dobësojnë efektin e luftës, urisë dhe varfërisë. Sot Unë ju dhuroj një Lutje të re e cila do të ndihmoj në pakësimin e vuajtjes së tmerrshme që do të shkaktohet nga lufta.

Fushat e Lutjes (120) Ndalo Përhapjen e Luftës

O Jezusi im i dashur, largoi luftrat, që e shkatërrojnë njerëzimin.

Mbroi të pafajshmit nga vuajtja.

Mbroi shpirtrat që përpiqen të sjellin paqen e vërtetë.

Hapi zemrat e atyre të lënduar nga dhimbja e luftës.

Mbroi të rinjtë dhe të pambrojturit.

Shpëtoi të gjithë shpirtrat jeta e të cilëve është shkatërruar nga lufta.

Na forco të gjithëve ne, i dashur Jezus, që lutemi për shpirtrat e të gjithë fëmijve të Zotit dhe na dhuro Hirin për ta duruar vuajtjen, që mund të na jepet gjatë kohëve të trazirave.

Ne të lutemi Ty, ta ndalosh përhapjen e luftës dhe silli shpirtrat në Strehën e Shenjtë të Zemrës Tënde.

Amin.

Shkoni, të gjithë ju që më dëgjoni Mua, dhe më kërkoni Mua Hiret që ju duhen për të duruar Dhimbjen Time në këtë kohë.

Jezusi juaj

Mesazhi origjinal ne anglisht:


Friday, 20 September 2013

Fjala Ime e Shenjtë nuk mund të ndryshoj apo të përshtatet me qëllim që të bëhet diçka tjetër

E Shtunë, 7 Shtator 2013

Bija Ime e dashur, kur Unë vazhdoj të bëj çdo përpjekje për të arritur botën, përmes këtyre Mesazheve – prapë shumë nga ndjekësit e Mi të devotshëm, nuk arrijnë të pranojnë Dorën Time. Këta shpirtrat e Mi të shtrenjtë janë të pambrojtur sepse shumë prej tyre nuk do të arrijnë të shikojnë mënyrën në të cilën besimi i tyre do të përdoret për të aprovuar liturgjinë e re, që vjen së shpejti, e cila nuk më nderon Mua, Jezu Krishtin, Birin e njeriut.

Shumë do të besojnë, gabimisht, se liturgjia e re dhe mesha e re – edhe pse e ndryshuar shumë – nuk mund të jetë e dëmshme. Në heshtje, shumë do ta vënë në pyetje përmbajtjen e saj, si dhe formatin e saj dhe do ta shikojnë si të çuditshme. Por fare pak do t’i sfidojnë ata sepse do të besojnë se këto janë të bekuara nga Kisha dhe si të tilla, nuk mund të jenë të gabuara. Ajo që ata nuk kuptojnë është se Fjala Ime e Shenjtë nuk mund të ndryshoj apo të përshtatet që të bëhet diçka tjetër. Kisha Ime është e përkryer, por nëse ndonjë nga të ashtu-quajturit shërbëtor apo lider në Kishën Time e shtrëmbëron Fjalën e Zotit apo ta rishkruaj kuptimin e Eukaristisë së Shenjtë, atëherë ata blasfemojnë kundër Zotit.

Unë u mohova nga njerëzimi dhe u kryqëzova kur ata, përfshi liderat në Tempujt e Zotit, e refuzuan të Vërtetën. Kur dikush – pavarësisht se sa i lartë qëndron mes jush – e mohon të Vërtetën, ata janë fajtorë për herezi dhe nuk vijnë nga unë. Por ata do t’ju bëjnë të besoni se e Vërteta është një gënjeshtër. Ata do t’i mohojnë të gjitha ata që i keni mësuar nga Unë për të bërë një jetë të plotë Kristjane. Ata do të pështyjnë tek Unë, por do t’ju çojnë drejt një udhe, që ata do të thonë se ju sjell tek Unë, por që nuk është e tillë.

