Monday, 31 March 2014

Duke e lejuar veten të ngacmohen nga të pafetë, ata do të bëhen si të pafetë

E Enjte, 27 Mars 2014, në 14:30

Bija Ime e dashur, është Dëshira Ime që ndjekësit e Mi, përfshi Kristjanët e të gjitha besimeve, të kalojnë më shumë kohë në Shoqërinë Time në këtë periudhë.

Pavarësisht se sa të afërt ju mund të besoni se jeni me Mua, nga i ligu do të bëhet çdo përpjekje për t’ju tunduar në çdo lloj ligësie. As edhe një mes jush nuk është aq i fortë në besim që të mund t’i rezistoj influencës së shpirtit të lig. Ju duhet të përpiqeni të kaloni sa më shumë kohë në lutje, ditore, dhe ta përdorni këtë kohë për të ngritur rreth jush, mburojën që ju nevojitet për t’ju mbrojtur, nëse doni të qëndroni besnikë ndaj Meje. Neglizhenca për të folur me Mua, nëpërmjet lutjes dhe Sakramenteve, do t’ju lër të dobët, do t’ju bëj të pasigurtë për dashurinë tuaj për Mua dhe pastaj ju do ta ekspozoni veten ndaj dyshimeve rreth Mësimeve të Mia, Premtimeve të Mia dhe Fuqisë Sime. Sprovat që ju do të hasni, të shoqëruara me ardhjen e terrorit që do bjer mbi ndjekësit e Mi të vërtetë, të cilët do të mbeten tmerrësisht besnikë ndaj Fjalës së Shenjtë të Zotit, do të jenë shumë të vështira.

Juve ju është dhënë vullneti i lirë nga Zoti, si e drejta juaj natyrale që në lindje dhe prapë, ata mashtruesa që do të pushtojnë Kishën Time do të përpiqen ta heqin atë nga ju. Ju do të detyroheni të pranoni të pavërteta, të shfaqura nën maskën e interpretimeve të reja të Ungjillit të Shenjtë dhe nëse ju do të guxoni t’i vini ato në pyetje, ju do të përjashtoheni me turp. Prandaj shumë prej jush, përmes frikës, verbimit dhe një përkushtim të gabuar ndaj atyre që ju besoni se e udhëheqin tufën Time, do ta gjeni veten të përfshirë në doktrinën e rreme.

Doktrina e rreme, që do të shfaqet, do të jetë e maskuar me kujdes me fjalë dashamirëse. Mënyra për ta dalluar se ajo nuk vjen nga Unë do të jetë e trefishtë. Ajo do të vendosi nevojat e mëkatarëve si parësore, duke deklaruar se ju duhet të luteni për të ngritur të drejtat e njeriut kundrejt mëkatit përpara Zotit. Së dyti, do t’ju kërkohet të deklaroni se mëkati është një gjë e natyrshme dhe se ju kurrë nuk duhet t’i trëmbeni të ardhmes për shkak të tij – se Zoti kurrë nuk do të refuzoj një mëkatar dhe se të gjithë fëmijët e Tij do të hyjnë në Parajsë. Së treti, do t’ju thuhet se Sakramentet duhet të modifikohen prej origjinës së tyre Kristjane për t’ju përshtatur të pafeve që e meritojnë t’i kenë të drejtat e tyre njerëzore të pranueshme në Sytë e Zotit. Kur këto gjëra të ndodhin, kjo do të thotë vetëm një gjë. Njeriu do të paraqesi, para altarëve të Kishave të Mia, ngado, interpretimin e tij të atyre Rregullave të krijuara nga Zoti që i përshtaten atij dhe ato që nuk i përshtaten. Pastaj ai do të presi që Zoti të përulet ndaj kërkesave të tij. Në fakt, ai do ta urdhëroj Zotin sepse e beson veten të jetë më i madh se Unë.

Unë do t’i flak tutje këta shpirtra nga Unë, sepse ata nuk do të jenë më në gjëndje ta deklarojnë veten të jenë Kristjanë. Duke e lejuar veten të ngacmohen nga të pafetë, ata do të bëhen si të pafetë. Nuk ka asnjë vënd në Mbretërinë Time për ata që nuk e dorëzojnë veten tek Unë ashtu si Unë i kam mësuar, kur Unë erdha në Tokë. Ju do ta keni të vështirë, në vitet e ardhshme, të qëndroni besnikë ndaj Mësimeve të Mia, sepse ata që pohojnë se më përfaqësojnë Mua do t’ju çojnë në gabim të rëndë, ashtu si është thënë. Bëni kujdes. Kushtojini vënëndje asaj që do t’ju kërkohet të pranoni, si zëvëndësuese e Fjalës Sime të Shenjtë. Ata me dijen e vërtetë, e dhënë atyre nga Fuqia e Shpirtit të Shenjtë, do ta dinë menjëherë kur këto gjëra të ndodhin. Të tjerët nuk do të jenë të bekuar, sepse ata nuk do t’i kenë kushtuar vëmëndje gjithçkaje që Unë ju mësova atyre. Ata do ta gjejnë veten në një vënd shumë të errët dhe të vetmuar, pa Praninë Time ta Ndriçoj udhën e të Vërtetës. Ajo kohë po afrohet shumë.

Jezusi juaj

Mesazhi origjinal në anglisht:


Sunday, 30 March 2014

Ata janë të Mitë. Unë Jam i tyre. Kjo do të jetë gjithmonë kështu. Unë i dua ata të gjithë. Është kaq e thjeshtë

E Mërkurë, 26 Mars 2014, në 02:52

Bija Ime e dashur, Unë i bëj thirrje të gjithë ndjekësve të Mi, në mbarë botën, të bashkohen në një në Mua, për t’u lutur për shpirtrat e atyre që janë ndarë nga Unë. Unë, në veçanti, i bëj thirrje Grupeve të Fushatës së Lutjeve, ngado, dhe të gjithë atyre që i janë përgjigjur Thirrjes Sime, përmes Librit të së Vërtetës, ta duan njëri tjetrin ashtu si Unë ju dua ju. Lërini mënjanë diferencat tuaja – nëse ato ndodhin, shpërfilleni përçarjen, nëse krijohet dhe mos u merakosni për urrejtjen që Satanai dhe shpirtrat që ai ka mashtruar të tregojnë kundrejt jush, sepse ky është Misioni Im i fundit si pregatitje për Ardhjen Time të Dytë.

Ju duhet ta kuptoni qëllimin e Planit Tim për të shpenguar botën, përmes Librit të së Vërtetës. Ai është për t’i shpëtuar të gjithë shpirtrat, ngado, pavarësisht se kush ata janë, në çfarë besojnë, si mëkatojnë, çfarë i bëjnë njëri tjetrit dhe çfarëdo pikpamjesh mund të mbajnë. Ata janë të Mitë. Unë Jam i tyre. Kjo do të jetë gjithmonë kështu. Unë i dua ata të gjithë. Është kaq e thjeshtë. Nuk mund të jetë ndryshe.  

Sa herë që ju të persekutoheni në Emrin Tim, gjithmonë ngrihuni mbi atë dhe lutuni për shpirtrat që ju mallkojnë, sepse Zemra Ime është thyer për ata. Unë vuaj tmerrësisht për shpirtra të tillë. Sillini ata tek Unë, që të mund t’i hapin zemrat e tyre ndaj Dashurisë Sime për ata. Më ndihmoni Mua të arrij tek shpirtrat e tyre të dëshpëruar dhe të thyer dhe zemrat e tyre të ngurta, sepse pa Mua dhe pa Ndërhyrjen Time, ata do të zbehen dhe do të vdesin. Kjo nuk është Dëshira Ime. Ejani, të gjithë ju. Unë i bëj thirrje atyre që janë në Mua dhe me Mua. Unë ju bëj thirrje atyre që nuk më njohin Mua në të vërtetë, por që mendojnë se po. Unë i bëj thirrje atyre që nuk janë besnikë ndaj Mësimeve të Mia. Unë ju bëj thirrje atyre që e refuzojnë këtë Mision dhe që e deklarojnë atë të jetë i rremë. Mos më braktisni Mua, sepse Unë nuk ju kam braktisur ju. Mos u trëmbni nga Unë, sepse Unë nuk Jam armiku juaj dhe i dëshiroj shpirtrat tuaj, që edhe ju të mund të bëheni pjesë e Imja dhe pastaj ju do të gjeni paqe në zemrën tuaj.

