Saturday, 30 November 2013

Dashuria lulëzon sepse ajo është një Dhuratë nga Zoti dhe e ka fuqinë ta shkatërroj të ligun

E Shtunë, 23 Nëntor 2013, ora 17:00

Bija Ime e dashur, Unë dëshiroj të shpjegoj rëndësinë e dashurisë dhe se me atë, ju mund ta mposhtni të ligun dhe se, pa atë, i ligu përhapet.

Satani është i paaftë të ketë dashuri, por përkundrazi është i vetë-fiksuar me atë që ai beson të jetë fuqia dhe madhështia e tij. Kur ai i infekton shpirtrat, gjëja e parë që ai bën është të shkatërroj dëshurinë brënda shpirtit. Kur e arrin këtë, ai do të fusi një urrejtje të tmerrshme në atë shpirt dhe do të jetë kjo urrejtje që shkakton përçarje. Përçarja dhe mosmarrveshjet, e frymëzuara nga urrejtja, mund të çojnë në veprime dëshpëruese të kryera nga një shpirt kundër një tjetri. Këto vepra të mbushura me urrejtje shpesh mund të çojnë në mizori të tmerrshme dhe madje vrasje. Mëkati i krenarisë është i futur tek shpirtrat, që e ekspozojnë veten ndaj të ligut dhe kjo çon në ambicje të pamëshirshme dhe lakmi. Por atje ku ka dashuri, gjendet Prania e Zotit.

Dashuria lulëzon sepse ajo është një Dhuratë nga Zoti dhe e ka fuqinë të shkatërroj të ligun. Dashuria nuk është egoiste. Dashuria është bujare, të fal dhe e panjollosur nga mëkati i krenarisë. Ju duhet t’i kërkoni Zotit, çdo ditë, për Dhuratën e Dashurisë dhe kur t’ju jepet kjo, përdoreni atë si mburoja juaj kundër urrejtjes. Dashuria, kur është e pranishme në një shpirt të pastër, tërheq urrejtje nga ata shpirtra që e kanë hequr Zotin nga jeta e tyre. Ata nuk mund ta durojnë Dritën e Zotit, e cila ndriçon prej shpirtrat e atyre që janë të mbushur me Dashurinë e Zotit.

Shkoni tani duke e ditur se Dashuria duhet të përdoret për të ndihmuar shpirtrat e të gjithë atyre që kanë nevojë të madhe për Ndihmën Time. Ju lutem ta recitoni këtë Fushatë Lutje për Dhuratën e Dashurisë.

Fushata e Lutjes (129) Për Dhuratën e Dashurisë:

O Zot, të lutem të më mbushësh mua me Dashurinë Tënde.

Më ndihmo ta ndaj Dhuratën e Dashurisë me të gjithë ata që kanë nevojë për Mëshirën Tënde.

Më ndihmo të dua Ty më shumë.

Më ndihmo t’i dua të gjithë ata që kanë nevojë për Dashurinë Tënde.

Më ndihmo t’i dua armiqtë e Tu.

Lejo që dashuria me të cilën Ti më Bekon të përdoret për të pushtuar zemrat e gjithkujt me të cilët unë jam në kontakt.

Me Dashurinë, që Ti e fut në shpirtin tim, më ndihmo të mposht gjithë të ligun, të konvertoj shpirtrat dhe të mund djallin dhe të gjithë ndjekësit e tij të liq, që përpiqen të shkatërrojnë të Vërtetën e Fjalës Tënde të Shenjtë. Amin.

Unë Jam Dashuria. Kur ju me të vërtetë më doni Mua, Unë do ta vërshoj shpirtin tuaj me më shumë dashuri dhe me këtë dashuri, ju do të më ndihmoni Mua të shpëtoj botën.

Jezusi juaj

Mesazhi origjinal ne anglisht:


Thursday, 28 November 2013

Kur Unë të vij si Mbreti i Mëshirës, asnjë shpirt nuk do të mbetet në dyshim se Kush Jam Unë dhe Çfarë Jam Unë

E Mërkurë, 20 Nëntor 2013, ora 14:15

Bija Ime e dashur, thuaji të gjithë ndjekësve të Mi – të gjithë atyre që besojnë tek Unë, Jezu Krishti – se ata duhet të shpenzojnë kohë çdo ditë me Mua në lutje, me qëllim që të shpëtojnë shpirtrat e atyre që janë të humbur për Mua. Me anë të Hireve, që Unë ju dhuroj, Unë dëshiroj që si shpërblim, ju të ndihmoni të më sillni Mua shpirtat e atyre që e thyejnë Zemrën Time.

Unë duhet t’ju kërkoj që ta duroni dhimbjen që do të ndjeni, për shkak të ndarjes së njerëzimit nga Unë, Jezu Krishti. Kjo do të shkaktohet nga përçarja në Kishën Time në Tokë. Duke e pranuar këtë dhimbje me bindje të plotë, Unë mund ta mposht mbërthimin, që i ligu ushtron mbi ata që janë tepër të dobët për të shpallur Fjalën e Vërtetë të Zotit. Ju kurrë nuk duhet të keni frikë nga ky Mision, sepse i është dhënë botës prej bujarisë së Atit Tim të Dashur. Ai thjesht kërkon të rifitoj Krijimin e Tij, të pacënuar, me qëllim që të mos humbasi as edhe një fëmij të Tij të vetëm.

Pavarësisht se kush ju fyen, ju tall apo ju persekuton, thjeshtë kujtoni ndëshkimin, që do të bier mbi të gjithë ata që pështyjnë në Fytyrën Time. Pastaj, duke i shpërfillur ngacmimet, ju duhet të luteni me zell për secilin nga këta shpirtrat e gjorë. Të jeni bujarë në zemër dhe ju do të mbusheni me Shpirtin e Shenjtë, dhe kështu do të luftoni përkrah Ushtrisë Sime Qiellore, për të shpëtuar botën nga i ligu. Prandaj ju duhet të prisni me dashuri dhe besim dhe Unë do t’ju sjell Bekime të mëdha.

Shpresa kurrë nuk duhet të largohet për shkak të frikës. Frika kurrë nuk duhet t’ju verboj ndaj detyrës që ju kërkohet, se kur Unë të vij si Mbreti i Mëshirës, as edhe një shpirt nuk do të mbetet në ndonjë dyshim se Kush Jam Unë dhe Çfarë Jam Unë. Mblidhuni tani. Bashkohuni. Sillini të gjithë shpirtrat në Krahët e Mi të Mëshirshëm. Për të më ndihmuar Mua ta bëj këtë, ju duhet të recitoni këtë Fushatë Lutje të veçantë për të më ndihmuar Mua të mbledh dhe të bashkoj të gjithë shpirtrat.

Fushata e Lutjes (128) Për të mbledhur dhe bashkuar të gjithë shpirtrat:

Jezus i dashur, na ndihmo ne dishepujt e Tu të dashur, të mbledhim botën në Krahët e Tu dhe të dhurojmë Ty shpirtrat që kanë më tepër nevojë për Mëshirën Tënde të Madhe.

Na forco me Dhuratën e Shpirtit të Shenjtë për të siguruar që Flaka e të Vërtetës i pushton të gjithë ata që janë ndarë nga Ty.

Bashkoi të gjithë mëkatarët me qëllim që secilit t’i jepet çdo mundësi e pajtimit.

Na jep të gjithëve ne forcën për të qëndruar të palëkundur ndaj Fjalës Tënde të Shenjtë kur të na detyrojnë të refuzojnë të Vërtetën, e cila i është shpallur botës përmes Ungjillit Më Të Shenjtë.

Ne qëndrojmë në Ty, me Ty dhe për Ty, në çdo hap të vetëm të këtij udhëtimit tonë drejt shpëtimit. Amin.