Këto gjëra, të treguara më parë, do të ndodhin shpejt. Pregatituni. Kur t’i shikoni shenjat, atëherë dijeni se këto profeci mund të vijnë vetëm nga Zoti.

Jezusi juaj

Mesazhi origjinal ne anglisht:



Thursday, 19 September 2013

Nëna e Shpëtimit: E vetmja udhë drejt Jetës së Përjetshme është përmes Birit tim, Jezu Krishtit

E Premte, 6 Shtator 2013

Bija ime, asnjë prej jush nuk duhet ta harroj ndonjëherë se Biri im vdiq për të shpëtuar njerëzimin. Ai çliroi gjithë shpirtrat nga skllavëria e bishës. Ai ju dha të gjithëve ju Dhuratën e Shpëtimit dhe për të marrë Jetën e Përjetshme, ju duhet të vini tek Biri im dhe t’i kërkoni Atij këtë Dhuratë të Madhe.

E vetmja udhë drejt Jetës së Përjetshme është përmes Birit tim, Jezu Krishti. Për arsyen se Ai është kaq i mëshirshëm, Ai i jep mundësinë gjithsecilit për të ardhur tek Ai, sipas vullnetit të tyre të lirë. Ai i dha botës të Vërtetën dhe, me anë të Dhuratës së Tij të Vdekjes së Tij në Kryq, Ai e hapi udhën për të gjithë që të jetojnë në paqen e përjetshme dhe në Parajsën e Tij.

Shumë nuk e pranojnë Birin tim as edhe nuk besojnë në Zot. Nëse ju nuk besoni në Zot apo të pranoni Dhuratën e Shpëtimit, atëherë ju e ndani veten nga Zoti. Për arsye të këtij Misioni Final për të shpëtuar shpirtrat, përfshi shpirtrat e gjithë mëkatarëve, ashtu si dhe atyre që refuzojnë të njohin Egzistencën e Zotit, Biri im do të kryej një Mbrekulli të Madhe. Gjatë Paralajmërimit gjithkush do ta shikoj provën se ata e kanë një shpirt dhe shumë do të konvertohen. Ata që nuk do të konvertohen dhe që mbeten ateistë nuk mund t’ju jepet Dhurata e Shpëtimit, sepse ata do ta refuzojnë Dorën e Tij të Mëshirës. Ata shpirtra do ta refuzojnë Atë në mënyrën më rebeluese dhe asnjë tjetër, përveç lutjeve tuaja, nuk mund t’i shpëtoj ata.

Ata që refuzojnë çdo përpjekje, çdo ndërhyrje dhe çdo Mëshirë, për t’i sjellë ata në Parajsën e Re, do të flaken tutje. Sepse e tyre nuk do të jetë Mbretëria e Birit tim, sepse Ati im, I Cili i dhuroi njerëzimit Dhuratën e vullnetit të lirë, kurrë nuk do ta imponoj Vullnetin e Tij mbi ndonjë nga fëmijët e Tij.

Lutuni, lutuni, lutuni që ateistët ta pranojnë Dorën e Mëshirës, që Biri im do ta zgjasi tek secili prej tyre. Kujtoni të thoni Fushatën e Lutjeve për të shpëtuar këta shpirtra të vegjël të gjorë.

Nëna juaj e dashur
Nëna e Shpëtimit

Mesazhi origjinal ne anglisht:



Wednesday, 18 September 2013

Nëna e Shpëtimit: Një luftë botërore e re dhe e hidhur do të deklarohet

E Premte, 6 Shtator 2013

Bija ime e dashur, sipas udhëzimeve të Birit tim, Jezu Krishtit, unë duhet të bëj të ditur se luftrat, që do të shpalosen tani, në Lindjen e Mesme, do të paralajmërojnë betejën e madhe, kur një luftë botërore e re dhe e hidhur do të deklarohet.