Koha Ime është tani, ndërsa Unë ju udhëzoj, t’i hapni zemrat tuaja dhe t'ju kujtoj për të Vërtetën e Fjalës Sime, e cila kurrë nuk ndryshon. Koha për Ardhjen Time është afër dhe është e rëndësishme që ju t’i pregatisni shpirtrat tuaj dhe të atyre me të cilët ju bini në kontakt. Ardhja Ime do të jetë e papritur dhe nuk do të keni asnjë paralajmërim paraprak. Mos i neglizhoni shpirtrat tuaj, pasi ju duhet të jeni gati të shikoni Dritën e Fytyrës Sime dhe që të mund të qëndroni në këmbë para Meje, nëse kërkoni të hyni në Mbretërinë Time.

Unë gjithmonë do t’ju dua kur ju më shërbeni Mua me gjithë zemër. Unë gjithmonë do t’ju dua kur ju më refuzoni Mua, e dënoni Misionin Tim apo i fyeni të tjerët në Emrin Tim, sepse ju nuk e dini se çfarë bëni. Kur të vij Dita Unë do t’ju thërras, një nga një, dhe pastaj do t’ju pushtoj në Krahët e Mi për t’ju dhënë ngushëllimin që do t’ju duhet. Sepse në atë Ditë Unë do t’i bashkoj të gjithë ata që më duan Mua dhe Unë do t’i deklaroj Portat të hapen për të lejuar fëmijët e Zotit, nga e gjithë bota, përfshi edhe ata që kanë vdekur dhe që do të ngrihen përsëri – në një në Mua. Atëherë Vullneti i Atit Tim do të kryhet, më në fund.

Jezusi juaj

Mesazhi origjinal në anglisht:


Saturday, 29 March 2014

Nëna e Shpëtimit: Më kërkoni mua, Nënës suaj të dashur, t’ju jap forcën për të vazhduar dhe për të mbrojtur Misionin e Shpëtimit

E Martë, 25 Mars 2014, në 15:30

Bijtë e mi të dashur, kur Zoti më zgjodhi mua si Nënën e Birit të Tij të Vetëm, ishte që unë t’i jepja lavdi Zotit  duke i shërbyer Atij për t’i dhënë botës Mesian e shumë-pritur. Unë isha thjesht një shërbëtore e përulur atëherë, ashtu si jam edhe tani.

Gjithmonë ta kujtoni se kur ju i shërbeni Zotit, në Planin e Tij për t’i sjellë botës Shpëtimin e Përjetshëm, ju jeni thjesht një shërbëtor i Tij. Për t’i shërbyer Zotit kërkohet një ndjenjë e thellë përulësie. Nuk mund të jetë ndryshe. Ky Mision, i fundit i urdhëruar nga Ati Im në Planin e Tij, për t’i sjellë fëmijëve të Tij shpëtimin përfundimtar, do të tërheqi miljona shpirtra për t’i shërbyer Atij. Ata do të vijnë nga çdo cep i Tokës. Shumë nuk do të jenë të vetëdijshëm ndaj thirrjes së tyre, deri kur të thonë Fushatën e Lutjeve. Do të jetë përmes recitimit të Fushatës së Lutjeve që Shpirti I Shenjtë do t’i ngazëllej shpirtrat e tyre dhe pastaj ata do të jenë gati të mbajnë Kryqin e Birit tim.

Nëse ju me të vërtetë i shërbeni Birit tim dhe i vini Atij në ndihmë, që Ai të mund të sjelli shpëtimin tek çdo mëkatar, atëherë do t’ju duhet të pranoni peshën e Kryqit. Kur ju i shërbeni Birit tim, dhe më vonë nuk e duroni vuajtjen që ajo do t’ju sjelli, kjo do të shkaktoj që të thyhet mburoja që ju mbron nga i ligu.

Satanai kurrë nuk do të ngacmoj ata që ndjekin vizionarë të rremë apo ndjekësit e tyre, sepse ai e di sa ata nuk japin fryte. Megjithatë, në rastin e misioneve të vërteta, ai do të sulmoj me mizori të rëndë. Ai do të përdori shpirtrat e dobët, të goditur me mëkatin e krenarisë, të fyejnë dishepujt e vërtetë të Birit tim. Për ata që më përgjigjen mua, Nënës së Shpëtimit, urrejtja e tij do të jetë më e dukshme kur Medalja ime e Shpëtimit të bëhet e vlefshme në mbarë botën.

Medalja e Shpëtimit do të kthej biljona shpritra dhe, prandaj, çdo përpjekje do të bëhet nga i ligu për ta ndaluar atë. Ju do të shikoni përmes sulmeve të tilla vrerin e vërtetë që do të dali nga i ligu dhe çdo agjent i tij, sepse ai nuk do që kjo Medalje t’ju jepet fëmijve të Zotit. Fëmijë, ju kurrë nuk duhet të përuleni ndaj presioneve apo ligësive, që do të dalin prej atyre që janë larguar nga Biri im. Ta bëni këtë është t’i dorëzoheni Satanait. Përkundrazi, ju duhet të më kërkoni mua, Nënës suaj të dashur, t’ju jap forcën për të vazhduar dhe për të mbrojtur Misionin e Shpëtimit në këtë kohë të përvjetorit të festës së Lajmërimit (25 Mars).

Ju duhet të recitoni këtë Fushatë Lutje (143) Për të mbrojtur Misionin e Shpëtimit:

O Nëna e Shpëtimit, mbroje këtë Mision, një Dhuratë nga Zoti, për të sjellë Jetën e Përjetshme tek të gjithë fëmijët e Tij ngado. Të lutemi të ndërhysh, nga ana jote, nëpërmjet Birit tënd të dashur, Jezu Krishtit, për të na dhënë ne kurajon të kryejmë detyrat tona për t’i shërbyer Zotit gjatë gjithë kohës dhe sidomos kur ne vuajmë për këtë arsye. Ndihmoje këtë Mision të kthej biljona shpirtra, sipas Vullnetit Hyjnor të Zotit dhe t’i kthej ato zemra të ngurta në shërbëtorë të dashur të Birit tënd. Na jep të gjithëve ne që i shërbejmë Jezusit në këtë Mision forcën për të kapërcyer urrejtjen dhe persekutimin e Kryqit dhe të mirëpresim vuajtjen që vjen me të, me një bujari të zemrës dhe me pranim të plotë të çfarë do të vij përpara. Amin.

Bijtë e mi të dashur, kurrë mos e lejoni frikën për t’i shërbyer Zotit t’ju pengoj në udhën e shpalljes së Fjalës së Tij të Shenjtë. Frika vjen nga Satanai – jo nga Zoti. Guximi dhe forca, e shoqëruar me përulësi dhe një dëshirë për t’ju përmbajtur Vullnetit të Zotit, mund të vijnë vetëm nga Zoti.

Unë jam mirënjohëse sot, në këtë përvjetor të Lajmërimit, ndaj Atit tim të dashur, Hyji Më I Larti, për Dhuratën që Ai i dha botës kur Ai më kërkoi mua të sillja Birin e Tij të dashur për të shpenguar njerëzimin dhe për ta sjellë botën në Mbretërinë e Tij të Përjetshme.

Nëna juaj e dashur
Nëna e Shpëtimit

Mesazhi origjinal në anglisht:


Thursday, 27 March 2014

Hyji Atë: Kriza e urisë, që do të mbërthej botën pasi Vula e Tretë do të hapet, nuk do të kufizohet me mungesën e ushqimit

E Hënë, 24 Mars 2014, në 15:33

Bija Ime më e dashur, kriza e urisë, që do të mbërthej botën ndërsa Vula e Tretë do të hapet, nuk do të kufizohet me mungesën e ushqimit për trupin. Uria për të cilën Unë flas do të jetë uria e shpirtit, pasi çdo gjurmë e të Vërtetës do të fshihet nga armiqtë që infiltrojnë Kishën, e krijuar në Tokë nga Biri Im, Jezu Krishti, në bashkësi me Trupin e Tij.

Së shpejti, e Vërteta do të bëhet e ngatërruar dhe Shpirti I Shenjtë do të zëvendësohet nga shpirti i lig. Ata që do ta përhapin formën e re të evangjelizmit të rremë do të jenë përgjegjës për heqjen e Ushqimit të Jetës nga fëmijët e Mi. Kur t’ju mungoj e Vërteta, ju do të keni fare pak për ta ushqyer shpirtin tuaj dhe atëherë, me kalimin e kohës, ju do të bini në paganizëm. Unë Jam duke ndërhyrë në çdo hap të proçesit nga i cili do të çoheni në gabim. Çdo përpjekje do të bëhet nga Unë dhe Unë, përmes Mëshirës së Birit Tim, do t’ju sjell shumë nga shërbëtorëve të Tij të shenjtë Hiret që ju duhen për të dalluar të Vërtetën nga trillimi.

