Kerko Mesazhet ketu

Thursday 12 June 2014

Nëna e Shpëtimit: Unë i kërkoj atyre që i ndjekin këto Mesazhe të luten për këtë Mision

E Dielë, 8 Qershor 2014, në 14:45

Bija ime, a mundem unë t'ju kërkoj atyre që i ndjekin këto Mesazhe të luten për këtë Mision?


Lutjet tuaja kërkohen me qëllim që kjo Punë të mbrohet nga të gjitha kurthet djallëzore dhe veprat e të ligut, përmes atyre që i shërbejnë dhe e nderojnë atë. 

Kurrë më parë Lutjet tuaja nuk janë dashur sa janë tani në këtë kohë. Puna e të ligut kundër këtij Misioni të Shpëtimit është intensive dhe urrejtja e tij është rritur. 

Nëse ju nuk i kërkoni Hyjit ta dobësoj urrejtjen dhe influencën e tij mbi njerëzimin, veprat e tij do të përparojnë dhe do të shkatërrojnë shpirtra, shpresa e vetme e të cilëve për shpëtim do të jetë përmes Dhuratave, që Hyji i jep fëmijve të Tij.

Unë ju kërkoj, fëmij të dashur, të luteni për të gjithë ata që e përkushtojnë jetën e tyre ndaj Thirrjes së Hyjit dhe për këtë Mision. Kjo Lutje është për t’u thënë për të gjithë profetët e Hyjit, vizionarët dhe shërbëtorët e shenjtë, që ata të vazhdojnë t’i shërbejnë Atij ndërsa Ai përmbush Besëlidhjen Finale.

Lutja e Kryqëzatës (155) Për Mbrojtjen e Misionit të Shpëtimit:

O Nëna më e dashur e Shpëtimit, 
dëgjoje thirrjen tonë për 
mbrojtjen e Misionit të Shpëtimit 
dhe për mbrojtjen e fëmijëve të Hyjit. 
Ne lutemi për ata që e kundërshtojnë Vullnetin e Hyjit në këtë moment të madh në histori. 
Ne kërkojmë që t’i mbrosh të gjithë ata që i përgjigjen thirrjes tënde dhe Fjalës së Hyjit, për të shpëtuar secilin nga armiqtë e Hyjit. 
Të lutemi, ndihmo të çlirosh ato shpirtra që bien pre e mashtrimit të djallit dhe hapi sytë e tyre ndaj të Vërtetës.

O Nëna e Shpëtimit, na ndihmo ne mëkatarët e gjorë të bëhemi të denjë për të marrë Hirin e këmbënguljes në kohën tonë të vuajtjes, në Emër të Birit tënd të dashur, Jezu Krishtit.

Mbroje këtë Mision nga e keqja. Mbroji fëmijët e tu nga persekutimi. Na mbulo të gjithë ne me Mantelin tënd Më të Shenjtë dhe na favorizo me Dhuratën e ruajtjes së Besimit tonë, çdo herë që ne kundërshtohemi sepse flasim të Vërtetën, sepse përcjellim Fjalën e Shenjtë të Hyjit, përgjatë gjithë ditëve tona, tani e përgjithmonë. Amen.

Fëmijët e mi të dashur, ju duhet t’i paraqesni Lutjet tuaj çdo ditë tek Biri im, për mbrojtjen e këtij Misioni kundër urrejtjes së Satanit. Kur ju e bëni këtë, çdo Bekim do t’ju jepet.

Për ata që kanë mundësi, ju lutem të ofroni Mesha, sa shpesh të mundeni, për profeten e Hyjit Maria e Mëshirës Hyjnore dhe për të gjithë shërbëtorët e Hyjit, që nëpërmjet Mëshirës së Hyjit, të gjithë shpirtrat të bashkohen me Atë në Mbretërinë e Tij, përgjithmonë.

Nëna juaj e dashur
Nëna e Shpëtimit

https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2014/06/08/mother-of-salvation-i-ask-those-who-follow-these-messages-to-pray-for-this-mission/