Saturday, 31 May 2014

Hyji Atë: Lutja Besoj, e cila pranon se Kush Jam Unë, do të ndryshoj si një alternativë për të nderuar zotat e rremë

E Hënë, 26 Maj 2014, në 16:22

Bija Ime më e dashur, koha do të vij kur Lutja Besoj, e cila pranon se Kush Jam Unë, do të ndryshoj si një alternativë për të nderuar zotat e rremë.

Kur feja për një botë të shfaqet, ajo do të bëhet me kujdes, për të mos dhënë përshtypjen se Unë, Ati I Përjetshëm, nuk Jam duke u nderuar më. Nëse Unë nuk Jam i nderuar atëherë kjo lutje e re do të bëhet një paturpësi dhe kurrë të mos recitohet, nëse fëmijët e Mi duan të qëndrojnë me Mua dhe që dëshirojnë Jetën e Përjetshme. Shumë më mirë nëse qëndroni të heshtur sesa të shqiptoni një fjalë të blasfemisë, që do të futet në të gjitha kishat ngado, të cilat më nderojnë Mua, Atin tuaj dhe që e pranojnë Birin Tim, Jezu Krishtin, Shpëtimtarin tuaj.

Fjalët, që adhurojnë Emrin Tim dhe atë të Birit Tim, do të shtrëmbërohen dhe shprehjet, që i referohen Birit Tim, do të përfshijnë terma të tilla si “Jezusi i Dritës”. Kjo lutje e re do të theksoj superioritetin e njeriut, përgjegjësinë e tij për të siguruar mirëqënien e vëllait të tij dhe për të mirëpritur, si një të vetme, të gjitha fetë për të nderuar Zotin. Të gjitha referencat ndaj Birit Tim, sipas mënyrës në të cilën Ai duhet adhuruar, do të zëvendësohen nga ky titull i ri që ata do t’i japin Atij. Botës do t’i thuhet të nderoj bukurinë e Tokës; mbrekullitë e botës të krijuara nga një Zot I Cili është Një për të gjithë dhe I Cili pranon çdo lloj adhurimi. Kjo do të jetë koha kur bota do të bashkohet në një botë, si një fe pagane. Për arsyen se shumë shprehje fetare do ta mbushin këtë lutje të re, do të bëj që ata që janë të bekuar me dijen do ta kuptojnë në të vërtetë se çfarë po ndodh.

Sa të kota do të jenë përpjekjet e tyre, sepse ata që e sjellin këtë errësirë mbi fëmijët e Mi do të vuajnë për refuzimin e tyre të Krijuesit të tyre. Dhe kur kjo lutje të pranohet, një paturpësi tjetër do të kryhet – futja e Fjalës së rishkruar, e cila nuk do të përmbaj asnjë përveçse fryt të kalbur.

Me kalimin e kohës, një simbol i veçantë, që do të përfaqësoj zotin e ri të krijuar nga njeriu, do të krijohet, se atyre që do t’ju kërkohet ta mbajnë atë, do t’ju duket sikur ata do të jenë duke bërë një gjë të mirë duke treguar solidaritet ndaj njëri tjetrit. Të gjitha këto gjëra, do t’ju thuhet atyre, janë për të mirën e të gjithëve, ku detyra juaj e parë është të kërkoni përsosmërinë e njeriut. Kjo, do t’ju thonë ata, është e rëndësishme para se ju të përballeni me Zotin. Ju nuk mund të bëni Vullnetin e Zotit nëse nuk kërkoni drejtësi për të çliruar njerëzimin nga prangat e persekutimit fetar, varfërisë dhe luftrave. Fokusi do të jetë mbi të gjitha gjërat që kanë të bëjnë me Krijimin Tim – Tokën; kombet; popujt dhe udhëheqësit politikë. Të gjitha do të lidhen së bashku si një e vetme me qëllim që t’i shërbehet Zotit më mirë, do të thonë ata. Gjithçkaje që ata do t’i shërbejnë do të jetë mbreti i gënjeshtrave, i cili do t’i shkaktoj të gjitha këto gjëra. Dhe, ndërsa bota do ti brohorasi këto përparësi në dukje themeltare në çështjet globale, humanizmi do të detyrohet drejt paganizmit. Paganizmi do të sjelli me vete një errësirë të tmerrshme të shpirtit. Pastaj, për gjithçka që është ngritur kundër Meje, Unë do t’i replikoj paturpësitë e tyre – mbi Tokën që ata ecin; ujin që ata pijnë; malet që ata ngjiten; detet që ata përshkojnë dhe shiun, që ushqen të mbjellat e tyre.

Beteja mes të fortëve, krenarëve dhe të ligut mes njerëzimit dhe Meje, Atit të tyre të Përjetshëm, Krijuesit të tyre, do të jetë një betejë e luftuar fortë.

Ati juaj I Përjetshëm
Hyji Më I Larti

Mesazhi origjinal në anglisht:


Friday, 30 May 2014

Menjëherë sa paganizmi ta mbërthej Kishën Time, kjo do të shënoj kapitullin e fundit

E Shtunë, 24 Maj 2014, në 21:20

Bija Ime e dashur, arsyeja kryesore që shumë njerëz sot, dhe në veçanti të rinjtë, që nuk duan t’ja dinë për Mua është për shkak të vetë-interesit të plotë të tyre. Vetë-kënaqësia, dhe një dëshirë për të kënaqur veten dhe qefet e tyre, ka bërë që dashuria e vërtetë për njëri tjetrin të ketë humbur dhe ka fare pak bamirësi të pranishme tek shpirtra të tillë. Kur ata e largojnë veten nga të tjerët, për të ndjekur vetë-kënaqësitë, ata nuk mund ta duan fqinjin e tyre. Kur ata nuk e duan fqinjin e tyre, ata nuk mund të më duan Mua.

Ndarja nga Zoti kurrë nuk ka qënë kaq e përhapur. Me fare pak dashuri në zemrat e tyre, i ligu gjen një ambjent mikpritës në të cilin ai zë rrënjë. Kur i ligu është vendosur, tek shpirtrat që ai gjuan, ai do të rritet dhe do të përhapet me të shpejtë. Sa më shumë që përhapet, aq më pak dashuri do të jetë tek shpirti dhe një urrejtje për të tjerët do të futet brënda tij. Së shpejti, urrejtja, xhelozia, zilia, kopracia dhe lakmia do të bëhen tipare të zakonshme, që e bashkojnë shoqërinë moderne, deri kur gradualisht, ajo do të bëhet e përshtatshme sa shpirtrat nuk do të ndjejnë asgjë.