Ndërsa Unë ju largoj nga armiku, shumë nga ju do ta kenë të vështirë të qëndrojnë besnikë ndaj Fjalës së Zotit. Ju do të mundoheni nga dyshimet, mungesa e kurajos për t’ju përmbajtur Fjalës së Shenjtë dhe një tmerr që jeni deklaruar një tradhëtar ndaj Kishës. Beteja për shpirtrat do të jetë kaq intensive, sa ishte gjatë Kohës së Birit Tim në Tokë. Vështirësia më e madhe do të shkaktohet për arsye të dështimit nga ana e shërbëtorëve të shenjtë të Birit Tim të dallojnë mashtrimin nga brënda radhëve të tyre. Dhe prandaj, për shkak të besimit të tyre të vakët dhe mungesës së dijes, ata do të çojnë shumë nga klerikët e tjerë në gabim të rëndë, ashtu si është treguar.

Unë ju deklaroj se koha është e shkurtër. Nuk do të jetë sipas jush koha e duhur për të sjellë të gjithë fëmijët e Mi në Krahët e Mëshirshëm të Birit Tim. Për ata prej jush që janë të privilegjuar t’ju jetë dhënë Hiri për të njohur Dhuratën e Librit të së Vërtetës, atëherë, shumë do të pritet nga ju. Përmes fesë dhe besimit tuaj tek Unë, Ati juaj i dashur, ju do të ndihmoni të ktheni fëmijët e Mi, që ata vullnetarisht ta pranojnë Ndërhyrjen e Paralajmërimit, kur Biri Im ta pushtoj botën me Rrezet e Mëshirës së Tij të Madhe.

Këto kohë janë afër dhe është koha të merrni mburojën dhe të luftoni për Fjalën e Vërtetë – e Vërteta – të ruhet. Pa të Vërtetën nuk ka jetë.

Ati juaj
Hyji Më I Larti

Mesazhi origjinal në anglisht:


Çfarë e mirë është ajo për Mua kur një njeri është sjellë para Meje duke u zvarritur dhe duke përplasur këmbët? Ajo është e padobishme

E Djelë, 23 Mars 2014, në 11:30

Bija Ime e dashur, është e rëndësishme ta zgjeroni dashurinë që ndonjë prej jush e ka për familjen e vet, jashtë shtëpisë suaj. Unë ju bëj thirrje të gjithëve ju t’i shikoni ata që ju njihni, ata që nuk i njihni, armiqtë tuaj, si dhe ata që janë të afërt me ju, ashtu sikur ata të ishin vëllezrit dhe motrat tuaja të natyrshëm. Sa shumë njerëz kanë harruar si t’i duan të tjerët, ashtu si Unë ju kam dashur ju. Nuk është e lehtë t’i duash të panjohurit, por Unë ju them  - të jeni të sjellshëm me të tjerët dhe të tregoni respekt ndaj tyre, edhe nëse ju refuzojnë. Mbi të gjitha ju duhet t’ju tregoni atyre bamirësi. Ju duhet të kujdeseni për nevojat e të tjerëve, sikur Unë ju kam dërguar të kujdeseni direkt për ata.

Kur Unë ju dhashë Fjalën Time, ishte Dëshira Ime që të gjithë shpirtrat të shpëtojnë. Me qëllim që të shpëtoni, ju nuk duhet të jeni egoistë dhe të kujdeseni vetëm për shpirtrat tuaj. Ju, ndjekësit e Mi të dashur, keni një detyrë të ndani Dhuratat që Unë ju sjell tani, përmes këtyre Mesazheve, tek të tjerët. Ndajeni Dashurinë Time me të tjerët dhe sidomos me armiqtë tuaj. Lutuni për të gjithë ata që kanë nevojë për Ndërhyrjen Time. Trajtojini ata me durim. Kur ju i jepni atyre Dhuratat e Mia, Lutjet e Mia dhe Mbrojtjen e Vulës së Zotit të Gjallë, atëherë ju duhet të tërhiqeni dhe t’ju lejoni atyre kohë të kthehen tek Unë.

Unë nuk ju udhëzoj t’i detyroni njerëzit ta pranojnë Librin e të Vërtetës. Sipas vullnetit të tyre të lirë, do të jetë zgjedhja e tyre nëse ata dëshirojnë të më dëgjojnë Mua apo jo. Sigurojini këta njerëz se çdo Ndërhyrje do të bëhet nga Unë, Jezu Krishti, për t’i fituar shpirtrat e tyre. Më i dobëti mes tyre do t’i përgjigjet, në një farë mënyre, Thirrjes Sime. Ata që kanë urrejtje në shpirtrat e tyre për Mua do të shikojnë, në një farë kohe, një zbutje të zemrave të tyre dhe ata nuk do ta kuptojnë përse është kjo. Prandaj ju gjithmonë duhet të më sillni Mua shpirtrat, përmes dashurisë dhe durimit.

Çfarë e mirë është ajo për Mua nëse një njeri është sjellë para Meje duke u zvarritur dhe duke përplasur këmbët? Ajo është e padobishme. Fushatat e Lutjeve, që Unë i kam dhënë botës, janë kaq të fuqishme, sa përmes Dashurisë së Zotit, shpirtrave të  të gjithë atyre për të cilët ju luteni, do t’ju tregohet Dashuri e madhe, Dhembshuri dhe Mëshirë nga Unë. E gjitha ajo që ju duhet të bëni është t’ju jepni atyre Lutjet dhe pastaj më kërkoni Mua t’i tërheq këta shpirtra drejt Meje. Sepse Unë kurrë nuk e refuzoj mëkatarin që ka më shumë nevojë për Mëshirën Time.

Jezusi juaj

Mesazhi origjinal në anglisht:


Wednesday, 26 March 2014

Kur një shpirt krijohet nga Ati Im, ai do të jetoj përjetësisht

E Shtunë, 22 Mars 2014, në 14:00

Bija Ime e dashur, vdekja kurrë nuk është për t’u patur frikë, nëse ju e pranoni vdekjen Time në Kryq. Vdekja është vetëm një moment kalimi nga kjo botë në Shtëpinë e Mbretërisë së Atit Tim. T’i trëmbeni vdekjes është të mohoni Mëshirën Time, sepse Unë do të shpëtoj çdo shpirt që më pranon Mua dhe më kërkon Mua t’i fal mëkatet e tij.

Kur një shpirt krijohet nga Ati Im, ai do të jetoj përjetësisht. Ai do të ketë Jetë të Përjetshme, nëse shpirti do të më lejoj Mu ta marr atë. Përndryshe, ai do të humbasi tek Satanai nëse shpirti më mohon Mua, kur e di se Kush Jam Unë. 

Vdekja e një shpirti në Tokë është po aq e natyrshme sa lindja. Kur një shpirt e lë trupin dhe vjen tek Unë ai do të mbushet me Hire të shumta dhe do të përfshihet në familjen e Atit Tim – Mbretëria e Tij, e cila është e mbushur me dashuri të madhe, gëzim dhe lumturi, që kurrë nuk mund të gjendej në Tokë. Shumë nga ju që e kanë përjetuar dashurinë, gëzimin dhe lumturinë në jetën tuaj, kanë shijuar vetëm një copë të vogël të asaj se si shijon Jeta e Përjetshme. Ju gjithmonë duhet të përpiqeni, me gëzim në zemrat tuaja, për momentin kur ju do të hyni në Mbretërinë e Atit Tim, sepse ajo duhet të mirëpritet – dhe jo për t’u patur frikë.  

Nëse ju duhet të hasni vdekjen apo nëse një i dashuri juaj ka për të hasur vdekjen atëherë gjithmonë kthehuni tek Unë, Jezusi juaj, për ndihmë. Kur ju e bëni këtë Unë do ta ngre shpirtin tuaj, do t’i fshih lotët tuaja, do ta largoj gjithë frikën nga zemra juaj kur e recitoni këtë lutje.

Fushata e Lutjes (142) Pregatitja për vdekjen

Jezusi Im më i dashur, m’i fal mëkatet e mia. Pastroje shpirtin tim dhe më pregatit të hyj në Mbretërinë Tënde.

