Kerko Mesazhet ketu

Monday 18 August 2014

Kur besimi është thyer, kjo zakonisht ndodh sepse fajtorët e kanë lejuar krenarinë t’i diktoj mendimet e tyre

E Shtunë, 26 Korrik 2014, në 19:59

Bija Ime fort e dashur, Unë erdha si një Mbret, por tani, sot, Unë ju bëj thirrje si një i varfër, sepse Unë nuk mbaj as edhe një pikë krenarie, pasi kjo do të ishte e pamundur.

Unë ju bëj thirrje fëmijve të Hyjit me dëshirë, që të mund të zgjoj brenda zemrave të tyre të ngurta një rreze dashurie – një dashuri e lindur për Atin Tim të Përjetshëm, por që është e përgjumur dhe e harruar. Unë, Jezu Krishti, Jam gjithashtu i harruar, edhe pse nuk ka njeri në botë që nuk ka dëgjuar për Mua.

Ata më njohin Mua, por e harrojnë se Kush Jam Unë. Disa e dinë Emrin Tim, por kjo nuk do të thotë asgjë për ata. Disa më duan Mua, por janë shumë të zënë të flasim me Mua, sa vetëm një përshëndetje aty këtu sa për të më njohur Mua. Të tjerët kanë dëgjuar për Mua, por Unë Jam thjesht një ikonë në sytë e tyre, diçka e një epoke të kaluar – një profet, ndoshta, i cili mundet apo jo të ketë qënë i vërtetë. Sa për shpirtrat e tjerë, që i kuptojnë fare pak çështjet shpirtërore, Unë nuk Ekzisoj.

Unë Jam një copëz e imagjinatës, një krijesë e krijuar në mëndjet e njerëzve me devotshmëri të flaktë, të cilët janë kapur pas shpresës se një botë e re do të ekzistoj pas kësaj. Më lejoni t’ju siguroj se – Hyji është Zot. Njerëzimi u krijua nga Ati Im I Përjetshëm, sepse ishte pjesë e Planit të Tij për universion e përjetshëm. Gjithçka Ishte, Është dhe do të Jetë, sipas Urdhërit dhe Vullnetit të Atij Që Është dhe Që do të Jetë. Të gjithë përulen para Hyjit, përfshi dhe armiqtë e Tij, në botën e Krijimit të Atit Tim.

Ndërsa njeriu përkushtohet më skllavërisht ndaj të gjitha atyre që i shikon, i prek dhe i ndjen sipas vetes së tij fizike – gjëndja e tij shpirtërore bëhet e shkretë. Kur ju besoni se gjithçka fillon dhe mbaron me këtë botë, ju po thoni se Unë nuk Ekzistoj. Ju më mohoni Mua, Birin e njeriut, i dërguar për t’ju shpëtuar nga mashtrimi i djallit. Unë Jam nga Ati Im. Unë isha pjesë e Planit të Tij të Madh Hyjnor. Ne jemi të gjithë një, por ju, bijtë e mi të dashur, keni jetuar në një shkretëtirë të privuar nga jeta dhe në një padituri se çfarë do të thotë Hyjnia Ime. Mbretëria Ime është e përkryer dhe u krijua nga Ati Im.

Raca njerëzore ishte e përkryer, deri kur u shkatërrua nga mëkati më i madh në Sytë e Atit Tim – mëkati i krenarisë. Bëni kujdes nga mëkati i krenarisë, sepse kjo u zhvillua për shkak të vetë-dashurisë së Luciferit. Luciferi, më i larti mes Hierarkisë së Atit Tim, besoi se për arsyen se kishte vullnetin e lirë mund të bënte gjithçka që dëshironte, por ai nuk arriti ta kuptonte këtë. Atij nuk i ishte dhënë vetëm Dhurata e vullnetit të lirë, por edhe besimi i Atit Tim. Ati Im tregoi besim të plotë në gjithë Krijimin e Tij. Për fat të keq, kjo nuk ju kthye reciproke.

Kur besimi është thyer, kjo zakonisht ndodh sepse fajtorët e kanë lejuar krenarinë t’i diktoj mendimet, mëndjen dhe veprimet e tyre. Kur krenaria futet në shpirtin tuaj, ju menjëherë do të krijoni një distancë mes jush dhe Atij Që ju krijoi nga asgjë, veçse nga një dorë dhéu. Ai ju formoi dhe ju dha Dhunti. Krenaria është kërcënimi më i madh ndaj njerëzimit, sepse ju bind se jeni më të ditur se Hyji. Nëse ju e besoni këtë, atëherë ju nuk jeni të denjë as të flisni në Emrin e Tij apo të flisni fare. Dhe kur ju flisni, ju do të krijoni një ambjent në të cilin të gjitha mëkatet do të pranohen sikur janë një gjë e mirë. Kur kjo të ndodhi, ju jo vetëm që do të mashtroni të tjerët, por ju do të gënjeni vetëm veten tuaj.

Mësuesi juaj
Jezusi juaj i dashur

https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2014/07/26/when-trust-is-broken-it-is-usually-because-the-culprit-has-allowed-pride-to-dictate-his-thoughts/