Të keni paqen. Besoni tek Unë. Lërini të gjitha lutjet tuaja tek Këmbët e Mia dhe Unë do t’i përgjigjem çdo kërkese të vetme që më bëhet Mua për të shpëtuar çdo shpirt emri i të cilit më jepet Mua.

Jezusi juaj

Mesazhi origjinal ne anglisht:


Wednesday, 27 November 2013

Në atë ditë, Unë do të mbledh të Gjallët

E Martë, 19 Nëntor 2013, ora 20:00

Bija Ime e dashur, në jetën e shumë Kristjanëve, Unë jam bërë si një i afërm që ju turpëron për të Cilin ju duhet të kujdeseni herë pas here, por që duhet ta mbani të fshehtë gjatë gjithë kohës. Kështu më shohin Mua tani shumë prej atyre që kanë lindur Kristjanë, por që janë larguar nga Unë. Unë Jam me pak rëndësi dhe prapë, kur ata janë në hall, më thërrasin Mua, vetvetiu, sepse ajo është si një natyrë e dytë për ata.

Përse, oh përse, nuk munden ata të më pranojnë Mua? Çfarë e ka ndarë njeriun nga Unë? Përse shërbëtorët e Mi të bekuar kanë dështuar t’i sjellin ata tek Unë? Vuajtja Ime është e njëjtë sot ashtu si ishte gjatë Mundimeve të Mia në Kryq dhe tani ata që kanë mbetur besnikë ndaj Meje së shpejti do të më braktisin Mua. Ata do ta bëjnë këtë sepse do të fillojnë të ri-vlerësojnë njohuritë e tyre se Kush Jam Unë, dhe çfarë do të thotë me të vërtetë Besëlidhja Ime – të gjitha këto për shkak të herezive që do të vijnë.

Gjithë nderimi ndaj Meje, në Kishat e Mia, së shpejti do të zvogëlohet thjesht në një përshëndetje me kokë në drejtimin Tim. Ata nuk do të përkulen më para Tabernakullave të Mia. Ata nuk do të përkulen apo gjunjëzohen më para Meje, as edhe nuk do të luten para Trupit Tim në Kryq, sepse nuk do të jetë Imazhi Im që do t’ju kërkohet të nderojnë. Unë do të ndëshkohem dhe do të bëhem të dukem qesharak. Fjalët e Mia do të kthehen në dërdëllisjet më të çuditshme dhe e Vërteta e vdekjes Sime në Kryq do të hidhet tutje.

Prania Ime është akoma në Tokë në këtë kohë. Ju nuk duhet të më braktisni Mua, sepse kur ju e bëni këtë, Drita Ime do të shuhet dhe pastaj ju do të gllabëroheni nga errësira. Vetëm ata që qëndrojnë besnikë ndaj Meje mund ta ruajnë Flakën Time dhe kur Drita e Kishës Sime në Tokë të zbehet deri në një shkëndijë të dobët – atëherë thirrja finale do të dëgjohet nga Qielli. Në atë ditë Unë do të mbledh të Gjallët. Ata që mbeten do të qëndrojnë me armiqtë e Zotit ndaj të cilëve ata ju kanë dhënë besnikërinë e tyre. Asnjë gëzim nuk do të përjetojnë më ata pas kësaj.

Jezusi juaj

Mesazhi origjinal ne anglisht:


Tuesday, 26 November 2013

Unë vij vetëm si një Zot i Mëshirës. Unë nuk vij për t’ju frikësuar ju sepse Unë me të vërtetë e dua secilin prej jush

E Hënë, 18 Nëntor 2013, ora 20:10

Bija Ime e dashur, të gjithë duhet të pregatiten që të jenë të denjë të vijnë para Meje, sepse Unë do të vij si një hajdut natën dhe shumë nuk do ta dinë se çfarë po ndodh. Prandaj, është e rëndësishme që secili prej jush të rrëfehet tek Unë tani.

E Vërteta e Fjalës Sime Më Të Shenjtë do të theksohet ndërsa versionet e shtrëmbëruara e zëvendësojnë atë prej armiqve të Mi, të cilët do të guxojnë në veprimet e tyre për t’ju mashtruar. Tani është koha të përqëndroheni në shpirtrat tuaj dhe në gjëndjen që ata janë. Njeriut që nuk beson tek Unë, i them atij. Kur Unë të vij para teje, a do të ndjehesh i lehtësuar ta mësosh se Kush Jam Unë? A do të vish me Mua? Unë do të marr dhe do t’i fshij lotët dhe ti do të bësh një jetë të lavdishme, kur të rrëfehesh tek Unë dhe të më kërkosh Mua të të sjell në Mëshirën Time.

Njeriu që beson tek Unë, a do të jesh në gjëndje të qëndrosh para Meje, pa aspak turp? A do të vish para Meje, duke e ditur gjithçka që ti bën për ato që Unë të mësova, me një shpirt të pastër? Nuk ka rëndësi. Kur ju më thoni Mua, “Jezus më fal, unë dua të ndjek Ty”, ju do të shpëtoni.

Njeriu që beson tek Unë, por që beson se është shëmbullor dhe nuk ka nevojë për rrëfim, a je ti gjithashtu i denjë të vish para Meje? Kur Unë të tregoj ty gjëndjen e shpirtit tënd, a do të debatosh ti me Mua dhe të thuash se je i denjë të vish para Meje kur ti nuk je i tillë? Nëse ju nuk mund ta pranoni Dhuratën Time të Mëshirës dhe të pranoni keqbërjet tuaja, atëherë ju do të mbeteni të veçuar nga Unë dhe Unë do tiju jap edhe një mundësi tjetër për tiu penduar.

Drejtuar gjithë njerëzimit, Unë ju kërkoj ta pregatisni së pari shpirtin tuaj. Ju duhet të rregulloni çdo pjesë të shpirtit tuaj, para se të jeni gati të qëndroni të plotë në Praninë Time gjatë Paralajmërimit. Nëse nuk e bëni këtë, do tiju duhet të duroni një pastrim të dhimbshëm dhe Purgatori juaj do të vazhdoj në Tokë, para se të agoj Dita e Ardhjes Sime të Dytë. Unë ju lutem të thoni këtë Fushatë Lutje për secilin nga shpirtrat tuaj dhe të dashurve tuaj.


Fushata e Lutjes (127) Për të shpëtuar shpirtin tim dhe të dashurve të mi:

O Jezus, më pregatit mua, që të mund të vij para Teje pa asnjë turp.
Më ndihmo mua dhe të dashurit e mi (emrat e tyre këtu……) për t’u bërë gati të rrëfejmë të gjitha keqbërjet tona.
Për të pranuar të metat tona.
Për të kërkuar faljen për të gjitha mëkatet.
Për të treguar dashuri ndaj atyre që u kemi bërë padrejtësi.
Të lypim Mëshirë për shpëtim.
Për ta përulur veten tonë para Teje, që në Ditën e Ndriçimit të Madh, ndërgjegja ime dhe e atyre (emrat e tyre këtu….) të jenë të pastra dhe që Ti ta vërshosh shpirtin tim me Mëshirën Tënde Hyjnore. Amin.


Tani është koha ta kujtoni veten për gjithçka që Unë ju mësova. Tani është koha të studjoni 10 Urdhërimet dhe të pyesni veten nëse me të vërtetë e keni jetuar jetën sipas atyre.

Të jeni të ndershëm me veten tuaj sepse nëse nuk jeni, do t’ju tregohet, në një farë mënyre, se sa më keni dëshpëruar Mua në gjithë jetën tuaj. Por, më lejoni Mua t’ju ngushëlloj.

