Thursday, 31 October 2013

Antikrishti do të krijoj fonde për të tërhequr kompani, organizata, si dhe bamirësi, për të punuar për qëndrën e tij të re tregatare për një botë

E Shtunë, 19 Tetor 2013, ora 20:00

Bija Ime e dashur, Unë i bëj thirrje të gjithë dishepujve të Mi që më kanë dëgjuar Mua dhe që më njohin Mua, në këto Mesazhe, të më dëgjojnë Mua tani.

Kjo Vepër, që ju është dhënë juve, është e Shenjtë. Çfarëdo mundimi, abuzimi, vuajtje dhe tallje që ju mund të duroni, për shkak të këtij Misioni, kujtoni se kjo Vepër është e Imja. Misioni Im final, i dhënë botës, përmes profetes së Zotit, është një Dhuratë e madhe për njerëzimin. Ngrihuni mbi talljet, që ju do të dëshmoni dhe dijeni se ajo është krijuar nga i ligu me qëllim që të ndaloj të Vërtetën. E Vërteta, Fjala Ime e Shenjtë, do të shtypet dhe çdo djall, i lëshuar nga thellësitë e Ferrit, do të bëj gjithçka të mundur për të heshtur Zërin Tim.

Duke punuar përmes atyre shpirtrave, që e lënë veten të ekspozuar ndaj infektimit, veprat e liga të Satanit së shpejti do të mbulohen dhe do t’i paraqiten botës si Shkrime të Shenjta. Doktrina e re, do të thonë ata, u frymëzua me hyjni nga Unë, Jezu Krishti. E gjithë bota do t’i kushtoj vëmëndje, ndërsa ajo zbulohet palë palë dhe duartrokitet, sidomos nga një botë jobesimtare. Ata që ju kurrë nuk do t’i prisnit t’i bënin nderime Zotit do të jenë të parët në radhë për të mbështetur një seri herezish – gënjeshtra kundër Meje – kur ato të shfaqen.

Kurrë më parë Kisha Katolike nuk do të merrte një nderim të tillë publik me median e botës dhe elitën politike. Kurrë më parë ateistët dhe të gjitha fetë, përfshi ata që nuk më nderojnë Mua, nuk do t’i hapnin krahët dhe të binin në gjunjë në nderim të atyre që thonë se janë nga Zoti.

Kur Imazhi Im të zhduket dhe të mos duket më dhe kur Kryqet e Mia, Biblat e Shenjta, fletushkat për Meshën e Shenjtë, rruazat e rozares, medaljet, qaforet dhe Kryqet Benediktjane të mos gjenden më, ju do ta kuptoni atëherë se regjimi i bishës ka filluar.

Bota do t’i këndoj antikrishtit lavdërime. Jo më vonë se ai të ketë krijuar paqen – një paqe të rreme – të krijuar për shkak të luftrave që ai ndihmoi të fillojnë – kur ai do të bëj deklarata befasuese. Ai, antikrishti, do të deklaroj se ai ka marrë mesazhe nga Hyji Atë dhe ato do të duken të jenë të vërteta. Pastaj, duke përdorur fuqinë e kultit, ai do të duket të shëroj shumë dhe do të paraqitet sikur ka dhunti të mëdha shpirtërore. Shumë do të habiten nga ‘të ashtu-quajtura’ mbrekulli që ai do të duket të kryej dhe bota do ta adhuroj atë dhe do të bien në këmbët e tij. Pastaj ai, antikrishti, do ta deklaroj veten se është Jezu Krishti, Biri i njeriut, dhe do të thotë se koha ka ardhur që ai të shpëtoj botën dhe gjithë njerëzimin. Kushdo që do të guxoj ta kundërshtoj fëlliqësinë dhe paturpësinë, që do të dali nga goja e bishës, do të ndëshkohet rëndë.

Në këtë kohë, për shkak të ndotjes së Satanit në botë, mëkati do të jetë kaq i përhapur sa dinjiteti njerëzor do të arrij nivelet më të ulëta, ku papastërtia, joshja, lakmia dhe çdo mëkat tjetër i ndyrë, në Sytë e Zotit, do të dëshmohet në çdo vënd publik. Për shkak se mëkati do të deklarohet të jetë gabim i natyrshëm njerëzor, dhe se do t’ju thuhet se Zoti nuk do t’ju gjykoj mbi një veçori të dobët njerëzore, shumë do ta mbështesin mëkatin dhe nuk do të kenë aspak turp në shpirtrat e tyre.

Njerëzit e famshëm të botës, argëtuesit, media, artistët e filmave të gjithë do të çirren për t’u dukur me antikrishtin dhe imazhi i tij do të jetë më i dukshëm se i kujdo tjetër që erdhi para tij. Ai do të flasi rrjedhshëm në shumë gjuhë; ai do të jetë i pamshëm; do të ketë humor dhe aftësi komunikimi të jashtëzakonshme. Ai do të jetë shumë i kujdesshëm për çfarë ai thotë rreth Zotit dhe ai kurrë nuk do t’i referohet Nënës së Zotit, sepse ajo nuk do të duket të luaj ndonjë rol të mëtejshëm.

Intervistat e antikrishtit në televizion do të jenë të zakonshme dhe njerëzit do t’i vënë veshin çdo fjale, që del nga goja e tij. Ai do të influencoj politikanë në çdo komb dhe ata me të cilët ai duket do të trajtohen si mbretëror. Nuk do të mbaroj me kaq. Fjalimet e tij do të predikohen mbi fronet e të gjitha kishave. Atij do t’i jepen nderime dhe pozita të mëdha në të gjitha kishat, deri kur përfundimisht ai të ulet mbi fronin e ri në tempullin e ri të Babilonisë. Influenca e tij do të shtrihet tek të gjitha bankat, ligjet tregëtare dhe ekonomia e botës. Antikrishti do të krijoj fonde për të tërhequr kompani, organizata, si dhe bamirësi, për të punuar për qëndrën e tij të re tregëtare për një botë. Pasuri e madhe do të krijohet nga ata që do të duan të jenë pjesë e perandorisë së antikrishtit. Kushdo që i premton atij besnikëri, përmes ceremonive fetare, apo marrëveshjeve të biznesit dhe tregtare, do t’ju duhet të marrin një shenjë. Ata që e pranojnë shenjën, e cila do të jetë në formën e kartës së bankës dhe chip i veçantë, e cila do të futet në dorë, do ta humbasin shpirtin e tyre tek ai. Të gjithë ata që e mbajnë Vulën e Zotit të Gjallë do t’i shpëtojnë kthetrave të antikrishtit dhe do të bëhen të paprekshëm ndaj terrorit. Mos e shpërfillni këtë paralajmërim. Mos u trëmbni prej saj, sepse nëse ju i ndiqni udhëzimet e Mia, ju do të jeni të mbrojtur.

Unë derdha shumë Lotë duke ju dhënë këtë Mesazh dhe prandaj Dhimbja Ime tek ty, bija Ime, në këtë kohë është kaq e madhe. Më ngushëllo Mua duke kërkuar Mëshirën Time dhe Mbrojtjen Time.

Jezusi juaj

Mesazhi origjinal ne anglisht:


Unë mund të jem i vetmi mik i tyre i vërtetë, shpëtimi i tyre i vetëm, por shumë prej tyre do t’i shpërfillin Paralajmërimet e Mia

E Premte, 18 Tetor 2013, ora 12:38

Bija Ime e dashur, trishtimi Im më i madh është se ata që më duan Mua më shumë, në numër të madh, do të refuzojnë të dëgjojnë Zërin Tim, tani që Unë i thërras ata.

Unë mund të jem i vetmi mik i tyre i vërtetë, shpëtimi i tyre i vetëm, por shumë prej tyre do t’i shpërfillin Paralajmërimet e Mia. Madje edhe ata që e dëgjojnë Zërin Tim do të më shpërfillin Mua dhe do t’i konsiderojnë Fjalët e Mia si herezi. Ata nuk do t’i dallojnë kohët në të cilat po jetojnë dhe do ta njohin të Vërtetën vetëm gjatë Paralajmërimit. Deri atëherë, shumë prej tyre do të më kenë mallkuar Mua dhe do ta kenë larguar vetën aq larg nga Unë, sa Unë nuk do të jem në gjëndje të arrij tek zemrat e tyre apo t’i shpëtoj shpirtrat e tyre.

