Kerko Mesazhet ketu

Saturday 7 September 2013

Për çdo akt djallëzor të luftës dhe terrorit, Hyji do t’i flaki ata tutje dhe do t’i godasi për vdekje

E Martë, 27 Gusht 2013

Bija Ime fort e dashur, bota ka për të duruar luftra të tmerrshme dhe urrejtja do të përhapet dhe infektoj shumë kombe. Trazirat dhe përçarja do të jenë të pranishme në shumë vënde dhe njerëzit atëherë do ta dinë se kohët kanë ndryshuar përtej besimit.

Një shqetësim i thellë trazues do të ndjehet dhe njerëzit do ta kenë të vështirë ta dinë se kujt t’i besojnë. Në këtë mënyrë i infekton Satani fëmijët e Hyjit, pasi ai ngre njërin kundër tjetrit. Vetëm ata që besojnë në Hyjin e Vërtetë do të gjejnë ngushëllim, sepse ata do ta dinë se besimi dhe dashuria e tyre për Mua do t’i mbaj ata të fortë.

Ju duhet të luteni fortë, me qëllim që mashtrimi që ka rënë, i cili është edhe shkaku i shumë luftrave, të ekspozohet për çfarë është – një përpjekje për të shkaktuar përçarje dhe urrejtje të thellë për të kontrolluar. Ati Im do t’i ndëshkoj tiranët, pasi ata shkaktojnë kaos dhe dhimbje mbi të pafajshmit. Ata mund të vrasin dhe plagosin shumë, por ata do të goditen nga Ati Im, për ligësinë e tyre.

Ata që besojnë se mund të krijojnë luftë dhe të gënjejnë botën nuk do të kenë shumë kohë për t'u mburrur për activitetet e tyre të liga. Fati i tyre është i vulosur. Ndërhyrja prej Dor
ës së Hyjit do të shihet në çdo pjesë të botës. Për çdo akt djallëzor të luftës dhe terrorit, Hyji do t’i flaki ata tutje dhe do t’i godasi për vdekje.

Lufta e krijuar nga dora e njeriut e shkatërron jetën e trupit. Ndëshkimi nga Ati Im e ndalon jetën e shpirtit të marri Dhuratën e shpëtimit.


Jezusi juaj

https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2013/08/27/for-every-evil-act-of-war-and-terror-god-will-cast-them-out-and-strike-them-stone-dead/