Sa e thyen kjo Zemrën e Shenjtë të Birit tim të përvujtur. Do të përhapet urrejtja, e cila i ka mbushur zemrat e atyre liderave, që ju është besuar përgjegjësia për të drejtuar vëndet e tyre, nga njerëzit e zakonshëm. Ata do të tradhëtojnë vëndet e tyre. Miljona do të vriten dhe shumë kombe do të përfshihen. Ju duhet ta dini se shpirtrat e atyre që do të vriten dhe që janë të pafajshëm ndaj ndonjë krimi do të shpëtohen nga Biri im.

Shpejtësia e këtyre luftrave do të rritet dhe Lufta e Madhe do të shpallet jo më vonë se kur katër pjesët e botës do të përfshihen. Për fat të keq, armët bërthamore do të përdoren dhe shumë do të vuajnë. Kjo do të jetë një luftë e frikshme, por nuk do të zgjasi gjatë.

Lutuni, lutuni, lutuni për të gjithë shpirtrat e pafajshëm dhe vazhdoni ta thoni Rozaren time Më Të Shenjtë, tre herë në ditë, për të lehtësuar vuajtjet, që do të shkaktohen nga Lufta e III Botërore.

Faleminderit, bija ime, që ju përgjigje thirrjes sime. Dije se ka një trishtim të madh në Qiell në këtë kohë dhe me zemër të rënduar unë të sjell këtë lajm të vështirë.

Nëna juaj
Nëna e Shpëtimit

Mesazhi origjinal ne anglisht:


Tuesday, 17 September 2013

Asnjë shërbëtor i shenjtë i Imi nuk mund të kritikoj ndonjë në Emrin Tim

E Enjte, 5 Shtator 2013

Bija Ime e dashur, sa pak prej atyre që besojnë në Zot, apo që më pranojnë Mua si Birin e Njeriut, më duan Mua me te vërtetë. Ata thonë se më duan, por shumë prej tyre nuk jetojnë sipas Mësimeve të Mia. Ata nuk mund të thonë se më duan Mua dhe pastaj të kritikojnë të tjerët. Ata nuk mund të lëndojnë një person tjetër, përmes fjalëve të ashpra dhe pastaj të thonë se më duan Mua, në të njëjtën kohë.

Kush mesh jush është pa mëkat? Cili prej jush e lartëson veten para Meje dhe pastaj flet egërsisht kundër një tjetri? Ju kurrë nuk do të jeni në gjëndje të thoni se ju flisni në Emrin Tim kur ju e fyeni një tjetër. Kjo është një ofensë ndaj Zotit dhe ata prej jush që sillen në këtë mënyrë më fyejnë Mua. Ata prej jush që flasin keq për një tjetër, kur ju thoni se më mbroni Mua, ju veçse e largoni veten nga Unë. Dhe prapë ju mendoni se veprat tuaja janë të justifikueshme. Kur menduat se Unë do ta mbështesja një sjellje të tillë dhe përse besoni se ju e keni autoritetin t’i bëni këto gjëra?

Kur ju i jeni dedikuar Shërbimit Tim dhe pastaj flisni fjalë të ashpra kundër ndonjë fëmije të Zotit, ju kryeni një mëkat të rëndë. Asnjë shërbëtori i shenjtë i Imi nuk mund të kritikoj dikë në Emrin Tim. Ju mund të jeni të njohur me Mësimet e Mia – ju mund të jeni të ditur rreth gjithçkaje që përmbahet në Librin e Atit Tim, por kur ju e fyeni një tjetër, në Emrin Tim, Unë do t’ju flak tutje. Do të duhet shumë pendesë nga ana juaj për të kërkuar përsëri Favorin Tim dhe madje atëherë, kur ju të më luteni Mua t’ju fal, do të duhet shumë kohë para se ju të jeni të denjë të vini përsëri para Meje.