Më dhuro Hiret për t’u pregatitur për bashkimin tim me Ty. Më ndihmo të kapërcej çdo frikë.

Më dhuro guximin për të pregatitur mëndjen dhe shpirtin tim, që të jem i denjë të qëndroj para Teje.

Unë të dua Ty. Unë besoj në Ty. Unë ta dhuroj Ty veten time në trup, mëndje dhe shpirt përjetësisht. Le të bëhet Vullneti Yt i imi dhe më çliro nga dhimbja, dyshimet apo çoroditja. Amin.

Unë i mirëpres të gjithë shpirtrat që e recitojnë këtë lutje, pa përjashtim. Mëshira Ime është e shtrirë, sidomos, tek shpirtrat që do të përballen me vdekjen, por që nuk besojnë tek Unë, kur të thonë këtë lutje tre herë në ditë, në ditët e tyre të fundit.

Jezusi juaj

Mesazhi origjinal në anglisht:



Monday, 24 March 2014

Do të ngrihet një ushtri e frikshme, që si e tillë kurrë nuk është parë ndonjëherë

E Enjte, 20 Mars 2014, në 21:42

Bija Ime e dashur, bota është në prag të shumë luftrave dhe ato do të kenë shumë pasoja në shpejtësinë me të cilën Kisha do të shpërthej. Do të jetë gjatë çdo negociate të fundit të paqes, e cila do të ndodhi pas shumë masakrash dhe shkatërrimesh, që shumë njerëz do të ndjehen të pashpresë, të vetmuar, të frikësuar dhe pa asnjë drejtim të vërtetë. Do të jetë për shkak të lidhjeve të dobëta në botën e politikës që bota do të jetë në rënien  vet më të madhe. Për shkak të kësaj, do të ngrihet një ushtri e frikshme, që si e tillë nuk është parë ndonjëherë. Ndërsa bota do të copëtohet, po ashtu do të copëtohen edhe shumë kisha. Më pas, kur gjithçka duket e pashpresë, një grup i bashkuar, i përbërë nga lidera politikë dhe liderat e Kishës Kristjane, do të krijohet nën një organizatë për një botë – nga e cila do të lindi një paturpësi të re – një fe të re e një-bote.

Të gjitha këto ngjarje do të zhvillohen në faza. Detyra juaj, ndjekësit e Mi të dashur, është ndaj Meje, kur Unë ju udhëheq, sepse ka vetëm një udhë drejt paqes dhe sigurisë dhe ajo është përmes Meje, Jezu Krishtit. Unë do t’ju udhëheq përmes gjëmbave, dhimbjes dhe tmerrit të paturpësisë së shkatërrimit. Ju do të jeni të sigurtë kur qëndroni pas Meje.

Qëndro e fortë, bija Ime e dashur, gjatë këtyre sprovave të vështira, sepse do të jetë prej  forcës dhe guximit tënd që Unë do të jem në gjëndje të tregoj Udhën e të Vërtetës, kur bota të kthehet përmbys, për shkak të ligësisë e sjellë nga dashuria për pushtet dhe korrupsion, që do të shkaktoj këto luftra dhe më pas Luftën e Madhe.

Lëvizni shpejt dhe bëni të sigurtë që ju e dedikoni jetën tuaj ndaj lutjeve dhe për mbrojtjen e Kishës Sime në Tokë. Dhuratat e Mia do të mbrojnë secilin prej jush dhe Unë do t’i përgjigjem gjithmonë atyre që më kërkojnë Mua, në këtë kohë të trazirave të mëdha që vijojnë. Kur këto ngjarje të shpalosen, Ushtria Ime në Tokë do të rritet. Ata që e kundërshtojnë këtë Mision do të më ndjekin Mua, sepse atëherë ata nuk do të jenë më në gjëndje ta mohojnë të Vërtetën – kur ta shikojnë se edhe ata, gjithashtu, do të pësojnë persekutimin që do të bjer mbi Krisjtanët ngado, kur do t’ju duhet të durojnë sundimin e Dragoit. Shpresa e tyre e vetme do të jetë të më ndjekin Mua, Jezusin e tyre, në atë fazë, sepse vetëm përmes Meje ata do të jenë të aftë të vijnë në Mbretërinë e Atit Tim.

Jezusi juaj

Mesazhi origjinal në anglisht:


Sunday, 23 March 2014

Ata që më mallkojnë Mua do të jenë të mallkuar

E Mërkurë, 19 Mars 2014, në 16:05

Bija Ime e dashur, kur Unë i referohem armiqve të Mi, Unë gjithmonë dua të them ata që, përmes mjeteve djallëzore, përpiqen të vjedhin shpirtra nga Unë. Unë i referohem, në veçanti, atyre që përdorin maskën e shenjtërisë për t’i çuar qëllimisht shpirtrat në mëkat. Kur dikush përpiqet të joshi një shpirt tjetër të besoj në fallcitetet rreth Fjalës Sime të Shenjtë, e dhënë botës përmes Librit të Atit Tim, atëherë ai është një armik i Imi.

Dhimbja më e madhe që Unë duroj është nga duart e atyre që pohojnë të jenë ndjekësit e Mi të devotshëm dhe që mburren për njohuritë e tyre për Mua. Kur këta njerëz përpiqen të lëndojnë të tjerët dhe nuk mendojnë gjë tjetër veçse t’i qortojnë ata në Emrin Tim, atëherë kjo është më e dhimbshme për Mua. Unë i gjej shpirtrat që janë të mbyllur ndaj Meje dhe Unë i tërheq ata në shumë mënyra drejt Meje dhe Unë nuk përfshij vetëm ata që janë tashmë pjesë e Kishës Sime në Tokë. Unë i ndjek, gjithashtu, edhe ata që janë të shpërndarë, ata që janë të humbur dhe ata që nuk mund të shohin, në fillim. Ata janë shpirtrat e parë që Unë kërkoj dhe janë ata që, në dorë të gabuar, mund dhe do të devijojnë.

Unë ju kërkoj që gjithmonë t’i kujtoni ato kombe, ato besime fetare, ata pa asnjë besim tek Unë – gjithmonë – në lutjet tuaja. Ju lutem t’i mirëprisni, ashtu si do ta bëja Unë. Kurrë mos u mundoni t’ja u impononi atyre opinionet tuaja apo t’i ngacmoni ata në Emrin Tim. Gjithmonë t’ju afroheni atyre me dashuri dhe bamirësi, sepse ata janë po aq të rëndësishëm për Mua sa edhe më të devotshmit mes jush. Pavarësisht se kujt ju i afroheni, dijeni se asnjëri mes jush nuk është më i dëshirueshëm se tjetri, sepse ju jeni të gjithë mëkatarë.

Të gjithë fëmijët e Zotit, në kohën e duhur, do të dëshmojnë të Vërtetën finale të Planit të Tij për të përmbushur Besëlidhjen e Tij. Gjithkush do ta dij të Vërtetën dhe pastaj do ta kenë më të lehtë për të pranuar Dorën Time të Mëshirës. Në atë Ditë njerëzit e të gjitha feve, besimeve, ngjurave dhe kombësive do ta shikojnë evidencën e Egzistencës Sime. Ata që i hoqën pengesat, që kishin vënë mes vetes dhe Krijuesit të tyre, do të derdhin lotë mirënjohje, sepse më në fund ata do të dëshmojnë Dashurinë e Zotit. Dhe, ndërsa ju planifikoni dhe pregatiteni për kohët që vijnë, dijeni se pavarësisht nga pengesat që vendosen para jush në këtë marshim drejt Shpëtimit të Përjetshëm, armiqtë e Mi do të trajtohen me ashpërsinë më të madhe.

Ata që më mallkojnë Mua do të jenë të mallkuar. Ata që e luftojnë Planin e Atit Tim për të shpëtuar shpirtrat do të munden. Dhe ata që persekutojnë fëmijët e Zotit dhe bëhen pengesë e Zotit, ata vetë, do të persekutohen nga shërbëtori të cilit ata i premtuan besnikërinë e tyre. Asgjë nuk do të bëhet pengesë në Udhën Time, sepse kjo është e pamundur. Me anë të Fuqisë së Zotit, çdo armik do të shkatërrohet dhe të gjithë ata që i shpallin fjalët, punët dhe veprimet e antikrishtit, do të hidhen tutje dhe Mbrëtëria e Zotit atëherë do të jetë e kompletuar.

