Kerko Mesazhet ketu

Sunday 23 February 2014

Tërmetet do të jenë e një shkalle të tillë sa ato do të ndjehen nëpër shumë vënde, në të njëjtën kohë

E Enjte, 20 Shkurt 2014, ora 18:39

Bija Ime fort e dashur, kur koha të vij për Mua që ta tregoj Veten, në Ardhjen Time të Dytë, ju nuk do ta njihni më botën, sepse ajo do të ketë ndryshuar kaq shumë.

Shpejtësia me të cilën njerëzimi do të bier në thellësitë e mëkatit do t’ju trondisi. Çdo mëkat i ndyrë i trupit do të jetë i dukshëm dhe shumë do të duhet t’i shikojnë këto mëkate të kryhen në vënde publike. Fare pak turp do të tregohet nga fajtorët të cilët, si luanët në valën e të ushqyerit, do të fundosen në thellësitë më të ulëta të imoralitetit, e paparë kjo që nga ditët e Sodomës dhe Gomorrës. I tillë do të jetë infektimi i njerëzimit, i sjellë prej të ligut, sa vrasjet do të kryhen ngado dhe vetëvrasjet do të dalin jashtë kontrollit. Ndërsa Satani i gllabëron shpirtrat, ai do të sigurojë që çdo Ligj i caktuar nga Ati Im do të thyhet. Zemra të ftohta, shpirtra të dëshpëruar dhe mania pas zotave të rremë dhe shpirtrave djall
ëzor, do të zëvendësojnë dashurinë, që akoma ekziston në këtë kohë në botë.

Emri Im do të përdoret për të shprehur gjëra të turpshme dhe ata do të mallkojnë njëri tjetrin në zemrat e tyre. Bija Ime, e Vërteta mund të jetë e padurueshme disa herë, por drejtësia do të bier, nga Ati Im, mbi ato vënde që e përdhosin Fjalën e Tij. Të gjitha ndëshkimet e dërguara nga Ati Im do të ndodhin para Ardhjes Sime të Dytë. Qytetet do të zhduken, vëndet do të përfshihen nga dallgët e Zemërimit të Atit Tim dhe tërmetet do të jenë të një shkalle të tillë, sa ato do të ndjehen nëpër shumë vënde, në të njëjtën kohë.

Bija Ime, ty tashmë të është dhënë informacioni për këto qytete, që do të vuajnë shumë. Ju duhet të më ofroni Mua lotët tuaja, në shpërblim për mëkatet e atyre fati i të cilëve qëndron në errësirë. Pa vuajtjet tuaja, Unë nuk mund bëj çfarë kërkohet për t’i shpëtuar këta shpirtra. Prandaj ju lutem, të jeni bujarë me dhimbjen tuaj dhe Unë do të tregoj Mëshirë, për ata të cilët ju i vendosni para Meje.

Malet do të fundosen, liqenet do të bashkohen me detet dhe tokat do të zvogëlohen në një të tretë. Reshjet, që do të përputhen me Lotët e Mia të Brengës, për shkak të urrejtjes në zemrat e njerëzve, do të jenë të vazhdueshme, deri kur Lotët e Mia të thahen, përmes pajtimit të mëkatarëve, që do të kthehen.

Medalja e Shpetimit
Dijeni tani, se Dhuratat e dhëna botës nga Nëna Ime, nëpër shekuj, duhet të përdoren për t’u mbrojtur. Dijeni gjithashtu, se Medalja e Shpëtimit – më e fuqishme se ndonjë tjetër – do të jetë mbrojtja juaj kundër joshjes së antikrishtit. Çdo përpjekje do të bëhet për të ndaluar Medaljen e Shpëtimit, por asgjë nuk do të ndaloj Fuqitë e shoqëruara me këtë Dhuratë.

Ndjekësit e Mi të dashur, ju duhet të përqëndroheni në lutje këto ditë dhe vendoseni gjithë besimin tuaj tek Unë, sepse ata që janë të Mitë do të mbrohen dhe ju do të jeni arsyeja Ime për të treguar Mëshirë ndaj të munduarve dhe paganëve. Ju kurrë nuk duhet të ligështoheni apo të dorëzoheni, sepse nëse e bëni këtë, ju do ta keni këtë udhë drejt Meje të pamundur për ta gjetur pa Dritën Time, e cila do të nevojitet në çdo hap të udhës, nëse ju doni që ta kryeni këtë udhëtim.

Jezusi juaj

https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2014/02/20/earthquakes-will-be-of-such-magnitude-that-they-will-be-felt-across-multiple-countries-at-the-same-time/