Kerko Mesazhet ketu

Sunday 9 March 2014

Unë Jam I Gjithë-Mëshirshëm. Unë nuk kërkoj hakmarrje

E Martë, 4 Mars 2014, në 21:25

Bija Ime fort e dashur, mos e harro se Hyji gjithmonë gjykon në favor të të shtypurit. Ai kurrë nuk do t'i lartësoj ata që e lartësojnë veten. Për çdo njeri që 
është i lartësuar, më i ulëti ndër të përulurit në botën tuaj do të jetë i lartësuar në Mbretërinë Time. Shtypësit në botën tuaj do të bëhen të shtypurit, në Ditën Finale të Gjykimit.

Unë Jam I Gjithë-Mëshirshëm. Unë nuk kërkoj hakmarrje. Unë nuk ju qortoj duke i përsëritur gabimet që ju i bët
ë të tjerëve, urrejtjen që ju shkaktuat mbi të tjerët apo mënyrën e ashpër me të cilën ju i gjykuat të tjerët. Kaq e madhe është Dashuria Ime, sa Unë do t’ju fal çdo mëkat, përveç mëkatit të përjetshëm, që e mallkon Fjalën e Hyjit. Unë gjithmonë do t’ju fal, pavarësisht se si ju më kryqëzoni Mua apo shërbëtorët e Mi, të dërguar për t’ju shpenguar juve. 

Që nga koha e Kryqëzimit Tim njerëzimi nuk e ka dëshmuar Nd
ërhyrjen Time, si tani, kur Unë ju sjell Librin e të Vërtetës.

Koha është afër tani, nd
ërsa Unë i mbledh të gjitha kombet për ribashkimin final. Unë do t’i sjell ata që janë të Mitë, përmes veprave të tyre, fjalëve të tyre dhe punëve të tyre, drejt një fillimi të ri, e cila do të bëhet bota e re, Parajsa e Re. Mbretëria Ime do të jetë e juaja. Unë do t’i mbledh njerëzit e Mi, nga çdo skaj i Tokës. Disa do të jenë të Mitë, ndërsa të tjerët do të ndëshkohen për ligësinë e tyre. Ata që janë thirrur, ashtu si dhe ata që ishin të zgjedhur që nga fillimi i kohës, do të jenë si luanët. Guximi do t’ju dhurohet nga Qielli dhe kjo do t’ju duhet për të kapërcyer urrejtjen, që do të tregohet kundër jush.

Ju lutem të mos kini kurrë frikë nga armiqtë e Mi. Shpërfilleni helmin e tyre. Zërat e tyre mund të oshëtijnë dhe klithmat e tyre mund të jenë shurdhuese, por ata nuk kanë asnjë fuqi mbi ju. Nëse ju jeni me të vërtetë të Mitë, atëherë zjarri i Ferrit kurrë nuk do të fitoj kundrejt jush.

Jezusi juaj