Kerko Mesazhet ketu

Thursday 28 November 2013

Kur Unë të vij si Mbreti i Mëshirës, asnjë shpirt nuk do të mbetet në dyshim se Kush Jam Unë dhe Çfarë Jam Unë

E Mërkurë, 20 Nëntor 2013, ora 14:15

Bija Ime fort e dashur, thuaji të gjithë ndjekësve të Mi – të gjithë atyre që besojnë tek Unë, Jezu Krishti – se ata duhet të caktojnë kohë çdo ditë me Mua në lutje, për të shpëtuar shpirtrat e atyre që janë të humbur për Mua. Përmes Hireve, që Unë ju dhuroj, Unë dëshiroj që si shpërblim, ju të ndihmoni të më sillni Mua shpirtat e atyre që e thyejnë Zemrën Time.

Unë duhet t’ju kërkoj që ta duroni dhimbjen që do të ndjeni, për shkak të ndarjes së njerëzimit nga Unë, Jezu Krishti. Kjo do të shkaktohet nga përçarja në Kishën Time në Tokë. Duke e pranuar këtë vuajtje me bindje të plotë, Unë mund ta mposht mbërthimin, që i ligu ushtron mbi ata që janë tepër të dobët për të shpallur Fjalën e Vërtetë të Hyjit. 

Ju kurrë nuk duhet të keni frikë nga ky Mision, sepse i është dhënë botës prej Bujarisë së Atit Tim të Dashur. Ai thjesht kërkon të rifitoj Krijimin e Tij, të pacënuar, me qëllim që të mos humbasi as edhe një fëmij të Tij të vetëm.

Pavarësisht se kush ju godet, ju tall apo ju persekuton, thjeshtë kujtoni ndëshkimin, që do të bier mbi të gjithë ata që pështyjnë në Fytyrën Time. Pastaj, duke i shpërfillur ngacmimet, ju duhet të luteni me zell për secilin nga këta shpirtrat e gjorë. Të jeni bujarë në zemër dhe ju do të mbusheni me Shpirtin e Shenjtë, dhe kështu do të luftoni përkrah Ushtrisë Sime Qiellore, për të shpëtuar botën nga i ligu. Prandaj ju duhet të prisni me dashuri dhe besim, dhe Unë do t’ju sjell Bekime të mëdha.

Shpresa kurrë nuk duhet të largohet për shkak të frikës. Frika kurrë nuk duhet t’ju verboj ndaj detyrës që ju kërkohet, se kur Unë të vij si Mbreti i Mëshirës, as edhe një shpirt nuk do të mbetet në ndonjë dyshim se Kush Jam Unë dhe Çfarë Jam Unë. Mblidhuni s
ë bashku. Bashkohuni. Sillini të gjithë shpirtrat në Krahët e Mi të Mëshirshëm. Për të më ndihmuar Mua ta bëj këtë, ju duhet të recitoni këtë Lutje të Kryqëzatës të veçantë për të më ndihmuar Mua të mbledh dhe të bashkoj të gjithë shpirtrat. 

Lutja e Kryqëzatës (128) Për t’i mbledhur dhe bashkuar të gjithë shpirtrat

Më i dashuri Jezus, na ndihmo ne, dishepujt e Tu të dashur, që të mbledhim botën në Krahët e Tu dhe t’i paraqesim Ty shpirtrat që kanë më tepër nevojë për Mëshirën Tënde të Madhe. 

Na fuqizo me Dhuratën e Shpirtit të Shenjtë për të garantuar që Flaka e së Vërtetës t’i pushtojë të gjithë ata që janë të ndarë nga Ti. 

Bashkoji të gjithë mëkatarët që secilit t’i jepet çdo mundësi për pajtim. 

Na jep të gjithëve ne forcën për të qëndruar të palëkundur ndaj Fjalës Tënde të Shenjtë kur të na detyrojnë të refuzojmë të Vërtetën, e cila i është deklaruar botës përmes Ungjillit Më Të Shenjtë. 

Ne qëndrojmë në Ty, me Ty dhe për Ty, në çdo hap të këtij, udhëtimit tonë drejt Shpëtimit. Amen.

Të keni paqen. Besoni tek Unë. Lërini të gjitha lutjet tuaja tek Këmbët e Mia dhe Unë do t’i përgjigjem çdo kërkese të vetme që më bëhet Mua për të shpëtuar çdo shpirt emri i të cilit më paraqitet Mua.

Jezusi juaj

https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2013/11/20/0when-i-come-as-the-king-of-mercy-not-one-soul-will-be-left-in-any-doubt-as-to-who-i-am-and-what-i-am/