Unë vij vetëm si një Zot i Mëshirës. Unë nuk vij për t’ju frikësuar, sepse Unë me të vërtetë e dua secilin prej jush, pavarësisht se çfarë keni bërë, por Durimi Im ka kufi. Vetëm ata që e pranojnë natyrën e rëndë të mëkateve të tyre kundër Zotit mund të përfshihen në Mëshirën Time Hyjnore. Ata që më refuzojnë Mua do të kenë pak kohë për ta shpenguar veten, sepse Unë do t’i ndaj delet nga dhitë. Njëra palë do të vij me Mua. Pala tjetër do të lihet dhe pastaj Fillimi i Ri do të bëhet i ditur tek çdo krijesë. Vetëm atyre që më duan Mua do t’ju dhurohet Jeta e Përjetshme.

Vërjani veshin Thirrjes Time tani, sepse Unë e bëj këtë për të siguruar që sa më shumë prej jush të jetë e mundur të jenë të pregatitur mirë para Ditës së Paralajmërimit.

Jezusi juaj

Mesazhi origjinal ne anglisht:


Monday, 25 November 2013

Unë Jam duke ardhur për ta rinovuar Tokën, për ta çliruar njeriun nga trishtimi, dëshpërimi dhe mëkati i tij

E Djelë, 17 Nëntor 2013, ora 14:00

Bija Ime e dashur, Unë dua që bota të më shikoj Mua, Shpëtimtarin e tyre të dashur, Birin e njeriut, në gjithë Lavdinë Time, me qëllim që të tërhiqen drejt Mëshirës Sime Hyjnore.

Unë dua të gjithë ata, në veçanti ata që nuk besojnë në Zot, të më shikojnë Mua dhe të vrapojnë drejt Meje. Ata janë shqetësimi Im i parë dhe Unë ju them atyre këtë. Ju nuk më njihni Mua. Ju nuk më shihni Mua. Ju nuk doni të besoni tek Unë, por Unë ju dua. Unë dua që ju të bëheni pjesë e Mbretërisë Sime, me qëllim që Unë të hedh mbi ju të gjitha Dhuratat e Parajsës Sime të Re, Botës Sime të Re, Fillimi Im i Ri. Unë dua që ju, familja juaj, të afërmit dhe miqtë tuaj të jeni të bashkuar në një, me Mua dhe mbarë njerëzimin. Ju duhet të prisni deri në ngjarjen e madhe, ditën kur bota do të ndriçoj me Rrezet e Mia dhe kur ajo do të qëndroj për 15 minuta. Kur ta shikoni këtë dhe ta dëshmoni, ju nuk duhet të keni frikë. Atëherë dijeni se Dashuria Ime është Hyjnore dhe se bota, që nga ajo ditë, do të ndryshoj përtej njohjes.

Mos u përpiqni të vraponi nga Unë, sepse Unë Jam duke ardhur me lajme të mira. Unë Jam duke ardhur për ta rinovuar Tokën, për ta çliruar njeriun nga trishtimi, dëshpërimi dhe mëkati i tij. Unë Jam duke ardhur për të shkatërruar gjithë ligësinë në botë duke i dhënë gjithsecilit provën e Egzistencës Sime. Kur kjo t’ju jepet, ju duhet të më lejoni Mua t’ju pregatis për Jetën e Përjetshme që Unë premtova. Jeta e Përjetshme është një jetë ku ju do të jetoni në trup dhe në shpirt me Mua përgjithmonë. Unë do t’ju nxjerr nga dëshpërimi juaj dhe do ta eleminoj dhimbjen, që ju duhet të duroni për shkak të egzistencës së Satanit dhe ai do të zhduket përjetësisht.

Mos më refuzoni Mua, sepse Unë nuk dua t’ju humbas. Unë Jam Shpëtimi juaj. Unë Jam e Vërteta. Unë Jam Jezu Krishti juaj i dashur dhe Unë, më në fund, do ta bëj Veten Time të njohur në botë dhe në veçanti tek ata që nuk besojnë tek Unë.

Jezusi juaj

Mesazhi origjinal ne anglisht:


Sunday, 24 November 2013

Biljona do të konvertohen dhe do ta njohin Zotin, Zotin e Trinisë, për herë të parë

E Shtunë, 16 Nëntor 2013, ora 22:17

Bija Ime e dashur, kur Unë të vij në botë me Mëshirën Time Hyjnore, njerëzve do t’ju jetë dhënë mundësia të kërkojnë Mëshirën Time, sepse ky do të jetë rrëfimi i parë i vërtetë shumë prej të cilëve do t’ju duhet të marrin pjesë.

Gjithkush, pavarësisht se kush janë, do ta përjetoj këtë shfaqjen Time të veçantë, e bekuar sipas Autoritetit të Atit Tim. Nriçimi i Ndërgjegjes do të sjelli me vete shumë dhimbje, sepse dëshpërimi që shpirtrat e humbur do të përjetojnë do të jetë i tillë sa ata nuk do të jenë në gjëndje t’i bëjnë ballë tronditjes. Shumë pej tyre do t’ju bie të fikët dhe do të rrëzohen, të pushtuar nga hidhërimi. Por ata do ta kuptojnë se sa shumë duhet të pastrohen shpirtrat e tyre në fillim, para se të jenë gati të hyjnë në Parajsën Time të Përjetshme. Këta njerëz më pas do ta dinë se çfarë pritet prej tyre dhe ata do ta vuajnë pendesën për pak kohë, pas Ngjarjes së Madhe. Shumë njerëz do të mendojnë se janë dukë ëndërruar. Disa do të mendojnë se është fundi i botës, por që nuk do të jetë. Megjithatë, do të jetë Paralajmërimi Përfundimtar, që do t’i jepet njerëzimit për t’i ndihmuar ata ta shpengojnë veten para Zotit.

Biljona do të konvertohen dhe do ta njohin Zotin, Zotin e Trinisë, për herë të parë dhe ata do të jenë mirënjohës për provën që do t’ju jepet për Egzistencën e Krijuesit të tyre. Disa thjesht do të struken nga Drita Ime dhe kjo do t’ju sjelli atyre dhimbje të pabesueshme dhe ata do të fshihen dhe do ta kthejnë shpinin pa asnjë pikë pendese në shpirtrat e tyre. Ata do ta mohojnë Ndërhyrjen Time. Më pas pjesa tjetër do të gëzoj, kur ata të përjetojnë Rrezet e Mia të Mëshirës, sepse këta shpirtra do të jenë kaq mirënjohës të dëshmojnë Praninë Time sa ata do të tërhiqen drejt Dritës Sime me lehtësi dhe me një dëshirë për Praninë Time, e cila do të jetë përtej imagjinatës së tyre, pasi kjo nuk do të jetë koha për hapjen e Dyerve të Parajsës Sime të Re. Dhe prandaj, atëherë atyre do t’ju duhet të bëjnë pendesë si dishepujt e Mi, në emër të atyre shpirtrave që do ta refuzojnë Dorën Time të Mëshirës.

Pas Ndërhyrjes së Madhe të Zotit, për t’i dhënë njerëzimit mundësinë të pregatitet për Ardhjen Time të Dytë, botës do t’i bëhen shumë pyetje. Disa do të jenë kaq të ndryshuar brënda shpirtrave të tyre sa do të përkushtojnë shumë kohë në ndihmë të konvertimit të atyre që ata kërkojnë të ndihmojnë për t’u shpëtuar nga mashtrimi. Të tjerët do të jenë të penduar dhe do t’ju duhet pak kohë ta kuptojnë plotësisht rëndësinë e prezantimit të tyre para Meje dhe ata do të përqëndrohen shumë ndaj pajtimit të tyre me Mua.

Pastaj armiqtë e Zotit do të mohojnë që Paralajmërimi ndodhi ndonjëherë dhe ata do të gënjejnë miljona duke i bërë të besojnë se ajo ishte një ngjarje kozmike, kur drita e djellit e pushtoi gjithë planetin në një ngjarje të pazakontë, e shkaktuar nga lëvizja e Tokës në boshtet e vet. Asgjë nuk mund të jetë kaq larg nga e Vërteta. Dhe ndërsa ata i paraqesin të gjitha këto shkaqe, ata do të mohojnë që Zoti Egziston dhe do të largojnë shumë prej Meje. Për fat të keq, shumë nuk do të kthehen tek Unë dhe vetëm me Ndërhyrjet e Zotit, kur Ai do të detyrohet t’i ndëshkoj armiqtë e Tij, me qëllim që t’i kthej ata të besojnë, shpirtrat mund të pastrohen.

