Sunday, 31 August 2014

Gjithmonë të bëni kujdes ndaj përçarjeve që dëshmoni në botë

E Mërkurë, 13 Gusht 2014, në 16:03

Bija Ime e dashur, zemërimi i Satanait kurrë nuk ka qënë kaq intensiv sa ka shkaktuar vuajtje të çdo lloji mbi fëmijët e Zotit, në çdo cep të botës. Sa më e madhe është përçarja aq më e madhe është prania dhe influenca e tij. Por ai është i pafuqishëm i vetëm dhe është vetëm përmes influencës, që ai ushtron mbi ata që janë të hapur ndaj tij, që ai mund të shkaktoj persekutime të tilla djallëzore. Sa më shumë shpirtra ai të kapi aq më i keq është persekutimi dhe më shumë ai torturon. Kur njerëzit që janë besnikë ndaj Meje, e lejojnë atë të krijoj rrëmujë dhe dëshpërim në zemrat e tyre, helmi që derdhet është i llojit më të keq. Është atëherë kur ata kthehen kundër njëri tjetrit, luftojnë dhe përçahen deri sa e shkatërrojnë njëri tjetrin.

Gjithmonë të bëni kujdes ndaj përçarjeve që dëshmoni në botë, qofshin ato në politikë, në fe apo mes miqve tuaj, sepse ato i kanë gjithmonë rrënjët në strehën e bishës, sundimi i të cilit mbi njerëzimin i ka ardhur fundi. Megjithatë, ai nuk do të ndaloj për asnjë sekondë në planin e tij për të shkatërruar të gjithë besimtarët e Mi, Jezu Krishtit.

Është vetëm kur ju e pranoni Fjalën Time, ndërsa Unë ju jap tani, që ju do të gjeni hirin për të më kërkuar Mua t’ju drejtoj përmes kësaj fushe të minuar djallëzore. Asnjë nga ju nuk është mjaft i fortë në besimin tuaj për të luftuar influencën e djallit. Pa lutje ditore, ku ju lypni për Ndihmën Time, ju nuk do të jeni në gjëndje të qëndroni në Krahun Tim. Por kur Unë hedh hire të tilla mbi ju, ju do të bëheni të guximshëm dhe do ta keni forcën për të qëndruar besnikë ndaj Meje. Vetëm atëherë e Vërteta do t’ju mbroj.

Jezusi juaj

Mesazhi origjinal në anglisht:



Nëna e Shpëtimit: Koha që profecitë e La Salette dhe Fatima të përmbushen është shumë afër

E Mërkurë, 13 Gusht 2014, në 14:39

Fëmijët e mi të dashur, koha që profecitë e La Salette dhe Fatima të përmbushen është shumë afër. Ju nuk duhet t’i trëmbeni këtyre kohëve por, më mirë, t’i përqafoni ato sepse ju duhet ta dini se Besëlidhja e Atit Tim përfundimisht do të përmbushet ashtu si duhet. Antikrishti, gradualisht do të zër vëndin e tij në Kishën e Birit tim në tokë dhe asgjë nuk do ta ndaloj këtë të ndodhi. Shumë do t’i mohojnë profecitë, të cilat unë i zbulova botës dhe ata do ta bëjnë këtë në dëm të vet. Ata që refuzojnë të pranojnë paralajmërimet e dhëna botës, dhe që ndjekin armiqtë e Zotit, do t’i vënë shpirtra e tyre në rrezik dhe është për këta shpirtra të gënjyer që unë ju kërkoj të luteni me zell.

Beteja për rracën njerëzore dhe për shpëtimin e të gjithë fëmijve të Zotit është duke u luftuar tani dhe dëm i madh është duke u shkaktuar mbi të gjithë ata që i rezistojnë të Vërtetës për të gjitha që Biri im i ka treguar botës. Ju kurrë nuk mund të merrni një pjesë të Fjalës së Tij apo Biblën e Shenjtë dhe pastaj ta hidhni atë poshtë në favor të diçkaje, që mund t’ju bëj të ndjeheni më rehat. E Vërteta nuk është kurrë e lehtë për t’u pranuar sepse ajo mund të ngjalli frikë në zemrat e Kristjanëve madje më trima dhe më të guximshëm. E Vërteta gjithmonë refuzohet dhe kur gjëmbat u vendosën mbi Kokën e Shenjtë të Birit tim, Jezu Krishtit, priftërinjtë dhe pleqtë në atë kohë ishin duke u lutur në tempull duke i dhënë lavdi Zotit, ndërsa grupi i tyre e mallkonte Atë kur Ai vdiq në Kryq. Në këtë mënyrë ishte atëherë dhe po kështu do të jetë kur bota të ngrihet kundër Fjalës së Zotit dhe ta kthej atë mbrapsh dhe përmbys. Unë ju bëj thirrje, fëmijë të dashur, ta pranoni të Vërtetën pasi ajo do të jetë mjeti me të cilën ju do të marshoni më me lehtësi drejt Mbrëtërisë së Epokës së Re. Nëse nuk e pranoni çfarë po ju thuhet tani, shumë shpirtra do të bien në gabim dhe do të përkrahin bishën. Ata do të heqin çdo të drejtë individuale civile dhe lirinë kur ata i adhurojnë armiqtë e Birit tim deri kur, më në fund, ata do ta dorëzojnë shpirtin e tyre tek i ligu.

Frika ndaj të Vërtetës mund të çoj në pakënaqësi sepse ajo mund të jetë shumë e vështirë për t’u gëlltitur. Pakënaqësia çon në zemërim dhe zemërimi çon në urrejtje. Urrejtja kundër këtij misioni, dhe çdo misioni tjetër para tij, do të rritet dhe ata që më duan mua, Nënën e Zotit, do të inkurajohen ta dënojnë atë. Sa më trishton kur emri im përdoret për të fyer Fjalën e Jezu Krishtit, Shpëtimtari i vetëm i njerëzimit. Ngatërresa do të krijohen mbi grupet e mia Mariane sa ata do të fillojnë të dyshojnë paralajmërimet që unë isha udhëzuar t’i paraqesja botës në La Salette dhe në Fatima. Njerëzit do ta shpërfillin çfarë unë thashë dhe ata do të besojnë se profecitë e dhëna janë për një kohë tjetër në një të ardhme shumë të largët. 

Ndërsa të gjitha trazirat shpërthejnë dhe kur Doktrina e përmbajtur në Librin e Atit tim është ri-shkruar dhe e paraqitur botës sikur të jetë e vërtetë, vetëm ata me dijen e vërtetë do ta kuptojnë të Vërtetën. Ju duhet të luteni fortë për mbijetesën e Kishës së Birit tim, Trupi i Tij në tokë, me qëllim që Ai të mos flaket tutje dhe t’ju hidhet qënëve. Kur ajo ditë të ndodhi, Drejtësia e Zotit do të ndërhyj dhe njerëzimi do ta kuptoj, më në fund, se si është të zhytet në errësirë. Dita që Drita e Zotit të jetë shuar është koha kur të gjitha gjërat do të përmbushen ashtu si u profetizuan.

