Kerko Mesazhet ketu

Thursday 7 November 2013

Nëna e Shpëtimit: Biri im po planifikon një ripërtëritje të madhe mbi Tokë, në këtë kohë, dhe ajo do të shkaktoj shumë dhimbje

E Mërkurë, 23 Tetor 2013, ora 15:34

Bija ime, unë i mbuloj të gjithë fëmijët e mi, në këtë kohë, me mbrojtjen time, që ata të qëndrojnë të qetë, në paqe dhe të fortë në këto kohë të sprovave të mëdha. Ju, fëmijë të dashur, duhet ta pranoni faktin që ju gjithmonë do ta ndjeni dhimbjen, e shkaktuar nga izolimi, refuzimi dhe shpërfillja prej atyre që e përbuzin Fjalën e Hyjit. Drita tërheq ata që janë në errësirë dhe ata gjithmonë do t’ju sulmojnë dhe do të hidhen kundër jush, kur ju jeni të bashkuar plotësisht me Birin tim, Jezu Krishtin.

Biri im po planifikon një ripërtëritje të madhe mbi Tokë, në këtë kohë, dhe ajo do të shkaktoj shumë dhimbje, sepse do të marri formën e një pastrimi. Kjo do të thotë se shumë do të vuajnë për mëkatet e tyre tani dhe se Toka po pregatitet për Jezu Krishtin, që kur pastrimi të përfundoj, njoftimi do të bëhet. Ndërkohë, armiqtë e Hyjit do të përhapin gënjeshtra dhe herezi për të fituar mëkatarët dhe të gjithë ata që e duan Birin tim, me qëllim që t’i kontrollojnë ata. 

Të gjitha këto ngjarje të trishtueshme duhet të ndodhin para Ardhjes Së Dytë të Birit tim, Jezu Krishtit.

Unë ju kërkoj, fëmijë të dashur, të jeni të duruar dhe t’i duroni këto vështirësi, për hir të Birit tim, I Cili ju do fortë. Kurrë mos u ndjeni të shqetësuar, sepse së shpejti ju do të dëshmoni Parajsën e Tij të Re, ku aspak trishtim, dhimbje apo ligësi nuk do të ekzistoj. Është një gjë fare e vogël kur ju vuani për Birin tim dhe është e parëndësishme kur krahasohet me 
çfarë Ai duroi për secilin prej jush kur Ai vdiq në Kryq për t’ju shpëtuar. 

Prandaj ju lutem ta vini gjithë besimin tuaj tek Biri im dhe të jeni mirënjohës që po ju jepet udhëzim nga Qielli. Gëzohuni sepse ju është dhënë sasia e duhur e kohës për t’u pregatitur si duhet për Ditën e Madhe të Zotit.

Qëndroni në paqe.