Të jeni mirënjohës për këtë Mëshirë, sepse pa këtë Dhuratë nga Zoti shumë pak njerëz do të jenë në gjëndje të hyjnë në Portat e Parajsës.

Jezusi juaj

Mesazhi origjinal ne anglisht:


Ju do të qëndroni para Meje i vetëm – me asnjë njeri pranë jush

E Premte, 15 Nëntor 2013, ora 20:00

Bija Ime e dashur, me anë të Autoritetit të Atit Tim, Hyjit Më Të Lartë, Unë dëshiroj t’i informoj të gjithë ata që po vuajnë, në Emrin Tim, se koha për ndodhjen e Paralajmërimit është afër.

Atyre prej jush, që ju është dhënë njohuria për këtë, Ditën Time të Madhe të Mëshirës, do t’i shikojnë shenjat së shpejti. Ju duhet t’i rrëfeni keqbërjet tuaja para Meje, me qëllim që të jeni mjaft të pregatitur për këtë ngjarje, që do të trodisi botën.

Unë e bëj këtë së shpejti, me qëllim që të mund të shpëtoj ata njerëz që e kanë këputur fillin, që i lidh ata me Mua, para se të jetë tepër vonë. Ju duhet të keni besim tek Unë dhe të mblidheni në lutje me qëllim që shpirtrat në errësirë të mos humbasin para se Unë t’ju dhuroj atyre imunitet për mëkatet e tyre. Shikoni tani në zemrat dhe shpirtrat tuaj dhe i shihni ata ashtu si Unë ju shoh ju. Çfarë shikoni? A do të jeni në gjëndje të qëndroni para Meje dhe të thoni “Jezus, unë bëj gjithçka që Ti dëshiron nga unë për ta jetuar jetën ashtu si Ti e pret nga unë”? A do të thoni “Jezus, unë të fyej Ty, dhe për arsyen se nuk mund të bëj asgjë, të lutem ki Mëshirë për shpirtin tim?” Apo do të thoni “Jezus unë kam mëkatuar, por vetëm sepse më duhej të mbroja veten?”

Ju do të qëndroni para Meje i vetëm – me asnjë njeri pranë jush. Unë do t’ju tregoj ju shpirtin tuaj. Ju do të shikoni çdo njollë mbi të. Ju do ta përjetoni mëkatin dhe pastaj Unë do t’ju jap kohën për të më kërkuar Mua t’ju tregoj Mëshirën Time. Jo sepse ju takon Mëshira Ime – por sepse Unë e vendos për t’ju dhuruar juve këtë Dhuratë.

Dita Ime do të agoj, papritur, përmes shenjave që do t’ju tregon më përpara.
Unë kam shpenzuar tre vjet duke u përpjekur t’ju hap sytë ndaj të Vërtetës. Disa prej jush e kanë pranuar atë. Të tjerët ma kanë përplasur atë në Fytyrën Time. Tani është koha për Mëshirën Time Hyjnore dhe vetëm ata që i hapin zemrat e tyre ndaj Meje, dhe që më pranojnë Mua, do t’ju jepet mundësia të shpengojnë vetveten.

Të jeni mirënjohës për Dashurinë Time të pakushtëzuar.

Jezusi juaj

Mesazhi origjinal ne anglisht: 



Friday, 22 November 2013

Kurrë më parë besimi i tyre nuk do të jetë vënë në një provë të tillë

E Enjte, 14 Nëntor 2013, ora 12:00

Bija Ime e dashur, Drita e Zotit ndriçon mbi të gjithë fëmijët e Tij, që janë të bashkuar me Mua, Jezu Krishtin, në këtë kohë. Të gjithë ata Kristjanë në botë që jetojnë sipas Fjalës Sime, që marrin Trupin Tim dhe pijnë Gjakun Tim, do të përjetojnë një vuajtje shpirtërore si asnjë tjetër, për shkak të besimit të tyre tek Unë. Unë i referohem të gjithë Kristjanëve që jetojnë sipas të Vërtetës, që sillen ashtu si Unë i kam mësuar ata dhe që i ndjekin Mësimet e Mia Fjalë për Fjalë.

Të gjithë ata, përfshi ata që nuk kanë dëgjuar ndonjëherë për këto, Mesazhet e Mia për botën, së shpejti do ta kuptojnë se si është të jetosh në Mua dhe me Mua. Kurrë më parë besimi i tyre nuk do të jetë vënë në një provë të tillë dhe për fat të keq, shumë nuk do të jenë në gjëndje t’i bëjnë ballë presioneve me të cilat do t’ju duhet të ndeshen, për shkak të urrejtjes që do të tregohet ndaj tyre. Ata do të bëjnë gjithçka të munden për të qëndruar besnikë ndaj Ungjillit të Shenjtë, por duke bërë kështu ata do të tërheqin urrejtje të madhe dhe do të quhen gënjeshtarë. Nuk do të jetë shumë larg kur të gjithë Kristjanët, që do ta shpallin me forcë Fjalën Time, do të akuzohen se janë kundërshtarë të krahut të djathtë, kur në fakt fajtorët e vërtetë do të jenë ata që hedhin abuzim mbi ta.

Unë ju bëj thirrje të gjithëve ju të qëndroni të heshtur dhe kurrë të mos ju përgjigjeni ngacmuesve që përpiqen ta shkatërrojnë besimin dhe dashurinë tuaj për Mua. Ata që do të vjellin vrer dhe do t’ju bërtasin kanë nevojë për lutjet dhe faljen tuaj. Duke u lutur për shpirtra të tillë, ju do ta shkatërroni influencën e Satanit dhe ai do ta ketë të vështirë ta drejtoj zemërimin e tij drejt jush.

Lutuni, lutuni, lutuni për të gjithë ata që do të përdoren si karrem në betejën e ashpër për të copëtuar Kishën Time në Tokë. Ju lutem ta recitoni këtë Fushatë Lutje për t’i rezistuar persekutimit fetar.

Fushata e Lutjes (126) Për t’i rezistuar persekutimit fetar:

I dashur Jezus, më ndihmo t’i rezistoj çdo lloj persekutimi në Emrin Tënd të Shenjtë.

Ndihmoi ata që bien në gabim, me besimin se bëhen dëshmitarë të Punës Tënde.

Hapi sytë e të gjithë atyre që mund të tundohen të shkatërrojnë të tjerët, përmes veprave, punëve apo gjesteve të liga.

Më mbro kundër armiqve të Zotit, që do të ngrihen të provojnë dhe të heshtin Fjalën Tënde dhe që do të përpiqen të heqin Ty.

Më ndihmo të fal ata që të tradhëtojnë Ty dhe më dhuro Hirin për të qëndruar i vendosur në dashurinë time për Ty.

Më ndihmo të jetoj të Vërtetën, që Ti na mësove dhe të mbetemi përherë nën Mbrojtjen Tënde. Amin.

Shkoni, të gjithë ju që me të vërtetë më doni Mua dhe ndiqni gjithçka që Unë ju mësova. Ta doni njëri tjetrin ashtu si ju kam treguar Unë. Kurrë mos tregoni urrejtje për të tjerët. Përkundrazi, lutuni për ata që ju persekutojnë. Tregoni dashuri kur urrejte të tregohet ndaj jush, sepse kjo do të jetë arma juaj kundër fuqisë së të ligut.

