Kerko Mesazhet ketu

Monday 30 September 2013

Unë vij për ju për t’ju sjellë tek Ati Im. Unë vij për të kryer Vullnetin e Tij Hyjnor dhe për të përmbushur Besëlidhjen

E Martë, 17 Shtator 2013, ora 22:45

Bija Ime fort e dashur, kur ti e ke këtë Punë të vështirë dhe heziton t’i japësh botës lajme të këqija, ti duhet ta kuptosh se je vetëm një lajmëtare. Ti je një instrument i Hyjit të Shenjtë, Më Të Lartit dhe është detyra jote t’i përgjigjesh Thirrjes së Tij. Bindja jote është kryesore dhe ti nuk duhet t’i trëmbesh pasojave, që mund të bien mbi ty si një profete e Hyjit.

Të gjitha ngjarjet e parathëna janë përcaktuar që në fillim dhe formojnë pjesë të Planit të Hyjit për të përmbushur Besëlidhjen për t'i mbledhur fëmijët e Tij, më në fund, që ata të jetojnë në harmoni në Vullnetin e Tij Hyjnor. 

Beteja finale midis hierarkisë së Atit Tim dhe të ligut do të thotë se shumë njerëz, që e lënë veten të ekspozuar, do të infektohen prej mëkatit dhe do të kthehen kundër vëllezërve të tyre që qëndrojnë besnikë ndaj Hyjit.

Kur beteja të jetë duke u zhvilluar shumë ligësi mizore do të kryhen, nga armiqtë e Hyjit, kundër fëmijve të Tij të dashur. Por ashtu si Unë 
ju kam thënë më parë, ata mund të shkojnë deri diku me këto, sepse nuk e kanë fuqinë ta shkatërrojnë njerëzimin, edhe pse ata besojnë se e kanë. 

Qetësohuni
, të gjithë ju, sepse Ati Im do të ndërhyj ndaj veprave të liga të atyre që duan të kontrollojnë gjithë kombet dhe Ai do t’i godasi ata për vdekje – ata që guxojnë të lëndojnë fëmijët e Tij. Shumë shpirtra të gjorë do të vuajnë gjatë persekutimeve të tilla, por Ati Im është përherë i mëshirshëm. Fuqia e Tij nuk mund të preket. Dora e Tij është e Gjithpushtetshme. Ai mundet, që në çdo kohë, t’i hedhi tutje armiqtë e Tij. Por profecitë e parathëna, dhe që duhet të ndodhin para Ardhjes Sime të Dytë, janë një realitet. 

Ato do të shpalosen në një mënyrë, që mund të mos jetë e dukshme tek të gjithë ju, por dijeni këtë. 

Lutja është arma juaj. Lutja do t’ju pajisi me mburojën që ju duhet për të mundur të ligun. Lutja do ta dobësoj efektin e luftës, vuajtjes dhe çdo lloj persekutimi të shkaktuar mbi racën njerëzore nga armiqtë e Hyjit. Lutja do t’ju mbroj ju dhe të gjithë ata për të cilët ju luteni. Lutjet tuaja do ta shkatërrojnë të ligun dhe kur të vij Dita e Madhe ju do të derdhni lotë gëzimi kur të dëshmoni Brezin e Ri, ata miliarda njerëz që kanë shpëtuar për arsye të përgjigjes suaj ndaj Thirrjes Sime. 

Ndërsa Mesazhet e Mia sjellin një kombinim trishtimi, frike, dëshpërimi – ato sjellin gjithashtu shpresë sepse ato krijojnë shumë kthim në besim
. Plani i Atit Tim është i panjohur për shumë prej jush. Ajo që ju duhet të kuptoni është kjo. Plani i Tij do t’i shkatërroj të gjithë armiqtë e Tij. Duke i lejuar këto mundime të ndodhin, Ai do ta çliroj racën njerëzore, përfundimisht, nga prangat e saj të mëkatit. 

Kini durim. Qëndroni të qetë. Sepse së shpejti gëzimi, dashuria dhe paqja do të jenë më në fund tuajat përjetësisht. 

Unë vij vetëm se ne jemi si një – një familje e shenjtë në Mbretërinë e Hyjit. Unë vij për ju për 
t’ju sjellë tek Ati Im. Unë vij për të kryer Vullnetin e Tij të Hynor dhe për të përmbushur Besëlidhjen. Unë vij për t’ju sjellë të Vërtetën.