Kerko Mesazhet ketu

Sunday 30 March 2014

Ata janë të Mitë. Unë Jam i tyre. Kjo do të jetë gjithmonë kështu. Unë i dua ata të gjithë. Është kaq e thjeshtë

E Mërkurë, 26 Mars 2014, në 02:52

Bija Ime fort e dashur, Unë i bëj thirrje të gjithë ndjekësve të Mi, në mbarë botën, të bashkohen në një në Mua, për t’u lutur për shpirtrat e atyre që janë ndarë nga Unë. Unë, në veçanti, i bëj thirrje Grupeve të Kryqëzat
ës së Lutjeve, ngado, dhe të gjithë atyre që i janë përgjigjur Thirrjes Sime, përmes Librit të së Vërtetës, ta duan njëri tjetrin ashtu si Unë ju dua juve. Lërini mënjanë diferencat tuaja – nëse ato ndodhin, shpërfilleni përçarjen, nëse krijohet dhe mos u merakosni për urrejtjen që Satani dhe shpirtrat që ai ka mashtruar të tregojnë kundrejt jush, sepse ky është Misioni Im i fundit në pregatitje për Ardhjen Time të Dytë.

Ju duhet ta kuptoni qëllimin e Planit Tim për të shpenguar botën, përmes Librit të së Vërtetës. Ai është për t’i shpëtuar të gjithë shpirtrat, ngado, pavarësisht se kush ata janë, në çfarë ata besojnë, si mëkatojnë, çfarë i bëjnë njëri tjetrit dhe çfarëdo pikpamjesh mund të mbajnë. Ata janë të Mitë. Unë Jam i tyre. Kjo do të jetë gjithmonë kështu. Unë i dua ata të gjithë. Është kaq e thjeshtë. Nuk mund të jetë ndryshe.

Sa herë që ju të persekutoheni në Emrin Tim, gjithmonë ngrihuni mbi atë dhe lutuni për shpirtrat që ju mallkojnë, sepse Zemra Ime është thyer për ata. Unë vuaj tmerrësisht për shpirtra të tillë. Sillini ata tek Unë, që të mund t’i hapin zemrat e tyre ndaj Dashurisë Sime për ata. Më ndihmoni Mua të arrij tek shpirtrat e tyre të dëshpëruar dhe të thyer dhe zemrat e tyre të ngurta, sepse pa Mua dhe pa Ndërhyrjen Time, ata do të zbehen dhe do të vdesin. Kjo nuk është Dëshira Ime. Ejani, të gjithë ju. Unë i bëj thirrje atyre që janë në Mua dhe me Mua. Unë ju bëj thirrje atyre që nuk më njohin Mua në të vërtetë, por që mendojnë se po. Unë i bëj thirrje atyre që nuk janë besnikë ndaj Mësimeve të Mia. Unë ju bëj thirrje atyre që e refuzojnë këtë Mision dhe që e deklarojnë atë të jetë i rremë. Mos më braktisni Mua, sepse Unë nuk ju kam braktisur ju. Mos u trëmbni nga Unë, sepse Unë nuk Jam armiku juaj dhe i dëshiroj shpirtrat tuaj, që edhe ju të mund të bëheni pjesë e Imja dhe pastaj ju do të gjeni paqe në zemrën tuaj.

Koha Ime është tani, ndërsa Unë ju udhëzoj, t’i hapni zemrat tuaja dhe t'ju kujtoj për të Vërtetën e Fjalës Sime, e cila kurrë nuk ndryshon. Koha për Ardhjen Time është afër dhe është e rëndësishme që ju t’i pregatisni shpirtrat tuaj dhe të atyre me të cilët ju bini në kontakt. 

Ardhja Ime do të jetë e papritur dhe ju nuk do të keni asnjë paralajmërim paraprak. Mos i neglizhoni shpirtrat tuaj, pasi ju duhet të jeni gati të shikoni Dritën e Fytyrës Sime dhe që të mund të qëndroni në këmbë para Meje, nëse kërkoni të hyni në Mbretërinë Time.

Unë gjithmonë do t’ju dua kur ju më shërbeni Mua me gjithë zemër. Unë gjithmonë do t’ju dua kur ju më refuzoni Mua, e dënoni Misionin Tim apo i fyeni të tjerët në Emrin Tim, sepse ju nuk e dini se çfarë bëni. Kur të vij Dita Unë do t’ju thërras, një nga një, dhe pastaj do t’ju pushtoj në Krahët e Mi për t’ju dhënë ngushëllimin që do t’ju duhet. Sepse në atë Ditë, Unë do t’i bashkoj të gjithë ata që më duan Mua dhe Unë do t’i deklaroj Portat të hapen për t'i lejuar fëmijët e Hyjit, nga e gjithë bota, përfshi edhe ata që kanë vdekur dhe që do të ngrihen përsëri – si një në Mua. Atëherë Vullneti i Atit Tim do të kryhet, më në fund.

Jezusi juaj