Mos e nënvlerësoni urrejtjen që djalli e ka për Mua. Ai e tradhëtoi Atin Tim tmerrësisht, por ai më urren Mua. Kjo do të thotë se ai e urren Kishën Time dhe do të jetë mes Kishës Sime në Tokë dhe djajve të dërguar nga Satani që beteja finale do të kryhet. Kjo betejë ka filluar dhe tashmë ka rrëmbyer shpirtrat e Mi të dashur, shumë prej të cilëve nuk kanë arritur të shikojnë se si e fyejnë Zotin.

Kur Prania Ime të ndjehet së shpejti, mes të gjithë atyre që më duan Mua – pavarësisht nëse besojnë apo jo në këto Mesazhe – Unë do t’i vërshoj shpirtrat e tyre me dituri prej Fuqisë së Shpirtit të Shenjtë. Ky është Premtimi Im për botën. Unë kurrë nuk do t’ju lë në fuqinë e të ligut, sepse Unë ju dua të gjithëve ju kaq shumë. Ju jeni si një Gjymtyrë prej Trupit Tim. Ju jeni pjesë e Trupit Tim. Ju jeni Pjesa Ime.

Nëse doni apo jo, Unë prapë do t’ju ndjek deri në Ditën e Madhe dhe Unë do të luftoj për ta shpëtuar shpirtin tuaj. Ju mund të ma ktheni Mua shpinën, por Unë nuk do t’ju braktis, sepse Unë Jam i duruar. Këmbngulja dhe Hyjnia Ime janë përtej njohurisë suaj. Ju kurrë nuk duhet të më harroni Mua, Jezusin Tuaj, sepse Unë Jam me ju gjithmonë, duke pritur që ju të vini tek Unë.

Shpëtimtari juaj i dashur
Shëlbyesi i Njerëzimit

Jezu Krishti

Mesazhi origjinal ne anglisht:

Tuesday, 29 October 2013

Çdo ligj i ri, që shpejt do të futet nga armiqtë brënda Kishës Sime, do të fyej të Vërtetën e dhënë nga Ati Im

E Enjte, 17 Tetor 2013, ora 20:38

Bija Ime e dashur, sikur më shumë njerëz të besonin me të vërtetë tek Unë, Jezusi i tyre, atëherë ata do të gjenin paqe në zemrat e tyre. Atje ku nuk ka besim, ka frikë. Frika e ndalon Dashurinë e Zotit të përshkoj shpirtin tuaj dhe më pas ju bëheni një i burgosur. Asgjë tjetër, veç Dritës Sime, nuk do ta ngre barrën tuaj.

Kur Unë ju tregoj të Vërtetën, Unë e bëj këtë vetëm se Unë ju dua dhe mezi pres ditën kur ne të bashkohemi përfundimisht. Mos kini frikë nga e Vërteta. Dashuria Ime do t’ju mbushi me kurajo dhe forcën për të qëndruar të palëkundur dhe të qëndroni besnikë ndaj Meje në të gjitha gjërat. Unë i mbroj të gjithë ata që më kërkojnë Mua, por janë vetëm shpirtrat që e kanë braktisur veten e tyre plotësisht tek Unë, që nuk do të kenë aspak frikë.

Ligësia e bishës do të maskohet si joshëse dhe moderne dhe do t’ju zbulohet të gjithëve pas maskës së humanizmit, bamirësisë dhe ‘kujdesit për të varfërin’. Mos besoni, as edhe për një minutë, se dishepujt e Satanit do t’i tregonin ndonjëherë ngjyrat e tyre të vërteta. Çdo gënjeshtër e treguar, për të zëvendësuar të Vërtetën, do të duket të jetë e arsyeshme dhe për të mirën e të gjithëve. Çdo ligj i ri, që shpejt do të futet nga armiqtë brënda Kishës Sime, do të fyej të Vërtetën e dhënë nga Ati Im në 10 Urdhërimet, e dhëna Moisiut. Çdo veprim, sado i lehtë mund të jetë, do të krijohet për të më fyer Mua, Jezu Krishtin, Birin e Njeriut. Mashtruesi, përmes shërbëtorëve të tij, nuk mund të rri pa më tallur Mua, sepse ai më urren Mua. Ai do të poshtëroj çdo mjet në Kishën Time përmes veprimeve, fjalëve dhe futjen e simboleve Satanike. Vetëm ata që e dinë të Vërtetën do t’i shikojnë këto paturpësi dhe do ta kuptojnë pikërisht se çfarë do të thonë me të vërtetë veprime të tilla.

Fuqia e Satanit mund t’i ngatërroj, shpërqëndroj dhe torturoj dishepujt e Mi. Ai, Satani, kurrë nuk do t’ju lër të qetë, sidomos kur ju dëshmoni të Vërtetën. Por dijeni këtë – ai mund të mposhtet kur ju besoni plotësisht tek Unë. Kur ju e braktisni veten tuaj para Meje, atij nuk do t’i jepet forcë për të influencuar mbi besimin tuaj tek Unë. Ai, Satani, ka marrë fund. Sundimit të tij, edhe pse ishte i dhimbshëm për njerëzimin, po i vjen fundi. Fyerja e tij e fundit para Meje do të kryhet përmes antikrishtit, i cili do të më imitoj Mua dhe do të gënjej botën duke e bërë të besoj se ai jam Unë, Jezu Krishti, dhe se ai ka ardhur për të shpëtuar botën.

Kur ju e dini të Vërtetën, ju do të jeni në gjëndje t’i bëni ballë këtij tundimi. Kur ju qëndroni të palëkundur ndaj të Vërtetës, së përmbajtur në Biblën Më Të Shenjtë, ju do të shpëtoni.

Sulmi final do të jetë i shpejtë dhe më pas Unë do t’i tregoj botës së Vërtetën dhe vetëm ata që janë të mbushur me urrejtje për Mua do ta mohojnë atë. Mos kini frikë, sepse Unë Jam I vetmi Shpëtimtar i njerëzimit. Vetëm Dashuria Ime do t’ju ruaj. Kini frikë vetëm për ata shpirtra të gjorë që do të më pështyjnë Mua kur Unë të arrij, për t’i marrë përfundimisht në Parajsën e Re.

Jezusi juaj

Mesazhi origjinal ne anglisht:


Sunday, 27 October 2013

Gjarpëri i jep antikrishtit mesazhe të veçanta, të cilat ai i dokumenton me kujdes

E Mërkurë, 16 Tetor 2013, ora 23:27

Bija Ime e dashur, trinia më mëkatare, që përbëhet nga tre armiqtë e Mi, profeti i rremë, antikrishti dhe dragoi, që është Satani, do të ngrihet tani në kundërshtim të hapur kundër Trinisë Më Të Shenjtë. Dijeni se ata kanë me mijra e mijra dishepuj të devotshëm dhe ndërsa koha po afrohet, shumë ceremoni sekrete dhe të shëmtuara do të kryhen për të nderuar gjarpërin.

Kaq i kujdesshëm është gjarpëri të mos e zbuloj veten e tij të vërtetë, sa qëllimet e tij vërtetë djallëzore kundër çdo fëmije të Zotit janë të maskuara, dhe ai e tregon veten e tij tek ata pak të zgjedhurit e tij si një princ tërheqës dhe i bukur, ku ai shfaqet para tyre në mënyrën më joshëse. Ashtu si komunikohen profetët e Mi të zgjedhur, po ashtu dhe gjarpëri i jep antikrishtit mesazhe të veçanta, të cilat ai i dokumenton me kujdes dhe pastaj i ndan me hierarkinë e tij në Tokë. Këto mesazhe përmbajnë udhëzime për të rrëzuar Kishën Time, në pregatitje për antikrishtin që ta marri fronin e tij dhe të gënjej botën të besoj se ai është Krishti, Shpëtimtari I Botës.

Dëgjoni tani, të gjithë ju që e shpërfillni këtë paralajmërim. Së shpejti, shumë nga dishepujt e Mi, që më duan Mua, por që nuk besojnë në këto Mesazhe, do të hasin rrezik të madh. Plani për t’ju larguar nga Unë ka filluar, dhe nëse ju nuk qëndroni të kujdesshëm dhe vigjëlent, ju do të josheni drejt gropës së errësirës. Ai, antikrishti, do të imitoj çdo aspekt të Hyjnisë Sime, të treguara këto nga gjarpëri. Ai, gjarpëri, e pa Kryqëzimin Tim dhe vetëm ai e  ka njohurinë e hollësirave, që përshkuan këtë ngjarje të tmerrshme. Ai do të më talli Mua duke i udhëzuar shërbëtorët e tij të devotshëm t’i ri-përpunojnë ritualet, fund e krye, në Kishën Time. Fjala Ime do të hiqet dhe pjesë të reja të turpshme do të shtohen në Të, me qëllim që të nderoj bishën dhe shumë nuk do t’i kuptojnë pasojat.