Jezusi juaj

Mesazhi origjinal në anglisht:


Friday, 21 March 2014

Është shumë më mirë të duroni dhimbjen në Emrin Tim sesa të lavdëroheni nga mëkatarët për bërjen e gabimeve në Syrin Tim

E Martë, 18 Mars, 2014, në 16:20

Bija Ime e dashur, le të mes ketë turp asnjë njeri nga persekutimi që mund të hasi për shkakun se më mbron Mua si një Kristjan. Ju kurrë nuk duhet të keni frikë nga persekutimi në Emrin Tim të Shenjtë, sepse kur ta shikoni se jeni kritikuar që flisni të Vërtetën, dijeni atëherë se ju jeni një shërbëtor i vërtetë i Imi.

Vetëm ata që janë në Mua dhe me Mua e vuajnë talljen apo urrejtjen në Emrin Tim. Ata prej jush që janë me të vërtetë të Mitë dhe kur ju e dorëzoni vullnetin tuaj që të bëhet i Imi do të vuajnë më shumë. Ju gjithmonë duhet ta kuptoni se kur urrejtja kundër çdo ndjekësi Im të dashur është në pikën më intensive, ju mund të jeni të sigurtë se është pikërisht atje ku Prania Ime është më e fortë. Është shumë më mirë të duroni dhimbjen në Emrin Tim sesa të lavdëroheni nga mëkatarët për bërjen e gabimeve në Syrin Tim

Të dashur ndjekësit e Mi, më lejoni Mua t’ju siguroj se Dora Ime po ju drejton çdo ditë në këtë, Misionin Tim të fundit në Tokë. Fjala Ime do t’i trazoj shpirtrat tuaj dhe shpirtrat e të gjithë atyre biljonave që do t’ju ndjekin ju – sepse së shpejti bota do ta dëgjoj Zërin Tim. Lë të mos qëndroj asnjë pengesë në udhën tuaj kur ju flisni për Mua; kur ju i kujtoni njerëzit për Mësimet e Mia dhe kur ju i kujtoni shërbëtorët e Mi të shenjtë për detyrimin e tyre për të qëndruar besnikë ndaj Fjalës Sime, e përmbajtur në Ungjillin e Shenjtë.

Kur t’ju kërkohet të më dënoni Mua, si nëpërmjet Eukaristisë së Shenjtë apo përmes një versioni të ndryshuar të Biblës së Shenjtë, ju duhet të refuzoni ta bëni këtë, hapur dhe pa ndrojtje. Ju duhet ta mbroni Fjalën duke refuzuar të pranoni gënjeshtrat në Emrin Tim. Me qëllim që t’ju mbroj nga persekutuesit, që do të shkaktojnë zemërime kundër Kishës Sime dhe të gjithë ata që qëndrojnë besnikë ndaj Fjalës së Zotit, ju lutem të recitoni këtë Fushatë Lutje.

Fushata e Lutjes (141) Mbrojtje kundër persekutimit

I dashur Jezus, më mbro në betejën time për të qëndruar besnik ndaj Fjalës Tënde me çdo kusht. Më ruaj kundër armiqve të Tu. Më mbro nga ata që më persekutojnë për shkakun Tënd.

Merr pjesë në dhimbjen time. Lehtësoje vuajtjen time. Më ço në Dritën e Fytyrës Tënde, deri në Ditën që Ti të vish përsëri për t’i sjellë botës Shpëtimin e Përjetshëm.

Fali ata që më persekutojnë mua. Përdore vuajtjen time për të shlyer mëkatet e tyre, që edhe ata të mund të gjejnë paqe në zemrat e tyre dhe të mirëpresin Ty me keqardhje në zemrat e tyre në Ditën e fundit. Amin.

Shkoni dhe ngushëllohuni me shpresën se Unë do t’i marr të gjithë armiqtë e Mi dhe ata që persekutojnë ndonjë nga ju në Emrin Tim në Strehën e Mëshirës Sime të Madhe.

Jezusi juaj

Mesazhi origjinal në anglisht:


Wednesday, 19 March 2014

Parajsa, e krijuar nga Ati Im për fëmijët e Tij, do t’ju kthehet atyre, përfundimisht, në gjithë Lavdinë e vet origjinale

E Djelë, 16 Mars 2014, në 18:00

Bija Ime e dashur, kur Fjala u bë njeri, përmes lindjes Sime, kjo do të thoshte se Fjala e Shenjtë e Zotit u materializua, ashtu si ishte profetizuar në Librin e Atit Tim.

Fjala e Zotit është shumë e qartë dhe ajo nuk ndryshon. Ajo do të zgjasi përjetësisht. Kushdo që e copëton Fjalën e Zotit dhe e ndryshon atë për t’ju përshtatur atyre, apo të tjerëve, është fajtor për herezi. Kur Unë erdha në botë, fëmijët e Zotit – dhe në veçanti shërbëtorët e Tij të mësuar në Tempujt e Tij në Tokë – i njihnin profecitë e përmbajtura në Librin e Atit Tim. Nuk ishte sekret që Ati Im po dërgonte Mesian e Tij për të shpenguar njerëzimin dhe ky fakt u mësua në tempujt dhe u përfshi në çdo lexim të Shkrimit të Shenjtë. Gjithçka, që vjen nga Ati Im, është e Vërteta. Ai nuk gënjen. Fjala e Zotit është e gdhëndur në gur. Çfarë Ati Im e tha në fillim do të ndodhi. Çfarë Ai premtoi do të përmbushet, pavarësisht se nëse njerëzimi do e pranoj këtë fakt apo jo.

Ati Im i dha botës Fjalën e Tij, pastaj Trupin e Tij, përmes lindjes Sime – Birit të Tij të vetëm Jezu Krishtit – dhe pastaj i premtoi njeriut Shpëtimin e Përjetshëm. Çdo Fjalë e përmbajtur në Biblën e Shenjtë, ashtu si u dha në formën e saj origjinale, përfshi Librin e Zbulesës, është e Vërteta. Prandaj, Premtimi i Atit Tim për botën se Ai do të dërgonte Birin e Tij përsëri – vetëm këtë herë për të gjykuar të gjallë e të vdekur – kurrë nuk duhet refuzuar. Periudha para kësaj Dite të Madhe do të jetë me trazira dhe hollësirat e kohës që do të çoj drejt Ardhjes Sime të Dytë janë të përmbajtura në Librin e Zbulesës, ashtu si i janë treguar Gjonit nga Ëngjëlli i Zotit.

Të thoni se ju e pranoni një pjesë të Librit të Atit Tim dhe jo tjetrën është të mohoni Fjalën e Zotit. Ju nuk mund të pranoni një pjesë të së Vërtetës dhe të deklaroni pjesën tjetër të Fjalës së Zotit të jetë një gënjeshtër. Libri i të Vërtetës ju tregua Danielit dhe pastaj ju dha Gjon Evangjelistit me pjesë. Shumë prej asaj që përmbahet në Librin e Zbulesës ka akoma për t’u shpalosur. Shumë njerëz i trëmben përmbajtjes së saj dhe, prandaj, do të përpiqen t’i mohojnë ato, sepse e Vërteta është një ilaç i hidhur për t’u përtypur. Dhe prapë, e Vërteta, kur pranohet, është diçka që ju mund ta kuptoni më me shumë lehtësi sepse me atë vjen qartësia. Qartësia do të thotë se ju mund të pregatiteni më me dëshirë dhe me paqe në shpirtin tuaj dhe gëzim në zemër, sepse ju e dini se Unë Jam duke ardhur për ta ripërtërirë botën. Ju do ta dini se Parajsa e krijuar nga Ati Im; për fëmijët e Tij, do t’ju kthehet atyre, përfundimisht, në gjithë Lavdinë e vet origjinale.

Asnjë njeri nuk mund ta kuptoj me të vërtetë Librin e Zbulesës, sepse jo çdo ngjarje është e shënuar në hollësira apo me radhë, apo ashtu si duhet të jetë. Por dijeni këtë. Por ju mund të jeni të sigurtë se kjo është periudha kur sundimi i Satanait merr fund dhe ndërsa ai arrin fundin, ai do të shkaktoj çdo ndëshkim mbi Mua. Ai do ta bëj këtë duke infiltruar Kishën Time në Tokë nga brënda. Ai do të vjedhi shpirtrat nga Unë dhe do ta shkatërroj Trupin Tim, Eukaristinë e Shenjtë. Por Unë Jam Kisha dhe Unë do ta drejtoj popullin Tim. Satanai nuk mund të më shkatërroj Mua, sepse kjo është e pamundur. Megjithatë, ai mund të shkatërroj shumë shpirtra duke i mashtruar ata të besojnë se ai jam Unë.

