Kerko Mesazhet ketu

Sunday 27 April 2014

Koha që mëkati të mos deklarohet më po afrohet

E Enjte, 24 Prill 2014, në 16:45

Bija Ime e dashur, kohët janë afër tani, kur mëkatet e njeriut do të konsiderohen, nga Kisha Ime, të jenë të parëndësishme dhe jo fyese në Sytë e Mi.

Mëkati nuk është diçka që është konsideruar nga Unë të jetë një dobësi apo një gabim. Mëkati është krijuar për shkak të këtyre dy veçorive, por që ndodh prej ekzistencës së Satanit. Kisha Ime së shpejti do t’i lehtësoj ndjekësit e Mi duke i mashtruar të pranojnë gënjeshtrën se mëkati është thjesht një metafor që është përdorur si një simbol tek fëmijët e Hyjit për t’ju kërkuar të qëndrojnë në një udhë, që është e kënaqshme për Hyjin. 

Mëkati nuk duhet t’ju bëj të veçoheni nga të tjerët, do të thonë ata. Mëkati, do të thonë ata, në të vërtetë nuk ka rëndësi, sepse Hyji i fal të gjithë. Po, Unë Jam I Gjithë-Falshëm dhe e fal çdo mëkat – përveç mëkatit të përjetshëm – kur tregohet pendesë nga mëkatari dhe janë bërë përpjekje prej tij për ta hequr gjithë tundimin për ta shmangur përsëritjen e atij mëkati. 

Ju nuk mund të më kërkoni Mua ta fal mëkatin kur ju jetoni sipas atij mëkati. Një vrasës, që vret, sakaton dhe lëndon, nuk mund të më kërkoj Mua ta fal, ndërsa ai vazhdon të vrasi dhe nuk ka asnjë qëllim t’i ndaloj krimet e tij. Çfarë vlere ka të më kërkoni Mua t’ju shpengoj nga mëkati, nëse nuk e pranoni si fillim se ju mëkatoni?

Mëkati shkaktohet nga dobësia dhe Unë e fal mëkatarin, që me të vërtetë pendohet. Kur mëkatari nuk beson më se është fajtor për mëkatin, ajo mbetet e rrënjosur në shpirt. Koha që mëkati të mos deklarohet më po afrohet. Kur ajo kohë të vij, do të ketë lehtësim të madh dhe festime, sepse çfarë konsiderohej dikur të ishte një mëkat në Sytë e Mi nuk do të konsiderohet më i tillë.

Mëkati do të shihet si një gjë e natyrshme dhe një gjë që ju të gjithë duhet ta pranoni. Juve nuk do t’ju thuhet kryesisht ta doni mëkatarin, ashtu si Unë ju them. Jo. Ju do të inkurajoheni të pranoni se mëkati nuk ekziston. E gjithë kjo do të çoj në tradhëtinë finale të Hyjnisë Sime, kur bota do ta adhuroj veten, talentet e veta, inteligjencën e vetë, deri kur të deklaroj madhështinë e vet në kundërshtim të drejtpërdrejtë me Hyjin, Atin e Përjetshëm.

Oh sa shumë do të çohen në gabim, dëshpërim dhe keqbërje. Kisha Ime do të përdoret për të deklaruar herezi në Emrin Tim të Shenjtë. Ata të keq udhëzuar, do ta kthejnë atë 
mbrapsh dhe përmbys dhe anjë pjesë e këtyre ndryshimeve nuk do të drejtohen nga Unë, Jezu Krishti. Shpirti I Shenjtë nuk do të kryesoj mbi paturpësinë dhe do të ketë rrëmujë të madhe, hidhërim të madh dhe një ndjenjë e pashpresë, nga ana e atyre që do të qëndrojnë besnikë ndaj Mësimeve të Kishës Sime. Mësimet tradicionale nuk do të tolerohen më. Pastaj, kur gjithçka që është mbajtur e shenjtë të rrëzohet, koha do të jetë gati për njeriun e mallkimit të zër vëndin e tij në Kishën Time.