Kerko Mesazhet ketu

Tuesday 31 December 2013

Nëna e Shpëtimit: Përmes mrekullisë së Ndriçimit të Ndërgjegjes, Ai, Biri im, do të sjelli gëzim, dashuri dhe shpresë në botë

E Dielë, 22 Dhjetor 2013, ora 15:19

Bija ime, të lutem le të bëhet e ditur se Biri im i shtrenjë është duke u pregatitur për Ndërhyrjen e Tij të Madhe të Mëshirës. Bota do të rip
ërtërihet si rezultat i kësaj dhe shumë do të gëzojnë në lirinë e tyre të sapo gjetur prej dyshimit rreth Ekzistencës së Hyjit.

Sa të vetmuar janë ata që nuk e njohin Birin tim. Kur Biri im u ngrit, pikërisht para Ngritjes së Tij në Qiell, dishepujt e Tij ishin të hutuar dhe të trëmbur për shkak të ndarjes që ju duhej të përballeshin pa Atë. Shumë prej tyre ishin në panik dhe ju lutën Birit tim të mos largohej prej tyre. Ai i ngushëllonte ata duke ju shpjeguar me durim se kjo ndarje do të ishte vetëm e përkohshme dhe se Ai do t’ju dërgonte atyre ndihmë. Ndihma që Ai i referohej ishte Dhurata e Shpirtit të Shenjtë. 

Pastaj Ai ju tha atyre: “Mos kini frikë, sepse me ndihmën e Atij të Cilin Unë do t’ju dërgoj, ju nuk do të jeni vetëm. Unë gjithmonë do të jem me ju në Formën e Shpirtit të Shenjtë.”

Sepse, edhe pse Ai i tha gjithsecilit në atë ditë se Ai do të vinte përsëri, ata nuk e kuptuan me të vërtetë 
çfarë Ai ju thoshte. Disa menduan se do të merrte javë para se Ai do ta shfaqte Veten e Tij. Por, mbajeni mënd, një ditë në Kohën e Hyjit, mund të jetë çdo kohë. Tani ajo Ditë po afron dhe të gjitha profecitë e thëna më parë, në lidhje me shenjat e ditëve të fundit, po ndodhin. Mos kini frikë në zemrat tuaja, fëmijë të dashur, sepse koha për t’u gëzuar është afër. Nuk do të ketë më lotë apo dëshpërim, sepse Dita e Madhe e Birit tim do të agoj së shpejti dhe Ai do të mbledhi të gjithë që i përkasin Atij në Krahët e Tij të Shenjtë.

Lutuni për Bekimet e Mëdha të Hyjit dhe për Mëshirën e madhe, që Biri im mban, me bollëk, për secilin nga fëmijët e Hyjit. Kjo përfshin të mirët, të këqinjtë dhe indiferentët. Përmes mrekullisë së Ndriçimit të Ndërgjegjes, Ai, Biri im, do të sjelli gëzim, dashuri dhe shpresë në botë.

Të jeni mirënjohës për këtë Mrekulli të madhe. Dashuria e Birit tim për ju kurrë nuk vdes, nuk zbehet apo të ndalohet, sepse ju i përkisni Atij. Ju jeni të Atij. Ju jeni fëmijët e Hyjit. Ju nuk i përkisni Satanit.

Lutuni, lutuni, lutuni që njerëzimi do ta zgjedhi Dorën e Mëshirshme të Birit tim mbi mashtrimin dhe mbërthimin e lig, që djalli e ushtron mbi të dobëtin.

Nëna juaj e dashur
Nëna e Shpëtimit