Ashtu si bota pregatitej për Ardhjen Time të Parë, po ashtu ajo është duke u pregatitur tani për Ardhjen Time të Dytë. Ata që më kundërshtojnë Mua, në Përpjekjet e Mia për të shpëtuar shpirtrat dhe që mbështesin armiqtë e Mi, ta dinë këtë. Ju kurrë nuk do ta mposhtni Fuqinë e Zotit. Ju kurrë nuk do ta shkatërroni Fjalën. Ju kurrë nuk do ta përdhosni Trupin Tim dhe të lejoheni të qëndroni në këmbë.

Kur profecitë, që përmbahen në Librin e Zbulesës, të zbulohen, ju kurrë nuk duhet të dëshpëroheni, sepse të jeni të sigurtë se Dashuria e Zotit për fëmijët e Tij do të thotë se Ai do të merret me armiqtë e Tij me ashpërsi dhe do të përpiqet t’i sjelli të gjithë fëmijët e Tij, që më njohin Mua, Birin e Tij të vetëm, në Strehën e Tij Hyjnore të Paqes. Dhe ndërsa armiqtë e Zotit do të vjedhin shpirtrat e shumë vetave, përmes maskës së joshjes dhe mashtrimit, shumë njerëz do të hedhin përbuzje mbi Fjalën e Vërtetë të Zotit.

Për ata që janë të bekuar me vizion, nuk i trëmben armiqve të Mi, por Zemërimit të Zotit, kur bie mbi ata që përpiqen të vjedhin shpirtrat e atyre që nuk janë më të ditur ndaj asaj që po ndodh.

Dashuria e Zotit është e Gjithpushtetshme dhe Besnikëria e Tij ndaj shpëtimit të çdo personi është e pafund. Por Ndëshkimi i Tij mbi armiqtë e Tij është po aq i ashpër sa edhe përfundimtar.

Jezusi juaj

Mesazhi origjinal në anglisht:


Tuesday, 18 March 2014

Do të jetë vetëm atëherë kur Eukaristia e Shenjtë të hiqet plotësisht që antikrishti do të hyj në Kishën Time

E Shtunë, 15 Mars 2014, në 20:10

Bija Ime e dashur, ndërsa braktisja vërshon përmes Kishës Sime, sprova më e madhe nga të gjitha, do të vendoset para të gjithë atyre që më shërbejnë Mua, nga brënda saj. Krizat brënda Kishës Sime në Tokë do të thonë që shumë priftërinj do të vuajnë nga një dilemë e tmerrshme. Besimi i shumë prej tyre është shkundur pothuajse dhe ata duhet të zgjedhin nëse duan ta pranojnë doktrinën e re zëvëndësuese, që do të zërë vëndin e Fjalës, apo t’i qëndrojnë besnikë Besimit të Vërtetë. Madje dhe më të devotshmit mes tyre do të pushtohen nga zërat e fortë të mashtruesve dhe ata do të fillojnë t’i vënë në pyetje vërtetësinë e Mësimeve të Mia në botë sot, ku mëkati nuk do të deklarohet më si me rëndësi.

Udha po pregatitet që farat të mbijnë dhe biri i Satanait shpejt do të jetë gati të pushtoj kishën e re të rreme. Kisha Ime do të vuaj një periudhë të errësirës së tmerrshme dhe Kryqëzimi Im do të durohet nga çdo shpirt që qëndron besnik ndaj Meje. Armiqtë e Mi do të bëjnë deklarata përfshirëse dhe radikale, duke kërkuar që gjithçka, që është fyese ndaj Emrit Tim të Shenjtë, të deklarohet e pranueshme në sytë e Kishës Sime. Shumë pak klerikë do të luftojnë kundër shkatërrimit për shkak të mëkatit të frikës, por dijeni këtë. Nëse ata marrin pjesë në sakrificat e rreme, sakramentet e rreme dhe mësimet e rreme, që ata më pas do të përpiqen t’i imponojnë mbi ndjekësit e Mi besnikë, Unë do t’i deklaroj ata të padenjë të qëndrojnë më para Meje.

Shumë nga dëmi, që do të shkaktohet mbi njerëzit e zakonshëm, do të jetë nga duart e atyre që kanë hyrë në Kishën Time me mjete të rreme. Kur ata ju thonë se Trupi Im do të thotë diçka tjetër sesa Trupi Im fizik, dijeni atëherë se kungimi i shenjtë, që ju do të merrni, nuk do të jetë nga Unë. Ju kurrë nuk duhet t’i lejoni ata ta ndryshojnë kuptimin e Eukaristisë së Shenjtë. Do të jetë vetëm atëherë kur Eukaristia e Shenjtë të hiqet plotësisht që antikrishti do të hyj në Kishën Time dhe ta marri në kontroll. Kjo është dita kur ju do ta dini se bota e politikës do të bashkohet me kishat Kristjane ngado dhe Unë nuk do të jem më i Pranishëm brënda tyre. Megjithatë, Kisha Ime kurrë nuk mund të vdesi dhe prandaj do të jetë Ushtria Ime e Mbetur ajo që do ta mbaj Dritën Time të ndezur dhe Praninë Time të gjallë dhe shumë do të duhet të kërkojnë Kishat e fshehura dhe ata shërbëtorë të Mi që, me Hirin e Zotit, do të arrijnë ta mbajnë Kishën Time të pacënuar.

Kurrë mos mendoni se biri i Satanait, antikrishti, do të shfaqet në mënyrë agresive apo si një diktator i lig, sepse ai nuk do të jetë stili i tij. Përkundrazi, ai do të ketë shumë miq. Ai do të pëlqehet nga shumë qeveri, si dhe nga armiqtë brënda Kishës Sime, të cilët do të brohorasin me zë çdo lëvizje të tij, deri kur t’i jepet një pozitë nderi brënda Kishës Sime. Kardinalët, peshkopët dhe anëtarët e tjerë të Kishës Sime do të flasin për të vazhdimisht dhe do ta lavdërojnë atë në leximet e tyre. Forca e tij joshëse do të jetë kaq e madhe sa do të jetë hipnotike. Ai, përmes fuqisë supernatyrale të Satanait, do të tërheqi të gjithë ata që marrin vendimet brënda Kishës Sime, deri kur më pas ata do të përkulen para tij sikur të isha Unë.

Do të jetë përmes klerikëve ambicjozë, që kanë rënë nga besimi i tyre, por që, prapë se prapë janë akoma të bekuar me Dhuratën e Urdhërit të Shenjtë, që antikrishti do të fitoj fuqi të mëtejshme. Ai do të nxjerri prej këtyre tradhëtarëve të Mi të gjorë të gënjyer, copëzën e fundit të fuqisë nga brënda Kishës Sime, deri kur të jetë gati për atë të hyj në të si lideri i tyre i ri. Gjatë gjithë kësaj periudhe të errësirës, armiqtë e Mi, me një mënyrë të butë dhe tërheqëse, do të kenë një aftësi të jashtëzakonshme t’i paraqesin gënjeshtrat si të qëna të Vërteta. Vetëm ata që vazhdojnë të luten për mbrojtje dhe që e mohojnë Satanain në çdo mënyrë që ju është mësuar do të jenë në gjëndje të rrëshkasin nga kthetrat e antikrishtit.

Jezusi juaj

Mesazhi origjinal në anglisht:


Sunday, 16 March 2014

Hyji Atë: Sepse kjo është periudha finale – kapitulli i fundit në përmbushjen e Vullnetit Tim të Shenjtë

E Enjte, 13 Mars 2014, në 20:45

Bija Ime e dashur, Mbrojtja Ime është shtrirë pikërisht tani mbi të gjithë fëmijët e Mi në botë të cilët më duan Mua. Unë e bëj këtë me bollëk, për shkak të kërcënimeve që njerëzimi do të hasi gjatë kësaj periudhe në histori.

