Kerko Mesazhet ketu

Saturday 7 December 2013

Nëna e Shpëtimit: Unë kërkoj që ju tani të filloni Novenën e Shpëtimit

E Dielë, 1 Dhjetor 2013, ora 16:12

Fëmija ime, unë jam gruaja e veshur me diell dhe është dielli, ai që përfaqëson Dritën e Hyjit në botë. Pa diell, nuk ka Dritë. Pa Dritë, nuk ka Jetë. Pa Hyjin, ka vetëm vdekje.

Roli im si Nëna e Shpëtimit, kur unë do të ndihmoj Birin tim në këtë Mision të Tij të fundit, Planin e Tij përfundimtar për të kryer Besëlidhjen e Atit të Tij për t’i sjellë shpëtimin çdo shpirti, do të thotë se unë do të bëj gjithçka të mundem për t’i sjellë Atij shpirtrat që Ai kaq shumë i dëshiron. 

Unë dëshiroj të bëhet e ditur se unë jam emëruar, jo vetëm Mbretëreshë e Qiellit, por edhe Mbretëreshë mbi të 12 fiset e Izraelit. 12 kombe do të mbretërojnë në Jeruzalemin e Ri. 12 yjet, në kurorën time, e cila u vendos mbi kokën time nga Biri im i dashur, Jezu Krishti, gjatë Kurorëzimit tim, tregon këtë profeci. Secili prej këtyre yjeve përfaqëson 12 kombet, që do të shfaqen në Ditën e Gjykimit.

Të gjithë shpirtrat, përfshi ata që do të ngrihen së vdekuri, si dhe ata që janë të gjallë në botë sot dhe që mbeten në Dritën e Hyjit, do ta bëjnë kalimin në Parajsën e Re dhe Tokën e Re. Ata do të bashkohen në një, në unitet me Birin tim, dhe ata do të ngrihen në trup dhe shpirt të përkyer, ashtu si ishte kur Biri im u ngrit së vdekuri. Kjo gjëndje e përsosmërisë
 është Dhurata Më e Madhe nga Hyji dhe kjo vërteton se sa i mëshirshëm është Ai. Ky është shpëtimi, që Biri im premtoi, kur ai duroi Agoninë e Tij në Kryq. Dhe për arsye të Dashurisë së Tij të madhe për njerëzimin, Ai dëshiron të shpëtoj çdo shpirt të vetëm dhe, në veçanti, ata që janë të humbur për Atë. 

Unë tani ju jap të gjithëve ju një Dhuratë të veçantë, e bukuar nga Biri im, që të gjithë shpirtrave t’ju dhurohet imunitet nga flakët e Ferrit dhe t’ju dhurohet shpëtimi. Biri im dëshiron që çdo shpirt të shpëtoj, pavarësisht se sa i rëndë është mëkati i tyre. Unë kërkoj që ju tani të filloni Noven
ën e Shpëtimit. Ju duhet ta filloni këtë menjëherë dhe ta vazhdoni atë, ashtu si unë ju udhëzoj, deri në fund të kohës. 

Ju duhet ta recitoni këtë Lutje për 7 ditë rresht gjatë një muaji kalendarik, duke filluar të Hënave, në kohën e mëngjezit.

Ju duhet ta recitoni atë tre herë gjatë secilës prej 7 ditëve dhe në një nga këto ditë ju duhet të argjëroni.

Duke argjëruar ju kërkohet të hani vetëm një vakt kryesor gjatë ditës dhe pastaj vetëm bukë dhe ujë në dy vaktet e tjera.


Kjo është lutja që ju duhet të thoni për secilën nga shtatë ditët.

Lutja e Kryqëzatës (130) Lutja e Kryqëzatës për Novenën e Shpëtimit

Nëna ime e dashur e Shpëtimit, të lutem fitoje për të gjithë shpirtrat Dhuratën e Shpëtimit të Përjetshëm përmes Mëshirës së Birit tënd, Jezu Krishtit. Përmes ndërmjetësimit tënd, unë kërkoj që ti të lutesh për të çliruar të gjithë shpirtrat nga skllavëria ndaj Satanit. Të lutem kërkoji Birit tënd të tregojë Mëshirë dhe falje për ato shpirtra që e refuzojnë Atë, e lëndojnë Atë me indiferencën e tyre, dhe që adhurojnë doktrinë të rreme dhe hyjni të rremë. Ne të lutemi ty, Nënë e dashur, që të kërkosh Hiret për të çelur zemrat e atyre shpirtrave që kanë më shumë nevojë për ndihmën tënde. Amen.

Premtimi im për të ndihmuar Birin tim, Jezu Krishtin, në Planin e Tij për njerëzimin është për t’ju bashkuar të gjithëve ju, që e njihni rolin tim si Ndërmjetëse e të Gjitha Hireve dhe Bashkë-Ndërmjetëse, që e gjithë bota të bashkohet në një me Jezu Krishtin, Shpëtimtarin tuaj dhe Shpenguesin.

Shkoni në paqe. Unë gjithmonë do të lutem për ju fëmijë të dashur dhe unë gjithmonë do t’i përgjigjem thirrjes suaj për të shpenguar njerëzimin në Sytë e Hyjit.

Nëna juaj, Nëna e Shpëtimit