Boshllëku i shpirtit çon në rrezik të madh, sepse i ligu është inteligjent dhe ai do t’i përdori shpirtrat në atë fazë të fillojnë luftë kundër Pranisë së Zotit në botë. Kur bota jepet pas vetë-interesit dhe kërkon çdo lloj të drejte, gjë që duket të jetë shumë më e rëndësishme se dhënjes me bujari të vetes suaj– atëherë asgjë e mirë nuk mund të vij prej kësaj.

Kur Luciferri nuk ju bind Atit Tim, ishte krenaria, që e çoi atë drejt rënies së tij. Krenaria dhe një dashuri për veten, ku gjithçka tjetër vjen dytësore, do të çojnë në rënien finale të rracës njerëzore. Mosbindja ndaj Zotit është e shfrenuar në këtë kohë. Fare pak respekt për Urdhërimet e Tij mund të shihet dhe kjo do të thotë se njeriu do t’i thyej secilin nga 10 Urdhërimet. 

Kur Urdhërimi i Parë të thyhet nga Kisha Ime në Tokë – fortesa finale e Atit Tim mbi fëmijët e Tij – bota do të dëshmoj ndëshkimin më të keq që nga përmbytja.

Menjëherë sa paganizmi ta mbërthej Kishën Time, kjo do të shënoj kapitullin e fundit.

Kur fëmijët e Zotit e duan veten e tyre dhe krekosen para Tij, Ai derdh Lotë të hidhur. Por, kur Ai është zëvëndësuar me paganizmin dhe një zot të rremë në zemrat e të gjithëve, Zemërimi I Tij do të jetë i padëgjuar.



Wednesday, 28 May 2014

Dhjetor 2010: Thirrje për të ndaluar Vrasjen/Abortin

E Enjte, 16 Dhjetor 2010, në 13:10

Shkruaje këtë, bija Ime. Vdekja, e kryer tek viktimat e pafajshëm, është një nga mëkatet më të mëdha, që njeriu mund të shkaktoj mbi vëllain e vet. Ai është mëkati më i rëndë i trupit dhe më shkakton Mua dhimbje të thellë. Mungesa e konsideratës që njerëzimi, sot, e ka për jetën njerëzore sa vjen e bëhet më e dukshme në botë.

Jeta është një Dhuratë e çmuar nga Zoti. Asnjë njeri nuk e ka të drejtën ta marri jetën e një tjetri. Asnjë njeri nuk e ka të drejtën ta marri jetën e një fëmije, pa marrë frymën e tij të parë në kohën e lindjes. Ky krim është i tmerrshëm dhe i pafalshëm. Të gjithë shpirtrat vijnë nga Ati Im I Përjetshëm dhe janë krijuar që në momentin e shtatzanisë. Fëmijët e vegjël, shpirtrat e pafajshëm, janë duke u vrarë nga vetë ata njerëz që janë dërguar për t’u kujdesur  për ata – vetë nënat e tyre, të cilat janë përgjegjëse për mohimin e të drejtës së tyre ndaj të qënurit të lindur.

Përse fëmijët e Mi qëndrojnë duarkryq dhe nuk bëjnë asgjë? Në emër të lirisë këta ëngjëj të vegjël nga Mbretëria e Atit Tim janë duke u hequr nga kjo Tokë, para se të kryhet koha që ju është caktuar atyre, si fëmijët e Zotit. A nuk e kuptojnë këto gra se jetët mbi të cilat ato i japin pak vlerë janë ato të Zotit? Këta fëmijë po vuajnë. Ata durojnë dhimbje të padurueshme gjatë vrasjes së tyre, dhe kjo është e justifikuar nga qeveritë, profesioni mjekësor, dhe familjet e këtyre grave. A nuk kanë ato ndopak keqardhje në shpirtrat e tyre?

A nuk e kuptojnë se veprimi i tyre i tmerrshëm nuk është aspak i ndryshëm nga ai veprim kur njeriu e vret njeriun?

Në fakt ai është një mëkat akoma më i madh, pasi këta fëmijë janë të pashpresë. Këto gra duhet të lypin mëshirë, nëse janë fajtore. Ose të kërkojnë udhëzime, nga Unë, nëse janë duke konsideruar një abort. Sidoqoftë, ato do të gjykohen sipas mëkatit të tyre. Mëkatet e trupit janë më fyese në Sytë e Atit Tim. Asnjë shkallë e justifikimit për vrasjen e një personi tjetër nuk është e pranueshme nga Unë apo Ati Im I Përjetshëm.

Zgjohuni, tani, fëmijët e Mi dhe kuptojeni se marrja e jetës do t’i çoj keqbërësit në zjarret e përjetshme të Ferrit. Nuk do të ketë asnjë kthim nga kjo humnerë, e mbushur me demonë. Të njëjtët demonë, të cilët përmes punës së mashtruesit – Satanait – e bindin vrasësin se çfarë ai apo ajo është duke bërë është e drejtë! Ai me dinakëri do t’i bindi nënat, për shëmbull, se ato janë duke marrë “vendimin e duhur”. Duke përdorur çdo mashtrim të shoqëruar me arsyen njerëzore, ai do ta bëj personin ta justifikoj veprimin, edhe pse është i gabuar. Ai do të përdori gënjeshtrën se vrasësit kanë të drejtat e tyre. Se ata duhet të kujdesen për interesat e tyre, në fillim. Në emër të të drejtave njerëzore, gënjeshtra është shfaqur, me qëllim që të drejtat e një nëne dhe të lirisë së saj për ta jetuar jetën, ashtu si ajo e zgjedh, është për t’u admiruar. Gënjeshtra pastaj e bind atë se është e drejtë dhe e saktë të vrasi fëmijën e saj.

Ju lutem ta kuptoni se rritja e genocidit në botë është parashikuar. Është një nga shumë shenjat e folura në lidhje me ditët e fundit.

Ndaloni të gjithë ju, tani. Dëgjoni. Vrasja është një fyerje shumë serioze. Bëjeni atë dhe ju nuk do të shpëtoni. Nuk ka kthim prapa. Pendohuni, ju që e keni kryer këtë mëkat të tmerrshëm. Kërkoni falje, tani. Unë, përmes Mëshirës Sime, do ta dëgjoj lutjen tuaj. Ju mund, dhe do të shpëtoni, nëse ju vjen me të vërtetë keq për mëkatin tuaj të rëndë. Unë do të dëgjoj. Unë do t’ju fal. Por koha nuk është në anën tuaj.