Ju, fëmijët e Mi, duhet të luteni për secilin prej atyre që janë të humbur për Mua. Unë digjem për ata. Unë e dëshiroj dashurinë e tyre. Unë derdh lotë për ata. Unë pres për ditën kur ata ta kuptojnë Besëlidhjen Time, e krijuar nga Unë në fillim. Sepse kjo është periudha finale – kapitulli i fundit në përmbushjen e Vullnetit Tim të Shenjtë. Ishte prej Besëlidhjes Sime që Unë i dhashë njeriut kohën e duhur për të kuptuar dhe për ta njohur veten se çfarë ai është dhe çfarë nuk është. Njeriu u krijua prej Dorës Sime të dashur, në Imazhin Tim. Unë e vërshova shpirtin e tij me Dashurinë Time. Unë i dhashë atij liri të plotë, përmes Dhuratës Sime të vullnetit të lirë dhe të zgjedhjes së lirë. Unë kurrë nuk dëshiroja që njeriu ta kthente dashurinë e tij nga frika për Mua. Unë vetëm doja që ai të më dontë Mua, ashtu si Unë e doja atë. Unë krijova Ëngjëjt e Mi para njeriut, për të më shërbyer Mua, por për arsye të Dashurisë Sime për ata, edhe atyre gjithashtu, ju dha Dhurata e vullnetit të lirë.

Ishte për shkak të tradhëtisë së Luciferrit që njeriu pësoi vuajtje. Ai, Luciferri, ishte i dashur dhe i favorizuar nga Unë. Atij i ishin dhënë dhurata dhe fuqi të jashtëzakonshme dhe shumë Ëngjëj shërbenin nën drejtimin e tij. Kur Unë krijova njeriun, Luciferri u tërbua nga xhelozia. Ai nuk mund ta duronte që Unë do t’i doja fëmijët e Mi deri në një shkallë të tillë të madhe dhe prandaj ai filloi të më ndante Mua nga fëmijët e Mi. Ai tundoi Adamin dhe Evën dhe kjo do të thoshte se ata, me vullnetin e tyre të lirë, e mohuan Fuqinë Time dhe menduan – ashtu si bëri dhe Luciferri – se ata do të mund ta ruanin Fuqinë Time dhe të deklaronin një pjesë të Hyjnisë Sime.

Luciferri, së bashku me ëngjëjt e tij besnikë – të gjithë prej të cilëve kryen ligësira kundër fëmijve të Mi  - atëherë dhe tani – u hodhën në humnerë përjetësisht. Por për shkak të vullnetit të tyre të lirë – e dhënë nga Unë falas dhe me Dashuri për njerëzimin, Unë kurrë nuk e kërkova atë të më kthehej. Prandaj Unë krijova Besëlidhjen për t’i fituar shpirtrat e tyre , përmes Planeve të Mia për t’i shpenguar ata. Ata morën favore të mëdha nga Unë. Unë dërgova profetë për t’i paralajmëruar ata nga rreziqet e rënies në tundim të djallit. Unë ju dhashë atyre Dhjetë Urdhërimet për t’i drejtuar ata dhe për t’i ndihmuar të jetonin sipas Vullnetit Tim. Unë ju dërgova atyre Birin Tim të vetëm, i nxjerrë nga Vetë Trupi Im, për t’ju sjellë atyre lirinë nga Ferri. Ata nuk do ta pranonin atë, por vdekja e Tij në Kryq ishte pika e kthimit në Planin Tim të Besëlidhjes Finale.

Libri i të Vërtetës është pjesa e fundit e Ndërhyrjes Sime, para Ditës Finale, kur Unë i bashkoj të gjithë fëmijët e Mi dhe i kthej në Parajsën, që Unë e krijova për ata në fillim. Ata që e dëgjojnë të Vërtetën dhe që mbeten besnikë ndaj Fjalës Sime të Shenjtë, do të gjejnë favore të mëdha nga Unë. Ata që nuk gjejnë, prapë do të favorizohen nga Unë, përmes jetës që bëjnë, dashurisë që ata tregojnë ndaj të tjerëve dhe prej pastërtisë së shpirtit të tyre. Unë do t’i mirëpres ata, kur ata e bëjnë të ditur se e pranojnë Dorën e Mëshirës, që do t’ju shtrihet atyre nga Biri Im.  

Faza finale e përmbushjes së Besëlidhjes Sime do të jetë e dhimbshme. Për shkak të influencës së Satanait dhe djajve të tij, shumë njerëz do të mashtrohen ta adhurojnë atë dhe gjithë shërbëtorët e tij, që ecin mes jush. Unë do ta toleroj vuajtjen e shpirtrave dhe vështirësitë, që do të durohen nga shumë njerëz të pafajshëm, por vetëm për një kohë të shkurtër. Pastaj, Unë do t’i fshij armiqtë e Mi nga faqja e Tokës. Unë ju premtoj, fëmijë të dashur, se Unë do ta lehtësoj dhimbjen, hidhërimin dhe frikën tuaj, duke ju dhuruar Hire të fuqishme dhe Bekime. Ju do të jeni të mbrojtur nga rrethi i Hierarkisë Sime të Ëngjëjve.

Për të më kërkuar Mua ta heq frikën dhe hidhërimin tuaj dhe t’ju dhuroj lirinë nga persekutimi, ju lutem ta recitoni këtë lutje.

Fushata e Lutjes (140) Mbrojtja e Hierarkisë së Ëngjëjve:

Ati më i dashur, Zoti i gjithë Krijimit, Hyji Më I Larti, më dhuro Hirin dhe Mbrojtjen përmes Hierarkisë Tënde të Ëngjëjve. Më bëj të aftë të përqëndrohem në Dashurinë Tënde për secilin nga fëmijët e Tu, pavarësisht se ata të fyejnë Ty. Më ndihmo të përhap lajmin e Besëlidhjes  Finale për të pregatitur botën për Ardhjen e Dytë të Jezu Krishtit, pa frikë në zemrën time. Më dhuro Hiret dhe Bekimet e Tua të veçanta për t’u ngritur mbi persekutimin, e shkaktuar mbi mua nga Satanai, djajtë dhe agjentët e tij në Tokë. Kurrë mos më lejo të trëmbem nga armiqtë e Tu. Më jep forcën për të dashur armiqtë e mi dhe ata që më persekutojnë në Emrin e Zotit. Amin.

Fëmijë, ju duhet të qëndroni të fortë në këtë kohë. Kurrë mos e dëgjoni urrejtjen dhe helmin, që do ta mbuloj Tokën, për shkak të infektimit që do të vij. Kur ju e shpërfillni atë, ju mund të më shërbeni Mua në mënyrën më të vlefshme, pa ndonjë ligësi në zemrat tuaja.

Pregatituni sepse shumë zemërim do të shpërthej në botë, që do të drejtohet tek Unë, Hyji Më I Larti dhe Biri Im i dashur, Jezu Krishti. Lutuni për ata që do të zhyten në një hapësirë gënjeshtrash, që nuk do të sjellin veçse hidhërim për ata.

Qëndroni në Mua, me Mua dhe për Mua.

Ati juaj i dashur
Hyji Më I Larti

Mesazhi origjinal në anglisht:


Lotët e Mi do të kenë pushuar atëherë, por Trishtimi Im kurrë nuk do të marri fund

E Mërkurë, 12 Mars 2014, në 21:08

Bija Ime e dashur, kur një njeri ndahet nga Unë, Unë e ndjek atë në fund të Tokës për ta kthyer tek Unë. Ai mund të më fyej Mua, të kryej vrasje të tmerrshme dhe të shkoj deri aty sa të adhuroj gjithçka të ligë, përfshi kthimin e vet në një skllav të djallit, por Unë kurrë nuk do të heq dorë.

Unë do të ndërhyj në jetën e tij në shumë mënyra. Unë do të fus dashurinë e vërtetë në jetën e tij; Unë do ta hap zemrën e tij ndaj dashurisë për njerëzit e tjerë; Unë do ta ngacmoj ndërgjegjen e tij; Unë do ta lejoj atë të vuaj në duart e të tjerëve – vetëm për ta bërë të përulët dhe, kështu më të hapur ndaj Meje, Jezu Krishtit. Unë do ta lejoj atë të shikoj thjeshtësinë e botës në gjithë bukurinë e vet të lavdishme, si e krijuar nga Ati Im, për ta nxitur atë të largojet nga fallcitetet, që e dëmtojnë jetën e tij. Unë, përmes fëmijve të vegjël, do t’i tregoj atij rëndësinë e vendosjes së nevojave të atyre që mbështeten tek ai para të vetave. Unë do t’i sjell atij të qeshurën, do t’i tregoj atij vepra të mëdha mirësie, përmes shpirtrave të pastër, dhe Unë do t’i tregoj atij shëmbujt e dobësisë së tij, që ai ta dij se nuk është më i madh se Zoti. Unë mund ta lejoj që ai të sëmuret, nëse e bën atë të dorëzohet tek Unë dhe, në raste të tilla, Mëshira Ime do të jetë më e madhe atëherë. Sepse janë shpirtra të tillë që ka më shumë të ngjarë të kthehen tek Unë dhe atëherë ata mund dhe do të shpëtohen nga Unë.

