Kerko Mesazhet ketu

Tuesday 12 November 2013

Kur Shpirti i Shenjtë e pushton një shpirt, ai do të ngrihet, do të tërhiqet menjëherë drejt Vullnetit të Atit Tim dhe do të përgjigjet në dorëzim të plotë

E Mërkurë, 30 Tetor 2013, ora 18:00

Bija Ime fort e dashur, kur Shpirti Im i Shenjtë zbret mbi një person, një seri gjërash ndodhin. E para është një ndjenjë e hutimit dhe e mosbesimit. E dyta është ndjesia e të qenurit i pushtuar nga diçka kaq e fuqishme sa e bën personin plotësisht të varur mbi Vullnetin e Shenjtë të Hyjit. I kaluar do të jetë besimi n
ë intelektin e vet superior njerëzor, pasi intelekti nuk luan më ndonjë rol të rëndësishëm. Në të kundërt, shpirti do të jetë i mbushur me dije, mprehtësi dhe një arsyetim që është përtej interpretimit të tyre të dobët njerëzor.

Kur Shpirti i Shenjtë e pushton një shpirt, ai do të ngrihet, do të tërhiqet menj
ëherë drejt Vullnetit të Atit Tim dhe do të përgjigjet në dorëzim të plotë. Pasi frika fillestare të jetë larguar, një paqe e thellë do të ndjehet dhe frika e personit se po shihet të shpalli Fjalën e Hyjit do të zhduket. Ata nuk do t’ja dinë se cilat janë pikpamjet e të tjerëve sepse prej gojëve të tyre do të dali e Vërteta. Personaliteti i personit, nëse është i shkathët, i ndrojtur apo i turpshëm, do të zërë një vënd të dytë dhe do të bëhet dytësore ndaj mënyrës në të cilën ata e shpallin Fjalën e Hyjit.

Të gjithë shpirtrat, që e marrin Dhuratën e Shpirtit të Shenjtë – pa asnjë përjashtim – do ta dorëzojnë vullnetin e tyre të lirë tek Vullneti i Atit Tim. Për shpirtrat që me të vërtetë janë të bekuar me Dhuratën e Shpirtit të Shenjtë, roli i tyre do të jetë të përhapin Fjalën e Hyjit dhe për këtë, ata do të vuajnë. Megjithatë, Mburoja e Dashurisë së Hyjit, i mbulon shpirtra të tillë, nd
ërsa marshojnë përpara, pa frikë dhe me guxim për të shpallur të Vërtetën. Atyre që e shpallin të Vërtetën e Mësimeve të Mia, në këto kohë të paganizmit dhe kur Kisha Ime do të largohet nga Besimi i Vërtetë, juve do t’ju jepet më tepër forcë për të siguruar që Zëri Im po dëgjohet. 

Ajo forcë do të vij prej Hyjit, Atit Tim të dashur. Do të jetë prej Fuqisë së Forcës së Hyjit që shumë prej ushtrisë së Satanit do të kthehen në besim, ndërsa pjesa e mbetur do të shkatërrohet. 

Shpirti i Shenjtë, si shpatat e flakëve të ndezura, do të përshkoj zemrat e të gjithë atyre që e dëgjojnë dhe e pranojnë të Vërtetën.


Jezusi juaj

https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2013/10/30/once-the-holy-spirit-engulfs-a-soul-it-will-rise-draw-immediately-towards-the-will-of-my-father-and-respond-in-total-abandonment/