Kerko Mesazhet ketu

Friday 23 May 2014

Nëna e Shpëtimit: Ju kurrë nuk duhet të shani një tjetër kur kërkoni Bekimet e Hyjit

E Shtunë, 17 Maj 2014, në 15:54

Bija ime e dashur, kur Biri im dhuron favore të veçanta, mbi fëmijët e Hyjit, atëherë kjo do të thotë se pritet një përgjegjësi nga ana e marrësit. Për çdo Bekim, fëmijë të dashur, që ju merrni nga Biri im, ju gjithmonë duhet t’i jepni falenderime Hyjit. Kur Biri im dhuron Hire qiellore mbi një shpirt, shumë pritet nga ai person. Çdo shpirt duhet ta jetoj jetën e vet sipas asaj që i është mësuar nga Biri im.

Biri im e bën Praninë e Tij të ndjehet kur Ai është i thirrur. Sa më i hapur shpirti është ndaj Dashurisë së Tij, aq më shumë ai ose ajo do të afrohen tek Zemra e Tij e Shenjtë. Megjithatë, kur një shpirt e lartëson veten para Birit tim, kur është duke kërkuar ndihmën e Tij, asgjë nuk do të dali prej Tij. Hyji i do shpirtrat e përulët. Ai hedh Hire të mëdha mbi ata. Sa më shumë Hire që ata marrin, aq më shumë Ai do të jetë i Pranishëm brënda tyre. Pastaj, ndërsa Prania e Tij bëhet e ditur, ai shpirt do të jetë objekt urrejtje. Djalli tërhiqet pas shpirtrave që janë në Dritën e Hyjit. Pastaj ai do të përdori çdo mjet për ta poshtëruar shpirtin e zgjedhur dhe zakonisht e bën këtë duke mashtruar shpirtin e dobët që ai përdor, për të shkaktuar dhimbje dhe vuajtje mbi shpirtin e përulur.

Për fat të keq, shumë njerëz që më duan mua, Nënën e Hyjit, vijnë tek unë duke m’u lutur mua t’i ndihmoj ata në shkatërrimin e shpirtrave të tjerë. Këta shpirtra, më thonë ata, e meritojnë ndëshkimin e Hyjit. Kur ata kërkojnë p
ër Birin tim të hedh gjykim mbi shpirtra të tillë, për shkak të urrejtjes, që ndodhet në zemrat e tyre, lutjet e tyre kurrë nuk do të dëgjohen. Si mund të më doni mua, të adhuroni Birin tim dhe të premtoni besnikërinë tuaj ndaj të Vërtetës kur ju i urreni të tjerët? Oh sa dinak është i ligu kur ai i pushton shpirtrat e shenjtë, të cilët e kanë lejuar krenarinë t’i shpërqëndroj ata. Kur krenaria e mbërthen një shpirt, ai menjëherë e humbet dritën e vet. Sa më i errët ai bëhet aq më shumë ai e largon veten nga Drita e Hyjit.

Kur ju më kërkoni mua të ndërhyj, në emrin tuaj, me Birin tim, ju gjithmonë duhet të vini tek unë të mbushur me dashuri në zemrën tuaj. Ju kurrë nuk duhet të shani një tjetër kur kërkoni Bekimet e Hyjit, sepse kjo është e neveritshme për Atë. Urrejtja nuk luan asnjë rol në Qiell.

Ejani tek unë, fëmij të dashur, vetëm me dashuri në zemrat tuaja për armiqtë tuaj, dhe të gjitha lutjet tuaja do të përgjigjen sipas Vullnetit të Shenjtë të Hyjit.

Nëna juaj e dashur
Nëna e Shpëtimit

https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2014/05/17/mother-of-salvation-you-must-never-curse-another-when-you-ask-for-gods-blessings/