Sa shumë përpjekje është bërë nga Unë, Jezu Krishti juaj i dashur, për të sjellë secilin prej jush në sigurinë e Krahëve të Mi – Streha Ime. Dhe sa shumë prej jush prapë kthehen nga ana tjetër dhe më shpërfillin Mua.

Unë ndërhyj përmes mesazheve, të dhëna lajmëtarëve dhe vizionarëve të vërtetë, dhe ata kanë kthyer miljona. Unë dërgoj shenja; Unë hedh Hire nga Qielli; Unë ju sjell Dhurata përmes Sakramenteve të Shenjta dhe miljona janë kthyer. Për fat të keq, mjaft të tjerë nuk janë kthyer tek Unë dhe prandaj Unë nuk do të pushoj deri kur çdo shenjë, çdo mbrekulli, çdo Dhuratë, çdo profeci dhe çdo Ndërhyrje të jetë mbaruar, para se Unë të vij të gjykoj.

Do të jetë një ditë e trishtuar nëse ata që i refuzojnë Dhuratat e Mia dhe Ndërhyrjen Time duhet të qëndrojnë para Meje në Ditën e Madhe dhe prapë të më mohojnë Mua. Madje edhe atëherë, kur Unë ju jap atyre mundësinë ta hedhin krenarinë e tyre tutje dhe të vijnë tek Unë, ata prapë do të refuzojnë. Por atëherë, nuk do të ketë më se çfarë Unë mund të bëj për t’ju sjellë atyre Jetën e Përjetshme, pasi ata nuk do ta mirëpresin atë. Ju mund të pyesni veten përse ndodh kështu dhe pradaj Unë do ta shpjegoj.

Kur djalli e tundon shpirtin, i duhet pak kohë para se ai të fitoj një mbërthim të fortë brënda personit. Por menjëherë sa ai e pushton atë, ai komandon çdo veprim që ai person bën – si mendon, si komunikon me njerëzit, si mëkaton dhe llojin e mekatit që ai kërkon ndaj të cilit ai shpirt të joshet. Mbërthimi më i madh që Satanai e ka mbi ata është për t’i bindur ata se Zoti është i keq. Satanai do ta bindi shpirtin se ai është Zoti dhe se Zoti është, në fakt, i ligu. Në këtë mënyrë ata shpirtra do të shkatërrohen përmes dinakërisë dhe manipulimit djallëzor të djallit. Kaq të errët do të bëhen këta shpirtra, sa të qëndrojnë në Dritën Time do të jetë tmerrësisht e dhimbshme për ata dhe ata do ta fshehin fytyrën e tyre nga Unë. Lotët e Mi do të kenë pushuar atëherë, por Trishtimi Im kurrë nuk do të marri fund.

Jezusi juaj

Mesazhi origjinal në anglisht:


Friday, 14 March 2014

Nëna e Shpëtimit: Ata do të paraqesin një libër të ri të kuq, me kokën e bricjapit të gdhëndur nga branda kapakut të tij

E Martë, 11 Mars 2014, në 20:39

Bija ime e dashur, kur unë linda Birin tim, kjo do të thoshte se unë jo vetëm që solla Birin e njeriut, Shpëtimtarin e botës, por gjithashtu solla një fillim të ri. Bota u shpengua prej lindjes së Birit tim të shtrenjtë dhe njerëzimit ju dha një Dhuratë shumë e veçantë. Kjo Dhuratë u refuzua, por njerëzimi akoma përfiton sot, sepse shumë e kanë pranuar të Vërtetën.

Lindja e Birit tim lajmëroi lindjen e Kishës së Tij në Tokë, pasi të dyja lindën prej meje, një shërbëtore e thjeshtë e Zotit. Do të jem unë, gruaja e veshur me djell, ajo që do të dëbohem nga gjarpëri, së bashku me Kishën e Birit tim, në shkretëtirë. Çdo gjurmë e imja, e Nënës së Zotit, do të fshihet. Shfaqjet, që më referohen mua, do të vihen në lojë dhe njerëzit do të udhëzohen, nga armiqtë në Kishën e Birit tim, t’i refuzojnë të gjitha të vërtetat e shoqëruara me ato. Pastaj, Kisha e Birit tim do të hidhet poshtë, së bashku me ata që janë ndjekës të vërtetë të Krishtit. Meshat e Shenjta do të ndalojnë dhe ndërsa e gjithë kjo vazhdon, gjarpëri do t’i shpërndaj shërbëtorët e vet dhe ata do të deklarojnë vëndet e tyre në çdo kishë Kristjane. E tillë do të jetë shkalla e këtij pushtimi sa shumë njerëz, besimtarë të vërtetë, do të jenë kaq të habitur sa do të jenë tepër të friksuar të ngrihen dhe të kundërshtojnë shkatërrimin që ata do të dëshmojnë, nga frika për jetën e tyre.

Gjatë kësaj kohe, Ushtria e Mbetur e Birit tim do të mblidhet në çdo vënd, në mbarë botën, dhe do të udhëheqi të humburit dhe të çorjentuarit, gjatë kësaj periudhe të tmerrshme të infektimit. Kësaj Ushtrie do t’i jepet fuqi e madhe mbi të ligun, që do të dëshmohet në ato që dikur ishin Kishat e Birit tim. Me Fuqinë e Shpirtit të Shenjtë, ata do të predikojnë të Vërtetën – Ungjillin e Vërtetë – Fjalën e Vërtetë, e dhënë botës në Biblën e Shenjtë. Bibla do të ndryshoj haptasi, nga mashtruesit në kishat Kristjane dhe ata do të vënë në pyetje çdo Mësim, që paralajmëron për rrezikun e mëkatit. Ata do ta shtrëmbërojnë përmbajtjen e saj dhe ata do të paraqesin një libër të ri të kuq me kokën e bricjapit të gdhëndur nga brënda kapakut të tij, e fshehur brënda simbolit të kryqit.

Ndaj botës së jashtme të jobesimtarëve, kjo do të shfaqet të jetë një revolucion dhe i tillë, që do t’i tërheqi ata dhe do t’i përshtatet atyre që e refuzojnë Egzistencën e Zotit. Festime të mëdha do të fillojnë në shumë vënde. Ato do të bëhen festimet e lirisë, nga të gjitha detyrimet morale, në emër të bashkësisë globale dhe një festim i të drejtave të njeriut.

Drita e Pranisë së Birit tim do të mbahet lart, si një fener, nga ata që do të udhëheqin Ushtrinë e Mbetur të Birit tim. Kjo Dritë do të vazhdoj t’i tërheqi shpirtrat, ngado, pavarësisht nga përhapja e paganizmit përgjatë të gjitha kishave, besimeve, me përjashtim të dy dëshmitarëve – Kristjanëve dhe Çifutëve, të cilët do të qëndrojnë besnikë ndaj Vullnetit të Zotit.

Pastaj, kur Dita e Madhe të agoj dhe pasi tre ditët e tmerrshme të errësirës të kenë marrë fund, një Dritë e madhe do të shfaqet mbi Tokën. Kjo Dritë do të rrethoj Birin tim dhe djellin, që do të jetë në focën e vet më të madhe, do të zbresin mbi botë – të dy në të njëjtën kohë. As edhe një person i vetëm nuk do të shpëtoj pa e parë këtë spektakël të mbinatyrshëm. 

Britma e njoftimit do të dëgjohet nga të gjithë përmes çdo lloj forme të komunikimit e njohur nga njeriu. Për këtë arsye, të gjithë do të presin një ngjarje të madhe, por ata nuk do ta dinë kohën, orën apo datën. Dhe pastaj ata, emrat e të cilëve janë shënuar në Librin e të Gjallëve, do të mblidhen.

Lutuni, lutuni, lutuni që bota të mos e refuzoj pregatitjen, që kërkohet para se njerëzimi të mund të shikoj Dritën e Fytyrës së Birit tim.

Nëna juaj e dashur
Nëna e Shpëtimit

Mesazhi origjinal në anglisht: