Kerko Mesazhet ketu

Tuesday 15 April 2014

Nëna e Shpëtimit: Jezusi ishte si ju, në të gjitha gjërat, përveç mëkatit, sepse ai do të kishte qënë i pamundur.

E Premte, 11 Prill 2014, në 15:22

Bija ime e dashur, shtatë engjëj të rënë do ta sulmojnë këtë Mision dhe ata do të përpiqen të mashtrojnë fëmijët e Hyjit për të mos qëndruar besnikë ndaj Ushtrisë së Tij të Mbetur. Ata do t’ju shfaqen atyre që ata mashtrojnë sikur të jenë engjëjt e Dritës, kur, në fakt, ata janë gjithçka përveç kësaj.

Fuqia e Satanit është shumë e fortë dhe prania e tij në botë është e dukshme pasi ai i zgjedh të gjithë p
ërkrahësit e tij, për t’i inkurajuar të reklamojnë praninë e tij. Ai e bën këtë përmes muzikës, besimeve fetare, të cilat nuk janë nga Biri im, Jezu Krishti, dhe përmes atyre që shfaqen prapa të ashtu-quajturve grupe të shenjta, që e adhurojnë bishën dhe sundimin e tij në Tokë.

Fëmijë, ju gjithmonë duhet ta ndiqni Birin tim, përmes gjithçkaje që Ai iu mësoi gjatë Kohës së Tij në Tokë. Fjala e Tij e Shenjtë është e shenjtë dhe është gjithçka që ju duhet të dini, nëse do të ndiqni Udhën e Tij drejt Jetës së Përjetshme. Ju duhet të përqëndroheni tek dëshira juaj për të fituar Jetën e Përjetshme dhe prandaj ta jetoni jetën ashtu si ju ka treguar Biri im. Kurrë mos pranoni ndonjë gjë që hedh dyshime mbi Hyjninë e Tij. Njeriu që guxon të deklaroj gënjeshtra rreth Birit tim nuk e ka Dhuratën e Shpirtit të Shenjtë, dhe prandaj është i padenjë të përcaktoj gjithçka që Biri im është.

Biri im është Shpëtimtari juaj Hyjnor, I Cili e uli Veten e Tij për t’u bërë njeri. Kur Ai u lind, Fjala u Mish
ërua dhe prandaj Jezu Krishti ishte një njeri, në çdo mënyrë. Jezusi ishte si ju, në të gjitha gjërat, përveç mëkatit, sepse ai do të kishte qënë i pamundur. Biri i Hyjit ishte dërguar për ta shpenguar njerëzimin dhe për të shpëtuar secilin prej jush nga vdekja, që vjen prej skllavërimit ndaj Satanit. Hyjnia e Tij është e Gjithë-Pushtetshme, Gjithë Mirësia, Gjithë Papërshkueshmëria dhe të mohoni Hyjninë e Tij është të mohoni Fuqinë e Hyjit. Kur ju e bëni këtë, ju deklaroni besnikërinë tuaj ndaj djallit.

Fëmijë, ju duhet të recitoni këtë Kryqëzat
ë Lutje dhe të më thërrisni mua Nënën tuaj për t’ju mbrojtur nga mashtrimet që do të vendosen para jush, për t’ju inkurajuar të mohoni Fuqinë e Hyjit.

Lutja e Kryqëzatës (146) Mbrojtje kundër mashtrimit

E dashur Nënë e Shpëtimit, më mbro me Hirin e mbrojtjes kundër mashtrimeve të krijuara nga Satani për të shkatërruar besimin e të Krishterëve. Na mbro kundër atyre që janë armiqtë e Zotit. Na ruaj nga gënjeshtrat dhe herezitë e përdorura për të dobësuar dashurinë tonë për Birin tënd. Hapi sytë tanë ndaj të pavërtetave, mashtrimeve dhe çdo përpjekjeje që mund të hasim për të na shtyrë të mohojmë të Vërtetën. Amen.


Ju falenderoj që ju përgjigjët thirrjes sime për t’ju paralajmëruar për mashtrimin e madh, që së shpejti do të zbres
ë mbi Kishën e Birit tim në Tokë.

Nëna juaj e dashur
Nëna e Shpëtimit