Kerko Mesazhet ketu

Thursday 19 June 2014

Ajo do të jetë Dita Më e Madhe që kur Hyji krijoi Adamin dhe Evën

E Premte, 13 Qershor 2014, në 22:20

Bija Ime fort e dashur, Koha Ime është shumë afër dhe për këtë arsye, është e rëndësishme që çdo person i vetëm në botë të pregatitet, sikur ata do të merreshin nga kjo jetë në çdo moment. Mos e shpërfillni Thirrjen Time, sepse ata që nuk arrijnë të pregatiten për Ditën e Madhe do të mbeten në dëshpërim të madh.

Në Ditën e Ardhjes Sime të Dytë, e cila do të paraprihet nga Paralajmërimi, ku Unë do t’i vërtetoj botës se Kush Unë Jam, ju duhet të jeni gati. Unë vij për të gjithë ju për t’ju sjellë në Parajsën e përkryer të re dhe të lavdishme. Unë nuk dëshiroj të përjashtoj asnjë. Secili prej jush është një fëmij i dashur i Hyjit. Ata që nuk janë të vetëdijshëm për atësinë e tyre do ta dinë, menjëherë, se Kush Unë Jam. Sepse ajo do të dali nga një instikt njerëzor i rrënjosur thellë, ashtu si një fëmijë i ndarë nga prindi i tij i natyrshëm do ta njohi mishin dhe gjakun e vet, edhe nëse do të duhet një jetë e tërë për t’i bashkuar me njëri tjetrin.

Ajo do të ndjehet e natyrshme dhe, për ata që kanë një zemër të ngrohtë, momenti final do të mbushet me një dashuri gazmore. Ju nuk keni pse të keni frikë.

Për ata që zgjedhin të besojnë në zotat e rremë dhe që nuk e njohin Hyjin e Trinisë, ju nuk do të më pranoni Mua me lehtësi, sepse ju gjithmonë më keni refuzuar Mua. Prapë, Unë do t’ju tërheq drejt Meje dhe do t’ju pushtoj. Fuqia e Hyjit do të bjer mbi ju, përmes Dhuratës së Shpirtit të Shenjtë, dhe ju do ta keni të vështirë të më ktheni Mua shpinën. Prandaj të gjithë ata që më shikojnë Mua, përfshi ata që më refuzuan Mua në këtë jetë, shumë prej jush do ta kuptojnë të Vërtetën në atë moment. Ju do të më lejoni Mua t’ju sjell në Krahët e Mi të Shenjtë.

Unë do t’ju ngre të gjithëve ju, në çast, sa hap e mbyll sytë, në Mbretërinë Time të Re. Dhe pastaj do të nis fillimi dhe mbarimi. Ata shpirtra që e adhuruan bishën dhe që e dhanë veten në trup, në mëndje dhe në shpirt tek Satani, dhe që u bënë agjentët e tij të vullnetshëm, nuk do të kenë se nga të kthehen, ku të fshihen dhe do të mbeten pa asnjë ndihmë, sepse Satani do t’i ketë braktisur ata. Sepse deri atëherë, Satani do të jetë hedhur në humnerë dhe fuqia e tij do të marri fund përfundimisht në atë pikë. 

Tek ata shpirtra, Unë ju them këtë. Madje edhe në atë fazë Unë do t’ju tregoj Mëshirë. Ju duhet të më thërrisni Mua dhe të thoni:

“Jezus, më ndihmo. Jezus, më fal për të gjitha mëkatet e mia.”

dhe Unë do t’ju ngre, edhe ju gjithashtu, në Parajsën Time të Re.

Unë do të shpëtoj çdo shpirt që më thërret Mua pikërisht para se qiejt të mbyllen; malet të rrëzohen dhe deti ta vërshoj Tokën dhe pastaj Qiejt do të zhduken së bashku me Tokën e vjetër. Lartë do të ngrihet Parajsa Ime e Re, Qielli dhe Toka e Re, ashtu si u krijua për Adamin dhe Evën, dhe të gjithë do të gëzojnë. Sepse ajo do të jetë Dita Më e Madhe që kur Hyji krijoi Adamin dhe Evën. Kurrë mos e humbisni shpresën dhe i kujtoni Fjalët e Mia për ju tani.

Mëshira Ime është kaq e Madhe sa edhe ata që i kanë shitur shpirtrat e tyre tek djalli do të shpëtohen, nëse ata dëshirojnë, duke më thirrur Mua në Ditën Finale. Edhe ata gjithashtu mund të jetojnë Jetën e Përjetshme të lavdisë së madhe, me të gjithë fëmijët e Hyjit. Kjo Parajsë e Re është trashëgimia juaj e drejtë. Mos e çoni atë dëm për premtimet e rreme dhe boshe të Satanit.

Unë ju dua të gjithëve ju. Gjithmonë mbajeni Dashurinë Time të kyçur brënda zemrave tuaja dhe Unë gjithmonë do t’ju mbroj nga i ligu.

Jezusi juaj

https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2014/06/13/that-will-be-the-greatest-day-since-god-created-adam-and-eve/