Besimtarë, lutuni fort për këta shpirtra të humbur dhe fëmijët e Mi endacakë, të cilët janë gënjyer nga mashtruesi dhe nga ndjekësit e tij në pozita me pushtet. Ata kanë nevojë për lutjet tuaja, tani. Të gjithë ju duhet ta mbroni të drejtën e jetës njerëzore, e cila nuk mund të ngacmohet nga duart e njeriut, në çdo rrethanë.

Lutuni tek Unë, çdo ditë. Ofroni çdo sakrificë që ju mund të keni, për viktimat e pafajshëm.

Shpëtimtari juaj i dashur
Jezu Krishti

Mesazhi origjinal në anglisht:


Ju nuk duhet t’i kuptoni Mënyrat e Zotit – ju thjesht duhet t’i pranoni ato

E Premte, 23 Maj 2014, në 18:00

Bija Ime e dashur, ejani, të gjithë ju që më doni Mua, dhe më sillni Mua dashurinë tuaj, sepse Unë Kam nevojë të madhe për ngushëllim. Unë Jam Jezusi juaj, Biri i njeriut, Shpëtimtari i botës dhe prapë Unë lotoj. Çdo Hir i hedhur njeriut më është kthyer mbrapsht nga shpirtrat mosmirnjohës. Zemra Ime bujare është e hapur, me qëllim që Unë të mund t’ju tërheq të gjithëve ju drejt Meje, por ju largoheni. Madje edhe ata prej jush që më duan Mua, nuk më dhurojnë Mua kohën e tyre. Në vënd që të flisni me Mua, ju flisni me njëri tjetrin për Mua. Shumë biseda rreth Misterit të Planeve të Zotit dhe çfarë do të vij mund të shkaktoj rrëmujë dhe trazira. Analiza të tepërta dhe të ashtu-quajturat debate inteligjente ju largojnë nga Unë.

Ju nuk duhet t’i kuptoni Mënyrat e Zotit – ju thjesht duhet t’i pranoni ato. Unë kurrë nuk ju kërkova ta kuptoni Misterin e Hyjnisë Sime, sepse shpirtrat që me të vërtetë më duan Mua do të më duan Mua për Kush Unë Jam dhe jo për çfarë Unë sjell. Ata nuk do të kërkojnë lavdi për veten e tyre. Ata nuk do ta zhvillojnë besimin e tyre thjesht për të fituar një vënd në Mbretërinë Time. Ata kurrë nuk do t’i përdorin njohuritë e tyre për Mua në një mënyrë mburrëse për të fituar pozita. Shpirtrat që do të banojnë brënda Meje janë shpirtrat që nuk kërkojnë asgjë, vetëm atë që ata e kërkojnë për të mirën e shpirtrave të tyre dhe atë të të tjerëve.

Kur ju thoni se më përfaqësoni Mua, ju nuk flisni dhe bërtisni se sa shumë ju thoni se më njihni Mua. Ju thjesht duhet të tregoni dashuri ndaj të tjerëve dhe t’i ndiqni Mësimet e Mia me një shpirt, që është i zbrazët nga krenaria. Prandaj, nëse ju jeni me të vërtetë të Mitë, ju do të kaloni më pak kohë duke u munduar të përcaktoni çfarë Unë ju kam thënë; çfarë Unë ju kam mësuar dhe çfarë Unë ju premtova. Unë kërkoj që ju të vini tek Unë dhe të kaloni më shumë kohë në meditim të qetë me Mua. Kur ju e bëni këtë, Unë do t’ja u shfaq Veten Time më qartë dhe ju do ta dini në zemrat tuaja se çfarë do të thotë në fakt të më shërbeni Mua me të vërtetë.

Jezusi juaj

Mesazhi origjinal në anglisht:


Nëna e Shpëtimit: Si Kristjanë, ju duhet të pregatiteni për të luftuar për Besimin tuaj

E Enjte, 22 Maj 2014, në 15:26

Fëmijët e mi të dashur, vuajtja që Biri im duron, për shkak të mëkateve të njeriut, është intensive në këtë kohë. Urrejtja kundër Tij dhe Fjalës së Tij Më Të Shenjtë – ashtu si përmbahet në Biblën Më të Shenjtë – po shfaqet brënda zemrave të shumë njerëzve dhe kjo përfshin fetë e rreme, ku ato nuk e njohin Zotin e Trinisë, si dhe ata që pohojnë të jenë Kristjanë.

Çdo mëkat që kryhet e lëndon Birin tim dhe çdo mëkat mortor ndjehet si një goditje e ashpër e shkaktuar mbi Trupin e Tij. Për çdo vepër të kryer të herezisë, është sikur një tjetër gjëmb i është ngulur në Kurorën e Dhimbjes, të cilën Ai tashmë po e duron. Ndërsa vuajtja e Birit tim shtohet, në një kohë kur çdo mëkat kundër Zotit do të mohohet, po ashtu dhe vuajtja e Kristjanëve të vërtetë do të rritet.

Kur vuajtja është një gjë e tmerrshme dhe ndërsa dhimbja e atyre që e mbrojnë Fjalën e Tij është e padurueshme, ajo mund të jetë mënyra për t’u bërë më të afërt me Birin tim. Nëse ju e pranoni vuajtjen si një bekim, dhe jo si një mallkim, ju do ta kuptoni se si Biri im e përdor atë për të mposhtur fuqinë e të ligut. Kur ju e pranoni dhimbjen e abuzimit dhe të talljes, të cilat ju gjithmonë do t’i prisni kur ecni të bashkuar me Birin tim, shumë Hire do t’ju jepen. Jo vetëm që një dhimbje e tillë do t’ju bëj më të fortë, por Biri im do t’ju shfaqi Dhembshurinë e Tij për të tjerët, mëkatet e të cilëve Ai mund t’i shlyej, me anë të sakrificës suaj për Atë.

Sa shumë njerëz nuk e kuptojnë se kur ju krijoni një afrimitet me Birin tim, dhe kur Ai banon tek disa shpirtra, kjo do të çoj gjithmonë në dhimbje për ata që pranojnë ta marrin Kryqin e Tij. Biri im mund të depërtoj thellë në të vërtetë vetëm tek shpirtrat, që janë të hapur ndaj Tij dhe që janë pa krenari, pa ligësi apo vetë-pëlqim. Por menjëherë sa Ai banon plotësisht tek shpirtra të tillë, Drita e Pranisë së Tij do të ndjehet nga shumë me të cilët ata vijnë në kontakt. Ata do të tërheqin të tjerë të bëhen dishepujt e Birit tim. Ata do të bëhen gjithashtu shënjestër për të ligun, i cili do të luftoj fort për t’i larguar ata nga Biri im. Kur i ligu dështon t’i tundoj këta shpirtra, lufta e tij kundër tyre do të bëhet më e egër dhe ai do të infektoj të tjerët për t’i sulmuar ata; për t’i abuzuar dhe për t’i fyer ata.