Jezusi juaj

Mesazhi origjinal ne anglisht:


Thursday, 21 November 2013

Shenja e parë do të jetë që Toka do të rrotullohet më shpejt. Shenja e dytë ka lidhje me djellin, i cili do të shfaqet më i madh, më i ndritshëm dhe do të filloj të rrotullohet

E Martë, 12 Nëntor 2013, ora 20:30

Bija Ime e dashur, ndërsa Koha Ime po afron, shumë do të jenë në gjumë, por ata që janë të bekuar me sytë e hapur ndaj Dritës Sime, do t’i njohin shenjat. Atyre do t’ju jepen gjithashtu bekimet për t’u pregatitur dhe vetëm ata që qëndrojnë pranë Meje do të jenë në gjëndje të durojnë ndryshimet.

Sa më pranë të afrohet Dita e Ardhjes Sime të Madhe, aq më shumë njerëz, që thonë se e duan Zotin, do të largohen prej Meje. Madje edhe ata që thonë se janë të shenjtë dhe e lartësojnë veten brënda hierarkisë së Kishës Sime në Tokë, nuk do të jenë në gjëndje të shikojnë të Vërtetën. Ata nuk do ta shikojnë të Vërtetën sepse do të jenë kaq të zënë duke ndjekur çështjet dhe ceremonitë, të cilat do të jenë fyese ndaj Meje.

Shenja e parë do të jetë që Toka do të rretullohet më shpejt. Shenja e dytë ka lidhje me djellin, i cili do të shfaqet më i madh, më i ndritshëm dhe do të filloj të rrotullohet. Në krah të tij do të shikoni një djell të dytë. Pastaj dukuritë atmosferike do ta bëjnë botën të tundet dhe ndryshimet do të thonë se shumë pjesë të Tokës do të ndryshojnë. Këto ndëshkime – dhe do të ketë shumë – do ta zhveshin njerëzimin nga arroganca e vet, me qëllim që shpirtrat të lypin Mëshirën e Zotit. Asgjë tjetër nuk do t’i trazoj zemrat e ngurta të atyre që e kanë hequr Dashurinë e Zotit prej jetës së tyre.

Mëkati i njerëzimit do të rritet shpejt dhe mëkati i idhujtarisë do të mbështillet trefish rreth Tokës. Paganizmi, i zbukuruar si monarki mbretërore, do të futet në Kishën Time në Tokë. Kur paganët të përqafojnë Kishën Time, ajo nuk do të jetë për të adhuruar Zotin. Kur paganët, ateistët dhe jo-besimtarët e tjerë, të cilët nga jashtë e refuzojnë Egzistencën e Zotit, të përqafojnë Kishën Time, nuk do të jem Unë, Jezu Krishit, për të cilin ata gjunjëzohen. Kur Kisha Ime të deklaroj se ajo i mirëpret të gjithë, mos u mashtroni. Ajo nuk do të thotë se ata i mirëpresin paganët në Kishën Time, që ata të mund të përkulen para Tabernakullës Sime. Jo, ajo do të jetë për të ekspozuar idhujtarinë, e shkaktuar prej mëkatit të krenarisë, para Meje, për t’i poshtëruar Tabernakullat e Mia të Shenjta dhe të Bekuara. Ata do të vendosin simbole pagane mbi Altarët e Mi dhe do të kërkojnë që besimtarët e pavetëdijshëm të përkulen dhe t’i pranojnë vëllezërit dhe motrat e tyre, me hir dhe bujari. Të gjithëve do t’ju kërkohet ta mohojnë të Vërtetën, me qëllim që të mirëpresin adhuruesit e rremë, të cilët do të shkelin mbi Altarët e Mi. Pastaj, Dora e Zotit do të bjer.

Luftrat do të përhapen; tërmetet do të shkundin të katër cepat e Tokës dhe kriza e urisë do ta mbërthej njerëzimin dhe çdo veprim i lig dhe fyerje e bërë para Zotit do të çoj në një ndëshkim të tmerrshëm. Kur ata që e pranojnë Mëshirën Time e drejtojnë Kishën Time – çdo djall do t’i mallkoj këta fëmij të Zotit. Për t’i mbrojtur ata, Zoti do të ndërhyj dhe mjerë ata që pështyjnë në Fytyrën e Krijuesit të tyre.

Koha ka ardhur. Ata që më fyejnë Mua do të vuajnë. Ata që më ndjekin Mua do të jetojnë përmes këtij persekutimi, deri në Ditën kur Unë të vij për t’i përfshirë ata në Krahët e Mi të Mëshirshëm. Dhe pastaj, vetëm ata që mbeten, për arsye se ata e kanë refuzuar Dorën Time të Mëshirës, do t’i dorëzohen bishës që ata e adhuruan dhe prej të cilit ata kërkuan kënaqësitë e tyre.

Sa shumë njerëz do të më refuzojnë Mua, deri në fund. Dy të tretat do të më pështyjnë Mua, do ta luftojnë Ndërhyrjen Time dhe do të ulërijnë gjëra të turpshme të çdo lloj ndaj Meje. Ndërsa Dita sa vjen e afrohet më tepër, urrejtja kundër Meje, do të dëshmohet për t’u parë nga të gjithë. Madje edhe ata që i japin botës përshtypjen se e nderojnë Zotin do të më mallkojnë Mua në heshtje.

Dita kur mashtrimi i bishës të ekspozohet për t’u parë nga të gjithë do të jetë një ditë që askush nuk do ta harroj. Sepse ata ditë, kur bota ta shikoj mashtruesin, antikrishtin, të ngrihet me Kurorën Time në kokë – i veshur me rroba të kuqe – do të jetë dita kur zjarr do të dali prej gojës së tij. Kur tmerri më në fund të kuptohet, zjarri do ta mbështjelli atë dhe ai dhe të gjithë ata që i premtuan atij besnikëri do të hidhen në humnerë. Dhe pastaj Unë do të vij ashtu si ju kam treguar. Unë do ta ngre Kishën Time dhe do ta bashkoj botën me Vullnetin e Shenjtë të Atit Tim dhe paqja do të mbretëroj më në fund.

Gjithçka që Unë ju kam thënë është e vërtetë. Gjtihçka që ka për të ndodhur do të ndodhi ashtu si ju kam treguar Unë. Do të ndodhi shpejt, sepse pavarësisht nga Zemërimi Im, që është shkaktuar nga hipokrizia dhe mosmirnjohja e njeriut, Unë vij vetëm për t’i dhënë fund kësaj vuajtje përfundimisht. Unë vij për të shpëtuar të gjithë mëkatarët, por shumë nuk do të duan të shpëtojnë.

Qëndroni të fortë, ndjekësit e Mi të dashur, sepse Unë do t’i mbroj të gjithë mëkatarët, që e pranojnë Dorën Time të Mëshirës gjatë Paralajëmrimit. Prandaj çdo fëmij i Zotit, besimtar dhe jo-besimtar do të përfshihet në këtë Ndërhyrje të Madhe nga Qielli. Por pas kësaj kohe, ëngjëlli i Zotit do t’i veçoj të mirët nga të këqinjtë. Koha është e shkurtër.

Jezusi juaj

Mesazhi ne anglisht:
https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2013/11/12/the-first-sign-will-be-that-the-earth-will-spin-faster-the-second-sign-concerns-the-sun-which-will-loom-larger-brighter-and-begin-to-spin/

Wednesday, 20 November 2013

Ndëshkimet e Atit Tim kanë filluar dhe bota do të dëshmoj shumë më tepër trazira ekologjike

E Martë, 12 Nëntor 2013, ora 15:52

Bija Ime e dashur, është gabim të besohet se Zoti nuk do ta hedhi Drejtësinë e Tij në botë në këtë kohë. Ndëshkimet e Atit Tim kanë filluar dhe bota do të dëshmoj shumë më tepër trazira ekologjike ndërsa fillon pastrimi i Tokës.