Nëna juaj e dashur
Nëna e Shpëtimit

Mesazhi origjinal në anglisht:


Friday, 29 August 2014

Krishtërimi do të urrehet sepse do të shihet si një bllokim ndaj lirisë personale

E Hënë, 11 Gusht 2014, në 19:36

Bija Ime e dashur bota është e shpëlarë me një formë të re spiritualizmi e përbërë nga një besim në një qënie superiore – atë që ata e quajnë krishti – por nuk jam Unë, Jezu Krishti, që ata i referohen. Satanai, në formën e Luciferrit, i referuar si Mbreti i Dritës, adhurohet jo si një qënie djallëzore por si një, që kryen një detyrë për Zotin. Kjo ideologji është e favorizuar nga sektet sekrete, që janë ngritur për të shkatërruar Krishtërimin. Shumë do të fyten në kultet dhe praktikat e magjisë sepse ato krijojnë kënaqësi. Sa të futen ata do të bëhen peng dhe, me kalimin e kohës, do të zaptohen nga i ligu.

Shumë njerëz janë të etur për kënaqësi shpirtërore dhe dëshirojnë paqe. Çdo ideologji, që pohon t’ju sjelli atyre përmbushjen e shpresave të tyre, paqe, qetësi dhe një kuptim i thellë i humanizmit të tyre do të ishte tërheqëse për ata. Megjithatë, shumë do të urrejnë të më ndjekin Mua, Jezu Krishtin, sepse shoqëria më ka dënuar Mua në zemër të tokës. Por, ata do të jenë të kënaqur kur t’ju ushqehet doktrina e rreme se të gjitha udhët të çojnë tek Zoti. Kjo është një gënjeshtër sepse ju mund të vini tek Zoti vetëm nëpërmjet Meje, Birit të Tij të vetëm, Jezu Krishtit.

Unë Jam Një në Atë i Cili i krijoi të gjitha gjërat. Ka vetëm një Zot dhe Unë, Jezu Krishti, Jam Fjala e bërë njeri me qëllim që njerëzimi të bëhej i plotë përsëri. Pa Mua ju kurrë nuk mund të bëheni të plotë, as në këtë jetë dhe as në tjetrën.

Botës do t’i thuhet se qëllimi më i rëndësishëm për të luftuar është liria – liria me çdo kusht. Por ta nderoni me të vërtetë Zotin do të thotë ta humbisni aftësinë t’i shërbeni vetëm interesit tuaj vetjak dhe, prandaj, Krishtërimi do të urrehet sepse do të shihet si një bllokim ndaj lirisë personale. T’i shërbehet Zotit, çdo Zoti, do të bëhet qëllimi i shumë njerëzve që kërkojnë të Vërtetën. Por kur Satanai konsiderohet nga njeriu të jetë hyjnor, Zoti – në Drejtësinë e Tij pafund – do t’i shkatërroj ata që nderojnë bishën. Bisha që fshihet mes elitës dhe të fuqishmëve i jep forcë atyre që përhapin gënjeshtrën se Unë, Jezu Krishti, nuk egzistoj. Ky është mallkimi më i madh i hedhur mbi njerëzimin nga Satanai dhe për shkak të dobësisë së njeriut ai e beson gënjeshtrën, që del nga gojët e të liqve.

Ka vetëm një Zot. Ka vetëm një udhë drejt Zotit. Asnjë udhë tjetër, pavarësisht se sa e shndritshme mund t’ju paraqitet, nuk mund t’ju çoj tek Ati vetëm ajo që vjen përmes Meje, Jezu Krishtit, Shpëtimtari i Botës.

Jezusi juaj

Mesazhi origjinal në anglisht:


Kërkoni dhe ju do të merrni. Qëndroni të heshtur, gojë-kyçur dhe Unë nuk mund t’ju përgjigjem

E Djelë, 10 Gusht 2014, në 18:00

Bija Ime e dashur dallgët janë kthyer dhe në ngritjen e tyre do të vijnë shumë ndryshime ashtu si është parashikuar. Mos kini frikë sepse Unë, shumë herë, ju kam dhënë Fjalën Time se gjithçka do të përfundoj me Mëshirën Time të Madhe, e cila do të përfshij çdo shpirt në Dritën e Dashurisë dhe Dhembshurisë Sime. Ta keni frikë vetëm Drejtësinë Time por kur ajo është e lëshuar dijeni se do të jetë për të mirën e të tjerëve dhe për shpëtimin e botës që ajo lejohet. Unë i kryej ndëshkimet vetëm për të ndaluar përhapjen e urrejtjes dhe për të zgjuar brënda atyre shpirtrave, të nxirë nga njolla e mëkatit, çdo dashuri, që mund të jetë akoma brënda tyre, me qëllim që të vijnë tek Unë.

Përse njeriu dhe, në veçanti njeriu i devotshëm, beson se ai di më shumë se Unë? Është më inteligjent se Ai që e krijoi atë? Se vlerësimi i tij racional i të gjitha gjërave nga Unë mund ta heqi Praninë Time? Arroganca dhe krenaria e njeriut në vetë aftësitë e tij do të jetë rrënimi i tij. Njeriu nuk ka asnjë fuqi, përveç asaj që ndodhet brënda shpirtit të tij. Besimi, kur është i pastër, është një gjë e fuqishme dhe është përmes besimit dhe vetëm besimit që Unë, Jezu Krishti, ju sjell shpresë, dashuri dhe gëzim. Vetëm Unë mund ta fuqizoj njeriun me dhurata të mëdha por nëse ai nuk m’i kërkon Mua këto, Unë nuk mund t’i imponoj ato mbi vullnetin e tij të lirë.

Kërkoni dhe ju do të merrni. Qëndroni të heshtur, gojë-kyçur dhe Unë nuk mund t’ju përgjigjem sepse ju nuk vini tek Unë. Gjithmonë kthehuni tek Unë dhe më kërkoni Mua çdo favor, sepse Unë do t’i përgjigjem çdo herë thirrjes suaj. Mos ma ktheni Mua shpinën dhe të thoni – gjithçka do të jetë mirë, jeta do të rregullohet. Jeta duhet të fitohet. Përjetësia është një Dhuratë nga Zoti dhe i jepet atyre që e kërkojnë. Për fat të keq, shumë e humbasin mundësinë e tyre për Jetën e Përjetshme sepse ata besojnë se humanizmi është më i fuqishëm se ndonjë Zot që mund të egzistoj apo jo. Dhe kështu ata do të vendosin vetë fatin e tyre dhe do t’i kthejnë shpinën Jetës së Përjetshme për shkak të mëkatit të krenarisë, kaq kokfortë janë ata.