Është e rëndësishme që të gjithë Kristjanët të qëndrojnë vigjëlentë ndaj planeve që janë përpiluar nga Satanai, për të pushtuar shpirtrat e atyre që e duan dhe i shërbejnë Birit tim. Ai i dëshiron këta shpirtra më shumë se ndonjë tjetër dhe kurrë nuk do të jetë i kënaqur deri kur ata të dorëzohen ndaj tundimeve të tij.

Si Kristjanë, ju duhet të pregatiteni për të lufruar për Besimin tuaj, sepse gjithçka që ju e mbani të shtrenjtë në zemrat tuaja do t’ju hiqet, pjesë pjesë. Ju duhet të kërkoni Sakramentin e Rrëfimit si kurrë më parë, sepse pa atë, ju do ta keni të pamundur t’i bëni ballë infektimit që është duke u ushtruar në botë në këtë kohë kundër Kristjanizmit.

Kujtoheni veten, fëmij të dashur, për gjithçka që Biri im ju mësoi, sepse Fjala e Tij do të sfidohet deri kur të bëhet e padallueshme. Ejani dhe më kërkoni mua, Nënën tuaj të dashur, Nënën e Shpëtimit, të lutem për secilin prej jush, që të mund të qëndroni besnik ndaj të Vërtetës, duke e recituar këtë Lutje për të mbrojtur Besimin tuaj.

Fushata e Lutjes (151) Për të Mbrojtur Besimin:

O Nëna e Zotit, Zemra e Papërlyme e Marisë, Nëna e Shpëtimit, Lutu që të mbetemi besnikë ndaj Fjalës së Vërtetë të Zotit gjatë gjithë kohës. Na pregatit për të mbrojtur Besimin, për të mbështetur të Vërtetën dhe për të refuzuar herezinë.

Mbroji të gjithë fëmijët e tu në kohët e vështirësive dhe dhurona secilit prej nesh Hiret për të qënë të guximshëm kur të na detyrojnë të refuzojmë të Vërtetën dhe të mohojmë Birin tënd.

Lutu, Nëna e Shenjtë e Zotit, që të na dhurohet Ndërhyrja Hyjnore për të qëndruar Kristjanë, në përputhje me Fjalën e Shenjtë të Zotit. Amin.

Secili prej jush është i bekuar me kurajo të madhe kur e recitoni këtë Fushatë Lutje. Shkoni në paqe, fëmijët e mi, për ta dashur dhe për t’i shërbyer Birit tim, Jezu Krishtit.

Nëna juaj e dashur
Nëna e Shpëtimit

Mesazhi origjinal në anglisht:


Tuesday, 27 May 2014

Grupet që do ta promovojnë herezinë kundër Biblës së Shenjtë do të përndjekin ata që do të mbeten të palëkundur në Besim

E Mërkurë, 21 Maj 2014, në 20:40

Bija Ime e dashur, Ati Im dëshiron që të gjithë fëmijët e Tij të tregojnë dashuri dhe dhembshuri ndaj njëri tjetrit. Mëkati është duke u përhapur kaq shpejt, si një rezultat i drejtpërdrejtë i mëkatit të krenarisë, sa infektimi, sidomos mes atyre që deklarojnë të jenë Kristjanë, ka marrë shumë shpirtra që dikur ishin të afërt me Zemrën Time të Shenjtë.

Satanai, dhe çdo demon që ai e ka dërguar për të shkatërruar njerëzimin, ka krijuar shumë përçarje në botë. Ata janë duke u përpjekur për t’i çuar kombet dhe komunitetet në grindje me njëri tjetrin. Sulmet terroriste do të bëhen më shumë të shfrenuara, por shënja më serioze do të jetë në formën e persekutimit të Kristjanëve. Kurrë më parë Kristjanët nuk do të jenë kaq të poshtëruar – e drejta e tyre e lirisë së fesë do të cënohet dhe e drejta e tyre për të qëndruar besnikë ndaj Fjalës do të dhunohet – ashtu si do të jenë tani.

Kristjanët do të vihen në shënjestër jo vetëm nga armiqtë e Mi, por ata do të kthehen gjithashtu kundër njëri tjetrit. Grupet që do të promovojnë herezi kundër Biblës së Shenjtë do të përndjekin ata që do të mbeten të palëkundur në Besim. Ata publikisht do t’i kritikojnë ata, do ta tallin besnikërinë e tyre ndaj të Vërtetës dhe do të përndjekin çdo shpërbëtor të shenjtë Timin që guxon ta sfidoj tradhëtinë e tyre ndaj Meje, Jezu Krishtit.

I ligu më lufton Mua, në këtë kohë, me një zemërim të tërbuar, sepse e di se Koha Ime është pothuajse afër. Dallojeni çdo formë të persekutimit kundër jush, si një Kristjan, një vizionar i vërtetë, profet apo shërbëtor i shenjtë, për çfarë është. Një fyerje e lig dhe vulgare mbi Mua, Jezu Krishtin tuaj të dashur. Kujtoni, ndjekësit e Mi të dashur, ju nuk duhet të dorëzoheni ndaj persekutimit, prej dashurisë suaj për Mua. Lutuni për ata shpirtra të gjorë që e kanë lejuar të ligun të dali prej gojëve të tyre. Kini durim dhe qetësi kur të dëshmoni persekutimin kundër Kristjanëve, sepse vetëm Hyjnia Ime është e Përjetshme. Veprimet, sjelljet e liga, apo herezitë kundër Meje, do të zhduken në çast. Dhe vetëm ata që janë me të vërtetë për Mua do të gjejnë paqe dhe shpëtim.

Lutuni për persekutorët dhe torturuesit tuaj, sepse kur e bëni këtë, ju e dobësoni fuqinë e të ligut.

Jezusi juaj

Mesazhi origjinal në anglisht:


Satanai është goditja më e madhe e rracës njerëzore dhe infektimi i tij është vdekjeprurës

E Martë, 20 Maj 2014, në 11:14

Bija Ime e dashur, njeriu që nuk beson në të ligun nuk beson në mëkat. Ai që deklaron se i ligu është në mëndjen e atij që beson është i aftë ta pranoj ligësinë në çdo lloj maske dhe, gradualisht, do të krijoj imunitet prej saj.