Merruni me djallin dhe vëreni veten tuaj në kontrollin e tij dhe kjo do t’ju çoj drejt sprovave të mëdha. I përsërisni fjalët e ndyra që ai do të fusi mes jush dhe ju do ta hapni shpirtin tuaj tek ai. Adhurojeni atë, duke e dashur antikrishtin kur ai të marshoj me arrogancë para jush dhe ju do ta fusni atë në zemrat tuaja, dhe jo Mua. Gjithçka që Unë ju kam mësuar do të jetë e kundërt, përmbys, dhe anasjelltas. Për arsyen se shumë nuk i kuptojnë me të vërtetë Mësimet e Mia dhe se pak prej jush e kanë dëgjuar me kujdes Ungjillin, në lidhje me ngjarjet që çojnë drejt Ardhjes Sime të Dytë, nuk do të jenë më të ditur.

Oh sa më thyhet Zemra Ime kur duhet t’ju zbuloj këtë lajm. Sa do të doja Unë që ju të mos vuanit kështu. Por, Unë ju premtoj, Unë do t’ju lehtësoj dhimbjen dhe sundimi i tij, kur të ndodhi, do të jetë i shpejtë.

Shpirtrave që janë kapur pafajësisht në këtë shtrëmbërim të Hyjnisë Sime, do t’ju tregohet Mëshira Ime. Për fat të keq, ata që besojnë se do të jetojnë në një parajsë, të premtuar nga mashtruesi, do ta gjejnë veten të hedhur në liqenin e zjarrit ku do të vuajnë përjetësisht. Nuk do të ketë njeri t’i ndihmoj ata, sepse ata do të kenë gëlltitur gënjeshtrat, e sajuara për të fituar besimin e tyre, të cilat do të çojnë në humbjen e shumë shpirtrave që do ta ndjekin verbërisht doktrinën e tyre të rreme.

Lutuni për Mëshirë për ata që do të mashtrohen nga mbreti i errësirës.

Jezusi juaj

Mesazhi origjinal ne anglisht:


Friday, 25 October 2013

Planet janë hartuar nga trinia jo e shenjtë ku gjithçka që është e Vërtetë do të hidhet poshtë

E Martë, 15 Tetor 2013, ora 15:45

Bija Ime e dashur, është dëshira Ime që të gjithë priftërinjtë e Mi, në çdo besim Kristjan, të fillojnë të ruajnë Sakramentet Më Të Shenjta. Ata në Kishën Katolike do të jenë të parët të dëshmojnë shkatërrimin dhe dhunimin e Sakramenteve. Ata që janë besnikë ndaj Meje, Jezu Krishtit, do të pregatiten me kujdes për këtë shkretëtirë të tmerrshme në të cilën Kisha Ime do të fundoset. Ju duhet të pregatiteni tani, sepse do të jetë përmes besnikërisë suaj që të gjithë fëmijët e Zotit do të jenë në gjëndje të marrin Sakramentet në formën e tyre të shenjtë.

Të gjitha kishave të tjera Kristjane Unë ju them këtë. Kujtojeni veten për Premtimin Tim për të ardhur përsëri në Ditën e Madhe dhe Të Lavdishme të Ardhjes Sime të Dytë. Dijeni gjithashtu, se në vitet që do të çojnë tek ajo, se të gjithë ata që më ndjekin Mua do të përballen me sprova të tmerrshme. Ata që do të arrijnë sukses në pozita të reja në fuqi, brënda të gjitha besimeve tuaja, do të udhëhiqen nga profeti i rremë dhe të gjithë do të shqiptojnë fjalët e tij dhe do të kopjojnë veprimet e tij.

Mjerë ata që mbajnë anën e profetit të rremë sepse ai është e kundërta e Gjon Pagëzorit dhe do të paraprij antikrishtin i cili do të sundoj mbi të gjithë ju.

Ju do të jeni të mbrojtur nga Unë, sepse së shpejti Unë do të jem gjithçka që ju keni për t’ju udhëzuar ju. Vetëm Unë mund të besohem për t’ju treguar të Vërtetën kur të përfshiheni nga herezitë, të cilat do t’ju paraqiten si forma e re e teologjisë Kristjane moderne. Sa dinak është Satani, sepse ai kurrë nuk do të trondisi – në të kundërt ai, përmes atyre që i shërbejnë atij – do t’ju tërheqi ju drejt një interpretimi të ri, të shtrëmbëruar dhe të kthyer përmbys të Fjalës Sime Më Të Shenjtë.

Planet janë hartuar, nga trinia jo e shenjtë, ku gjithçka që është e Vërtetë do të hidhet poshtë. E gjithë kjo i bën apel botës jobesimtare, ku lakmia dhe dëshira njerëzore për të toleruar mëkatin, do t’ju paraqitet besimtarëve nëpërmjet të gjitha Kishave Krisjtane. Kjo ditë është e shkruajtur në gur dhe do të jetë fyerja përfundimtare, e lejuar nga Zoti, para se Ai të më dërgoj Mua, Birin e Tij të vetëm, për t’i mbledhur të gjithë ata që qëndrojnë besnikë ndaj Fjalës së Zotit. Kur gënjeshtrat t’ju paraqiten, ato do të duken të jenë një gjë e mirë. Stampa e përulësisë do të jetë e përbashkët tek të gjitha kishat tuaja, pasi ajo do të adoptohet nga ata që do t’ju mashtrojnë.

Çdo veçori, e shoqëruar me Mua – Dashuria Ime për të varfërin; Dashuria Ime për të dobëtin dhe të përulurin; mos-aprovimi Im për lakminë, vesin dhe joshjen, do të përdoren si pjesë e argumentave të bëra për t’ju detyruar të pranoni këtë doktrinë të re – këtë fe të një bote të re, për të pregatitur botën për sundimin e antikrishtit.

Si një Zot i dashur, juve po ju jepen këto paralajmërime për t’ju shpëtuar. Më dëgjoni Mua tani. Gjithçka që Unë kërkoj është një gjë. Qëndroni besnikë ndaj Fjalës Sime të Shenjtë. Fjala Ime e Shenjtë ju është dhënë, në Biblën e Shenjtë. Ajo kurrë nuk mund të ndryshoj. Por armiqtë e Zotit do ta shtrëmbërojnë kuptimin e saj. Kur kjo të ndodhi, refuzojini ata që ju thonë se Zoti do t’i aprovonte ndryshime të tilla. Asgjë nuk mund të jetë kaq e largët nga e Vërteta.

Jezusi juaj

Mesazhi origjinal ne anglisht:


Thursday, 24 October 2013

Nëna e Shpëtimit: Priftërinjve në Kishën Katolike, unë ju bëj thirrje të mbani Rozaren Time Më Të Shenjtë

E Hënë, 14 Tetor 2013, ora 15:30

Fëmija ime e dashur, mos besoni as edhe për një moment, se secili prej jush është mjaft i fortë, t’i rezistoj i vetëm tundimeve me të cilat do të ndeshet për ta larguar nga e Vërteta – Fjala e Vërtetë e Zotit. Pa lutje të vazhdueshme, ju do ta shikoni se nuk do të jeni në gjëndje të ngriheni dhe të deklaroni të Vërtetën kur t’ju paraqiten gënjeshtrat.

Të gjithë ju duhet të recitoni Fushatën e Lutjeve pasi errësira ka filluar tashmë të bier mbi Kishën e Birit tim në Tokë dhe ju duhet të jeni të pregatitur për këtë çdo sekondë.