Ata më mohuan Mua në jetën e tyre në tokë dhe do të më mohojnë Mua kur Unë të qëndroj para tyre, me krahët e shtrira, në Ditën e Madhe. Ata do të largohen dhe do të ecin drejt strofkullës së luanit nga ku nuk do të gjejnë kurrë një minutë qetësi.

Jezusi juaj


Mesazhi origjinal në anglisht:


Mos i shqetësoni zemrat tuaja, të argumentoni për Mua apo të përpiqeni të dilni më të mirë se Unë, sepse kjo nuk i shërben asnjë qëllimi

E Shtunë, 9 Gusht 2014, në 17:43

Bija Ime e dashur, ndërsa stuhitë egërsohen dhe kur paqja të shpërthej dijeni se koha është duke u afruar që Ndërhyrja Ime të godasi. Njeriu do të shikoj trazira ngado që hedh sytë dhe disa do të thonë se koha është afër. Deri kur të shikoni luftra të shpërthejnë në pjesë të ndryshme të botës dhe kur doktrinat e reja janë masive dhe të shpërndara mes të eturve nga ana shpirtërore, të cilët do të jenë të parët që do t’ju sulen atyre si bletët tek mjalti, vetëm atëherë ju mund të jeni të sigurtë për ndryshimet e mëdha, të cilat do të përshpejtojnë Ardhjen e Dytë.

Retë do të mblidhen para stuhive dhe stuhitë do të egërsohen para se rrufeja finale të hidhet nga qiejt. Shenjat janë duke u bërë më të qarta për ata me sytë që mund të shikojnë por për të tjerët ata thjeshtë do të besojnë se ka fare pak drejtësi në botë – rrëmuja ashtu si më parë – ashtu si ato kanë qënë gjithmonë. Por dijeni se profecitë e parashikuara do të ndodhin dhe se ato do të dëshmohen nga shumë para Ditës së Madhe.

Mos i shqetësoni zemrat tuaja, të argumentoni për Mua apo të përpiqeni të dilni më të mirë se Unë, sepse kjo nuk i shërben asnjë qëllimi tjetër përveçse të shkaktoj frikë për t’ju shqetësuar në zemrat tuaja. Unë shqetësohem kur shikoj përçarje në botë; Unë ndjej dhimbje kur shikoj ligësinë, që çon në vrasjen e të pafajshmëve dhe vuajtjen e shkaktuar mbi të dobëtin. Unë ndjej dhimbje kur shikoj kaq shumë në errësirë, që derdhin lotë hidhërimi, sepse nuk besojnë në një të ardhme. Ata nuk kanë asnjë besim në Premtimin Tim për të rifituar Mbretërinë Time dhe për t’i sjellë lavdi njerëzimit. Oh sa më shqetëson Mua kjo dhe sa mall kam për t’i sjellë ata shpirtra në ngushëllimin e Dashurisë Sime dhe paqen që Unë dëshiroj ta sjell në thelb të shpirtrave të tyre.

Kur përçarja, që e trazon botën, të bëhet intensive ju duhet t’i ulni të gjitha armët tuaja dhe të hiqni çdo mbrojtje që keni vendosur para Meje me qëllim që mbroni veten dhe atëherë më thërrisni Mua në këtë lutje.

Fushat e Lutjes (163) Më shpëto nga persekutimi

O Jezus më shpëto nga dhimbja e persekutimit në Emrin Tënd.

Më fut në Zemrën Tënde.

Ma hiq krenarinë, lakminë, ligësinë, egoizmin dhe urejtjen nga shpirti im.

Më ndihmo të dorëzohem me vërtetësi ndaj Mëshirës Tënde.

Largoje frikën time.

Më ndihmo ta shkarkoj dhimbjen time dhe hiqe gjithë persekutimin nga unë, që të mund të ndjek Ty si një fëmij i vogël, duke e ditur se të gjitha gjërat janë nën Kontrollin Tënd.

Më çliro nga urrejtja e treguar nga të gjithë ata që deklarojnë të jenë të Tutë por që në të vërtetë të mohojnë Ty.

Mos i lejo gjuhët e tyre prerëse të më godasin mua apo veprat e tyre të liga të më devijojnë nga Udha e të Vërtetës.

Më ndihmo të përqëndrohem vetëm në Mbretërinë Tënde që do të vij dhe të qëndroj me dinjitet kundrejt çdo fyerje që mund të duroj në emrin Tënd.

Më sill paqen e mëndjes, paqen e zemrës dhe paqen e shpirtit.

Amin.

Ju lutem të qëndroni të qetë kur stuhitë mblidhen vrull sepse nëse ju nuk keni besim të plotë tek Unë ju do të lëkundeni dhe dhimbja juaj, kur të shikoni të ligën të maskuar si të mirë, do të bëhet e padurueshme. Besoni tek Unë. Kurrë mos devijoni nga Mësimet e Mia dhe lutuni me gjithë shpirtin tuaj, të pastruar nga ligësia, ashtu si pritet nga ju si një ndjekës i Imi. Kur ju bëni kështu, ju do të çliroheni dhe asgjë nuk do t’ju shqetësoj më.

Jezusi juaj

Mesazhi origjinal në anglisht:


Thursday, 28 August 2014

Nëna e Shpëtimit: Humanizmi do të bëhet zëvëndësuesi për Krishtërimin ku asnjë fjalë për Zotin nuk do të shqiptohet

E Premte, 8 Gusht 2014, në 21:15

Bija ime, ndërsa Kristjanët nëpër botë vazhdojnë të persekutohen, tallen dhe përçmohen, ta dini gjithashtu se ata do të ndahen mes tyre. Secili për vete; secili sipas vetë dëshirës së tij dhe secili sipas vetë interpretimit të tij se çfarë do të thotë në të vërtetë t’i shërbesh Birit tim të dashur.

Ndërsa njerëzit janë të trëmbur nga terrori me të cilin Kristjanët duhet ta jetojnë jetën e tyre të përditshme në duart e njerëzve të liq, ata duhet ta dinë se kjo është veç një formë e fshikullimit, që duhet të durojnë ata që shpallin Fjalën e Jezusit. Çdo përpjekje për të nënvlerësuar Krishtërimin është duke u bërë nga qeveritë, organizatat e të drejtave të njeriut dhe fuqi të tjera që pohojnë të deklarojnë mirëqënien e humanizmit. Humanizmi do të bëhet zëvendësuesi për Krishtërimin ku asnjë fjalë për Zotin nuk do të shqiptohet.