Pregatitjet janë tani gati dhe së shpejti armiqtë e Zotit do të çrrënjosen dhe do të ndëshkohen, sepse ata kurrë nuk do të kthehen dhe të kërkojnë Mëshirën Time. Zemërimi i Atit Tim është i madh dhe mjerë ata që e kundërshtojnë Fjalën e Zotit, sepse ata do të pengohen dhe bien përtokë, ndërsa pastrimi përfundimtar i Tokës do të përplaset me infektimin e të ligut – të gjitha në të njëjtën kohë.

Kur të shikoni elementet e natyrës të reagojnë egërsisht, ju do ta dini se Dora e Drejtësisë ka rënë. Krenaria e njeriut, vetë-fiksimi dhe besimi i tij në inteligjencën e tij të gabuar mbi çështjet shpirtërore, kanë sjellë mbi racën njerëzore rënien e zjarrit nga katër enët mbi të katër cepat e Tokës.

Ju i keni shpërfillur paralajmërimet dhe prandaj beteja për të shkatërruar mëkatin ka filluar mirë dhe me të vërtetë.

Jezu Krishti
Biri i Njeriut

Mesazhi origjinal ne anglisht:


Tuesday, 19 November 2013

Nëna e Shpëtimit: Shpëtimi është i juaji vetëm nëpërmjet pajtimit me Zotin

E Djelë, 10 Nëntor 2013, ora 15:20

Bija ime e dashur, roli im si Nëna e Shpëtimit është për t’ju kujtuar ju për gjithçka që unë ju kam thënë nëpër shekuj me radhë. Ta doni njëri tjetrin ashti si ju do Biri im. Tregoni dhembshuri për këdo dhe në veçanti për ata që ju persekutojnë. Dëgjojini ato që Unë i zbulova vizionareve në La Salettë dhe Fatima dhe studjojini ato deri në detaje të hollësishme. Fare pak nga ato që unë kam udhëzuar po kryhet nga ju. Paralajmërimeve të mia nuk ju dha rëndësi dhe pasojat e shpërfilljes të asaj që ju dha juve do të bëhen tani një realitet.

Kur Qielli i zbulon mesazhet njerëzimit, është njësoj sikur të komunikohet me një kala të madhe guri. Disa nga zbulimet e mia depërtuan dhe u zbatuan. Shumë prej tyre thjesht u shpërfillën prej atyre me besim të pakët, dhe kalaja u bë e padepërtueshme kundrejt ndërhyrjes nga Qielli, të dhëna juve për ta shtuar besimin tuaj dhe për t’ju mbajtur të sigurtë në Krahët e Zotit. 

Roli im si Bashkë-Ndërmjetëse do të thotë se fuqia ime kundër djallit është forcuar, në një mënyrë që nuk më është dhuruar nga Zoti më parë. Prandaj tani është koha kur i gjithë përkushtimi ndaj meje do të shpërfillet me kujdes, nga armiqtë e Birit tim. Kur adhurimi ndaj meje të nxitohet dhe kur kërkesa për të ruajtur vëndet tuaja kundër Komunizmit të shtrëmbërohet, atëherë dëshirat e mia nuk do të jenë zbatuar. Unë, që tani e tutje, do të jem një gjë e rrallë në patronazhin zyrtar që normalisht më është ofruar mua, Nënës së Zotit, në Kishat e Birit tim bë Tokë. Fuqia ime kundër bishës do të shmanget duke e hequr imazhin tim, Rozaren time të Shenjtë dhe përkushtime të tjera ndaj meje nga shumë Kisha Katolike.

Pastaj, tempujt e Zotit do të heqin të gjitha gjurmët e Birit tim, Jezu Krishtit, në pregatitje për bishën, e cila do të vij dhe të ulet mbi fronin në tempullin më të lartë të Zotit. Pastaj kuptimi i vërtetë i pajtimit me Jezu Krishtin do të modifikohet, kur ata do të thonë se nuk është më e nevojshme t’i kërkosh Zotit të fali për mëkatet e tua, nëse bën një jetë të mirë. Njerëzit do të fillojnë të besojnë në pikpamjet e tyre se çfarë i bën ata të mirë në Sytë e Zotit. Por ju kurrë ndonjëherë nuk duhet të harroni se shpëtimi, një Dhuratë për çdo mëkatar të vetëm në botë, kurrë nuk mund të bëhet i tyre, nëse nuk i kërkojnë Zotit në fillim t’i fali ata. Ky është thelbi i Besëlidhjes, e cila u fitua për rracën njerëzore me anë të vdekjes së Birit tim në Kryq. Jezu Krishti fitoi, për botën, shpëtimin nga mëkati dhe Dhuratën e Jetës së Përjetshme. Me qëllim që ta merrni këtë Dhuratë ju duhet t’i kërkoni Zotit t’ju fali për mëkatet tuaja.

Shpëtimi është i juaji, vetëm nëpërmjet pajtimit me Zotin.

Nëna juaj e Dashur
Nëna e Shpëtimit

Mesazhi origjinal ne anglisht:


Monday, 18 November 2013

Hyji Atë: Asnjë vlerësim shkencor nuk do të ketë kuptim kur dy diej të shihen

E Djelë, 10 Nëntor 2013, ora 15:00

Bija Ime më e dashur, Dëshira Ime është të mbledh të gjithë fëmijët e Mi së bashku, së shpejti, për të dëshmuar Premtimin Tim. Dhurata Ime e Madhe do të vij në mes të persekutimit të tmerrshëm shpirtëror, kur gjithçka që Unë Jam do të mohohet. Zota të rinj, ku asnjë prej të cilëve nuk egziston, do të sillen në botë. Të mbuluar me një perde vezulluese ato do të krijohen për të ndaluar gjithë besimin në Egzistencën Time. E gjithë kjo herezi do ta shuaj Dritën e Zotit.

Së shpejti, yjet nuk do të ndriçojnë më me forcën e tyre të madhe. Së shpejti, shenja të reja, të papritura, që do të sfidojnë gjithë kuptimin njerëzor të shkencës, do të tregohen nga Unë, ndaj një bote jobesimtare, kur fillimet e Ndërhyrjes Sime të shfaqen. Asnjë vlerësim shkencor nuk do të ketë kuptim kur dy diej të shihen. Asnjë shpjegim, sipas njohurive të kufizuara të njeriut, nuk do të ketë kuptim. Prapë se prapë, ata do ta marrin çdo shenjë, të dhënë botës nga Qielli, dhe do të thonë se kjo jetë tjetër njerëzore egziston në univers.

Unë Jam Krijuesi i gjithë jetës. Unë e krijova njeriun. Unë e krijova botën. Kurrë mos e mohoni këtë, sepse kur ju e bëni këtë ju ndiqni një doktrinë të rreme. Çdo ndërhyrje nga Qielli – dhe do të ketë shumë – do të shpjegohet ndryshe. Kur të shikoni këto shenja, dijeni se Dita e Ardhjes së Dytë është afër.

Unë ju kërkoj, fëmijë të dashur, që kurrë të mos më mohoni Mua apo të mohoni Premtimin Tim për t’i sjellë botës paqen dhe pajtimin përfundimtar, që është e juaja nëse ju e pranoni atë sipas Kushteve të Mia dhe jo tuajat. Vullneti Im është gati të kryhet më në fund. Për t’ju pregatitur ju, Unë do t’i tregoj botës shumë mbrekullira në qiell, në univers dhe në sistemin planetar. Kur ju të dëshmoni këto ngjarje, Unë dua që ju të jeni të gëzuar, sepse ju do ta dini se Unë Jam duke lajmëruar kthimin e Birit Tim për të përfunduar Premtimin Tim për shpëtimin e përjetshëm.

Fshihini lotët nga sytë tuaj. Unë e di se sa të vështira do të jenë sprovat tuaja. Unë i referohem të gjithë Fëmijve të Mi, përfshi besimitarë dhe jo-besimtarë, si dhe ata që janë fajtor për mëkatin e tmerrshëm – asnjë prej jush nuk është i përjashtuar. Kur ju bashkoheni me Birin Tim, ju do të bëheni pjesë e Tij dhe ju do të mbretëroni me Atë në Parajsë, përgjithmonë.