Kur i ligu shpërfillet, Satanai ka arritur një fitore të madhe, sepse mbreti i gënjeshtrave shkon deri atje sa ta maskoj të ligën dhe ai zakonisht e bën këtë duke paraqitur argumentin për të reklamuar tolerancen në shoqëri. Kur inteligjenca njerëzore është përdorur për të argumentuar të gjitha arsyet racionale për të justifikuar të ligun, këta shpirtra, fajtorë për përhapjen e të pavërtetave të tilla, do të bëhen shënjestra kryesore e të ligut.

Kur një shpirt e lejon atë të hyj, mashtruesi i madh do ta bindi gjahun e vet se ata po veprojnë në besim të mirë dhe për të mirën e botës, kur ata i justifikojnë veprat djallëzore, që janë kundër Zotit. I ligu e ka krijuar mashtrimin e tillë që shumë njerëz, të cilët nuk besojnë më tek Satanai apo i ligu që është përhapur në mbarë botën, do të bëhen të paaftë të dallojnë ndryshimin mes çfarë është e drejtë dhe çfarë është e gabuar. Këta njerëz do të argumentojnë dhe do të shprehin çdo pikpamje racionale për të reklamuar imoralitetin në të gjitha aspektet. Pastaj njeriu që guxon ta mbroj virtytin do të trajtohet si i lig prej tyre. E tillë është mënyra e njerëzimit në botë sot. Kur egzistenca e të ligut të refuzohet, atëherë mohohet edhe egzistenca e Satanait. Kjo është kur mbreti i gënjeshtrave dhe çdo armik i Imi fiton forcë dhe viktimat e tij të gatshme, që do të veprojnë si zëdhënësit e tij, do të bëhen të pakapshëm ndaj Hireve Hyjnore.

Kur Satanai është hedhur poshtë nga Kisha Ime në Tokë, atëherë fare pak mund të bëhet për ata që me të vërtetë janë infektuar nga i ligu. Kur Kisha Ime e mohon egzistencën e bishës apo humnerën e përjetshme në të cilën ai dhe të gjithë ëngjëjt e rënë janë hedhur, atëherë ju do ta dini se e Vërteta nuk ju është zbuluar fëmijve të Zotit.

Nëse njerëzit nuk i dinë rreziqet që Satanai shkakton mbi shpirtrat, atëherë ata nuk do të jenë në gjëndje ta armatosin veten kundër të ligut. Kur kjo të ndodhi, Mësimet e Vërteta të Zotit nuk pranohen më për çfarë ato janë.

Koha nuk ndryshon në Mbretërinë Time. Satanai është goditja më e madhe e rracës njerëzore dhe infektimi i tij është vdekjeprurës. Aq i kujdesshëm për t’u fshehur, ai është mjeshtri i mashtrimit sepse ai gjithmonë do ta paraqesi të mirën si të ligë dhe të ligën si të mirë. Vetëm ata sytë e të cilëve janë me të vërtetë të hapur ndaj Zotit do ta kuptojnë kërcënimin që ai shkakton në shpëtimin e botës.

Jezusi juaj

Mesazhi origjinal në anglisht:


Saturday, 24 May 2014

Ata do ta përdorin Shtëpinë Time për të nderuar zotat paganë si një shenjë respekti, për të cilën botës do t’i thuhet është veçse e drejtë

E Djelë, 18 Maj 2014, në 19:15

Bija Ime e dashur, të gjitha profecitë e dhëna ty do të fillojnë tani të derdhen – nga një pikë e nga një pikë, deri sa të gjitha do të vërshojnë me shpejtësi ashtu si uji rrjedh nga çezma. Incidentet, veprimet dhe sjelljet, që kanë lidhje me Kishën Time në Tokë, së shpejti do të dëshmohen nga ju. Ata që bëjnë deklarata përçmuese rreth Fjalës Sime të Shenjtë do të heshten, kaq të tronditur do të jenë nga ngjarjet që do të vijnë.

Gjithçka që vjen nga Unë vjen nga Ati Im. Kur Ati Im i dikton detajet e ngjarjeve të ardhshme, si pjesë e Misionit të Tij për të shpëtuar shpirtrat, të jeni të sigurtë se ato do të ndodhin. Ndërsa epoka e re e reformave radikale në Kishën Time fillon, shumë grupe jo-Kristjane do të përkrahen. Dhe, ndërsa Unë i mirëpres të gjithë shpirtrat, Unë kurrë nuk do ta lejoj  Fjalën Time – mbi të cilën Kisha Ime është ndërtuar – të flaket tutje. Ata që nuk më pranojnë Mua, sepse nuk besojnë në Kush Jam Unë, do të jenë të mirëpritur në Shtëpinë Time. Atyre do t’ju tregohet çdo mikpritje; do të trajtohen me nderim të madh; do t’ju jepen dhurata dhe prapë ata do të refuzojnë ta pranojnë Zotin e tyre. Pastaj, me kalimin e kohës, ata do ta përdorin Shtëpinë Time për të nderuar zotat paganë si një shenjë respekti, për të cilën botës do t’i thuhet është veçse e drejtë. Kristjanëve do t’ju thuhet se Zoti do të presi prej tyre që t’i mirëpresin jo-besimtarët në Kishë. Se disa praktika, të cilat më nderojnë Mua, do të duhet të përshtaten me qëllim që të mos shkaktojnë fyerje ndaj këtyre vizitorë. Së shpejti, Shtëpia Ime, nuk do të më përkasi më Mua, sepse do të ketë fare pak diskutime mbi Fjalën Time të Shenjtë të Vërtetë.

Fjalët e reja, që ata do t’ju thonë se dalin nga Buzët e Mia, do të përdoren nga Kisha Ime në Tokë për të mirëpritur të panjohurit në Shtëpinë Time. Dhe, ndërsa Unë rri i ulur me qetësi në një qoshe, ata do të shkaktojnë trazira në Shtëpinë Time; do të heqin gjërat e çmuara dhe të gjitha simbolet, që janë të shoqëruara me Mua, Nënën Time të dashur dhe Udhën e Kryqit. Shtëpia Ime do të zhvishet nga të gjitha ato që Unë i mbaj të shtrenjta dhe mashtruesit do të zënë banëse atje. Ajo do të bëhet një vënd i ceremonive përkujtimore të çuditshme; i lutjeve të reja dhe të çuditshme dhe libri i ri do të zëvendësoj të vjetrin. Kjo do të vazhdoj deri sa Unë të Jem detyruar të largohem nga Shtëpia Ime, pasi ajo do të jetë e padenjë për Praninë Time të Shenjtë. Të gjithë ndjekësit e Mi të pafajshëm, do të shikojnë vetëm çfarë ata besojnë të jetë një përpjekje për të modernizuar fenë Katolike.