Humanizmi, racionalizmi i përdorur nga i ligu për t’i inkurajuar njerëzit të përdorin shkencën për të nënvlerësuar Hyjninë e Atit tim të Përjetshëm, do ta pushtoj botën. Nga jashtë toni i saj zbutës do të bindi çdo njeri, që nuk ka dashuri në zemrën e tij për Zotin, se ajo është më e dëshirueshme se e Vërteta. Të bindet njeriu se humanizmi është superior ndaj Fjalës së Zotit është qëllimi përfundimatar i armiqve të Birit tim. Humanizmi krijon një mbulesë dinake për tradhëtarët brënda Kishës së Birit tim të cilët dëshirojnë të shihen si të dashur, të dhembshur dhe të shprehen për nevojat e të tjerëve. Ata do të predikojnë humanizëm dhe të gjitha premtimet e saj boshe nga katedrat në Kishat Kristjane deri kur, pothuajse, asnjë fjalë nuk do të përmëndet për rëndësinë e shpëtimit të shpirtrave tuaj. Mëkati do të shpërfillet sikur të jetë një mënyrë për të shmangur konfliktin në botë por nuk do të njihet të jetë një gjë e vërtetë.

Mashtrimi më i madh i të gjitha kohërave ka zbritur dhe së shpejti të gjithë ju do ta keni të vështirë të qëndroni besnikë ndaj të Vërtetës. E Vërteta sjell kuptimin dhe një vetëdije se çfarë kërkohet për të arritur paqen e vërtetë dhe dashuri në shpirtin tuaj. Do të thotë se ju do ta njihni Dashurinë, ashtu si dhe Drejtësinë e Zotit. Do të thotë gjithashtu se do të jeni të vetëdijshëm për Mëshirën e Zotit.

Kur e gjithë përmëndja e mëkatit të jetë hequr dhe kur Kisha e Birit tim të mos i referohet më rëndësisë së shpëtimit të shpirtit tuaj, ju do ta dini atëherë se kohët kanë ardhur dhe se Koha e Birit tim është afër.

Nëna juaj e dashur
Nëna e Shpëtimit

Mesazhi origjinal në anglisht:


Fjala Ime, do të thonë ata, shkakton kaq shumë fyerje sa do të konsiderohet të jetë politikisht e gabuar

E Enjte, 7 Gusht 2014, në 23:40

Bija Ime e dashur, po të mos ishte për Durimin Tim, Ndëshkimi Im do të binte tani mbi të padrejtin që e godet Kishën Time në tokë.

Urrejtja kundër Krishtërimit po bie mbi ju në tre mënyra. E para është përçarja globale, që po udhëhiqet nga kundërshtarët e Mi të cilët e mashtrojnë botën që të refuzoj gjithçka që është nga Unë dhe duke më hedhur Mua në shkretëtirë duke më lënë të marr fund. E dyta vjen për shkak të racionalizmit dhe ndërhyrjes njerëzore në Fjalën Time, e përhapur nga studjuesit e Fjalës Sime të cilët nuk janë të mbushur me frymën e të Vërtetës por që, në të kundërt, janë të mbushur me vetë-siguri, që është e nxitur nga krenaria. Kaq të mësuar ata besojnë se janë në interpretimin e Mësimeve të Mia sa do të shtojnë pjesë të reja dhe modifikojnë çfarë Unë mësova për t’ju përshtatur nevojave të tyre vetjake. Dhe më pas, janë ata zemrat e të cilëve janë prej guri – të ftohtë, pa ndjenja dhe të mbushur me një urrejtje të thellë për Mua dhe për këdo që e praktikon Krishtërimin për t’u parë nga të gjithë.

Influenca e djallit shfaqet në kaq shumë mënyra sa vetë njeriu nuk do të jetë i aftë t’i bëj ballë kërkesave të bëra nga të gjitha këto tre grupe që do të përpiqen ta ndalojnë atë të shpalli Fjalën e Vërtetë të Zotit. Fjala Ime, do të thonë ata, shkakton kaq shumë fyerje sa do të konsiderohet të jetë politikisht e gabuar dhe prandaj kjo do të jepet si arsyeja kryesore për ta ndryshuar themelisht fytyrën e Krishtërimit. Vetëm të thjeshtit, njerëzit dashuria e të cilëve për Mua i ngjason asaj të fëmijve të vegjël, do të jenë besnikë ndaj Meje, sepse pjesa tjetër do të jenë tepër të zënë me zbatimin e ndryshimeve për sa i përket interpretimit të Fjalës Sime. Dhe gjatë gjithë kësaj kohe, priftërinjtë të cilët Unë i kam thirrur të dëshmojnë të Vërtetën do të jenë duke u pregatitur për të ruajtur të Vërtetën.

Ta fshihni të Vërtetën do të shkaktoni një errësirë të tmerrshme. Ta ndryshoni atë është një tallje e Kryqëzimit Tim. Të paraqisni një zëvëndësues për të Vërtetë është të më mohoni Mua plotësisht. Prapë, keqbërësit më të mëdhenj do të jenë ata që mburren për njohuritë e tyre për Mua – shenjtëria e tyre maskon fallcitetet dhe fjalët dhe veprat e tyre kurrë nuk do t’ju sjellin tek Unë sepse Shpirti I Shenjtë nuk do të jetë i pranishëm në shpirtrat e tyre. Kur Shpirti I Shenjtë nuk është i pranishëm ata – tradhëtarët e Fjalës Sime – do të sjellin erresirën tek të tjerët që do t’i pushtojnë me entuziazëm gënjeshtrat e tyre. Të gjitha këto falcitete do të mbajnë shenjën e të ligut – mëkatin e krenarisë – derën drejt shkretëtirës. Menjëherë sa kjo derë të hapet të gjitha paudhësitë e tjera do të vërshojnë dhe shpirtrat e atyre që dorëzohen ndaj herëzive do të bëhen të shkreta. 

Pa të Vërtetën ju do të jetoni në një botë ku asgjë që ju dëgjoni nuk do t’ju sjelli paqe. Pa Dritën e Pranisë Sime djelli nuk do të shkëlqej – ai do të bëhet i zymtë dhe i dobët dhe më pas do të bëhet një mjergull deri kur, prej dorës së njeriut të vdekshëm, nuk do të japi më dritë prandaj ata që kanë sy dhe që refuzuan të shikonin nuk do të shohin më, ndërsa ata që panë dhe e pranuan Frymën e Zotit do të shikojnë.

Jezusi juaj

Mesazhi origjinal në anglisht:


Wednesday, 27 August 2014

Nëna e Shpëtimit: Biri im nuk ka dërguar askënd për t’ju devijuar nga këto Mesazhe

E Mërkurë, 6 Gusht 2014, në 13:00

Bijtë e mi të dashur, të keni kujdes nga ata që ju persekutojnë në Emër të Birit tim, Jezu Krishtit, pasi ata do të jenë të kujdesshëm të fshihen pas një shfaqje të shenjtërisë. I ligu kurrë nuk paraqitet ashtu si është në të vërtetë, sepse ai është tepër dinak. Në të kundërt, përmes shpirtrave që ai i influencon, ai do t’ju afrohet me një shfaqje dashurie dhe shumë do ta besojnë këtë mashtrim. Fjalët që ai përdor mund të duken qetësuese dhe joshëse, por ato do të lënë një ndjenjë të trazuar në shpirtin tuaj.