Jezusi juaj

Mesazhi origjinal ne anglisht:


Nëna e Shpëtimit: Çdo Sakrament i vetëm do të ndryshoj përtej njohjes

E Enjte, 5 Shtator 2013

Bija ime, kur ata vunë Kurorën e Gjëmbave mbi Kokën e Shenjtë të Birit tim, kjo nuk ishte vetëm për të shkaktuar torturë të tmerrshme fizike, por ishte për të bërë një deklaratë. Ajo u bë si një veprim simbolik. Ndërsa ata e tallnin Atë ata thonin se ku Njeri, I Cili thotë se Ai është Koka e Kishës dhe I Cili e quan Veten Mesia, nuk do të tolerohet. Ata e poshtëruan Kokën e Kishës kur ata e Kurorëzuan Atë dhe prapë do ta poshtërojnë Atë gjatë këtyre kohëve.

Nuk do të mjaftoj që ata, armiqtë e Krishtit, ta marrin nga brënda Kishën e Birit tim – ata do ta shkatërrojnë Atë në shumë mënyra të tjera. Ata do të ndryshojnë përmbajtjen e Kungimit të Shenjtë dhe kuptimin se çfarë është Eukaristia e Shenjtë. Ata do të thonë se Ajo, Eukaristia e Shenjtë, përfaqëson njerëzimin dhe se ajo është një shenjë e një bashkimi të ri – një bashkim i të gjithë njerëzve në një në Sytë e Zotit. Juve, fëmijve të mi, do t’ju thuhet se ju jeni të gjithë të bashkuar me njëri tjetrin dhe se ky është një rast për t’u festuar.

Kungimi I Shenjtë është Trupi I Krishtit dhe është Prania e Tij e Vërtetë. Ajo nuk mund të jetë dy gjëra të ndryshme. Por ata do ta shtrëmbërojnë kuptimin – gradualisht, gjithçka që do të mbetet do të jetë një copë buke, sepse kur ata t’i shkatërrojnë altarët dhe Kungimin Më Të Shenjtë, Prania e Birit tim do të zhduket.

Çdo Sakrament i vetëm do të ndryshoj përtej njohjes. Kaq dinakë do të jenë armiqtë e Birit tim, sa ceremonitë e shenjta do të duken sikur kanë ndryshuar fare pak. Sakramenti i Rrëfimit do të hiqet, për arsye se bisha nuk do që shpirtrat të shpengohen, sepse kjo është një fitore për Birin tim.

Fëmijë, ju duhet të vazhdoni të më kërkoni mua të ndërhyj, që dhimbja e këtyre ngjarjeve të së ardhmes të mund të lehtësohet dhe koha të shkurtohet.

Nëna juaj e dashur
Nëna e Shpëtimit

Mesazhi origjinal ne anglisht:


Monday, 16 September 2013

Unë sjell Dhurata me periudha, në varësi të pastërtisë së shpirtit

E Mërkurë, 4 Shtator 2013

Bija Ime e dashur, Zoti I Gjallë, i pranishëm në shpirtrat e përulët, do të bëhet më i dukshëm kur Dhurata Ime e Re të hidhet mbi secilin prej atyre që jetojnë në botë në këtë kohë.

Unë sjell Dhurata me periudha, në varësi të pastërtisë së shpirtit. Ndjekësit e Mi, në çdo kishë në mbarë botën, do të ndjejnë një ri-ndezje të dashurisë së tyre për Mua ndërsa Unë i mbështjell ata me dijen më të madhe ndaj Premtimit Tim për të Ardhur përsëri. Dhurata Ime do të thotë se ata do të jenë në gjëndje të shikojnë, përmes rrjetave të errësirës, se si e Vërteta të filloj të ketë kuptim. Ata do ta dinë tani se Unë ju flas atyre, sepse ata do ta ndjejnë Praninë Time në zemrat e tyre. Ata do të jenë të bekuar me dijen, e dhënë atyre prej Fuqisë së Shpirtit të Shenjtë, për t’i bërë të aftë të pregatiten si duhet për Ardhjen Time të Dytë.