Së shpejti Unë nuk do ta kem më çelësin e Shtëpisë Sime, sepse ata do ta heqin edhe këtë gjithashtu. Atëherë Unë do ta bëj Shtëpinë Time vetëm në zemrat e shërbëtorëve të Mi të shenjtë besnikë, ndjekësve të Mi të dashur dhe atyre zemrat e të cilëve do të jenë të hapura ndaj Meje. Shtëpia Ime është e juaja. Shtëpia Ime është për këdo. Por kur Unë i mirëpres paganët në Shtëpinë Time, kjo nuk ju jep atyre të drejtën t’i detyrojnë fëmijët e Zotit t’i pranojnë zakonet e tyre apo të lejojnë ceremonitë e tyre të ndodhin në Shtëpinë e Zotit.

Ju kurrë nuk duhet ta lejoni Besimin tuaj të përdoret në këtë mënyrë apo të kompromentohet, me qëllim që t’i lejoj paganët ta njollosin Shtëpinë Time.

Jezusi juaj

Mesazhi origjinal në anglisht:


Friday, 23 May 2014

Nëna e Shpëtimit: Ju kurrë nuk duhet të shani një tjetër kur kërkoni Bekimet e Zotit

E Shtunë, 17 Maj 2014, në 15:54

Bija ime e dashur, kur Biri im dhuron favore të veçanta, mbi fëmijët e Zotit, atëherë kjo do të thotë se pritet një përgjegjësi nga ana e marrësit. Për çdo Bekim, fëmijë të dashur, që ju merrni nga Biri im, ju gjithmonë duhet t’i jepni falenderime Zotit. Kur Biri im dhuron Hire qiellore mbi një shpirt, shumë pritet nga ai person. Çdo shpirt duhet ta jetoj jetën e vet sipas asaj që i ka mësuar Biri im.

Biri im e bën Praninë e Tij të ndjehet kur Ai është i thirrur. Sa më i hapur shpirti është ndaj Dashurisë së Tij, aq më shumë ai ose ajo do të afrohen tek Zemra e Tij e Shenjtë. Megjithatë, kur një shpirt e lartëson veten para Birit tim, kur është duke kërkuar ndihmën e Tij, asgjë nuk do të dali prej Tij. Zoti i do shpirtrat e përulët. Ai hedh Hire të mëdha mbi ata. Sa më shumë Hire që ata marrin, aq më shumë Ai do të jetë i Pranishëm brënda tyre. Pastaj, ndërsa Prania e Tij bëhet e ditur, ai shpirt do të jetë objekt urrejtje. Djalli tërhiqet pas shpirtrave që janë në Dritën e Zotit. Pastaj ai do të përdori çdo mjet për ta poshtëruar shpirtin e zgjedhur dhe zakonisht e bën këtë duke mashtruar shpirtin e dobët që ai përdor, për të shkaktuar dhimbje dhe vuajtje mbi shpirtin e përulur.

Për fat të keq, shumë njerëz që më duan mua, Nënën e Zotit, vijnë tek unë duke m’u lutur mua t’i ndihmoj ata në shkatërrimin e shpirtrave të tjerë. Këta shpirtra, më thonë ata, e meritojnë ndëshkimin e Zotit. Kur ata e kërkojnë ndëshkimin e Birit tim të bjer mbi shpirtra të tillë, për shkak të urrejtjes, që ndodhet në zemrat e tyre, lutjet e tyre kurrë nuk do të dëgjohen. Si mund të më doni mua, të adhuroni Birin tim dhe të premtoni besnikërinë tuaj ndaj të Vërtetës kur ju i urreni të tjerët? Oh sa dinak është i ligu kur ai i pushton shpirtrat e shenjtë, të cilët e kanë lejuar krenarinë t’i shpërqëndroj ata. Kur krenaria e mbërthen një shpirt, ai menjëherë e humbet dritën e vet. Sa më i errët ai bëhet aq më shumë ai e largon veten nga Drita e Zotit.

Kur ju më kërkoni mua të ndërhyj, në emrin tuaj, me Birin tim, ju gjithmonë duhet të vini tek unë të mbushur me dashuri në zemrën tuaj. Ju kurrë nuk duhet të shani një tjetër kur kërkoni Bekimet e Zotit, sepse kjo është e neveritshme për Atë. Urrejtja nuk luan asnjë rol në Qiell.

Ejani tek unë, fëmij të dashur, vetëm me dashuri në zemrat tuaja për armiqtë tuaj, dhe të gjitha lutjet tuaja do të përgjigjen sipas Vullnetit të Shenjtë të Zotit.

Nëna juaj e dashur
Nëna e Shpëtimit

Mesazhi origjinal në anglisht:


Thursday, 22 May 2014

Unë Jam I Pranishëm tek personi që i do të gjithë pavarësisht nga rraca, besimi, seksualiteti apo ngjyra e tyre

E Premte, 16 Maj 2014, në 16:05

Bija Ime e dashur, Unë ju kërkoj të gjithëve ju që më doni Mua t’i përkushtoni tek Zemra Ime shpirtrat e atyre që e refuzojnë Mëshirën Time. Unë ju kërkoj të më sillni Mua jo-besimtarët që nuk do ta pranojnë Egzistencën Time dhe ata që, edhe po të qëndroja para tyre si person, prapë do të më refuzonin Mua. Këta shpirtra të ngurtësuar gjejnë ngushëllim në forma të tjera të kënaqësive shpirtërore, sepse ata refuzojnë të më pranojnë Mua. Po ta pranonin të Vërtetën, ata do të gjenin paqen e madhe të brëndshme, të cilën asnjë formë tjetër e praktikave shpirtërore nuk mund ta dhuronte. Ata që nuk besojnë tek Unë, apo tek Ai I Cili më dërgoi Mua, kurrë nuk do t’i mbushin shpirtrat e tyre me paqe.

