Kerko Mesazhet ketu

Sunday 3 November 2013

Ju duhet të qëndroni të qetë, në paqe, por me një vendosmëri të fortë për të vazhduar shpalljen e Fjalës së Shenjtë të përmbajtur tek Ungjilli

E Dielë, 20 Tetor 2013, ora 12:07 

Bija Ime fort e dashur, Unë dëshiroj t’ju zbuloj të gjithëve ju, apostujve të Mi të dashur – ata që ecin në Tokë dhe shpallin Fjalën Time të Shenjtë – se ju duhet të kapeni pas Meje, Jezusit tuaj, si kurrë më parë. Këto kohë, që vijojnë do të jenë të vështira për ju dhe të gjithë ata që qëndrojnë tek Unë, me Mua dhe për Mua, ju do të jeni përgjegjës për ta mbajtur të ndezur Flakën e Dritës Sime në ditët e errëta që do të vijnë.

Fëmijët e Mi të shtrenjtë, ju duhet të qëndroni të qetë, në paqe, por me një vendosmëri të fortë për të vazhduar shpalljen e Fjalës Së Shenjtë e përmbajtur në Ungjill në çdo skaj të botës. Ju, Ushtria Ime e Mbetur, do t’i sillni të gjithë fëmijët e Hyjit tek Unë dhe do të ndihmoni t’i shpëtoni ata nga fryma e të ligut, që do të pushtoj miliona shpirtra. 

Ju jeni të Mitë dhe ju ecni brënda Dritës së Hyjit, duke shtruar udhën që bota të shpëtohet.

Hiret e Mia po hidhen mbi ju, dishepujt e Mi të dashur, dhe menjëherë sa ta kuptoni se ju po udhëzoheni nga Unë dhe besoni tek Unë plotësisht, asnjë dëm nuk do të vij tek ju. Por nëse ju e lejoni veten të bëheni shërbëtorë të vullnetshëm të mashtruesit, atëherë Mbrojtja Ime nuk do t’ju mbuloj më. Ata prej jush që mbajnë anën e profetit të rremë dhe të antikrishtit do të bien në kurth të Satanit dhe ai nuk do t’ju lër të lirë. Ata prej jush që ecin përkrah armiqve të Mi dhe pijnë nga kupa e gjarpërit do të shkatërroheni prej tij nëse guxoni ta kundërshtoni atë.

Dëgjojeni tani, paralajmërimin Tim – mbani anën e bishës dhe bëni një betim jo të shenjtë për të nderuar herezinë dhe ju do ta keni shumë të vështirë ta shkëputni veten nga mbërthimi i tij i lig. Lutuni që ju të keni mënçurinë për të parë të Vërtetën.

Jezusi juaj

https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2013/10/20/you-must-remain-calm-at-peace-but-with-a-firm-resolve-to-continue-to-proclaim-the-holy-word-contained-in-the-gospels/