Ati juaj i dashur
Hyji Më I Larti

Mesazhi origjinal ne anglisht:


Shumë do të fillojnë së shpejti të përdorin njohuritë e tyre të shkencës për të vlerësuar Ungjillin Më Të Shenjtë

E Shtunë, 9 Nëntor 2013, ora 11:48

Bija Ime e dashur, shumë do të fillojnë së shpejti të përdorin njohuritë e tyre të shkencës për të vlerësuar Ungjillin Më Të Shenjtë. Në vënd që të deklarojnë të Vërtetën e Fjalës Sime, e cila vjen prej Mënçurisë së Zotit, ata do të fillojnë ta shtrëmbërojnë atë për t’i dhënë asaj një pamje sa më moderne.

Të gjitha Fjalët e Mia, të përmbajtura në Ungjillin e Shenjtë, do të interpretohen ndryshe. Ata do të thonë se Fjala Ime do të thotë diçka të re, e cila do të jetë më e përshtatshme në botë sot. Ata do të përpiqen të japin shëmbuj se si Unë do t’ju mësoja ju, po të ecja në Tokë në këtë kohë. E harruar do të jetë thjeshtësia e Fjalës së Zotit, e cila është për gjithsecilin. Ata që janë inteligjent, të ditur dhe që janë krenar për përparësinë e njeriut në botën e shkencës, do të fillojnë të bëjnë deklarata fyese.

Kisha do të mbështesi të ashtu-quajtura zbulime të reja shkencore, të cilat do të nënvlerësojnë atë që përmbahet në Biblën e Shenjtë. Ata do të zbulojnë çfarë ata thonë të jetë evidencë e re, që hedh dyshime se si u krijua bota. Pastaj ata do të thonë se shumë prej atyre që përmbahet në Bibël janë metafora të formuara për të krijuar paqe mes njerëzve. Ata do të përdorin mesazhin e humanizmit, dashurisë për njëri tjetrin, për sa i përket mundësive tuaja për t’u kujdesur për të varfërin, të pa-shkolluarin dhe nevojtarin, në vënd të së Vërtetës që ju dha në Ungjill. Pastaj, doktrinat e reja të rreme që do të duken të ngjajshme me të Vërtetën, do të mbështeten nga priftërinjtë, dhe vetëm ata që qëndrojnë të vendosur ndaj Fjalës Sime do ta mbajnë të gjallë të Vërtetën.

Ndjekësit e Mi të dashur, kur të shikoni se fare pak do ta dëgjojnë akoma të Vërtetën – Fjalën e Zotit – atëherë ju duhet ta ngushëlloni njëri tjetrin. Ju duhet të vazhdoni t’i kujtoni ata në Kishën Time, të cilët do t’i duartrokasin herezitë, që do të futen, për të Vërtetën sepse shumë prej tyre nuk do të jenë më të zgjuar. Kaq të larguar do të jenë ata nga Unë, sa do t’i pranojnë lehtë ndryshime të tilla. Do të jetë shumë më e lehtë për ata me besim të pakët të pranojnë fjalën e atyre që kërkojnë ndryshim, sesa të qëndrojnë besnikë ndaj Fjalës së Zotit.

Thirrja për ndryshimet e para do të bëhet së shpejti. Me një ëmbëlsi që do të zbusi dhe fjalime me pasion mbi nevojën për t’u ngritur si një botë e bashkuar – për të treguar dashuri dhe tolerancë për të gjithë – ju do të çoheni drejt gabimit më të madh. Shumë do të habiten se sa shpejtë Kisha Ime do të duket të përqafoj botën jobesimtare. Shumë do të magjepsen prej mënyrës në të cilën fetë e ndryshme, paganët dhe heretikët, do të mblidhen për t’u bashkuar në këtë kishë të re bamirëse për një botë. Ata do të thonë: “Më në fund një kishë që është tolerante ka përfshirë të gjithë.” Ata nuk do të kenë më turp të tregojnë mosbindje ndaj Zotit. Përkundrazi, ata do ta shpallin me krenari se mëkatet e tyre të liga jo vetëm që janë të pranueshme në Sytë e Zotit, por ato nuk do të konsiderohen fare të jenë mëkate. Kjo do të krijoj gëzim të madh ngado.

Për herë të parë në histori, ata që e drejtojnë Kishën Time në udhë të gabuar do të admirohen, adhurohen dhe pothuajse asnjë lloj kritike nuk do të hidhet mbi ata.

Herezia më e madhe, e paparë që nga vdekja Ime në Kryq, tani do ta pushtoj Kishën Time në Tokë. Ata do t’i mbushin Kishat e Mia me simbole fyese pagane dhe Unë nuk do të dukem asgjëkundi. Dhe ndërsa ata i mbushin godinat, që krijuan për të më adhuruar Mua, Kisha Ime e Vërtetë, e përbërë nga ata që qëndrojnë besnikë ndaj të Vërtetës, do të bëhet Tempulli i vetëm i Vërtetë i Zotit, sepse ata kurrë nuk do ta pranojnë dhunimin e Trupit Tim. Besimi i tyre do t’i bëj ata ta përhapin Ungjillin dhe ta mbajnë të ndezur Flakën e Shpirtit të Shenjtë.

Jezusi juaj

Mesazhi origjinal ne anglisht:


Nëna e Shpëtimit: Kur një mision, që deklaron të flasi Fjalën e Zotit, është i rremë asnjë urrejtje nuk do të tregohet kundrejt tij

E Premte, 8 Nëntor 2013, ora 12:09

Fëmijët e mi të dashur, si të vegjëlit e dashur të Zotit, ju kurrë nuk duhet të lejoni mosmarrveshjet të kthehen në urrejtje për njëri tjetrin. I ligu krijon vuajtje të tmerrshme mes jush duke përhapur infektimin e tij djallëzor dhe sidomos kundër vizionarëve dhe profetëve të zgjedhur të Zotit.

Kur Zoti është i pranishëm në një Mision, që është i autorizuar prej Tij në Tokë, me qëllim që të shpëtoj shpirtrat, Satani gjithmonë do ta sulmoj atë. Ju do t’i njihni profetët e vërtetë të Zotit prej persekutimit dhe urrejtjes që do të tregohet ndaj tyre. Ju do t’i njihni ata prej refuzimit publik të misioneve të tyre dhe veprat e liga që do të kryen kundër tyre nga të tjerët.

Kur një mision, që deklaron të flasi Fjalën e Zotit, është i rremë asnjë urrejte nuk do të tregohet kundër tij, sepse Satani kurrë nuk t’i sulmonte publikisht ata që ai mashtron. Kur Biri im ta tregoj Veten e Tij, Ai gjithmonë do të sulmohet, sepse mëkati i njeriut e ndan atë nga Zoti. Kur Biri im eci në Tokë, ngado që Ai shkoi ata i bërtisnin Atij. Ata e shanin Atë dhe i hidhnin gurë Atij dhe të gjithë atyre që e ndiqnin Atë. Dhe ndërsa ata e daklaruan Atë të jetë një mashtrues, ata ndiqnin shumë profetë të rremë, që përpiqeshin të konkuronin me Atë. E njëjta gjë do të jetë e vërtetë kur Ai të bëj udhëtimin e Tij përfundimtar për të mbledhur të gjithë ata që mbeten në Atë dhe me Atë. Ai do të bashkoj të gjithë ata që jetojnë sipas Mësimeve të Tij dhe që qëndrojnë shërbëtorë besnikë dhe të përulur. Pastaj, me ndihmën e Ushtrisë së Tij të Mbetur, Ai do të luftoj deri në fund për të shpëtuar sa më shumë shpirtra të jetë e mundur, përfshi shpirtrat e të gjithë armiqve të Tij dhe të gjithë ata që refuzojnë ta pranojnë Atë.

