Kerko Mesazhet ketu

Friday 14 February 2014

Hyji Atë: Nuk ka asgjë që Unë nuk do të bëja për fëmijët e Mi. Asnjë sakrificë nuk është tepër e lartë

E Dielë, 9 Shkurt 2014, ora 19:00

Bija Ime fort e dashur, nuk ka asgjë që Unë nuk do të bëja për fëmijët e Mi. Asnjë sakrificë nuk është tepër e lartë.

Unë e ul Veten Time me qëllim që ta vendos Zemrën Time tek këmbët e tyre dhe prapë ata vazhdojnë ta shkelin atë. Unë e përul Veten Time duke ju bërë atyre thirrje përmes këtyre Mesazheve dhe ata më tallin dhe më përqeshin Mua.

Unë i lejova ata ta godisnin me kamzhik dhe ta vrisnin Birin Tim dhe ata e nënvlerësojnë Sakrificën e Madhe që Unë bëra për ata, për t’ju dhënë jetë dhe liri nga skllavëria prej të ligut.

Unë ju lutem atyre t’i ndryshojnë sjelljet e tyre dhe ata më shpërfillin Mua. Unë dërgova shpirtra të zgjedhur për të folur me ata dhe për të shpallur Fjalën Time dhe ata i pështyjnë në fytyrë.

Unë dërgova ndëshkime mbi ata dhe ata nuk mësuan prej tyre. Përkundrazi, ata deklaruan se ato ishin kryesisht një ndryshim fati dhe nuk kishin të bënin fare me Mua.

Unë ju dërgoj atyre Dashurinë Time, përmes Dhuratave të mbrekullueshme të dhëna vizionarëve, parashikuesve, shenjtorëve dhe profetëve dhe vetëm pak prej tyre i përdorën ato. 

Kushtojini vëmëndje Fjalëve të Mia tani, Libri i të Vërtetës është Dhurata më e madhe e dhënë botës nga Unë, që kur Unë dërgova Birin Tim të vetëm për t’ju shpenguar.
Unë e dhuroj këtë Dhuratë të Çmuar me qëllim që ajo t’i hapi zemrat tuaja, t’i çliroj shpirtrat tuaj nga lidhja që ato kanë me tundimet e djallit dhe për t’ju ndihmuar të pregatiteni për Mbretërinë Time.

Ndërhyrja Ime e Fuqishme në këtë kohë do të thotë se shpjetësia me të cilën Fjala Ime do të përhapet, që sot e tutje, do të trondisi dhe habisi shumë veta. Kur të dëgjoni Fjalën Time, të flitet në çdo gjuhë, kur është përfshirë fare pak organizim nga dora e njeriut, juve do t’ju jepet prova e Fuqisë së Shpirtit të Shenjtë.

Unë do të bëj të sigurtë që Puna Ime vazhdon. Unë do t’i shkel të gjithë ata që përpiqen të ndalojnë Dorën Time. Unë do t’i shtyj tutje ata që janë të udhëzuar nga shpirti i keq dhe do ta shurdhoj tingullin e zërave të tyre të turpshëm.

Unë, me goditjen e Dorës Sime, do të hesht ata që përpiqen të më ndalojnë Mua, kur Unë vetëm dëshiroj të shpëtoj çdo shpirt të vetëm. Unë Jam i vendosur të mos lejoj që kjo Punë të shpërfillet, sepse menjëherë sa Unë e jap Autoritetin Tim drejt një Misioni, të tillë si ky, ju mund të jeni të sigurtë se fuqia e njeriut është asgjë në krahasim me atë.

Qetësohuni, fëmij të dashur, dhe besoni tek Unë, Atin tuaj të dashur. Dashuria Ime është kaq e madhe sa nuk mund të dobësohet, pavarësisht se sa rëndë ju keni mëkatuar. Unë Jam duke i lejuar këto sprova, vuajtje dhe plane djallëzore për të fshirë të gjitha gjurmët e Birit Tim, por vetëm për një kohë të shkurtër.

Kurrë mos u trëmbni nga Planet e Mia, sepse ato e kanë një qëllim dhe ai është që të fshij gjithë ligësinë dhe t’ju sjelli të gjithëve ju një jetë të Lavdisë, sipas Vullnetit Tim të Shenjtë. Ju keni shumë për të pritur përpara. Gjithçka që Unë ju kërkoj është që të luteni dhe të ndiqni gjithçka që Unë ju kam dhënë, në këtë kohë, përmes Misionit Tim të Shenjtë për t’ju sjellë të gjithëve ju Dhuratën e çmuar përfundimtare që Unë e kam krijuar për ju në Qiellin e Ri dhe Tokën e Re - Parajsën Time të Re – ashtu si duhej të ishte kur Unë krijova Adamin dhe Evën.

Gjithmontë ta kujtoni Dashurinë Time për të gjithë ju, kur ndjeheni të dobët dhe të pambrojtur, sepse ajo është aq e madhe sa është përtej imagjinatës suaj.

Ati juaj i dashur
Hyji Më I Larti