Kerko Mesazhet ketu

Wednesday 27 August 2014

Nëna e Shpëtimit: Biri im nuk ka dërguar askënd për t’ju devijuar nga këto Mesazhe

E Mërkurë, 6 Gusht 2014, në 13:00

Bijtë e mi të dashur, të bëni kujdes nga ata që ju persekutojnë në Emër të Birit tim, Jezu Krishtit, pasi ata do të jenë të kujdesshëm të fshihen pas një shfaqje të shenjtërisë. I ligu kurrë nuk paraqitet ashtu si është në të vërtetë, sepse ai është tepër dinak. Në të kundërt, përmes shpirtrave që ai i influencon, ai do t’ju afrohet me një shfaqje dashurie dhe shumë do ta besojnë këtë mashtrim. Fjalët që ai përdor mund të duken qetësuese dhe joshëse, por ato do të lënë një ndjenjë të trazuar në shpirtin tuaj.

Kur Mesazhet jepen në botë sipas urdhërit të Atit tim të Përjetshëm, ato kurrë nuk bëjnë kërkesa ndaj jush. Ato kurrë nuk i japin një njeriu pushtet mbi ju për t’ju inkurajuar të premtoni besnikëri tek një person tjetër i gjallë. E gjithë lavdia duhet të jetë ndaj Hyjit.

Asnjë njeri nuk mund t’ju premtoj shpëtim, pasi kjo mund të vij vetëm nga Hyji. Ju mund t’i pregatisni shpirtrat tuaj ashtu si jeni mësuar nga Biri im, Jezu Krishti, dhe të merrni Sakramentet. Ju mund t’i pranoni Dhuratat e Hireve të dhëna juve, përmes meje, Virgjëra e Papërlyme Mari, por ju nuk keni nevojë për lejë nga dikush për t’u bërë i denjë t’i shërbeni Birit tim, në këtë apo ndonjë mision tjetër, i urdhëruar në Qiell.

Bëni kujdes nga armiqtë e Birit tim, pasi ata janë ngado, duke bërë gjithçka në fuqinë e tyre për ta verbuar njerëzimin ndaj të Vërtetës së Premtimit të Birit tim për të ardhur përsëri. Ai do të kthehet shpejt dhe pastaj e Vërteta do të bëhet e ditur dhe gjithçka që Ai premtoi do të dali në dritë. Deri në Ditën e madhe të Zotit ju duhet të përqëndroheni vetëm tek Biri im dhe vendoseni gjithë besimin tuaj tek Ai. Biri im nuk ka dërguar askënd për t’ju devijuar nga këto Mesazhe, të fundit të këtij lloji, dhe kushdo që pohon ndryshe nuk vjen prej Tij.

Besoni, besoni, besoni në Mëshirën e Birit tim. Dëgjoni çfarë Ai ju ka mësuar – gjithçka është e përmbajtur në Biblën e Shenjtë. Fjala e Tij është e thjeshtë. Ajo nuk është e komplikuar. Vetëm ndiqni Mësimet e Tij, të cilat zgjatën mbi 2,000 vjet dhe atëherë ju do të gjeni paqe.

Nëna juaj e Dashur
Nëna e Shpëtimit

https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2014/08/06/mother-of-salvation-my-son-has-sent-no-one-to-distract-you-from-these-messages/