Priftërinjve në Kishën Katolike, unë ju bëj thirrje të mbani rruazat e Rozares sime Më Të Shenjtë dhe një Kryq Benediktian me vete gjatë gjithë kohës. Ju duhet ta recitoni Rozaren time të Shenjtë çdo ditë të vetme dhe të hapni sytë për ata në radhët më të larta brënda Kishës për të parë se kush e thotë Rozaren time të Shenjtë në publik. Kur unë nderohem, Rozarja ime e Shenjtë duhet të thuhet nga të gjithë të pranishëm para meje. Nëse ata, që thonë se i drejtojnë besimtarët për të kërkuar ndihmën time para Fronit të Zotit, nuk mund ta recitojnë Rozaren time, atëherë ata kanë nevojë për lutjet tuaja. Të ardhurit para meje, për të kërkuar ndihmën time, pa e recituar Rozaren time, është pa fryt, pasi është njësoj sikurse një ushtar shkon në betejë pa asnjë mbrojtje.

Rozarja ime është lutja me e fuqishme dhe, kur ajo thuhet për ditë, do të shkatërroj fuqinë e të ligut. Ata, shpirtrat e të cilëve janë të errësuar nga Satani, do ta kenë tepër të dhimbshme ta recitojnë këtë lutje. Sipas veprave të tyre ju do t’i njihni se kush ata janë dhe ju duhet t’i kërkoni Zotit, përmes Mëshirës së Birit tim, Jezu Krishtit, t’i ndihmoj ata të tërhiqen drejt Dritës së Zotit.

Nëna juaj e dashur
Nëna e Shpëtimit

Mesazhi origjinal ne anglisht:


Ju nuk me njihni Mua sepse ju nuk më dalloni se Jam Unë

E Djelë, 13 Tetor 2013, ora 18:00

Bija Ime e dashur, kur ju të ndjeheni të braktisur dhe të pasigurtë për Dashurinë Time për botën, ju kurrë nuk duhet të ndaloni të më thërrisni Mua për t’ju ndihmuar. Ju, herë pas here, do të keni një ndjenjë dëshpërimi, një ndjenjë frike dhe një ndjenjë vetmie kur ju i përmbaheni Fjalës Sime të Shenjtë, e dhënë botës përmes Ungjillit të Shenjtë. Madje tani, kur Ungjilli Im i Shenjtë akomë po ju tregohet, ju do të ndjeheni shumë të izoluar, sepse fare pak njerëz e vënë në praktikë çfarë Unë u kam mësuar përmes Fjalës Sime të Shenjtë.

Nëse ju thoni se e doni fqinjin tuaj dhe pastaj e fyeni atë, ju prapë do të më përkisni Mua. Nëse ju thoni se besoni në 10 Urdhërimet, por i adoptoni ato për t’ju përshtatur jetës suaj, atëherë ju jeni të verbër ndaj të Vërtetës. Nëse ju i pranoni Sakramentet e dhëna përmes Meje, por i thyeni ato, ju më fyeni Mua. Kur ju predikoni Fjalën Time të Shenjtë tek të tjerët dhe pastaj e vini veten tuaj para të tjerëve, duke thënë se ju jeni më të vlefshëm se ata, në Sytë e Zotit, ju më ofendoni Mua. Kur ju deklaroni se Fjala e Zotit nuk ka më rëndësi në një botë moderne dhe se ajo duhet adoptuar për t’ju përshtatur një bote jobesimtare, atëherë ju pështyni në Fytyrën e Zotit. Kur ju besoni se njohuria juaj për Mua është superiore ndaj Fjalës Sime të Shenjtë, ashtu si Unë ja u jap përmes këtyre Mesazheve dhe se ka gabime brënda tyre, ju jeni të paditur ndaj të Vërtetës. Ju nuk më njihni Mua sepse ju nuk më dalloni se Jam Unë.

Prandaj, madje dhe ju që ndjeheni të kënaqur me njohurinë tuaj mbi Fjalën Time të Shenjtë dhe më refuzoni Mua tani në këtë Misjon – ju më keni braktisur Mua. Ju, në veçanti, duhet të kërkoni Ndihmën Time sepse ju jeni asgjë pa Mua.

Jezusi juaj

Mesazhi origjinal ne anglisht:


Kur Qielli dhe Toka të bëhen një, nuk do të ketë më Purgator

E Shtunë, 12 Tetor 2013, ora 17:10

Bija Ime e dashur, Froni Im do të vendoset mbi Tokën e ripërtërirë dhe së shpejti të gjithë do të jetojnë në paqe dhe harmoni, sipas Vullnetit të Atit Tim.

Bota do të bëhet ashtu si ishte në fillim dhe asnjë mosmarrveshje nuk do të ndjehet. Të gjithë fëmijët e Zotit, që janë zgjedhur të bashkohen me ëngjëjt dhe shenjtorët, do të jetojnë një egzistencë të përkryer. Por dijeni këtë. Ata që nuk e pranojnë realitetin e Parajsës së Re, kur t’ju jetë dhënë çdo mundësi  për të vendosur se cilën udhë ata dëshirojnë të zgjedhin, nuk do t’ju jepet një mundësi e dytë. Kur Qielli dhe Toka të bëhen një, nuk do të ketë më Purgator. Udha e vetme që shpirtrat do të marrin, të cilët e refuzojnë të pranojnë Mëshirën Time kur t’ju dhurohet falas, do të jetë ajo që çon në Ferr. Shumë do të jenë aq kokfortë, pasi ata mbështeten pothuajse mbi arsyen intelektuale, sa ata, pa e kuptuar, zgjedhin të kalojnë përjetësinë në zjarret e Ferrit.

Ata që nuk besojnë në Zot, apo nuk pranojnë të Vërtetën, nuk besojnë në egzistencën e Satanit. Ai, mashtruesi, do ta turbulloj mëndjen e tyre me gënjeshtra, me qëllim që t’i tërheqi drejt dhomave të torturës. Menjëherë sa të hyjnë, për shkak të urrejtjes së tij për njeriun, ai do t’i bëj ata të vuajnë pa-pushim përjetësisht. Atëherë Unë nuk mund t’i ndihmoj këta shpirtëra. Sa lotoj me hidhërim të madh për shpirtrat e arrogantëve, të paditurve dhe ata me zemër të ngurtësuar. Ata janë të mbushur me krenari, sa kurrë nuk do të më shikojnë Mua sepse ata nuk munden. Nuk është e mundur për një person të më shikoj Mua apo të mbushet me Fjalën Time të Vërtetë, nëse janë të goditur me mëkatin e krenarisë. Ata prej jush, nga njëra anë, që ma njohin Mua, por që më pranojnë Mua sipas kushteve tuaja – edhe ju gjithashtu e largoni veten nga Unë.

Përse thoni se më njihni Mua dhe pastaj shtrëmbëroni çfarë Unë ju kam treguar për të më ndjekur Mua? Si mund ta quani veten një Kristjan dhe pregatiteni për të pranuar teologjinë e rreme dhe gënjeshtrat, që ju i keni sajuar për t’ju përshtatur jetës suaj? Kush jeni ju nëse nuk më ndiqni Mua dhe nuk e pranoni të Vërtetën e plotë të Mësimeve të Mia? Ju jeni një tradhëtar. Ju më tradhëtoni Mua. Kur ju më tradhëtoni Mua njëherë, ju do të tundoheni ta bëni atë prapë se prapë, deri kur më në fund, ju nuk do të jeni më një Kristjan në Sytë e Mi.

Unë duhet t’i bëj thirrje të gjithë atyre që besojnë në Fjalën Time dhe ju pyes, se kur Unë e kam toleruar ndonjëherë mëkatin? Unë e fal mëkatin, por Unë kurrë nuk e toleroj atë. Nëse ju besoni se Unë e toleroj mëkatin, atëherë ju e justifikoni mëkatin. Ju do të vuani për gabimin e udhëve tuaja dhe ju nuk jeni më mirë se ata që më tradhëtuan Mua, më tallnin Mua, më përqeshnin Mua dhe më kryqëzuan Mua.

Mbajeni mënd se Unë ju mësova të Vërtetën. Asgjë tjetër përveç të Vërtetës do t’ju bëj të pranoni shpëtimin që Unë tani vij për t’i sjellë botës, në këtë fazë përfundimtare të Premtimit Tim për të shpëtuar njerëzimin.

Kurrë mos harroni se Unë Jam e Vërteta. Vetëm e Vërteta vjen nga Unë.