Kur Mesazhet jepen në botë sipas urdhërit të Atit tim të Përjetshëm, ato kurrë nuk bëjnë kërkesa ndaj jush. Ato kurrë nuk i japin një njeriu pushtet mbi ju për t’ju inkurajuar t’i premtoni besnikëri një personi tjetër të gjallë. E gjithë lavdia duhet të jetë ndaj Zotit. Asnjë njeri nuk mund t’ju premtoj shpëtim, pasi kjo mund të vij vetëm nga Zoti. Ju mund t’i pregatisni shpirtrat tuaj ashtu si jeni mësuar nga Biri im, Jezu Krishti, dhe të merrni Sakramentet. Ju mund t’i pranoni Dhuratat e Hireve të dhëna ju, përmes meje, Virgjëra e Papërlyme Mari, por ju nuk keni nevojë për lejë nga dikush për t’u bërë i denjë t’i shërbeni Birit tim, në këtë apo ndonjë mision tjetër, i urdhëruar në Qiell.

Bëni kujdes nga armiqtë e Birit tim, pasi ata janë ngado, duke bërë gjithçka në fuqinë e tyre për ta verbuar njerëzimin ndaj të Vërtetës së Premtimit të Birit tim për të ardhur përsëri. Ai do të kthehet shpejt dhe pastaj e Vërteta do të bëhet e ditur dhe gjithçka që Ai premtoi do të dali në dritë. Deri në Ditën e madhe të Zotit ju duhet të përqëndroheni vetëm tek Biri im dhe vendoseni gjithë besimin tuaj tek Ai. Biri im nuk ka dërguar askënd për t’ju devijuar nga këto Mesazhe, të fundit të këtij lloji, dhe kushdo që pohon ndryshe nuk vjen prej Tij.

Besoni, besoni, besoni në Mëshirën e Birit tim. Dëgjoni çfarë Ai ju ka mësuar – gjithçka është e përmbajtur në Biblën e Shenjtë. Fjala e Tij është e thjeshtë. Ajo nuk është e komplikuar. Vetëm ndiqni Mësimet e Tij, të cilat zgjatën mbi 2,000 vjet dhe atëherë ju do të gjeni paqe.

Nëna juaj e Dashur
Nëna e Shpëtimit

Mesazhi origjinal në anglisht:


Shumë njerëz deklarojnë të jenë Kristjanë, por ata nuk më duan Mua

E Martë, 5 Gusht 2014, në 14:16

Bija Ime e dashur, tani që e Vërteta e asaj që do të vij është përhapur, konvertimi më ka ndjekur Mua ngado që Lutjet e Mia për njerëzimin recitohen. Kisha Ime e Mbetur do të rritet dhe shumohet, po ashtu edhe armiqtë e Mi. Ku shkon Ushtria Ime, armiqtë e kësaj Pune do të ndjekin, pa pushim. Duke luftuar, duke shkelmuar dhe duke pështyrë vrer, ju do t’i njihni ata nga ligësia, që del prej gojëve të tyre. Ju do t’i njihni të Mitë nga mënyra me të cilën ata do të përçmohen në Emrin Tim.

Ju kurrë nuk duhet të humbisni guximin përballë urrejtjes. Ju duhet ta kuptoni se kush punon në këto raste dhe nuk duhet ta pranoni atë, sepse kështu ju thjesht i jepni atij fuqi. Influenca e të ligut mbi fëmijët e Zotit është shfaqur dhe dëshmuar nga përçarjet që po ndajnë kombet; vrasjet; persekutimi dhe përpjekjet e bëra për të fshirë Krishtërimin.

Shumë njerëz deklarojnë të jenë Kristjanë, por ata nuk më duan Mua. Ata më fyejnë Mua dhe bëjnë Mua me turp të madh. Ata i gjykojnë rëndë të tjerët dhe nuk ndjejnë as faj as pendesë kur i fyejnë të tjerët – vetëm një dëshirë e zjarrtë për të shpallur urrejtje. Frikacakë, të gjithë ata që fshihen pas vellos së devotshmërisë fetare dhe që guxojnë të deklarojnë nëse një qënie njerëzore është e aftë të më shërbej Mua apo jo. Ata guxojnë t’ju diktojnë të tjerëve bindjen e tyre se çfarë ata mendojnë se çdo të thotë të jesh një Kristjan, kur ata janë kaq të mbushur me urrejtje për Mua. Ju kurrë nuk duhet të merreni me një njeri me urrejtje në zemrën e tij, kur ai flet në Emrin Tim. Shpërfilleni atë. Lutuni për atë. Sepse nëse ju me të vërtetë më doni Mua, ju do të tregoni dhembshuri për këdo. Ju nuk do ta gjykoni një tjetër; nuk do ta fyeni atë; nuk do të përhapni gënjeshtra për atë dhe pastaj të guxoni të thoni se jeni nga Unë. Larg prej Meje. Së shpejti ju do të vini para Meje dhe do të jepni llogari për veprimet tuaja.

Krishtërimi është forca e jetës, e cila e ruan botën. Unë Jam Drita, e cila e ndan natën nga dita dhe pa Mua, ju do të mundoheshit në errësirë. Ejani me Mua, kur Unë ju thërras – ose asgjë fare.

Jezusi juaj

Mesazhi origjinal në anglisht:


Shumë janë thirrur por pak janë zgjedhur për të qëndruar besnikë ndaj Meje

E Shtunë, 2 Gusht 2014, në 10:16

Bija Ime e dashur, ndjekja Ime në këtë, udhëtimin Tim final për të përmbushur Besëlidhjen e Atit Tim, mund të krahasohet me atë të një grupi alpinistësh që i ngjiten një mali. Dijeni se ky është një mal i lartë, një terren i ashpër dhe i mbushur me pengesa, të cilat do të paraqesin probleme madje dhe për alpinistat më me përvojë, pasi do të paraqesi dredhira dhe kthesa të çuditshme dhe të papritura në çdo nivel dhe përreth çdo kthese. Ata që besojnë në çfarë Unë them dhe që më ndjekin Mua, me një zemër të hapur dhe të dlirë, do ta kenë këtë udhëtim më të lehtë se të tjerët. Megjithatë, shumë janë të sigurtë në fillim të këtij udhëtimi se mund të ecin tepër shpejt dhe se mund të bëjnë hapa të mëdha në përpjekje për t’u ngjitur në majë. Këta janë njerëzit që do të bien më fortë dhe rënia e tyre në fund do të jetë më e dhimbshme.

Të tjerët që nuk janë alpinista me përvojë, por që ndjekin udhëzime të qarta, të dhëna atyre nga Ai I Cili i udhëheq, në shumë raste do të arrijnë në majë të parët. Besimi i tyre, durimi dhe gadishmëria e tyre për të arritur majën, me çdo kusht, do t’ju japi atyre energji dhe entuziazëm të madh, që do t’i ruaj ata në ngjitjen e tyre në majë. Ata që nuk ndalojnë rregullisht dhe të pijnë për të shuar etjen e tyre do të thahen dhe ata që harrojnë të marrin ushqim me vete do ta kenë të pamundur ta ruajnë fuqinë.

Çdo hap i këtij udhëtimi përfaqëson sfida të reja, kthesa të rrezikshme dhe shkëmbinj pothuajse të pamundur për t’u kapërcyer. Do të duhet një person shumë i fortë me mëndje dhe trup të shëndoshë për të qëndruar në vijë drejt ngjitjes në majë. Ata do të shpërqëndrohen nga të tjerët të cilët e kanë humbur besimin në vetë aftësinë e tyre për të gjetur udhën drejt malit dhe ata do të përpiqen vazhdimisht për t’i larguar ata nga detyra e tyre.

Pastaj do të jenë të tjerët, xhelozë për ata që ecin përpara me përpjekje të mëdha, të cilët do të përpiqen për t’i penguar alpinistët duke ju vënë kurthe dhe pengesa të tjera para tyre me qëllim që t’i ngadalësojnë. Këta shpirtra të zhgënjyer dhe xhelozë do të bëjnë çfarë të munden për të ndaluar alpinistin e vendosur dhe të përkushtuar të arrij në majë. Ata do të krijojnë gënjeshtra për t’u përpjekur dhe për t’i bindur ata në udhëtimin e tyre të ndalojnë – të largohen, nga frika e rreziqeve të mëdha, që mund të shtrihen përpara. Ata do t’ju thonë atyre se drejtuesi i alpinistëve nuk është i denjë t’i çoj ata në majë dhe për shkak të kësaj ata do të jenë në rrezik të madh, nëse do të jenë kaq budallenj sa të vazhdojnë në atë që ata thonë se është një udhëtim i rrezikshëm dhe i vështirë.

Dhe kështu do të vazhdoj, ky Udhëtim i Imi, deri në Ditën kur Unë do të Vij përsëri. Shumë janë thirrur, por pak janë zgjedhur, për të qëndruar besnikë ndaj Meje. Disa janë thirrur dhe më ndjekin Mua. Pastaj ata më tradhëtojnë Mua. Urrejtja e tyre për Mua është më e keqe nga të gjitha, sepse janë ata që më sollën Mua shpirtrat përgjatë këtij udhëtimi drejt Shpëtimit. Por kur ata i dorëzohen tundimit të Satanit, që mbjell gënjeshtra të tmerrshme brënda shpirtrave të tyre, do të jenë ata që do t’i largojnë shpirtrat nga Unë.

Vetëm ata me një shpirt të përulur, zemër të butë – pa ligësi, krenari dhe egoizëm, do të arrijnë me sukses në majën e malit. Kur ajo ditë të ndodhi, ata që u larguan nga Unë dhe që më tradhëtuan Mua, nuk do të kenë se ku të shkojnë, sepse udha që çonte drejt kodrës nuk do të jetë më.

Jezusi juaj

Mesazhi në anglisht:

Thursday, 21 August 2014

Unë kurrë nuk ndryshoj. Unë kurrë nuk përshtatem ndaj metodave të reja, sepse Unë Jam ashtu si Unë Isha gjithmonë dhe do të Jem. Unë Jam I Përjetshëm



E Enjte, 31 Korrik 2014, në 15:50

Bija Ime e dashur, çdo vizionar, lajmëtar apo profet, që vjen nga Unë, do të hasi së shpejti mundime të mëdha, të tilla si ato që kurrë nuk ju janë dashur të durojnë më parë. Shumë, që e njohin vërtetësinë e tyre dhe që kanë qënë besnikë ndaj tyre, do t’ju kthejnë shpinën atyre dhe ata do të lihen mënjanë, ndërsa fryma e errësirës mbështjell komb pas kombi, ku dashuria dhe bamirësia do të zhduken. Njeriu kunndër njeriut, shteti kundër shtetit, njeriu kundër Zotit.

Këto periudha trazirash do të jenë shqetësuese për shumë dhe i vetmi burim i juaj ngushëllimi dhe force do të vij nga Unë, por vetëm nëse ju më kërkoni Mua. Unë Jam Shkëmbi juaj; Shkëmbi që është i padepërtueshëm; Shkëmbi që nuk mund të thyhet; Shkëmbi që ju do të përqafoni kur asgjë e qëndrueshme nuk do të ndodhet në shtëpitë që strehojnë Shpirtin Tim. Ndërtesat që janë ngritur  për të më nderuar Mua, do të shëmben. Disa do të kthehen në ndërtesa të tjera, që do të përdoren për qëllime të tjera, por jo për të më nderuar Mua.

Unë Jam Shkëmbi mbi të cilin Kisha u ndërtua dhe Unë do të mbetem në vënd përjetësisht. Shumë kanë ardhur për të më kërkuar Mua dhe Unë ju dhashë atyre Jetë. Të tjerë erdhën, por nuk mundën të më gjejnë Mua sepse zemrave të tyre kokforte ju mungonte dashuria dhe bujaria e shpirtit. Dhe tani, ndërsa gjithçka që Unë ju mësova do të sfidohet dhe themelet mbi të cilat Kisha Ime u ndërtua do të lëkunden, përtej imagjinatës suaj, Unë prapë do të mbetem në vënd. I fortë si Shkëmbi që Unë Jam, dhe ju do të vini tek Unë duke kërkuar ngushëllim, forcë dhe kurajo. Unë do t’i përgjigjem secilit prej jush, duke hedhur Hire të mëdha, të cilat janë rezervuar për ju, për kohët që vijnë përpara. Unë Jam Kisha. Unë Jam I Pranishëm në Kishë. Ndërtesa është bërë me gurë, por Unë Jam Shkëmbi, mbi të cilin themelet e Kishës Sime u ndërtuan. Unë kurrë nuk ndryshoj. Unë kurrë nuk përshtatem ndaj metodave të reja, sepse Unë Jam ashtu si Unë gjithmonë Isha dhe do të Jem. Unë Jam I Përjetshëm.

Kisha Ime do të mbetet në këmbë sepse Unë Jam Kisha, deri në fund të kohës.

