Kerko Mesazhet ketu

Thursday 17 October 2013

Kur Kryqëzimi i Kishës Sime në Tokë të filloj, ju duhet të shikoni për të gjitha shenjat, që ishin parathënë

E Enjte, 3 Tetor 2013, ora 22:35

Bija Ime fort e dashur, kur Kryqëzimi i Kishës Sime në Tokë të filloj, ju duhet të shikoni për të gjitha shenjat, që ishin parathënë. Armiqtë e Hyjit do të imitojnë çdo aspekt të Vetë Kryqëzimit Tim, duke filluar me shkatërrimin e Trupit Tim. 

Kur Unë isha tërhequr zvarrë para xhelatëve të Mi, ata më zhveshën, me qëllim që të më vinin Mua në lojë dhe të më turpëronin. Pastaj ata më veshën Mua me të kuqe – ngjyrë e shoqëruar me bishën. Pastaj ata ziheshin se kush do ta ngulte gozhdën e parë në Trupin Tim. Më pas, si egërsira, ata i shqyenin Gjymtyrët e Mia dhe i tërhiqnin Krahët e Mi aq larg sa i nxorrën prej Kyçeve, për të më shkaktuar Mua më shumë dhimbje. Për të më bërë Mua të vuaj më tepër, ata i ngulnin gozhdët në pëllëmbët e Duarve të Mia në një pozicion të tillë që ato dilnin nga Kyçet e Duarve të Mia. Të dy Krahët e Mi u tërhoqën nga dy drejtime të vështira dhe Unë u vara në një pozicion të pazakontë, të dhimbshëm, i sajuar për të më shkaktuar Mua dhimbje dhe turpërim maksimal. 

Ata hidhnin shorte me qëllim që 8 burrat e fundit të mund të mbikqyrnin torturën e përgjakshme që ata shkaktuan mbi Trupin Tim. Ata nxirrnin f
ëlliqësira nga goja, më godisnin Mua me pëllëmbë dhe me grushte, më shkelmonin në bark dhe ulërinin si egërsira. Ata më poshtëronin Mua në çdo mënyrë për t’ju treguar të gjithë atyre që dëshmuan vdekjen Time në Kryq se Unë po ndëshkohesha për të ashtu-quajtura gënjeshtrat e Mia të liga. Ata më vranë për të më heshtur Mua dhe për të penguar Fjalën e Hyjit të arrinte tek shpirtrat. 

E njëjta gjë do të ndodhi së shpejti. 

Nuk do të jetë e mjaftueshme për armiqtë e Mi të ndryshojnë Prezantimin e Eukaristisë Sime – ata do ta poshtërojnë Trupin Tim edhe një njerë. Ata do të më poshtërojnë Mua në të njëjtën mënyrë. Ngjyra e kuqe do të përdoret; ata do të bëjnë gjeste para Kryqit Tim dhe do të më fyejnë Mua me ritualet e tyre të reja. Vetëm ata që i dallojnë shenjat do ta kuptojnë se si këto paturpësi do të paraqiten me entuziazëm në botë, mes ceremonive dhe shfaqjeve madhështore. 

Leximet e reja të meshës do të jenë t
ë kota dhe shumë nga liturgjia e re nuk do të ketë kuptim. Ju që i dini Mësimet e Mia, bëni kujdes nga deklaratat e ngatërruara, pakuptim dhe të komplikuara, të cilat do të shoqërojnë futjen e mësimeve të reja, të ripërpunuara dhe besimet e vjetra. Ata jo vetëm që do t’ju ngatërrojnë dhe do të krijojnë trazirë në shpirtin tuaj, ata do të jenë të mbushur me kontradita dhe gënjeshtra, që kurrë nuk mund të vijnë nga Unë, Jezu Krishti. 

Juve ju është dhënë e Vërteta që nga koha që Unë eca në Tokë. Tani do t’ju jepen gënjeshtra, të sajuara për t’ju bërë të largoheni nga Hyji. Sigurohuni që të jeni vigjëlentë, sepse do të g
ëlltiteni dhe do të çoheni drejt doktrinës së rreme. Doktrina e errësirës, e planifikuar me kujdes për shumë vjet, do të zbresë tani mbi ju. 

Ju kurrë nuk duhet të pranoni premtimet, që bien në kundërshtim me Fjalën Time. Kur të shikoni këto gjëra të ndodhin ju do ta dini se ato janë sjellë tek ju nga shpirti djallëzor, me qëllim që të shkatërroj mundësinë tuaj për shpëtimin e përjetshëm.