Jezusi juaj

Mesazhi origjinal ne anglisht:


Tuesday, 22 October 2013

Lehtësohuni, të gjithë ju, dhe dijeni se Zoti është përherë i Fuqishëm dhe se asnjë vepër, sado e ligë, nuk mund t’i shpëtoj Atij

E Premte, 11 Tetor 2013, ora 22:30

Bija Ime e dashur, dijeni se Unë eci krahë jush çdo ditë, çdo minutë, duke pritur për përgjigjen tuaj. Ka herë kur ju keni shumë për të bërë për këtë Mision, ju gjithmonë duhet të lini mënjanë kohën e duhur për Mua, Jezusin tuaj. Dijeni se Unë Jam gjithmonë i Pranishëm dhe i përgjigjem gjithmonë atyre që më thërrasin Mua. Asgjë nuk duhet t’ju ndaj nga Shoqëria Ime sepse koha që ju më jepni Mua ju dhuron Hire të mëdha.

Sot Unë kërkoj që të gjithë ata që e pranojnë se Unë tani i flas gjithë botës, përmes Librit të së Vërtetës, ta pregatisin veten. Kurrë mos lejoni që mesazhet e Mia t’ju shkaktojnë shqetësim, dëshpërim apo panik. Kurrë mos besoni se Unë do t’ju kërkoja të lini shtëpitë tuaja për strehat, sepse ky urdhër nuk vjen nga Unë. Strehat për të cilat Unë flas janë vëndet që ju duhet të shkoni për të marrë Meshën dhe Sakramentet.

Shërbëtorët e Mi besnikë po pregatiten tani, në gjithë botën, për ardhjen e asaj dite kur Sakrifica ditore e Meshës nuk do të jetë më.

Ju gjithmonë duhet të mbani Vulën e Bekuar të Zotit të Gjallë në shtëpitë tuaja dhe në çfarë do lloj formati të mundeni për ta mbajtur gjithashtu me vete. Kjo do t’ju mbroj ju nga çdo lloj persekutimi dhe ju do të fitoni forcën e nevojshme për të qëndruar besnikë ndaj Zotit dhe gjithçkaje që është treguar qartë në Biblën Më Të Shenjtë.

Lehtësohuni, të gjithë ju, dhe dijeni se Zoti është përherë i fuqishëm dhe se asnjë vepër, sado e ligë, nuk mund t’i shpëtoj Atij.

Ata prej jush që zgjedhin t’i përgjigjen Thirrjes Sime janë të bekuar. Ju, nga ana juaj, përmes veprës suaj të dashurisë për fqinjin tuaj, do ta përhapni Vulën e Zotit të Gjallë ngado që shkoni. Tani ju duhet ta bëni këtë. Kini besim tek Unë. Kurrë mos u ndjeni të shqetësuar, sepse Unë nuk përhap frikë. Unë përhap të Vërtetën që për disa mund të jetë shqetësuese. Unë Jam Mbrojtësi juaj, Shpëtimtari juaj dhe Unë do të vij së shpejti për t’ju sjellë shpëtimin final dhe botën që do të vij, e cila nuk do të ketë aspak ligësi. Qëndroni të qetë. Unë do t’ju udhëzoj dhe mbroj të gjithëve ju dhe do t’ju jap Dhuratën e qëndrueshmërisë në të gjitha sprovat që do të vijnë.

Jezusi juaj

Mesazhi origjinal ne anglisht:


Sunday, 20 October 2013

Hyji Atë: Satani dhe djajtë e tij kanë rekrutuar një ushtri shumë të madhe

E Martë, 8 Tetor 2013, ora 15:40

Bija Ime e dashur, Fuqitë e Mia Hyjnore i jepen të gjithë fëmijve të Mi që kthehen tek Unë, duke më kërkuar Mua – përmes Birit Tim – t’i ruaj ata gjatë këtyre kohëve të sprovave të mëdha në Tokë.

Mëkati është kaq i shfrenuar sa Biri Im tani vuan të njëjtën Agoni, që Ai duroi për secilin prej jush në Kryq. Mëkati është kaq i përhapur sa ju të gjithë keni krijuar imunitet ndaj tij dhe ligësisë që ai nxjerr. Fëmijët e Mi, ju duhet të vini tek Unë dhe kurrë të mos hiqni dorë nga përpjekja juaj për paqe dhe dashuri. Kurrë të mos mendoni se Unë nuk do t’i dëgjoja zërat tuaj, kur ato më thërrasin Mua, pavarësisht se sa të vegjël jeni.

Ardhja e Dytë e Birit Tim do të krijoj rrëmujë të madhe, përçarje, mosbesim, urrejtje dhe trishtim, kur e Vërteta e Fjalës Sime të Shenjtë, do të flaket tutje. Satani dhe djajtë e tij kanë rekrutuar një ushtri shumë të madhe – një ushtri kaq të madhe dhe të fuqishme sa do të ishte përtej besimit tuaj nëse do të mund ta shikonit se si është formuar. Kjo ushtri kontrollon çfarë juve, fëmijve të Mi, ju tregohet në publik. Shumë rrallë, që tani e tutje, do t’ju tregohet e Vërteta. Me këtë Unë dua të them e Vërteta, sipas Besëlidhjes Sime Më Të Shenjtë.

Të gjitha çështjet në lidhje me botën në të cilën ju jetoni nuk do t’ju zbulohen me të vërtetë, pasi luftrat, e krijuara me qëllim për të shkatërruar njerëzit e Mi, do të dëshmohen së shpejti. Asnjë nga këto luftra nuk do të jetë për të mirën e njeriut as edhe nuk do të jenë të drejta. Fjala Ime, e dhënë botës, që kur profeti i parë zbuloi Dëshirat e Mia, nuk do të merret më seriozisht. Fjala, sipas Birit Tim, Jezu Krishtit, do të abuzohet dhe do të poshtërohet me qëllim që të justifikohen gënjeshtrat.

Është koha për të gjithë ata që janë thirrur në shërbim të Birit Tim të qëndrojnë vigjëlentë. Ju nuk mund ta shpërfillni këtë, Thirrjen Time ndaj njerëzimit. Unë, përmes Birit Tim, ju kërkoj të qëndroni së bashku, të bashkuar me Atë gjatë gjithë kohës. Ju, fëmijët e Mi, jeni shënjestra e parë e Satanit, pasi ai nuk do të pushoj deri kur të pushtoj si fillim Kishën e Birit Tim në Tokë. Pa Kishën e Birit Tim, ai do të dështoj të tërheqi shpirtrat që ai i dëshiron më shumë. Ju, fëmijët e Mi, do të lëndoheni dhe torturoheni nga bisha – antikrishti – nëse ju dorëzoheni ndaj presioneve që ju detyrojnë të mbështesni doktrinën e re të rreme, e cila është tani duke u pregatitur me kujdes dhe pa mëshirë.

Unë, Ati për të gjithë ju, Hyji Më I Larti, dëshiroj të bëhet e ditur se antikrishti do të përqafohet nga armiqtë e Mi në ritualet sekrete. Ai po betohet pas mureve të fshehta, në vëndet, që janë caktuar për Adhurimin e Birit Tim. Masoneria kishtare, e cila tani do të dëshmohet, luan një rol të rëndësishëm në këtë paturpësi. Për fat të keq, e gjithë kjo duhet të ndodhi para se Premtimi Im për të mbledhur të gjithë fëmijët e Mi, në Parajsën që Unë krijova për ata në fillim, të kryhet.

Do të varet nga ju, të zgjedhur nga Unë, të njihni gjithmonë të Vërtetën, me qëllim që të mund të ndihmoni Birin Tim të shpëtoj shpirtrat e tjerë që do të betohen të ndjekin bishën.

Imazhi i Birit Tim, i njohur në mbarë botën, do të zëvendësohet së shpejti me imazhin e profetit të rremë. Imazhi i tij do të adhurohet në fillim, në vënd të Birit Tim. Pastaj kjo do të ndiqet nga imazhe të mëdha të bishës, në çdo lloj formati, shenja 666 e të cilit do të jetë e futur brënda çdo shenje të vetme që ai bën mbi një botë që nuk dyshon. Ju do ta shikoni këtë shenjë të fshehur në objekte kaq të fëlliqura, që do të përdoren ashtu sikurse dikush do të mbante objekte të shenjta. Një formë e kokrrave të rozares do të krijohet për të adhuruar bashkimin e ri, të kishave të botës, që do të deklarohet së shpejti. Feja e botës së re do të festohet duke marrë librat e shenjtë të lutjeve, medaljet, qaforet, rozaret, Kryqet dhe duke i poshtëruar ato duke i kthyer në objekte për të sjellë fat.

Gjithkush do ta dojë antikrishtin, sepse ai do të përfaqësoj botën jashtë fesë, nga njëra anë, por për arsyen se ai do të mbështetet nga mashtruesi i rremë në Kishën e Birit Tim në Tokë, ai shpejt do të duket të përfaqësoj gjithçka që është e shenjtë në botë.

Fëmijët e Mi, mos lejoni lajmet e këtyre ngjarjeve t’ju copëtojnë zemrën, sepse kur ju më dëgjoni Mua, dhe ndiqni Udhën e Birit Tim, Unë do t’ju kursej shumë nga persekutimi i shpirtit që do të vij. Përkushtimi juaj ndaj këtyre Mesazheve do të dobësohet herë pas here, prej sulmeve të krijuara nga Satani. Disa prej jush do të largohen. Disa prej jush do të dyshojnë. Pjesa më e madhe prej jush do të qëndrojnë besnikë ndaj Meje dhe Unë do t’ju dhuroj Favore dhe Hire të mëdha për bindjen tuaj.

Unë ju dua fëmijë. Unë do të jem i mëshirshëm dhe kur ju të më kërkoni Mua, përmes Birit Tim, t’i lehtësoj zemrat tuaja dhe t’ju ndihmoj të qëndroni të qetë dhe të ecni me besim drejt Portave të Parajsës Sime të Re, Unë do t’i përgjigjem thirrjes suaj.

Ati juaj i dashur
Hyji Më I Larti

Mesazhi origjinal ne anglisht:


Së shpejti do t’ju thuhet të përdorni besimin tuaj për të krijuar një fushatë politike nëpër botë për të shpëtuar të varfërit

E Djelë, 6 Tetor 2013, ora 23:20

Bija Ime e dashur, zëri i profetit të rremë oshëtin mbi gjithçka që është e shenjtë në Kishën Time. Megjithatë, fare pak do të thuhet mbi rëndësinë e ruajtjes së Mësimeve të Zotit, Sakramenteve dhe Shpalljen e Të Vërtetës. Në të kundërt, ju do të shikoni devijime, të tilla si përkujdesje për të varfërit dhe të uriturit e botës, dhe kjo do të konsiderohet të jetë detyra juaj e parë si shërbëtor i Zotit.

Si shërbëtor dhe ndjekës i Zotit në Kishë, besnikëria juaj e parë është ndaj të Vërtetës që Unë ju kam treguar. Dashuria për të varfërin dhe të uriturin si dhe ndihma ndaj tyre është një gjë e mirë, por Kisha Ime në Tokë ka një rol shumë më të madh, për të cilin më janë betuar Mua. Kjo përfshin mësimin e të Vërtetës në gjithçka që Unë ju kam mësuar dhe ju do ta kryeni këtë, nëse me të vërtetë më doni Mua.

Kisha ka një Mision për të mësuar të Vërtetën e Mësimeve të Mia. Duke marrë një aspekt të Fjalës Sime, ndihma për të varfërin është admiruese, por çorjentuese, pasi Mësimet e Mia e shprehin qartë se ju duhet ta ndihmoni të varfërin në shpirt. Ndihmojini ata të kurojnë shpirtin e tyre, para se t’i ndihmoni të çlirohen nga vuajtjet e jetës. Nëse Unë ju jap një njeri të varfër dhe ju kërkoj ta ndihmoni atë, si do ta bëni këtë? Do t’i jepni atij rroba? Para për të ushqyer familjen e tij? Apo, do të donit që në fillim Unë ta shpëtoja shpirtin e tij?

Së shpejti do t’ju thuhet të përqëndroni gjithë vëmëndjen tuaj tek të varfërit e botës. Do t’ju kërkojnë para – dhe kjo do të merret nga burime të ndryshme për të ndihmuar të varfërit, të papunët dhe të pastrehët e botës. Juve do t’ju thuhet se Unë, Jezu Krishti, gjithmonë i doja të varfërit. Problemi është ky. Unë kërkoj si fillim të varfërit në shpirt – për t’i çliruar ata nga jetët e tyre të humbura. Të varfërit në shpirt – ata që kanë fare pak ndjenjë shpirtërore për Zotin – janë ata që Unë dëshiroj. Të bekuar janë ata që janë të varfër në këtë jetë, ku kanë fare pak për të treguar, por që më duan Mua, sepse këta njerëz nuk janë fare të varfër. Njeriu i pasur, që nuk ka aspak dashuri për Mua, ka më shumë nevojë për Dashurinë Time, Mëshirën Time, Dhembshurinë Time, sesa ata që janë të detyruar të gjejnë ushqim, rroba dhe strehim. Se si ju më doni Mua dhe si më kërkoni Mua t’ju shpëtoj është se çfarë ju i kushtoni vëmëndje. Sakramentet do të jenë forca shpëtuese e atyre që janë të pasur dhe të varfër, por që nuk kanë aspak dashuri për Mua.

Së shpejti do t’ju thuhet të përdorni besimin tuaj për të krijuar një fushatë politike nëpër botë për të shpëtuar të varfërit nga liderat në Kishat e Mia kudo. Asgjë nuk do të thuhet për t’ju inkurajuar të pregatiteni për Ardhjen Time të Dytë, sepse ata nuk do të guxonin t’ju pregatisnin për këtë Ditë të Madhe. Ata më shumë do t’ja u largonin vëmëndjen nga Unë duke ju kërkuar të kaloni më shumë kohë në nderim të veprave të profetit të rremë.

Shumë shpejt, statuja të shenjta, relika, afishe, filxhanë dhe piktura të mëdha të bëra me porosi do të bëhen për profetin e rremë për t’u vendosur në Kishat ngado. Imazhi i tij, së bashku me antikrishtin, me kalimin e kohës, do të zbukurojnë shumë vënde publike, kisha, qëndra politike, si dhe në vëndet ku parlamentet e tyre do të duken ta mbështesin Kishën Katolike në një ‘dritë të re’. Kjo do të krijoj një formë të re të evangjelizmit të rremë, dhe për arsyen se ajo do t’i përshtatet shoqërisë moderne jobesimtare, ajo do të tërheqi admirues nga e gjithë bota.

As edhe një fjalë nuk do të vihet re mbi rëndësinë e Sakramenteve të Shenjta, ashtu si ju dhanë botës apo për Hiret e rëndësishme, që ato dhurojnë. Në të kundërt, secila prej tyre do të shkurtohet – kuptime të tjera do t’ju shtohen, me qëllim që të tërheqin ata që i mohojnë ato ashtu si janë. Kjo do të jetë me shpresën që paturpësia e shkatërrimit të Sakramenteve të Mia t’ju ofrohet sa më shumë njerëzve të jetë e mundur për t’i larguar ata nga Zoti, me qëllim që armiqtë e Zotit të mund të përfundojnë marrëveshjen e tyre me djallin.

Djalli do të mashtroj shumë nga ata që i përkasin Kishës Sime në këtë periudhë në histori. Ai do ta bëj këtë në mënyrën më joshëse dhe bindëse dhe ai do t’i justifikoj gënjeshtrat kur shërbëtorët e tij të thonë se Unë do t’i aprovoja këto ndryshime të reja. Unë, Jezu Krishti, do të përmëndem gabimisht me qëllim që të fitohen shpirtrat. Mësimet e Mia do të shtrëmbërohen me qëllim që të shkatërrojnë Kishën Time dhe të vjedhin ata shpirtra më të afërt me Mua. Miljona do të pranojnë gënjeshtrat pa asnjë kujdes në botë. Ju duhet të luteni për ata me shpresën se ata do ta kuptojnë, me kalimin e kohës, se diçka është gabim.

Kur Unë i emëroj liderat dhe kur një shpirt i zgjedhur është caktuar për të përhapur Fjalën Time të Shenjtë, brënda Kishës Sime në Tokë, e Vërteta është gjithmonë e drejtpërdrejtë, e qartë, e saktë dhe drejt e në temë. Kur ju të gënjeheni, përmes influencës së shpirtit të lig, ju do të jeni të ngatërruar. Shprehjet nuk do të kenë kuptim. Të ashtu-quajtura përmirësime, të paraqitura nga armiqtë brënda Kishës Sime, do të thonë se e Vërteta nuk është ‘mjaft e mirë’.

