Kerko Mesazhet ketu

Tuesday 25 February 2014

Shumë nga ju që thonë se tani më duan Mua, do të më tradhëtojnë Mua ashtu si bëri Juda

E Shtunë, 22 Shkurt 2014, ora 18:35

Bija Ime fort e dashur, prej dhimbjes do të vij gëzimi, prej dëshpërimit do të vij shpresa dhe prej persekutimit do të vij liria, nëse gjithçka do të më dorëzohet Mua në besim të plotë dhe për Lavdinë e Hyjit.

Çdo krijesë në Qiell, në Tokë dhe nën Tokë do të gjunjëzohen para Zotit – të gjithë, pa përjashtim. Por njeriu, i dobët dhe i rrëzuar, nuk i jep Lavdi Hyjit – madje edhe më i përkushtuari dhe i shenjti – kur ai nuk arrin të dorëzohet plotësisht para Atit Tim, nëpërmjet Meje, Birit të Tij të vetëm, Jezu Krishtit. Për aq koh
ë sa shpirti djallëzor ekziston në botë, njeriu nuk është i denjë të qëndroj para Meje. Ju nuk mund të gjunjëzoheni para Meje, ku jeni të mbushur me krenari. Unë nuk mund t’ju dëgjoj, kur ju më largoheni Mua, si tiranët ju bëheni, kur Satani e mbush mëndjen tuaj me mëkatet e shqisave. Vetëm ata që vijnë para Meje të pastër, që janë pajtuar me Mua, mund të bashkohen me të vërtetë me Mua.

Kur ju ecni si mbretër dhe i jepni urdhra të tjerëve, kur uleni mbi fronet e botës, ju kurrë nuk mund të jeni shërbëtorët e Mi. Kur ju me të vërtetë më shërbeni Mua, pavarësisht se cili është roli juaj, ju gjithmonë do të flisni të Vërtetën. Ju gjithmonë do ta dini se kur të shpallni Fjalën Time të Vërtetë, Ajo gjithmonë do t’ju sjelli shumë kundërshtime. Së shpejti, Fjala e Vërtetë nuk do të flitet më, nga ata që e përshkojnë Kishën Time në nivelet më të larta, duke pretenduar se më duan Mua por që, në të vërtetë, ata më urrejnë Mua. Prandaj, në mënyrë që ju, besimtarë të qëndroni në Mua dhe me Mua, do t’ju duhet shumë kurajo.

Sa shumë prej jush e kanë këtë kurajo? Sa shumë prej jush do të jenë në gjëndje të durojnë persekutimin, që do të shkaktohet kur ju të shpallni të Vërtetën? 

Prandaj, është me një zemër të rënduar, që Unë duhet t’ju informoj se shumë prej jush, që thonë tani se më duan Mua, do të më tradhëtojnë Mua – ashtu si bëri Juda. Sepse kur Fjala Ime e Shenjtë të ndryshoj, dhe të bëhet një enë e zbrazët dhe pafryt, shumë prej jush do ta pranojnë këtë doktrinë të rreme. Sa shumë prej jush do ta refuzojnë këtë Mision dhe do të kthejnë shpinën ndaj Kupës Sime të Shpëtimit.

Ju duhet të recitoni këtë Lutje t
ë Kryqëzatës për t’ju ndihmuar të qëndroni besnikë ndaj Fjalës Sime.

Lutja e Kryqëzatës (136) Për të mbajtur Fjalën Tënde

Më i dashuri Jezus, më ndihmo ta dëgjoj Fjalën Tënde. 
Ta jetoj Fjalën Tënde. 
Ta flas Fjalën Tënde.
Ta përcjell Fjalën Tënde. 
Më jep forcën për të mbrojtur të Vërtetën, madje edhe kur të përndiqem pse e bëj këtë. Më ndihmo ta mbaj Fjalën Tënde të gjallë, kur ajo të mbytet nga armiqtë e Tu. Më lejo ta ndjej Kurajën Tënde kur të jem i ligështuar. Më mbush me Forcën Tënde kur të jem i pafuqishëm.
Më dhuro Hirin për të qëndruar me dinjitet, kur portat e Ferrit të mbizotërojnë kundër meje, pse i qëndroj besnik Vullnetit Tënd Më Të Shenjtë. Amen.

Çdo djall nga Ferri e mallkon këtë Mision, i Imi i fundit në Tokë. Do të kërkohet qëndrueshmëri e madhe, kurajo e pabesueshme dhe një dashuri e thellë për Mua, Jezusin tuaj, për të qëndruar besnikë ndaj Meje. Më i dobëti do të rr
ëzohet në fillim. Ai që është i vakët do ta ndjeki më pas dhe pastaj vetëm ata që qëndrojnë të pastër në zemër dhe të patrembur do të mbeten në këmbë.

Jezusi juaj