Kerko Mesazhet ketu

Monday 24 March 2014

Do të ngrihet një ushtri e frikshme, si e tillë kurrë nuk është parë ndonjëherë

E Enjte, 20 Mars 2014, në 21:42

Bija Ime fort e dashur, bota është në prag të shumë luftrave dhe ato do të kenë shumë pasoja në shpejtësinë me të cilën Kisha do të shpërthej. Do të jetë gjatë çdo negociate të fundit të paqes, e cila do të ndodhi pas shumë masakrash dhe shkatërrimesh, që shumë njerëz do të ndjehen të pashpresë, të vetmuar, të frikësuar dhe pa asnjë drejtim të vërtetë. 

Do të jetë për shkak të lidhjeve të dobëta në botën e politikës që bota do të jetë në rënien vet më të madhe. Për shkak të kësaj, do të ngrihet një ushtri e frikshme, si e tillë nuk është parë ndonjëherë. Ndërsa bota do të copëtohet, po ashtu do të copëtohen edhe shumë kisha. Më pas, kur gjithçka duket e pashpresë, një grup i bashkuar, i përbërë nga lidera politikë dhe liderat e Kishës së Krishtere, do të krijohet nën një organizatë mbarë botërore – nga e cila do të lindi një paturpësi e re – një fe e re  mbarë botërore.

Të gjitha këto ngjarje do të zhvillohen në faza. Detyra juaj, ndjekësit e Mi të dashur, është ndaj Meje, kur Unë ju udhëheq, sepse ka vetëm një udhë drejt paqes dhe sigurisë dhe ajo është përmes Meje, Jezu Krishtit. Unë do t’ju udhëheq përmes gjëmbave, dhimbjes dhe tmerrit të paturpësisë së shkatërrimit. Ju do të jeni të sigurtë kur qëndroni pas Meje.

Qëndro e fortë, bija Ime e dashur, gjatë këtyre sprovave të vështira, sepse do të jetë prej forcës dhe guximit tënd që Unë do të jem në gjëndje të tregoj Udhën e të Vërtetës, kur bota të kthehet përmbys, për shkak të ligësisë e sjellë nga dashuria për pushtet dhe korrupsion, që do të shkaktoj këto luftra dhe më pas Luftën e Madhe.

Lëvizni shpejt dhe bëni të sigurtë që ju e dedikoni jetën tuaj ndaj lutjeve dhe për mbrojtjen e Kishës Sime në Tokë. Dhuratat e Mia do të mbrojnë secilin prej jush dhe Unë do t’i përgjigjem gjithmonë atyre që më kërkojnë Mua, në këtë kohë të trazirave të mëdha që vijojnë. Kur këto ngjarje të shpalosen, Ushtria Ime në Tokë do të rritet. Ata që e kundërshtojnë këtë Mision do të më ndjekin Mua, sepse atëherë ata nuk do të jenë më në gjëndje ta mohojnë të Vërtetën – kur ta shikojnë se edhe ata, gjithashtu, do të pësojnë persekutimin që do të bjer mbi t
ë Krishterët ngado, kur do t’ju duhet të durojnë sundimin e Dragoit. Shpresa e tyre e vetme do të jetë të më ndjekin Mua, Jezusin e tyre, në atë fazë, sepse vetëm përmes Meje ata do të jenë të aftë të vijnë në Mbretërinë e Atit Tim.

Jezusi juaj