Nëse ju e doni Birin tim, ju kurrë nuk duhet ta lëndoni Atë duke urryer njëri tjetrin. Biri im ju ka thënë se ju nuk mund të qëndroni të bashkuar me Atë kur ka urrejtje në zemrën tuaj.

Lutuni, lutuni, lutuni që të gjithë ju që e deklaroni veten të jeni Kristjanë do të ndiqni shëmbullin e dhënë nga Biri im.

Nëna juaj e dashur
Nëna e Shpëtimit

Mesazhi origjinal ne anglisht:


Sunday, 17 November 2013

Të gjitha trazirat që ju jeni gati të dëshmoni do të jenë evidencë për të Vërtetën e profecive të dhëna Gjonit Tim të dashur në Librin e Zbulesës

E Enjte, 7 Nëntor 2013, ora 18:35

Bija Ime e dashur, koha për fillimin e ri është afër. Ndërsa Mundimi i Madh të vazhdoj të ndjehet, shumë ngjarje do të ndodhin.

Armiqtë brënda Kishës Sime, pa asnjë lloj turpi, do të përpiqen të thonë se një kishë e re për një botë, e cila i mirëpret të gjithë mëkatarët dhe të gjitha fetë, është e aprovuar nga Zoti. Kur ata në Kishën Time e mirëpresin botën jobesimtare, ajo nuk e ndjek më të Vërtetën. Kur ju jeni një ndjekës i vërtetë i Imi, besimi juaj do të duket në veprat dhe në punët tuaja. Kur ju jeni të Mitë, ju do të qëndroni besnikë ndaj Fjalës së Zotit. Kur ju e mbani Fjalën Time, ju jeni të bindur në gjithçka që Unë ju mësova. Kur ju nuk jeni të Mitë, ju do të shani vëllezrit dhe motrat tuaja. Kur ju nuk jeni prej të Mive, ju do të urreni ata që janë të Mitë. Kur ju besoni se do të keni jetën e përjetshme pa u dashur ta fitoni atë, atëherë ju e këni shumë gabim.

Nëse ju thoni se mëkati është i natyrshëm dhe se vetëm një Zot i drejtë dhe i ndershëm do të falte çdo mëkat, atëherë kjo është e vërtetë. Por nëse ju besoni se jeta e përjetshme është e drejta juaj natyrale dhe se nuk ju duhet të pendoheni në fillim, atëherë ju e mohoni të Vërtetën. Unë e dua secilin prej jush. Unë kurrë nuk do të isha mizor, i padrejtë, i dhunshëm, abuziv apo të lëndoja ndonjë nga fëmijët e Zotit. Por, Unë kurrë nuk do t’i hapja derën e Mbretërisë Sime ndonjë mëkatari, vetëm nëse ata tregojnë pendesë të vërtetë për keqbërjet e tyre. Kur Unë ju drejtoj drejt shpëtimit, Unë e hap çdo derë, me qëllim që Unë t’ju mirëpres në ditën e fundit. Shumë dyer po hapen tani, pro fare pak po hyjnë tek ato. As edhe një prej jush nuk do të hyj në Mbretërinë Timë, nëse nuk i bindeni Fjalës Sime të dhënë juve në Ungjillin e Shenjtë. Besimi juaj duhet të jetë i pastër. Dashuria juaj për njëri tjetrin duhet të jetë e vërtetë dhe bindja juaj ndaj Fjalës Sime do t’ju fitoj Dhuratën e jetës së përjetshme.

Shumë që e quajnë veten Kristjanë janë të pabesë ndaj Kishës Sime. Ju më merrni Mua në Kungimin e Shenjtë me shpirtra të nxirë. Ju i shpërfillni Mësimet e Mia dhe i falni mëkatet që ju besoni janë të parëndësishëm në sytë tuaj. Ju përhapni gënjeshtra me një gjuhë të ligë për të tjerët dhe ju dënoni shumë në Emrin Tim të Shenjtë. Juve ju dha e Vërteta në Ungjillin e Shenjtë, por ju nuk zbatoni çfarë ato ju mësojnë. Dashuria Ime për ju do të thotë se, ndërsa shumë prej jush nuk do ta fitojnë Shpëtimin që Unë i dhashë botës me vdekjen Time në Kryq, Unë prapë ju jap të gjithëve ju mundësinë ta shikoni të Vërtetën gjatë Mëshirës Sime Hyjnore kur Unë të vij para jush për t’ju ndihmuar të vendosni nëse do ta pranoni Dhuratën Time apo jo.

Të gjitha trazirat që ju jeni gati të dëshmoni do të jenë evidencë për të Vërtetën e profecive të dhëna Gjonit Tim të dashur në Librin e Zbulesës. Kur të shikoni Kishën të bashkohet me botën jobesimtare, ju do ta dini se koha ka ardhur për Misionin Tim të mbledhi shpirtrat në mbarë botën.

Jezusi juaj

Mesazhi origjinal ne anglisht:


Drita e Zotit do të ndriçoj mbi ju dhe Unë premtoj se ju nuk do të ndjeheni të vetmuar

E Martë, 5 Nëntor 2013, ora 11:00

Bija Ime e dashur, Zoti ka filluar tashmë pregatitjet përfundimtare për të siguruar që shpëtimi sillet për të gjithë fëmijët e Tij. Sa shumë prej jush jeni të pavetëdijshëm se çfarë do të thotë Ardhja e Dytë dhe prandaj, ju nuk e pregatisni veten. Shumë prej jush nuk besojnë se kjo do të ndodhi për një kohë shumë të gjatë. Prandaj, vetëm ata që janë me të vërtetë të pregatitur do të jenë gati të më përshëndesin Mua, Dhëndrin e tyre, të veshur dhe të paraqitur tek Unë ashtu si duhet. Të tjerët do të jenë në gjumë, të papregatitur dhe të hutuar. Disa nuk do të besojnë tek Unë deri kur Unë të shihem në çdo pjesë të botës. Disa do të vdesin nga tronditja, por pjesa më e madhe do të jetë e mbushur me gëzim dhe mbrekulli. Ata që e lejojnë veten të mashtrohen do të falen nëse më luten Mua t’ju dhuroj imunitet. Për fat të keq, shumë do ta refuzojnë Mëshirën Time të Madhe sepse zemrat e tyre janë kthyer në gur dhe asgjë nuk do t’i hapi ato.

Koha që do të vij do të jetë e mbushur me zbulime të madhe dhe Hire të veçanta do të hidhen mbi ju. Unë e bëj këtë për t’ju bërë më të fortë dhe më të fortë, me qëllim që ju të mos e shisni shpirtin tuaj për kënaqësitë e botës. Sa vjen e më shumë prej jush do të afrohen më shumë ndaj Meje dhe ndërsa Unë i flas shpirtit tuaj, ju do të ndjeheni në paqe mes tmerrit të braktisjes së madhe. Kur ju ta dëshmoni këtë tmerr, ju do të jeni të pajisur më mirë për t’i bërë ballë dhe për t’i ndihmuar të tjerët.

Drita e Zotit do të ndriçoj mbi ju dhe Unë premtoj se ju nuk do të ndjeheni të vetmuar, madje edhe kur të refuzoheni prej atyre që nuk dinë më mirë. Kur Unë eca në Tokë, Farizenjtë larguan aq shumë nga Unë. E njëjta gjë do të ndodhi tani. Shumë nga ju do të inkurajoheni, jo vetëm të refuzoni Thirrjen Time nga Qielli në këtë kohë, por edhe Mësimet e Mia. Mësimet e Mia kurrë nuk mund të ndryshojnë, sepse ato janë e Vërteta dhe vetëm e Vërteta mund t’ju shpëtoj ju.

Jezusi juaj

Mesazhi origjinal ne anglisht: