Kerko Mesazhet ketu

Tuesday 24 June 2014

Bota ka etje për të Vërtetën e Fjalës Sime

E Martë, 17 Qershor 2014, në 22:23

Bija Ime fort e dashur, Ushtria Ime e Mbetur është mbledhur në numër të madh dhe është përhapur në çdo pjesë të botës. Ata të Mitë më njohin Mua dhe me Forcën e Shpirtit të Shenjtë, Unë e kam treguar Veten Time nëpërmjet Fuqisë së Fjalëve të Mia të përmbajtura në këto Mesazhe të Shenjta.

Fjala Ime do t’i tërheqi ata tashmë të bekuar me Shpirtin e Shenjtë drejt Meje shpejt. Për këta shpirtra nuk ka asnjë dyshim. Shpirti I Shenjtë, përmes Fjalëve të Mia, do të tërheqi edhe më ngurruesit dhe ndërsa ata mund të jenë të pasigurtë nëse jam Unë, Jezu Krishti, në të vërtetë, I Cili ju drejtohet atyre për t’ju përgjigjur Thirrjes Sime, ata do të vijnë drejt Meje me hezitim. Gradualisht, ata do të më mbështesin Mua plotësisht. 

Pastaj janë ata që besojnë tek Unë, por që nuk e pranojnë se Unë Jam duke i thirrur ata. Edhe ata, gjithashtu, me kalimin e kohës, do t’i përgjigjen Thirrjes Sime. Por çfarë është Thirrja Ime? A është ajo thjeshtë për ta vërtetuar Veten Time? Jo, sepse kjo është e panevojshme. Thirrja Ime është për t’ju mbledhur për t’ju pregatitur, që të gjithë të Krishterët të më ndihmojnë Mua në përpjekjen Time për të shpëtuar njerëzimin. Është nëpërmjet dishepujve të Mi të dashur që Unë mund të bëj shumë të ndodhi.

Misioni Im është të shpëtoj shpirtrat dhe Unë do ta bëj këtë përmes përdorimit të vullnetit të lirë të njeriut. Vullneti I Hyjit është të japi jetë dhe t’i sjelli të gjithë fëmijët e Hyjit nën Mbrojtjen e Tij. Përmes Vullnetit Hyjnor të Hyjit, të gjithë shpirtrat mund të shpëtohen, por udha tek Shpëtimi I Përjetshëm shtrihet në vullnetin e lirë, e dhënë njeriut, nga Hyji. Do të jetë përmes vullnetit tuaj të lirë që secili prej jush do të zgjedhi të ardhmen e tij. Ju nuk do të detyroheni ta pranoni Mëshirën e Hyjit, por do t’ju kërkohet të më ndiqni Mua. Unë kurrë nuk do t’ju urdhëroj ta bëni këtë, sepse ajo është e drejta juaj – e drejta e vullnetit tuaj të lirë – që ju të vendosni vetë se çfarë doni të bëni.

Disa njerëz do të zgjedhin me mënçuri, sepse ata e dinë se çfarë Unë ofroj, udhën e të Vërtetës – Udhën drejt Jetës së Përjetshme. Disa njerëz nuk do të zgjedhin me mënçuri dhe do të ndjekin udhën e gabuar. Ata do ta bëjnë këtë sepse nuk kanë arritur të kuptojnë të Vërtetën, Fjalën e Hyjit. Ata do ta kenë lejuar joshjen e kënaqësive të mëdha materiale, dëshirat dhe kënaqësitë t’i rrëmbejnë ata nga Unë. Ata nuk besojnë në jetën pas vdekjes dhe nuk ndjejnë asnjë keqardhje për mëkatet e kryera në përmbushje të dëshirave të tyre vetjake. Por, nëse atyre ju tregohet e Vërteta dhe inkurajohen nga të tjerët të dëgjojnë Fjalën e Hyjit dhe Premtimin Tim për të ardhmen, ata mund të ndryshojnë. Përmes Dhuratës së Kthimit në Besim, ata mund të banojnë në Mbretërinë Time.

Për këtë arsye, Thirrja Ime është për të inkurajuar të gjithë shpirtrat të kërkojnë të Vërtetën. Përmes vullnetit të tyre të lirë – dhe ajo duhet të jetë sipas vetë zgjedhjes së tyre – ata do të më lejojnë Mua, Jezusin e tyre të dashur, t’i shpëtoj ata. Unë i bëj thirrje të gjithë të Krishterëve tani të marrin mburojën dhe të marshojnë përpara për të më ndihmuar Mua t’i mbledh ata shpirtra që janë të shpërndarë dhe të humbur. Me ndihmën tuaj, Unë mund t’i inkurajoj të gjithë shpirtrat e çdo besimi, race dhe ngjyre të vijnë tek Unë. Kur ju i arrini ata, Unë do t’ju mbuloj me Dhurata të mëdha të Shpirtit të Shenjtë që të keni sukses dhe të më sillni Mua shpirtrat e humbur të cilët i dëshiroj çdo sekondë.

Vullneti I Hyjit është për të shpëtuar këdo. Por është përmes vullnetit të lirë të njeriut, i cili zgjedh të vij në Krahët e Mi, sipas zgjedhjes së tij të lirë, që Vullneti Hyjnor I Hyjit do të përmbushet ashtu si duhet.

Shkoni, të gjithë ju, dhe mësoni të Vërtetën e Ungjillit të Shenjtë.
Bota ka etje për të Vërtetën e Fjalës Sime. Fjala Ime nuk mësohet më në mënyrën e duhur. Njerëzve ju duhet dhënë e Vërteta – për atë Unë dhashë Jetën Time. Pa pranimin e të Vërtetës – Fjala Ime e Shenjtë – ju nuk mund të zgjidhni udhën e duhur drejt Shpëtimit të Përjetshëm.

Prandaj dhe Unë vij tani, për t’ju sjellë të Vërtetën. Për t’ju bërë ju të kuptoni, të jeni të pregatitur, gati dhe në pritje për Ditën e Madhe pa frikë, ankth apo shqetësim në zemrat tuaja. Kur ju më pranoni Mua dhe besoni tek Unë plotësisht ju do të jeni të qetë.

Jezusi juaj

https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2014/06/17/the-world-is-starved-of-the-truth-of-my-word/