Vetëm Unë, Jezu Krishti, mund t’ju sjell paqen e vërtetë në zemrat tuaja, sepse Unë u dërgova prej Atij I Cili ju krijoi për t’ju sjellë tek Ai. Nëpërmjet Meje, ju do të gjeni Atin Tim. Dhe kur Ati të bashkohet me fëmijët që Ai krijoi, paqja do të mbretëroj. Pa Paqen e Zotit, kurrë nuk mund të ketë harmoni në Tokë. Atje ku nuk ka paqe, ju do ta dini se kjo është shkaktuar nga mungesa e shërbimit të përulët ndaj Zotit.

Ata që janë të ditur mbi Fjalën Time Më Të Shenjtë kurrë nuk duhet të harrojnë se çfarëdo njohurie ju mund të keni rreth Meje, ajo kurrë nuk duhet të përdoret kundër Meje. Me këtë Unë dua të them se ju duhet të besoni tek Unë për Atë që Unë Jam. Më pranoni Mua me një zemër të thjeshtë. Kurrë mos e lejoni arrogancën ta errëzoj besnikërinë tuaj ndaj Meje. Ai që është i butë dhe me zemër të dashur më do Mua. Unë Jam I Pranishëm në atë që i do të gjithë – pavarësisht nga rraca, besimi, seksualiteti apo ngjyra e tyre. Unë Jam tek të gjithë që e jetojnë jetën ashtu si Unë i kam mësuar. Unë Jam gjithashtu I Pranishëm tek ata që nuk më njohin Mua, por që i ndjekin Cilësitë e Mia.

Kur Unë erdha në Tokë, Unë kurrë nuk u mburra për Njohuritë e Mia – Unë thjeshtë komunikoja të Vërtetën. Unë kurrë nuk hidhja fjalë të liga; persekutoja apo të qortoja ata që nuk më ndiqnin Mua. Unë kurrë nuk fola keq për ndonjë. Unë i pranova të gjithë fëmijët e Zotit dhe çdo gabim që ata treguan drejt Meje. Unë kurrë nuk thashë se Unë do ta sakrifikoja Jetën Time për pak të zgjedhur. Jo, Unë e dhashë Veten për këdo dhe në veçanti për mëkatarët e rënduar. Unë kurrë nuk zgjodha një njeri mbi një tjetër. Unë kurrë nuk i hodha lavde njërit dhe të shaja tjetrin, sepse kjo do të kishte qënë e pamundur.

Unë kërkoja të përhapja të Vërtetën me shpresën se Fjala Ime do të dëgjohej. Unë solla paqe tek shumë shpirtra të trazuar të cilët e patën përulësinë të më dëgjonin Mua. Unë isha i prerë por i drejtë ndaj të gjithë atyre që më torturuan Mua për shkak të urrejtjes së tyre dhe të gjuhëve të liga. Unë nxorra demonë nga shpirtrat e atyre që u ngritën kundër Meje dhe ju dhashë Dhurata të mëdha atyre në vuajtje të madhe. Unë i shpërfilla ngacmimet e të ashtu-quajturve njerëzit e shenjtë të kohës, të cilët donin vetëm veten e tyre. Zoti nuk ishte kurrë një përparësi në jetën e tyre, kaq të zënë ishin duke u kujdesur pas nevojave të tyre personale. Por shpirtrat që Unë kërkoja më shumë ishin ata që nuk besonin në Zot. Ata u afruan tek Unë dhe nuk e kuptonin se përse ishin të tërhequr drejt Meje. Ata erdhën tek Unë me vullnetin e tyre të lirë, por shumë u sollën tek Unë nga ata shpirtra që më njihnin Kush Unë isha dhe Kush më dërgoi Mua. Për këtë arsye, Unë i mbulova ata me Hire të veçanta dhe ata u konvertuan menjëherë.

Sot, ndërsa Unë flas me ju para Ditës së Madhe, Unë dëshiroj që ju të më sillni Mua shpirtrat e jo-besimtarëve. Ju duhet ta bëni këtë përmes lutjes dhe duke recituar këtë Fushatë Lutje (150) Për të shpëtuar shpirtrat e jo-besimtarëve:

I dashur Jezus, unë të kërkoj Ty t’i shpëtosh të gjithë ata që, edhe pse jo prej fajit të tyre, refuzojnë të pranojnë Ty. Unë të ofroj Ty vuajtjen time për të sjellë tek Ty shpirtrat e atyre që të refuzojnë Ty dhe për Mëshirën që Ti do të hedhësh mbi mbarë botën. Të kesh Mëshirë për shpirtrat e tyre. Silli ata në Strehën Tënde Qiellore dhe falju atyre mëkatet. Amin.

Jezusi juaj

Mesazhi origjinal në anglisht:



Wednesday, 21 May 2014

Dashuria Ime, Mëshira Ime, Dhembshuria Ime do të jenë Hiri juaj i shpëtimit

E Mërkurë, 14 Maj 2014, në 23:30

Bija Ime e dashur, Hiret të cilat Unë i dhuroj botës do t’i kthejnë jobesimtarët në ndjekësit e Mi të devotshëm. Ata do të konvertohen menjëherë dhe do të bien në tokë para Meje në shërbim të devotshëm.

Ata që më tradhëtuan Mua, përgjatë jetës së tyre dhe që më larguan Mua, do të afrohen dhe do të më luten Mua t’i pranoj ata si të Mitë. Megjithatë, ata që komplomentojnë kundër Fjalës Sime, do të jenë më të vështirë për t’u shpëtuar. Sepse ata janë më të vetëdijshëm se të paditurit mbi kuptimin e Fjalës Sime dhe prapë, duke e ditur, ata përpiqen ta rishkruajnë atë për t’ju përshtatur vetë-vlerësimit të tyre arrogant. Për gjithë njohurinë e tyre, ata nuk e shohin të Vërtetën, sepse refuzojnë ta shikojnë atë. Ata nuk do të shpallin të Vërtetën absolute por përkundrazi do ta përpunojnë atë, me qëllim që të mashtrojnë të tjerët.