Fjala Ime, Sakramentet e Mia, Mësimet e Mia nuk kanë nevojë për përmirësim, sepse ato vijnë nga Unë. Unë Jam Zot. Unë Jam I Përkryer. Fjala Ime qëndron përherë. Çdo njeri që e ndryshon Fjalën Time Më Të Shenjtë është një armik i Zotit. Zemërimi Im është i madh në këtë kohë dhe çdo njeri që e trajton Trupin Tim, Eukaristinë Më Të Shenjtë, pa respekt dhe thotë se ai i drejton njerëzit e Mi, dijeni se kjo është e pavërtetë. Unë kurrë nuk do t’i kërkoja një lideri në Kishën Time të ndryshonte Fjalën e Zotit, duke futur kuptime të reja apo interpretime të reja. Kjo kurrë nuk mund të ndodhte.

Jezusi juaj


Mesazhi origjinal ne anglisht:


Mohojeni mëkatin dhe ju më mohoni Mua

E Premte, 4 Tetor 2013, ora 23:44

Bija Ime e dashur, asnjë njeri nuk mund të më luftoj Mua dhe të presi shpëtimin e përjetshëm, nëse nuk dorëzohet plotësisht tek Unë. Të gjithë fëmijët e Zotit duhet ta dinë se koha po afrohet kur bota ta mësoj se Thirrja Ime Finale është pothuajse afër.

Kurrë mos ju trëmbni Thirrjes Sime. Mirëpriteni atë, sepse ajo ju sjell Dashuri, Paqe dhe Shpëtim. Më shpërfillni Mua dhe është në dëmin tuaj, sepse Unë ju jap vetëm aq kohë sa t’i përgjigjeni Thirrjes Sime nga Qielli.

Ju, ndjekësit e Mi të dashur – pavarësisht se kush jeni – do ta gjeni veten së shpejti të izoluar dhe të shkëputur nga Prania Ime e Vërtetë. Prania Ime, Fjala Ime dhe Mësimet e Vërteta të Zotit do të ndalohen dhe ju do ta gjeni veten në një gjëndje shumë të vetmuar. Ata prej jush që i qortojnë dhe i tallin këto, Mesazhet e Mia të Shenjta të Dashurisë për botën, do të mbeten të habitur se si mund të jetë kjo, kur ju të ndiqni udhën e mashtrimit. Sa më larg të ecni në këtë udhë, aq më të madhe do ta krijoni largësinë mes shpirtrave tuaj dhe Mëshirës Sime.

Kur ju më doni Mua, ju do të besoni në Mësimet e Mia. Nëse ju më njihni Mua, ju do ta njihni Fjalën Time të Shenjtë tek Shkrimet e Shenjta. Nëse ju më njihni Mua dhe pranoni se Unë do ta lejoja ndonjëherë Fjalën Time të Shenjtë të kthehej në diçka që nuk është, pa ndërhyrje nga Ana Ime, atëherë ju nuk mund të thoni se më njihni Mua. Nëse ju besoni se Unë, Biri i njeriut, I Cili vdiq nga një vdekje brutale, për hatrin tuaj, për t’ju shpëtuar nga mëkati, do të rrija duarkryq dhe të shpërfillja një situatë të tillë, atëherë ju e mohoni Fjalën e Zotit.

Mohojeni mëkatin dhe ju më mohoni Mua. Pranojeni mëkatin se është një gjë e mirë apo besoni, për një moment, se Unë do ta justifikoj atë, pa pendesë, atëherë ju nuk mund të kërkoni më një vënd në Mbretërinë Time. Unë ju paralajmëroj se kjo periudhë që vjen do t’ju çoj në udhën më të rrezikshme të shkatërrimit, nëse nuk qëndroni besnikë ndaj Fjalës Sime të Shenjtë.

Fjala Ime është e Përjetshme. Mbretëria Ime është e juaja kur ju e pranoni Fjalën Time ashtu si ju është dhënë. Guxoni ta shtrëmbëroni atë apo të pranoni ndonjë formë të adoptimit të ri dhe ju do të vuani për këtë. Zemërimi Im është shtuar tani, ndërsa shikoj se sa pak respekt shumë nga ju tregoni ndaj të Vërtetës ashtu si ishte e shkruajtur në Librin e Atit Tim. Nuk mund të ketë të Vërtetë tjetër. Çdo formë devijimi kurrë nuk mund të pranohet nga Zoti. Asnjë argument. Asnjë arsyetim njerëzor. Asnjë përjashtim. E Vërteta do të jetoj Përjetësisht. Gënjeshtrat do t’ju çojnë në krahët e bishës.

Jezusi juaj

Mesazhi origjinal ne anglisht:


Thursday, 17 October 2013

Kur Kryqëzimi i Kishës Sime në Tokë të filloj, ju duhet të shikoni për të gjitha shenjat, që janë treguar më parë

E Enjte, 3 Tetor 2013, ora 22:35

Bija Ime e dashur, kur Kryqëzimi i Kishës Sime në Tokë të filloj, ju duhet të shikoni për të gjitha shenjat, që janë treguar më parë.

Armiqtë e Zotit do të imitojnë çdo aspekt të Vetë Kryqëzimit Tim, duke filluar me shkatërrimin e Trupit Tim. Kur Unë tërhiqesha zvarrë para xhelatëve të Mi, ata më zhveshën, me qëllim që të më vinin në lojë dhe të më turpëronin Mua. Më pas ata më veshën me të kuqe – ngjyrë e shoqëruar me bishën. Pastaj ata ziheshin se kush do ta ngulte gozhdën e parë në Trupin Tim. Dhe pas kësaj, si njerëz të egër, ata i tërhiqnin Gjymtyrët e Mia dhe i shtrinin Krahët e Mi aq shumë sa i nxorrën nga kyçet, për të më shkaktuar Mua më shumë dhimbje. Për të më bërë Mua të vuaj më tepër, ata i ngulnin gozhdët në pëllëmbët e Duarve të Mia në një pozicion të tillë që dilnin nga Kyçet e Duarve të Mia. Të dy Krahët e Mi u tërhoqën në dy pozicione të vështira dhe Unë u vara në një pozicion të pazakontë, i sajuar për të më shkaktuar Mua dhimbje dhe turpërim maksimal.

Ata hidhnin shorte me qëllim që 8 burrat e fundit të mund të drejtonin torturën e përgjakshme që shkaktuan mbi Trupin Tim. Ata thonin gjëra të turpshme, më godisnin Mua me pëllëmbë dhe me grushte, më qëllonin me shkelm në bark dhe ulërinin si njerëz të egër. Ata më poshtëronin Mua në çdo mënyrë për t’ju treguar të gjithë atyre që ishin dëshmitarë në vdekjen Time në Kryq se Unë po ndëshkohesha për të ashtu-quajtura gënjeshtrat e Mia të liga. Ata më vranë për të më heshtur Mua dhe për të penguar Fjalën e Zotit të arrinte tek shpirtrat.

E njëjta gjë do të ndodhi së shpejti. Nuk do të jetë e mjaftueshme për armiqtë e Mi të ndryshojnë Praninë e Eukaristisë Sime – ata do ta poshtërojnë Trupin Tim edhe një njerë. Ata do të më dëmtojnë Mua në të njëjtën mënyrë. Ngjyra e kuqe do të përdoret; ata do të bëjnë veprime para Kryqit Tim dhe do të më fyejnë Mua me ritualet e tyre të reja. Vetëm ata që i dallojnë  shenjat do të shikojnë se si këto paturpësi do të paraqiten me entuziazëm në botë, mes ceremonive dhe shfaqjeve madhështore.

Leximet e reja të meshës do të jenë pavlerë dhe shumë nga liturgjia e re nuk do të ketë kuptim. Ju që i dini Mësimet e Mia, bëni kujdes nga deklaratat e ngatërruara, pakuptim dhe të komplikuara, të cilat do të shoqërojnë futjen e mësimeve të reja të ripërpunuara dhe besimet e vjetra. Ata jo vetëm që do t’ju ngatërrojnë dhe do të krijojnë trazirë në shpirtin tuaj, ata do të jenë të mbushur me kontradita dhe gënjeshtra, që kurrë nuk mund të vijnë nga Unë, Jezu Krishti.