Jezusi juaj i dashur

Mesazhi origjinal në anglisht:
http://www.thewarningsecondcoming.com/i-never-change-i-never-adapt-to-new-ways-for-i-am-as-i-always-was-and-will-be-i-am-eternal/

 

Monday, 18 August 2014

Unë u talla, u fyeva dhe u akuzova se isha imoral, gënjeshtar dhe heretik



E Hënë, 28 Korrik 2014, në 21:00

Bija Ime e dashur, kur Unë shikoj fëmijët e Zotit, Zemra Ime shpërthen me një Dashuri që është aq e butë, sa e asaj për një foshnje të sapolindur, ashtu si ajo është edhe për një burrë në 100 vitet e tij. Ajo nuk ka asnjë ndryshim. Ju secili jeni një fëmij i Zotit, i krijuar me kujdes në barkun e nënës suaj sipas Vullnetit të Shenjtë të Atit Tim. Ju e shikoni, gjithçka që u krijua që nga fillimi deri në fund, ishte dhe gjithmonë do të jetë, sipas Vullnetit të Shenjtë të Zotit. Prandaj, pavarësisht se kush ju jeni, pavarësisht se nga çfarë e keqe vuani, çfarëdo keqtrajtim do t’ju duhet të duroni kur të përjashtoheni nga shoqëria për shkak të rracës, besimit, seksit apo ngjyrës – dijeni se ju jeni të gjithë të çmuar në Sytë e Zotit. Mëkati është e vetmja gjë, që ju ndan nga Ai. 

Është më i persekutuari mes jush që e kërkon Dashurinë Time dhe Vuajtjen Time. Vuajtja juaj është e Imja. Unë kërkoj të vetmuarit dhe të lënduarit, të cilët durojnë diskriminim të tmerrshëm – të përjashtuarit e shoqërive tuaja – dhe Unë i sjell ata drejt Meje në fillim. Ata janë ata mbi të cilët Unë hedh së pari Mëshirën Time të Madhe. Nëse ju jeni refuzuar nga të tjerët dhe trajtoheni me përbuzje mizore në këtë jetë, atëherë ta dini se Unë Jam me ju. Juve ju është dhënë Kryqi I Kalvarit dhe jeni të bekuar, pavarësisht se çfarë mund të mendoni. Vuajtja juaj është vuajtja Ime. Unë durova diskriminim gjatë Jetës Sime në Tokë. Unë u talla, u fyeva dhe u akuzova se isha imoral, gënjeshtar dhe heretic.

Mos kini frikë, sepse kur ju akuzoheni, me padrejtësi, për krime të tilla, ju jeni të Mitë – të gjithë të Mitë. Dhe Unë Jam i juaji. 

Jezusi juaj i dashur

Mesazhi origjinal në anglisht:
http://www.thewarningsecondcoming.com/i-was-mocked-slandered-and-accused-of-being-immoral-a-liar-and-a-heretic/


Një botë e përkryer do të zëvendësoj gjithçka që është e ndotur dhe e korruptuar



E Djelë, 27 Korrik 2014, në 15:15

Bija Ime e dashur, Paqja Ime do të jetë e juaja së shpejti dhe të gjithë atyre që më shërbejnë Mua, Jezu Krishtin, në këtë jetë, që kanë ardhur në botë prej Fuqisë së Atit Tim të dashur.

Unë ju bekoj të gjithëve ju që përpiqeni të qëndroni besnikë ndaj Fjalës Sime dhe, në veçanti, ata që janë të uritur për atë. Ndërsa ju mund të mendoni se njerëzit e të gjitha feve të tjera, përfshi ata që nuk besojnë në Atin Tim të Përjetshëm apo ata që nuk më pranojnë Mua, Jezu Krishtin, Shpëtimtarin e botës, janë të humbur, kjo nuk do të ishte e saktë. Çdo shpirt që mundohet të kërkoj përsosmërinë shpirtërore dhe që mund të jetë i paditur ndaj të Vërtetës është i dashur nga Ati Im, I Cili i do të gjithë, është I Gjithpushetshëm dhe I Përkryr në gjithçka që Ai bën. 

Rraca njerëzore nuk është e përkryer për shkak të mëkatit dhe prapë çdo njeri u krijua në Imazhin e Atij I Cili i dha jetë. Prandaj, çdo burrë, grua dhe fëmij do të bëhen të përkryer, si në trup dhe në shpirt, përsëri, kur ndotja e mëkatit të hiqet. Kur armiqtë e Zotit të jenë zhdukur dhe kur të metat si në trup dhe në shpirt nuk do të bëhen më pengesë mes njeriut dhe Zotit, gjithçka do të bëhet Një me Atin Tim. Mbretëria e Re, e përbërë nga Qielli dhe Toka, do të bëhen një. Njeriu do të bëhet Një në Zotin, përmes Meje, Birit të Tij të Vetëm dhe Plani i Tij për botën do të kryhet.

Ju kurrë nuk mund të ndjeheni të kompletuar, sepse ndërsa mëkati egziston, ai krijon ndarjen nga Zoti. Por koha do të vij kur gjithë dëshpërimi, që e plagos botën, të zhduket. Dashuria dhe gëzimi do ta përfshijnë atë dhe një botë e përkryer do të zëvendësoj gjithçka që është e ndotur dhe e korruptuar.

Vetëm atëherë e gjithë Krijesa e Zotit do të bëhet e plotë përsëri. 

Jezusi juaj

Mesazhi origjinal në anglisht:
http://www.thewarningsecondcoming.com/a-perfect-world-will-replace-all-that-is-stained-and-corrupt/

Kur besimi thyhet, kjo zakonisht ndodh sepse fajtorët e kanë lejuar krenarinë t’i diktoj mendimet e tyre



E Shtunë, 26 Korrik 2014, në 19:59

Bija Ime e dashur, Unë erdha si një Mbret, por tani, sot, Unë ju bëj thirrje si një i varfër, sepse Unë nuk mbaj as edhe një pikë krenarie, pasi kjo do të ishte e pamundur.

Unë ju bëj thirrje fëmijve të Zotit me dëshirë, që të mund të zgjoj brënda zemrave të tyre të ngurta një rreze dashurie – një dashuri e lindur për Atin Tim të Përjetshëm, por që është e përgjumur dhe e harruar. Unë, Jezu Krishti, Jam gjithashtu i harruar, edhe pse nuk ka njeri në botë që nuk ka dëgjuar për Mua. Ata më njohin Mua, por e harrojnë se Kush Jam Unë. Disa e dinë Emrin Tim, por kjo nuk do të thotë asgjë për ata. Disa më duan Mua, por janë shumë të zënë të flasim me Mua, sa vetëm një përshëndetje aty këtu sa për të më njohur Mua. Të tjerët kanë dëgjuar për Mua, por Unë Jam thjesht një ikonë në sytë e tyre, diçka e një epoke të kaluar – një profet, ndoshta, i cili mundet apo jo të ketë qënë i vërtetë. Sa për shpirtrat e tjerë, që i kuptojnë fare pak çështjet shpirtërore, Unë nuk Egzisoj. Unë Jam një copëz e imagjinatës, një krijesë e krijuar në mëndjet e njerëzve me devotshmëri të flaktë, të cilët janë kapur pas shpresës se një botë e re do të egzistoj pas kësaj. Më lejoni t’ju siguroj se – Zoti është Zot. Njerëzimi u krijua nga Ati Im I Përjetshëm, sepse ishte pjesë e Planit të Tij për universion e përjetshëm. Gjithçka Ishte, Është dhe do të Jetë, sipas Urdhërit dhe Vullnetit të Atij Që Është dhe Që do të Jetë. Të gjithë përulen para Zotit, përfshi dhe armiqtë e Tij, në botën e Krijimit të Atit Tim.

Ndërsa njeriu përkushtohet më skllavërisht ndaj të gjitha atyre që shikon, prek dhe ndjen sipas gjëndjes së tij fizike – gjëndja e tij shpirtërore bëhet e shkretë. Kur ju besoni se gjithçka fillon dhe mbaron me këtë botë, ju po thoni se Unë nuk Egzistoj. Ju më mohoni Mua, Birin e njeriut, i dërguar për t’ju shpëtuar nga mashtrimi i djallit. Unë Jam nga Ati Im. Unë isha pjesë e Planit të Tij të Madh Hyjnor. Ne jemi të gjithë një, por ju, bijtë e mi të dashur, keni jetuar në një shkretëtirë të privuar nga jeta dhe në një padituri se çfarë do të thotë Hyjnia Ime. Mbretëria Ime është e përkryer dhe u krijua nga Ati Im. Rraca njerëzore ishte e përkryer, deri kur u shkatërrua nga mëkati më i madh në Sytë e Atit Tim – mëkati i krenarisë. Bëni kujdes nga mëkati i krenarisë, sepse kjo u zhvillua për shkak të vetë-dashurisë së Luciferrit. Luciferri, më i larti mes Hierarkisë së Atit Tim, besoi se për arsyen se kishte vullnetin e lirë mund të bënte gjithçka që dëshironte, por ai nuk arriti ta kuptonte këtë. Atij nuk i ishte dhënë vetëm Dhurata e vullnetit të lirë, por edhe besimi i Atit Tim. Ati Im tregoi besim të plotë në gjithë Krijimin e Tij. Për fat të keq, kjo nuk ishte e njëjtë. 

Kur besimi thyhet, kjo zakonisht ndodh sepse fajtorët e kanë lejuar krenarinë t’i diktoj mendimet, mëndjen dhe veprimet e tyre. Kur krenaria futet në shpirtin tuaj, ju menjëherë do të krijoni një distancë mes jush dhe Atij Që ju krijoi nga asgjë, veçse nga një dorë dhé. Ai ju formoi dhe ju dha Dhunti. Krenaria është kërcënimi më i madh ndaj njerëzimit, sepse ju bind se jeni më të ditur se Zoti. Nëse ju e besoni këtë, atëherë ju nuk jeni të denjë as të flisni në Emrin e Tij apo të flisni fare. Dhe kur ju flisni, ju do të krijoni një ambjent në të cilin të gjitha mëkatet do të pranohen sikur janë një gjë e mirë. Kur kjo të ndodhi, ju jo vetëm që do të mashtroni të tjerët, por ju do të gënjeni vetëm veten tuaj.

Mësuesi juaj
Jezusi juaj i dashur

Mesazhi origjinal në anglisht:
http://www.thewarningsecondcoming.com/when-trust-is-broken-it-is-usually-because-the-culprit-has-allowed-pride-to-dictate-his-thoughts/

Tuesday, 12 August 2014

Nëna e Shpëtimit: Ai, që nuk tregon respekt për jetën e njeriut, nuk e njeh Zotin



E Enjte, 24 Korrik 2014, në 16:48

Fëmijët e mi të dashur të Zotit, ju kurrë nuk duhet ta harroni se sa të veçantë jeni në Sytë e Zotit, sepse Ai ju do të gjithëve ju pa kushte. Ai buzëqesh kur ju buzëqeshni. Ai qesh kur ju qeshni. Ai derdh lotë kur ju jeni të dërrmuar nga dhimbja dhe nga hidhërimi dhe Ai zemërohet kur ju vuani persekutimin në duart e të tjerëve. 

Në këtë kohë në histori, kur urrejtja i infekton kombet ngado dhe kur të pafajshmit torturohen, shtypen dhe vriten, Dora e Tij do të shtrihet dhe do t’i ndëshkoj të liqtë. Kur njerëzimi ngrihet kundër Zotit duke mos i dhënë rëndësi Ligjeve të Zotit dhe, në veçanti, duke mos treguar respekt për jetën e një qënie tjetër njerëzore, Ndëshkimi I Tij do të përfshij botën. Ai, që nuk tregon respekt për jetën e njeriut, nuk e njeh Zotin apo Hyjninë e Tij. 

Zoti është Krijuesi dhe Autori i Jetës – Ai e jep atë dhe vetëm Ai e ka Autoritetin ta marri atë. Oh sa shumë dëshpërim ka në këtë kohë në Mbretërinë e Tij qiellore, për shkak të agresionit, që është nxitur nga i ligu, kundër Krijimit të Tij. 

Ju duhet t’i kërkoni Zotit ta zbusi vuajtjen, që është shkaktuar në botë nga njerëzit zemrat e të cilëve janë të ftohta, të zemëruar dhe të mbushur me urrejtje. Ata që shkaktojnë terror mbi të tjerët kanë nevojë për lutjet tuaja. Ju lutem të recitoni këtë Lutje për të mbrojtur të dobëtin dhe të pafajshmin dhe për të dobësuar tmerret që njeriu ka për të duruar në këtë kohë. 

Fushata e Lutjes (162) Për të mbrojtur të dobëtin dhe të pafajshmin:

O Zot, Ati I Gjithpushtetshëm, të lutem ta mbrosh të dobëtin dhe të pafajshmin, që vuajnë në duart e atyre me urrejtje në zemrat e tyre. Dobësoje vuajtjen e duruar nga fëmijët e Tu të gjorë të pashpresë.  

Jepu atyre të gjitha Hiret që ju duhen për t’u mbrojtur nga armiqtë e Tu. Mbushi ata me guxim, shpresë dhe bamirësi, që të mund ta pranojnë në zemrat e tyre që t’i falin ata që i torturojnë.

Unë të kërkoj Ty, Zot i dashur, Ati im I Përjetshëm, t’i falësh ata që e kundërshtojnë Ligjin e Jetës dhe ndihmoi ata të shikojnë se sa shumë të fyejnë Ty veprimet e tyre që të mund t’i përmirësojnë mënyrat e tyre dhe të këkojnë ngushëllim në Krahët e Tu. Amen. 

Fëmijë, lutuni, lutuni, lutuni për mbrojtjen e atyre që vuajnë për shkak të besnikërisë së tyre ndaj Zotit, Atit të Përjetshëm, dhe për ata që janë viktimë e luftrave mizore dhe të kota.

Nëna juaj e dashur
Nëna e Shpëtimit

Mesazhi origjinal në anglisht:
http://www.thewarningsecondcoming.com/mother-of-salvation-he-who-shows-no-respect-for-human-life-does-not-acknowledge-god/