Kerko Mesazhet ketu

Tuesday 14 January 2014

Kur ndjekësit e Mi, që do të besojnë mashtrimin që vjen, të më mohojnë Mua, kjo nuk do të thotë se ata do të thonë: “Unë nuk besoj në Jezusin.” Jo, kjo do të thotë këtë

E Martë, 7 Janar 2014, ora 23:15

Bija Ime fort e dashur, ndërsa besimtarët bërtasin: “Jo m
ë - nuk mund të durojmë dot të shikojmë ligësinë të triumfoj mbi të mirën. “ E gjithë dhimbja do të ketë një fund të shpejtë.

Pastrimi i të ligut kërkon që ai të lejohet të përhapet në fillim. Ky është një test për ata njerëz me zemra të liga, që do të jenë të parët të joshen. Ndërsa ata zhyten në humnerën e ligësisë, ata ose do t’i rezistojnë dhimbjes që ajo do të krijoj në shpirtrat e tyre ose do ta lejojnë veten të zhyten më thellë, sa më larg nga Mbretëria e Hyjit.

Shpirtrat e besimtarëve do të testohen deri në kufi dhe ata do të mundohen nga trazirat, që shtrihen para tyre. Shumë do ta dinë në zemrat e tyre, se çfarë ata besonin të ishte e vërtetë dhe që ata e kanë mbajtur pranë zemrave të tyre, nuk do të besohet më të jetë e Vërteta. Dhe prandaj ata nuk do të jenë në gjëndje të vendosin se çfarë është nga Unë dhe çfarë nuk është.

Besimi i tyre do të copëtohet dhe shumë do ta gjejnë veten të ngatërruar në doktrinën e re të rreme, që kurrë nuk do të ndjehet të jetë e drejtë. Ata do të kenë një ndjenjë shqetësuese dhe shumë nuk do të jenë në gjëndje ta shprehin frikën e tyre tek ata që janë emëruar si shërbëtorët e Mi të shenjtë. Ata nuk do të dinë se kujt t’i drejtohen për të Vërtetën.

Atyre ju duhet të dëshmojnë shpalljen publike, që e lartëson mëkatin, kur deklarohet se njer
ëzimi është i dobët – Hyji e di se njeriu, i dobësuar prej mëkatit, është veçse një viktimë. Në vënd që të dëshmojnë mëkatin në gjithë shëmtinë e vet, ata do të detyrohen të tregojnë aprovimin e tyre dhe të pranojnë ligjet e reja, që do të futen në Kishë. Ata pritet që t’i nderojnë dhe t’i respektojnë ligjet e reja, që do t’ju bëjnë thirrje të gjithëve ju të respektoni individualitetin e njeriut dhe të drejtën tuaj të jeni çfarë ju dëshironi dhe çfarë ju zgjedhni.

Kur ndjekësit e Mi, që do të besojnë mashtrimin që vjen, të më mohojnë Mua, kjo nuk do të thotë se ata do të thonë: “Unë nuk besoj në Jezusin.” Jo, ajo do të thotë këtë. Ata do të zgjedhin se cilën pjesë të Mësimeve të Mia ata duan të besojnë. Pastaj ata do të vendosin se me cilat pjesë nuk do të jenë dakord. Dhe do të thonë se Jezusi do të ishte dakord me këtë interpretim të ri, nëse Ai do të ecte sot në Tokë. Oh sa pak ata kanë mësuar dhe sa shumë do t’i largoj krenaria. Kur 
ndëshkimi të bier rreth tyre dhe kur ta kuptojnë se sa më kanë fyer Mua, ata do të ulërijnë të tmerruar, kur të dalin ballë për ballë me drejtësinë që do t’ju caktohet atyre. 

Në atë ditë, kur 
e Vërteta të zbulohet, do të jetë vetëm për arsye të lutjeve të Ushtrisë Sime të Mbetur që ata të cilët kanë sjellë paturpësinë mbi veten e tyre dhe që më kanë luftuar Mua, Jezusin e tyre të dashur, I Cili vetëm kërkonte t’ju sillte atyre Mëshirë – që ata do të shpëtohen. 

Jezusi juaj