Juve ju është dhënë e Vërteta që nga koha që Unë eca në Tokë. Tani do t’ju jepen gënjeshtra, të sajuara për t’ju bërë të largoheni nga Zoti. Bëni të sigurtë që të jeni vigjëlentë, sepse do të tërhiqeni dhe do të çoheni drejt doktrinës së rreme. Doktrina e errësirës, e planifikuar me kujdes për shumë vite, do të zbresë tani mbi ju. Ju kurrë nuk duhet të pranoni premtimet, që bien në kundërshtim me Fjalën Time. Kur të shikoni këto gjëra të ndodhin ju do ta dini se ato janë sjellë tek ju nga shpirti i keq, me qëllim që të shkatërroj mundësinë tuaj për shpëtimin e përjetshëm.

Jezusi juaj

Mesazhi origjinal ne anglisht:


Wednesday, 16 October 2013

Është një keqkuptim i madh për atë që e bën një burrë dhe një grua të shenjtë në Sytë e Mi

E Mërkurë, 2 Tetor 2013, ora 22:15

Bija Ime e dashur, është një keqkuptim për atë që e bën një burrë dhe një grua të shenjtë në Sytë e Mi.

Shumë njerëz në botë e kanë të vështirë ta ndjekin praktikën e Besimit Kristjan kur vjen puna tek lutja. Sa shumë njerëz të mirë dhe mirëdashës e kanë të vështirë të ulen me qetësi për të medituar mbi Mësimet e Mia të Mëdha të dhuruara botës për t’i bërë ata të kuptojnë se çfarë kërkohet prej tyre. Unë nuk bëj kërkesa të mëdha. Unë nuk i detyroj shpirtrat të kalojnë orë të tëra para Meje dhe megjithatë, Unë Jam kaq i kënaqur kur shpirtrat e përulët e bëjnë këtë – por kjo është një gjë e rrallë.

Në këtë mënyrë Unë dëshiroj të zhvilloj një marëdhënie intime me të gjithë fëmijët e Zotit. Unë thjesht dua të dëgjoj zërin tuaj të vogël që më thërret Mua kur ju do të donit të ndanit mendimet tuaja private; hidhërimin tuaj; gëzimin tuaj; shqetësimet tuaja, dështimet dhe dëshirën tuaj për Mua, me qëllim që Unë ta bëj Veten Time të Pranishëm dhe të dëshmohem nga ju.

Kurrë më parë në historinë e botës Zoti nuk do ta lejonte Veten të ndjehej, brënda atyre shpirtrave që e kërkojnë Atë tani – përmes Meje, Birit të Tij të vetëm. Me Fuqinë e Hyjit, Atit të Gjithëpushtetshëm – Unë vij para madje edhe më të përulurit, më të padenjit, më të ngatërruarit, shpirtit më të munduar, për t’ju dhënë Dhuratën për të dëshmuar Praninë Time. Si e bëj Unë këtë? Si do ta dini se Unë komunikoj me ju? Unë do t’ju mbush si fillim me lotët e konvertimit. Ju do të filloni të ndjeni trishtim të madh kur të përjetoni Kryqëzimin Tim. Ju do ta shikoni jetën, madje dhe në situatat e përditshme, përmes Syve të Mi. Ju do të tërhiqeni drejt të tjerëve, të cilët do të jenë mbushur tashmë me Dhuratën e Shpirtit të Shenjtë.

Unë nuk zgjedh ata që ju besoni janë më të denjë, më të shenjtë, më të bekuar, më të disiplinuar se ju. Unë zgjedh vetëm ata që vijnë tek Unë me përulësi të plotë, ku vullneti i tyre i lirë është braktisur me dëshirë nga ata, me qëllim që të mund të bëhet Vullneti Im.

Nëse ju me të vërtetë më doni Mua, ju do ta njihni paqen e vërtetë. Nëse ju me të vërtetë më doni Mua, ju do të më thoni Mua:

“Jezus Vullneti Yt është i gjithi që ka rëndësi. Vullneti im i lirë është I Yti. Bëj me atë çfarë Ti dëshiron.”

Kur një shpirt më thotë Mua këtë, ata janë shërbëtorët e Mi të vërtetë dhe ata janë arsyeja që Unë mund të shpëtoj të tjerët, që janë tepër kokfortë për të njohur kuptimin e të qënurit të bashkuar me Mua.

Unë mund të bëj shumë gjëra dhe të krijoj shumë mbrekulli, kur vullneti i lirë, i dhuruar çdo personi nga Ati Im, më ofrohet Mua, Birit të Tij. Kjo është fuqia më e madhe, që do të eleminoj fuqinë e bishës kur të vij në pushtet. Ejani tek Unë dhe dhurojeni vullnetin tuaj të lirë tek Ati Im, për t’i sjellë lirinë rracës njerëzore. Ju lutem ta recitoni këtë Fushatë Lutje të veçantë:

Fushata e Lutjes (123) Dhurata e vullnetit të lirë tek Zoti:

Jezusi im më i dashur, dëgjoje këtë lutje nga unë, një shpirt më i pavlerë, dhe më ndihmo të dua Ty më shumë. Me vullnetin tim të lirë, Unë ta ofroj Ty këtë Dhuratë përsëri, i dashur Jezus, që të mund të bëhem një shërbëtor i përulët i Yti dhe të qëndroj i bindur ndaj vullnetit të Zotit. 

Vullneti im është Vullneti Yt. Urdhëri Yt do të thotë se unë jam i bindur ndaj çdo dëshire Tënden.

Vullneti im i lirë është i Yti për të bërë me atë çfarë kërkohet për të shpëtuar të gjithë njerëzit, në mbarë botën, që janë të larguar nga Ty.

Unë e dhuroj këtë Dhuratë, e cila m’u dhurua mua në lindje, në Shërbimin Tënd Më Të Shenjtë. Amin.

Sa më shumë të filloni të më njihni Mua, aq më shumë do të kuptoni dy gjëra. Mësimet e Mia kurrë nuk kanë ndryshuar. Unë i dua të gjithë shpirtrat.

Jezusi juaj

Mesazhi origjinal ne anglisht:


Tuesday, 15 October 2013

Masoneria kishtare ka arritur tani nivelin më të lartë të pushtetit brënda Kishës Sime Më Të Shenjtë në Tokë

E Hënë, 30 Shtator 2013, ora 15:45

Bija Ime e dashur, Unë duhet t’i kërkoj të gjithë shërbëtorëve të Mi të shenjtë të kenë kujdes për thirrjen për të shkuar me lejë, e cila do të kërkohet për t’i bindur ata të bien dakord me një formë të re betimi, e cila do t’i bëj të pavlefshme – nëse bien dakord ta bëjnë këtë – betimet e tyre më të  shenjta, që ata më bënë Mua, Jezu Krishtit.

Masoneria kishtare ka arritur tani nivelin më të lartë të pushtetit branda Kishës Sime Më Të Shenjtë në Tokë dhe ajo së shpejti do të diktoj liturgjinë e saj të re, e cila do të jetë në kundërshtim të hapur me Vullnetin Tim Më Të Shenjtë. E krijuar nga armiqtë e Zotit dhe e maskuar si një adoptim i ri për t’ju përshtatur pushtetit të tyre politik, që kërkon ndalimin e Krishtërimit, ajo do të shfaqet kaq shpejt sa shumë nga brënda Kishës Sime do të habiten. Ata do lëndohen kur të shikojnë një paturpësi të tillë, por zërat e shërbëtorëve të Mi besnikë nuk do të dëgjohen në publik, sepse ata, Masonët, kontrollojnë se si kjo liturgji e re do të pranohet në çdo mënyrë. Çdo kundërshtim i ngritur nëpër dioqezat në botë do të shpërfillet dhe do të hidhet tutje. Justifikimi do të jetë se Kisha ka nevojë për të rekrutuar të rinjtë që janë larguar prej saj. Duke i bërë apel botës jobesimtare, ata do të thonë se kjo do të konvertoj më shumë njerëz përmes një liturgjie të re.

Oh sa mashtruese do të jetë kjo paturpësi dhe sa shumë do t’i besojnë gënjeshtrat, që do t’i largojnë nga e Vërteta. Libri i të Vërtetës është treguar nga profeti Daniel me qëllim që fëmijët e Zotit kurrë të mos e harronin të Vërtetën kur të mbyten në gënjeshtrat që do ta mbulojnë Kishën Time në Tokë.

Pranojeni të Vërtetën e vendosur nga Kisha Ime në Tokë. Mos i pranoni ligjet e reja, që do të detyroheni të pranoni në Emrin Tim Të Shenjtë, gjë që do të çoj në blasfemi.

Jezusi juaj

Mesazhi origjinal ne anglisht: