Kerko Mesazhet ketu

Wednesday 2 October 2013

Në Ardhjen Time të Dytë, Unë do të gjykoj çdo person që mbetet i gjallë mbi Tokë në atë kohë sipas asaj që ata kanë bërë për Lavdinë e Hyjit

E Mërkurë, 18 Shtator 2013, ora 17:08

Bija Ime fort e dashur, kur Unë thashë se Unë do të vija përsëri për të gjykuar të gjallë dhe të vdekur, Un
ë doja të thosha pikërisht këtë. Gjykimi i Parë duhet të përmbushet dhe me këtë, Unë dua të them se në Ardhjen Time të Dytë Unë do të gjykoj çdo person që mbetet i gjallë mbi Tokë në atë kohë, sipas asaj që ata kanë bërë për Lavdinë e Hyjit. Gjykimi Im do të jetë i ashpër, sepse Mëshira Ime, deri në atë fazë, do të ketë  tashmë vërshuar mbi Tokën.

Ata mes jush që qëndrojnë kund
ërshtues deri në fund, prej refuzimit tuaj ndaj Meje – edhe pse e Vërteta do t'ju ketë qenë njoftuar – ju do të flakeni tutje nga Unë. Ju kurrë nuk do ta pranoni Mëshirën Time, pavarësisht se si Unë lutem për shpëtimin tuaj. Mohimi dhe urrejtja juaj për Mua do t’ju sjelli vuajtje të përjetshme dhe Unë do të derdh lotë të hidhur dhe trishtimi për ju. Oh sa shumë ju do ta kërkoni rehatinë e Tokës, edhe pse ju e harxhuat kot jetën tuaj atje në përndjekje të ndyra të kënaqësive mëkatare dhe pushtetit dhe ku ju i shtypët të tjerët. Toka do të duket si një parajsë e humbur për kaq kohë kur ju të ulërini për Ndihmën Time në thellësitë e errësirës.

Ata mes jush që më duan Mua, por që i kanë shpirtrat e tyre të d
ëmtuar nga mëkati, nuk duhet të keni frikë sepse Unë do t’ju mbështjell me Mëshirën Time kur ju ta kërkoni atë. Të gjithë mëkatarët do të shpëtohen menjëherë sa ata e shpengojnë veten e tyre në Sytë e Mi, pavarësisht se sa të rënda janë mëkatet e tyre.

Ata të gjallë që janë në Favorin Tim do të ngjiten në Parajsën Time të Lavdishme. Ata përfshijnë çdo mëkatar, çdo besim, çdo racë, që më ka thirrur Mua, Shpëtimtarin e tyre, Birin e njeriut, dhe të gjithë ata që më kërkojnë Mua t’i shpëtoj ata.

Unë do të ngre të vdekurit, ata që janë pastruar në thellësitë e Purgatorit, si dhe ata që presin me durim në Qiell, për ardhjen e kësaj Dite të Madhe. Pjesa tjetër do të dëbohet.

Koha juaj në Tokë është vendosur nga Ati Im dhe kjo ditë është akoma e panjohur për Mua, por Unë ju them këtë. Ju, të këtij brezi, do të mblidheni dhe do të çoheni në Parajsën Time të Re kur Qielli dhe Toka të bëhen një. 

Juve ju është dhënë koha të pregatiteni, prandaj përdoreni atë për vlerësim të mirë, që të mund të keni Jetën e Përjetshme dhe ta ndani atë me të dashurit tuaj. Unë tani ju kërkoj që ta dedikoni çdo të dashurin tuaj, familjen tuaj, miqtë tuaj dhe kombet tuaja tek Unë, që Unë t’i mbuloj ata me Mbrojtjen e Gjakut Tim të Shtrenjtë.