Kerko Mesazhet ketu

Saturday 21 September 2013

Kjo është koha që Grupet e Kryqëzatës së Lutjeve duhet të ngrihen dhe të përhapen nëpër botë

E Dielë, 8 Shtator 2013

Bija Ime fort e dashur, kjo është koha që Grupet e Kryqëzatës së Lutjeve duhet të ngrihen dhe të përhapen nëpër botë. Këto Lutje janë dhënë prej Fuqisë së Hyjit dhe mrekulli të mëdha janë të shoqëruara me ato.

Këto Lutje do të përhapin kthimin në besim, do të sjellin shërim fizik dhe do të dobësojnë efektin e luftës, urisë dhe varfërisë. Sot Unë ju dhuroj një Lutje të re e cila do të ndihmoj në pakësimin e vuajtjes së tmerrshme që do të shkaktohet nga lufta.

Lutja e Kryqëzatës (120) Ndalo Përhapjen e Luftës

O Jezusi im i dashur, largoji luftërat, që e shkatërrojnë njerëzimin.

Mbroji të pafajshmit nga vuajtja.

Mbroji shpirtrat që përpiqen të sjellin paqen e vërtetë.

Çeli zemrat e të lënduarve nga dhimbja e luftës.

Mbroji të rinjtë dhe të pambrojturit.

Shpëtoji të gjithë shpirtrat, jetët e të cilëve janë shkatërruar nga lufta.

Na forco të gjithë ne, i dashur Jezus, që lutemi për shpirtrat e të gjithë fëmijëve të Hyjit dhe na dhuro Hirin për t’i rezistuar vuajtjes, që mund të na jepet në kohë trazirash.

Ne të lutemi Ty ta ndalosh përhapjen e luftës dhe t’i sjellësh shpirtrat brenda Strehës së Shenjtë të Zemrës Tënde.

Amen.

Shkoni, të gjithë ju që më dëgjoni Mua, dhe më kërkoni Mua Hiret që ju duhen për të duruar Dhimbjen Time në këtë kohë.

Jezusi juaj

https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2013/09/08/it-is-time-that-the-crusade-prayer-groups-must-be-set-up-and-spread-across-the-world/