Kerko Mesazhet ketu

Thursday 31 October 2013

Unë mund të jem i vetmi mik i tyre i vërtetë, shpëtimi i tyre i vetëm, por shumë prej tyre do t’i shpërfillin Paralajmërimet e Mia

E Premte, 18 Tetor 2013, ora 12:38

Bija Ime fort e dashur, trishtimi Im më i madh është se ata që më duan Mua më shumë, në numër të madh, do të refuzojnë ta dëgjojnë Zërin Tim, tani që Unë i thërras ata.

Unë mund të jem i vetmi mik i tyre i vërtetë, shpëtimi i tyre i vetëm, por shumë prej tyre do t’i shpërfillin Paralajmërimet e Mia. Madje edhe ata që e dëgjojnë Zërin Tim do të më shpërfillin Mua dhe do t’i konsiderojnë Fjalët e Mia si herezi. Ata nuk do t’i njohin kohët në të cilat po jetojnë dhe do ta kuptojn
ë të Vërtetën vetëm gjatë Paralajmërimit. Deri atëherë, shumë prej tyre do të më kenë mallkuar Mua dhe do ta kenë larguar vetën aq larg nga Unë, sa Unë nuk do të jem në gjëndje të arrij tek zemrat e tyre apo t’i shpëtoj shpirtrat e tyre.

Mos e nënvlerësoni urrejtjen që djalli e ka për Mua. Ai e tradhëtoi Atin Tim tmerrësisht, por ai më urren Mua. Kjo do të thotë se ai e urren Kishën Time dhe do të jetë mes Kishës Sime në Tokë dhe djajve të dërguar nga Satani që beteja finale do të kryhet. 

Kjo betejë ka filluar dhe tashmë ka rrëmbyer shpirtrat e Mi të dashur, shumë prej të cilëve nuk kanë arritur të shikojnë se si e fyejnë Hyjin.

Kur Prania Ime të ndjehet së shpejti, mes të gjithë atyre që më duan Mua – pavarësisht nëse besojnë apo jo në këto Mesazhe – Unë do t’i vërshoj shpirtrat e tyre me dituri prej Fuqisë së Shpirtit të Shenjtë. 

Ky është Premtimi Im për botën. Unë kurrë nuk do t’ju braktis në fuqinë e të ligut, sepse Unë ju dua të gjithëve ju kaq shumë. Ju jeni si një Gjymtyrë prej Trupit Tim. Ju jeni pjesë e Trupit Tim. Ju jeni Pjesa e Imja.


Nëse doni apo jo, Unë prapë do t’ju ndjek deri në Ditën e Madhe dhe Unë do të luftoj për ta shpëtuar shpirtin tuaj. Ju mund të ma ktheni Mua shpinën, por Unë nuk do t’ju braktis, sepse Unë Jam i duruar. Këmbngulja dhe Hyjnia Ime janë përtej njohurisë suaj.

Ju kurrë nuk duhet të më harroni Mua, Jezusin Tuaj, sepse Unë Jam me ju gjithmonë, duke pritur që ju të vini tek Unë.

Shpëtimtari juaj i dashur
Shëlbyesi i Njerëzimit

Jezu Krishti

https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2013/10/18/i-may-be-their-only-true-friend-their-only-salvation-but-many-of-them-will-ignore-my-warnings/