Disa njerëz më kundërvihen Mua sepse ata besojnë se për arsye të thirrjes së tyre për të më shërbyer Mua, atyre ju janë dhuruar dije. Ata mendojnë se e kanë autoritetin, të dhuruar atyre nëpërmjet Fuqisë së Shpirtit të Shenjtë, për të adaptuar Mësimet e Mia, me qëllim që të mos e ofendojnë shoqërinë moderne. Krenaria e tyre do të jetë shkatërrimi i tyre dhe rënia e tyre prej Hirit do të dëshmohet nga shumë, të cilët do të ndjehen të mashtruar sepse ata janë çuar në gabim. Të tjerët mes tyre e dinë me saktësi se çfarë janë duke bërë, sepse nuk jam Unë që ata i shërbejnë – është i ligu. Ata qëllimisht ecin mes jush për ta shkatërruar Fjalën e Vërtetë të Zotit. Ata nuk do të pendohen, as dhe nuk do ta pranojnë Dorën Time, sepse ata besojnë në gënjeshtrat e bishës, që ju ka premtuar armiqve të Mi, për shekuj me radhë, parajsën e tij që do të vij. Dhe ata kanë zgjedhur të besojnë në këtë mashtrim të sajuar për shkak të lakmisë dhe ambicjes së tyre. Në kohën kur ata ta kuptojnë të Vërtetën, do të jenë hedhur në humnerë. Ata janë thjesht disa nga fatkeqët dhe të gënjyerit që do ta kenë mohuar egzistencën e djallit, për çfarë ai është, dhe për humnerën e pafund në të cilën ai banon përjetësisht.

Unë i paralajmëroj të gjithë fëmijët e Zotit se duke i ndjekur udhët e të ligut, duke e refuzuar Fjalën e Zotit dhe duke kryer mëkat mortor, kjo do të çoj në ndëshkim. Kushdo që ju thotë ndryshe ju gënjen. Por Unë do ta shpëtoj të penduarin deri në sekondën e fundit, kaq shumë Unë dëshiroj të shpëtoj secilin prej jush.

Dashuria Ime, Mëshira Ime, Dhembshuria Ime do të jenë Hiri juaj i shpëtimit. Unë nuk dëshiroj t’ju frikësoj, por Unë duhet t’ju tregoj të Vërtetën. Duke ardhur tek Unë – pavarësisht se cilat janë besimet tuaja, deri në momentin e fundit – Unë do t’ju mbedh si të Mitë. Kurrë mos e harroni këtë Premtim. Unë premtoj se Unë do t’ju arrij deri në thellësinë e dëshpërimit tuaj.

Jezusi juaj

Mesazhi origjinal në anglisht:


Tuesday, 20 May 2014

Qielli do të errësohet për tre ditë, menjëherë para se Unë të kthehem

E Martë, 13 Maj 2014, në 08:50

Bija Ime e dashur, është gëzimi Im më i madh tek shikoj ndjekësit e Mi të dashur, që i janë përgjigjur Thirrjes Sime të recitojnë Fushatën e Lutjeve, të cilat përmes Fuqisë së Shpirtit të Shenjtë do të shpëtojnë biljona shpirtra.

Unë do të përdor Fushatën e Lutjeve për të rilindur dhe pastruar shpirtrat e njerëzimit, në të njëjtën kohë, ndërsa Unë e ripërtërij fytyrën e Tokës. Ripërtëritja e madhe do të kryhet, gjithçka në të njëjtën kohë, me qëllim që bota të jetë gati dhe të bëhet e denjë të më pranoj Mua, Jezu Krishtin, si Shpëtimtarin e kthyer.

Ashtu si shtetet kur mirëpresin mbretër, shumë pregatitje do të duhet para se mbreti të shkel këmbë në vëndet e tyre. Ju kurrë nuk do ta lejonit një mbret vizitues të arrij kur gjithçka është rrëmujë, e kalbur apo ku rrugët janë të mbushura me plehra. Megjithatë, përfaqësuesit e vëndeve të tilla do të sigurojnë që janë veshur dhe pregatitur ashtu si duhet për të takuar njerëzit e nderuar. Ata do të kenë kaluar vështirësi të konsiderueshme për të pregatitur një mikëpritje të madhe dhe do të kenë zgjedhur përfaqësues, të cilët ata i konsiderojnë të denjë, për të mirëpritur një mbret vizitues. Përfundimisht, ata do të pregatisin një ceremoni të madhe për të festuar ardhjen e mbretit dhe në ditën e madhe  do t’i zbukurojnë rrugët dhe do të këndojnë himne të mëdha. Ata do të hedhin lavde mbi monarkun vizitues dhe shoqëruesit e tij. E tillë do të jetë në Ditën e Madhe të Zotit, kur Unë, Jezu Krishti, të vij për të gjykuar.

Unë do të vij papritur ndaj tingullit të trumpetave dhe tingullit të ëmbël të Korit të Ëngjëjve. Qielli do të errësohet për tre ditë, menjëherë para se Unë të kthehem. Pastaj do të ndriçohet në një shumëllojshmëri ngjyrash, të papara ndonjëherë më parë nga njeriu. Unë do të shfaqem tek çdo burrë, grua dhe fëmij, i çdo moshe, dhe do të jetë tronditje e madhe, por gjithashtu kënaqësi e madhe. Njerëzit nuk do t’u besojnë syve dhe shumë do të mbeten pafjalë – të tjerët do të derdhin lotë lehtësimi dhe gëzimi. Shumë do të jenë të papregatitur dhe do ta gjejnë këtë ngjarje të jetë kaq tronditëse sa do të derdhin lotë dëshpërimi, sepse do ta dinë në zemërat e tyre se si e refuzuan Mesian e Vërtetë dhe sa të padenjë janë të hyjnë në Mbretërinë Time. Por Unë ju them këtyre njerëzve tani. Në atë Ditë, ju duhet të më thërrisni Mua dhe të më kërkoni Mua t’ju fal. Pastaj edhe ju do të mblidheni në Mbretërinë Time të Re.

Ashtu si çdo mbret vizitor, Unë i kërkoj atyre mes jush, që më duan Mua, të pregatiten për këtë Ditë të Madhe. Besoni tek Unë, pregatisni shpirtrat tuaj, lutuni për shpëtimin e të gjithë shpirtrave dhe ejani të veshur, të gatshëm, duke pritur – ashtu si një nuse e pret dhëndrin. Në atë Ditë, ju, fëmijët e Zotit, do të bashkoheni në një me Mua në Bashkësinë e Shenjtë me Atin Tim për fillimin e botës së re dhe Epokës së Lavdishme që ju është premtuar që nga fillimi.

Të keni paqen. Pregatituni me një dashuri dhe thjeshtësinë e zemrës për këtë Ditë të Madhe. Mos ju trëmbni asaj. Mirëpriteni atë. Madje edhe po të jeni në errësirë të madhe, Unë do t’ju çoj në Dritën Time. Ajo që ju duhet të bëni është të zgjasni duart tek Unë dhe Unë do t’ju përqafoj si të Mitë.

Jezusi juaj

Mesazhi origjinal në anglisht: