Kerko Mesazhet ketu

Friday 31 January 2014

Sot, më pak njerëz se ndonjë herë besojnë në Fjalën e Hyjit

E Martë, 28 Janar 2014, ora 23:15

Bija Ime fort e dashur, le të mos ketë asnjë dyshim se ata mund ta gjejnë të Vërtetën në Librin e Atit Tim, Biblën Më Të Shenjtë. Fjala gjendet atje për t’u dëshmuar nga të gjithë, ashtu si ka qënë për shekuj. Bibla e Shenjtë përmban të Vërtetën dhe gjithçka që pritet nga njerëzimi është e shprehur haptazi brënda faqeve të saj.

Gjithçka që doli nga gojët e profetëve dhe dishepujve të Mi, të cilët ishin të udhëzuar nga Shpirti i Shenjtë, përmbahet në të. E Vërteta ndodhet brënda Fjalës – që është – Libri i Atit Tim. Përse atëherë njeriu e vë në pyetje vërtetësinë e Fjalës? Gjithçka e dhënë njeriut, për hir të shpirtrit të tij, mund të gjendet në Biblën e Shenjtë.

E Vërteta është përtypur nga shpirtrat në mënyra të ndryshme. Ata që janë shpirtra të përulët dhe që e pranojnë Fjalën e Hyjit nuk e vënë atë në pyetje. Të tjerët e marrin dhe heqin pjesë të saj deri sa ajo nuk i ngjan më të Vërtetës. Pastaj janë ata që kurrë nuk do ta pranojnë Fjalën, sepse ajo është me pak interes për ata. Ata e shohin të Vërtetën, e përmbajtur në Biblën e Shenjtë, si asgjë më tepër se sa një pjesë folklori.

Sot, më pak njerëz se ndonjë herë besojnë në Fjalën e Hyjit. Ata që besojnë marrin vetëm pjesë që ju përshtaten mënyrës së tyre të jetesës dhe largohen nga Ligjet e Hyjit, për të cilat ata nuk ndjejnë më kënaqësi. Sot, e Vërteta që mësohet është veçse një hije e asaj që përmbahet në Bibël.

Unë ju flas tani për të Vërtetën për tre arsye. 

E para është për t’ju kujtuar për Fjalën e të Vërtetës – e cila është e përmbajtur në Librin e Atit Tim. 

E dyta është për të përforcuar faktin se ju nuk mund ta rishkruani Fjalën e Hyjit. 

E treta është se Unë mund t’i ushqej fëmijët e Hyjit me Fjalën e Hyjit në një kohë kur, së shpejti, ajo do të hiqet prej jush. 

Unë e bëj këtë tani përmes Librit të së Vërtetës, i premtuar ju nga profetët. Nëse e Vërteta nuk ju përshtatet, atëherë ju nuk e pranoni Fjalën e Hyjit. Nëse ju nuk e pranoni Fjalën e Hyjit, atëherë Unë nuk mund t’ju çoj në Mbretërinë Time të Re dhe t’ju sjell shpëtimin që Unë ju premtova, kur Unë vdiqa për mëkatet tuaja në Kryq.

Jezusi juaj