Kerko Mesazhet ketu

Friday 10 January 2014

Unë gjithmonë do t’ju përgjigjem atyre prej jush që lypin Mëshirë për shpirtrat e tjerë

E Shtunë, 4 Janar 2014, ora 13:40

Bija Ime fort e dashur, edhe pse Drejtësia Ime është për t’u patur frikë, Unë gjithmonë do t’i përgjigjem atyre prej jush që lypin Mëshirë për shpirtrat e tjerë. Unë ju premtoj, se përmes recitimit të Lutjeve t
ë Mia të Kryqëzatës dhe lutjeve të tjera, në të cilat ju më kërkoni Mua të tregoj Mëshirë, Unë do të dëgjoj dhe do të veproj në përputhje me kërkesat.

Mëshira Ime është pakufi dhe i mbulon të gjithë mëkatarët kur ata dhe të tjerët kërkojnë shpengim. Dashuria Ime është e pafund. Dhembshuria Ime është e pashteruar. Asnjë njeri të mos e dyshoj ndonjëherë Premtimin Tim dhe Dëshirën Time për të shpëtuar gjithsecilin, duke përfshirë edhe armiqtë e Mi. Unë ju bëj thirrje ju, ndjekësve të Mi të dashur, në gjithë botën – përfshi ata që nuk janë të njohur me këto Mesazhe – të luteni, të luteni, të luteni për shpirtrat tuaj dhe të tjerëve. 

Kjo përfshin besimtarët, jo-besimtarët dhe ata që nuk e dinë të Vërtetën.

Dashuria Ime për ju është gati për t’u parë, ndjerë dhe jetuar nga të gjithë ju. Ajo që ju duhet të bëni është të reagoni ashtu si ju kam mësuar Unë. Ta doni njëri tjetrin ashtu si Unë ju dua. Të jeni të mëshirshëm kur ju lëndojnë duke u lutur për ata. Të jeni bujar me kohën tuaj duke punuar fort dhe duke u lutur për të shpëtuar shpirtrat e atyre që janë tepër të larguar nga Unë.

Kjo është Dëshira Ime më e madhe. Shkoni në paqe.

Jezusi juaj