Kerko Mesazhet ketu

Saturday 12 October 2013

Mjerë ata të Krishterë që më kanë braktisur Mua në favor të paganizmit të epokës së re

E Martë, 24 Shtator 2013, ora 22:44

Bija Ime fort e dashur, çdo shpirt i gjallë e ka një instinkt të fuqishëm për ta kërkuar Hyjin në jetën e tyre. Atyre që e gjejnë Dashurinë e Hyjit në formën e vet më të pastër ju jepet kjo Dhuratë për arsye të përulësisë së tyre dhe t
ë pranimit të faktit se e gjithë Lavdia i përket Hyjit.

Paganët, nga ana tjetër, në kërkimet e tyre për paqe shpirtërore, kërkojnë më tepër Krijesën e Hyjit të Vërtetë, sesa Krijuesin e tyre. Në vënd që ta përulin veten para Hyjit, Atit Tim, Të Gjithpushtetshëm, Krijuesi i të gjitha gjërave, ata përulen para idhujve të rremë, përfshi këtu edhe mrekullitë që Ai krijoi për botën – Tokën, diellin, hënën dhe yjet. 

Ata i adhurojnë këto mrekulli të mëdha dhe pastaj besojnë se duke bërë kështu, kjo ju jep atyre fuqi të mëdha. Çfarë ata kërkojnë është një formë e ndriçimit shpirtëror, që shpresojnë t’ju sjelli atyre kënaqësi dhe paqe. Atëherë përmes meditimit dhe jogës, shumë i hapin mëndjet dhe shpirtrat e tyre për ta lejuar shpirtin djallëzor t’i korruptoj ata. Ata gabimisht besojnë se ndonjë fuqi tjetër, përveç asaj që vjen nga Hyji Më I Larti, mund t’ju sjelli atyre paqen, që ata e dëshirojnë. 

Dijeni tani se ka vetëm një Hyj. Çdo formë tjetër adhurimi çon në paganizëm. Nuk ka rëndësi se çfarë ata thonë ose si i justifikojnë veprimet e tyre, ata po e ftojnë Satanin q
ë t’i pushtoj shpirtrat e tyre dhe menjëherë sa të futet, ai dhe djajtë që ai dërgon nuk do t’i lënë ata shpirtra të qetë. Ata do t’i torturojnë këta shpirtra, do t’i mbushin ata me gënjeshtra dhe do t’i bëjnë të besojnë se ata zotërojnë një dhunti. Disa besojnë se mund t’i shërojnë të tjerët, përmes praktikave të tilla si Reiki, kur ata në të kundërt i infektojnë të tjerët duke përfshirë dhe të pafajshmit. Kur paganët këndojnë himne, për të tërhequr dhuntitë shpirtërore, ata thonë se kjo ju sjell atyre paqe. Ndërsa shumë e besojnë këtë, dijeni se brënda një kohe të shkurtër – menjëherë sa shpirti djallëzor të ketë hyrë në mëndjet e tyre – ata do të bëhen të shqetësuar dhe asnjë lehtësim nuk do të gjejnë. Çdo kënaqësi e shqisave do të kërkohet prej tyre vazhdimisht dhe gjithçka që ata do të marrin si shpërblim do të jetë një errësirë e shpirtit. 

Paganizmi sjell një turbullim të tmerrshëm dhe, në vëndet ku paganët thërrasin zotat e rremë, ata shkaktojn
ë Zemërimin e Atit Tim. Shumë shpirtra të tillë nuk e kuptojnë se çfarë po bëjnë, por i dalloni ata nga mënyrat se si i adhurojnë trupat e tyre, pasi ata e konsiderojnë veten e tyre enë të shenjta në sytë e idhujve të rremë që ata pohojnë se adhurojnë. Dashuria, përulësia apo sakrifica personale për të mirën e të tjerëve, do të mungoj, sepse ata adhurojnë vetëm shqisat. Ata nuk e kuptojnë se shpirtrat e tyre janë një Dhuratë nga Hyji dhe kështu ata i hedhin ato në ndjekje të përsosmërisë, që kurrë nuk mund të jetë e tyre. 

Gjatë Paralajmërimit, Unë do të zgjoj nga brënda këtyre shpirtrave të Vërtetën se Kujt ata i përkasin. Lutuni që ata ta pranojnë Dorën Time të Mëshirës. Mjerë ata t
ë Krishterë që më kanë braktisur Mua në favor të paganizmit të epokës së re. Këta janë ata që nuk e duan Mëshirën Time dhe që do të preferonin të merreshin me kotësira, sepse ju ushqen egon e tyre kur ata besojnë se e kanë fuqinë të kontrollojnë çështjet shpirtërore. Ndërsa ata kërkojnë përsosmëri personale në këtë mënyrë, ata e shkëpusin veten e tyre plotësisht nga Hyji. Duke e bërë këtë, ata i hapin derën të ligut, që do t’i joshi dhe hipnotizoj ata përmes joshjes së premtimeve supersticioze, që i çojnë shpirtrat e tyre të bëhen të pavlerë ku Dashuria e Hyjit nuk mund të lulëzoj