Ndjekësit e Mi do të udhëhiqen nga Shpirti I Shenjtë dhe ata nuk do të më tradhëtojnë Mua as edhe nuk do ta pranojnë blasfeminë, e paraqitur atyre në Emrin Tim. Prandaj dhe Fjala Ime do të përhapet tani më shpejt dhe Shpirti I Shenjtë do të krijoj së shpejti një dëshirë në shpirtrat e tyre për Ditën e Madhe kur trumpeta e fundit do të oshëtij për të lajmëruar Ardhjen Time.

Mos kini frikë, ndjekësit e Mi të dashur. Unë Jam me ju, edhe pse ju vuani. Së shpejti, ju do të rriteni në numër dhe kjo do t’ju japi një besim për të qëndruar besnikë ndaj Meje.

Jezusi juaj

Mesazhi origjinal ne anglisht:


Jeta juaj është veçse një moment i shkurtër në gjithë periudhën e jetës suaj. Ju jeni të dëbuar

E Martë, 3 Shtator 2013

Bija Ime e dashur, është dëshira Ime më e madhe t’i Bëj Thirrje njerëzve në mbarë botën, të cilët më kanë hequr Mua nga jeta e tyre, të kthehen tek Unë. 
Shumë shpirtra, të drejtuar nga ideja se Zoti në fakt nuk egziston, kanë vendosur të më harrojnë Mua, Jezusin e tyre të dashur. Unë shqetësohem për këta shpirtra të gjorë të hutuar sepse Unë i dua ata shumë dhe më mungon miqësia e tyre.

Nëse ju jeni larguar nga Unë dhe e keni të vështirë ta lidhni pikpamjen tuaj të një bote të shpejtë me një besim të thjeshtë tek Unë, Jezu Krishti, atëherë më lejoni Mua t’ju ndihmoj të kuptoni. Ju jeni ndarë nga Unë për shkak të mëkatit. Kur mëkati e njollos shpirtin tuaj, një errësirë bie mbi të dhe kjo e bën të vështirë të pranoj Dritën e Zotit. Kur kjo ndodh, zemra juaj bëhet e ngurtë. Dhe pastaj intelekti juaj fillon të punoj dhe është pikërisht atëherë kur ju gabimisht besoni se Zoti nuk mund të Egzistoj, sepse llogjika ju dikton se Ai nuk mund të egzistoj.

Jeta juaj është veçse një moment i shkurtër në gjithë periudhën e jetës suaj. Ju jeni të dëbuar. E Vërteta gjendet në të ardhmen, kur ju përfundimisht të kthehni në shtëpi tek Zoti në gjëndjen tuaj të natyrshme. Unë e kuptoj se sa e vështirë është për njeriun të mbetet pranë Meje kur ai përballet me shumë joshje, tundime dhe errësirë në Tokë.

Kur ju e ndjeni se nuk mund ta ndjeni Praninë Time apo Dashurinë Time, Unë ju kërkoj të thoni këtë Fushatë Lutje (119) Për të ndjerë Dashurinë e Jezusit

Jezus më ndihmo, jam kaq i trazuar.

Zemra ime nuk do të hapet ndaj Teje.

Sytë e mi nuk mund të shikojnë Ty.

Mëndja ime të bllokon Ty.

Goja ime nuk mund të shqiptoj fjalë për të ngushëlluar Ty.

Shpirti im është i mbuluar nga errësira.

Të lutem ki mëshirë për mua, një mëkatar i gjorë.

Unë jam i pa shpresë, pa Praninë Tënde.

Më mbush me Hiret e Tua, që të kem kurajon
Për të ardhur tek Ty, për të lypur Ty Mëshirë.

Më ndihmo, dishepullin Tënd të humbur, që të do Ty, por që nuk e ndjen më dashurinë ta trazoj zemrën time, për të parë dhe pranuar të Vërtetën. Amin.

Nuk është e lehtë të jeni të bashkuar me Mua. Ju duhet të këmbngulni deri kur ta ndjeni Praninë Time në shpirtin tuaj. Më thërrisni Mua dhe Unë do të vrapoj dhe do ta pushtoj shpirtin tuaj të dërrmuar dhe do t’ju marr, drejtoj dhe sjellë ju drejt shpëtimit tuaj të përjetshëm. Pavarësisht se çfarë keni bërë, ju kurrë nuk duhet të keni frikë të më thërrisni Mua. Unë i përgjigjem çdo mëkatari, pavarësisht se kush janë ata. As edhe një prej jush nuk është pa njollën e makatit. Unë e pres thirrjen tuaj.

Jezusi juaj

Mesazhi origjinal ne anglisht:


Saturday, 14 September 2013

A nuk e dini se një brez i tërë i të rinjve janë larguar nga Unë në këtë kohë

E Hënë, 2 Shtator 2013

Bija Ime e dashur, ndërsa zemërimi rritet kundër këtyre, Profecive të Mia, të dhëna botës për t’ju pregatitur të gjithëve ju për Ardhjen Time të Dytë, dije këtë. Ky Mision ka një qëllim. Ai është që të shpëtoj të gjithë shpirtrat – gjithsecilin të gjallë në botë sot. Nuk ka rëndësi se sa e ashpër kritika ngrihet kundër teje, bija Ime, sepse Unë do të dal në krye, pa pushuar, deri kur puna Ime të jetë kryer. Askush nuk do të më ndaloj Mua të shpëtoj shpirtrat, sepse Unë do t’i rrëzoj ata që guxojnë të më pengojnë në Udhën Time, që të mund të shpëtoj ata shpirtra që kanë rënë nga Mirësia Ime.

Për shkak të paganizmit që ka përfshirë Tokën dhe dobësimit të besimit, që egziston mes besimtarëve, a nuk e dini se një brez i tërë i të rinjve janë larguar nga Unë në këtë kohë? Misioni Im përqëndrohet tek shpirtrat e të rinjve kaq të trazuar, që në të shumtën e rasteve ju është mohuar ndonjë njohuri për Mua, Jezu Krishtin. Sepse ka kaq shumë, në çdo shtet, ku Unë duhet të arrij tek ata në çfarëdo mënyre të jetë e mundur për të tërhequr vëmëndjen e tyre.

Dijeni, ata Kristjanë mes jush që ju është ushqyer Fjala e Zotit që kur ishin fëmijë të vegjël janë të bekuar. Për këtë arsye ju keni detyrën të luteni për brezin e humbur. Ju lutem, Unë ju kërkoj të luteni për këta shpirtra të rinj me këtë Fushatë Lutje:

Fushata e Lutjes (118) Për brezin e humbur të shpirtrave të të rinjve

I Dashur Jezus, unë kërkoj Mëshirën Tënde për brezin e humbur të shpirtrave të të rinjve.

Për ata që nuk të njohin Ty, mbuloji ata me Dhuratën e shikimit.

Për ata që të njohin Ty, por që të shpërfillin Ty, ktheji ata në Mëshirën Tënde.

Të lutem jepu atyre së shpejti provën e Egzistencës Tënde dhe udhëzoi ata drejt atyre që mund t’i ndihmojnë dhe t’i çojnë ata drejt të Vërtetës.

Mbushi mëndjet dhe shpirtrat e tyre me dëshirën për Ty.

Ndihmoji ata të njohin boshllëkun, që egziston brënda tyre sepse ata nuk e ndjejnë Praninë Tënde. Unë të lutem Ty, i dashur Zot, të mos i braktisësh ata dhe në Mëshirën Tënde dhuroi atyre Jetën e Përjetshme. Amin.

Sa dëshiroj të arrij tek këta të rinj dhe t’i mbështjell Krahët e Mi të Shenjtë rreth tyre, që të mund të përshpërij Fjalët e ngushëllimit në veshët e tyre dhe t’ju jap atyre paqen e shpirtit. Ata janë të Mitë dhe pa ata Parajsa e Re do të ishte e boshatisur me ata për të cilët Unë digjem më shumë. Më ndihmoni Mua t’i shpëtoj ata.

Jezusi juaj


Mesazhi origjinal ne anglisht: