Kerko Mesazhet ketu

Wednesday 17 September 2014

Nëna e Shpëtimit: Antikrishti do të zër vënd sepse ai do të jetë i ftuar për ta bërë këtë

E Dielë, 7 Shtator 2014, në 19:30

Bijtë e mi të dashur, qëndroni gati për shenjat e kohës, kur antikrishti do të zër vëndin e tij në Kishën e Birit tim në tokë, me qëllim që kjo të jetë e qartë për t’u parë nga ju.

Mos besoni, për asnjë moment, se antikrishti do të marshoj drejt Kishës së Birit tim dhe do ta marri atë egërsisht, me forcë. I frymëzuar dhe i nxitur nga vetë mashtruesi, antikrishti do të zër vënd sepse ai do të jetë i ftuar për ta bërë këtë.

Të gjitha ndryshimet në mesharet e Kishës do të bëhen të ditura së shpejti dhe arsyeja e dhënë do të jetë se ato reflektojnë një botë moderne, prandaj ato duhet të bëhen gjithëpërfshirëse, me qëllim që t’ju përshtaten feve dhe emërtimeve fetare të tjera. Menjëherë sa Fjala e Vërtetë e Hyjit dhe Mësimet e Birit tim, Jezu Krishtit, të ndryshohen, ato do të bëhen pavlerë, sepse nuk do ta reflektojnë të Vërtetën, e dhënë botës nga Biri im.

Antikrishti do të bëhet i njohur si fillim për arsye të aftësive të tij politike. Pastaj ai do ta kthej vëmëndjen e tij tek fetë e ndryshme, por fokusi i tij kryesor do të jetë mbi Krishtërimin. Krishti është armiku i tij më i madh dhe objekti i urrejtjes së tij, dhe prandaj qëllimi i tij themelor do të jetë për të shkatërruar Kishën e Birit tim. Kisha do të jetë e copëtuar në mënyra të ndryshme përpara se atij, antikrishtit, do t'i kërkohet që të marri pjesë.

Ai do të jetë i përfshirë në marrjen e vendimeve në planin për të futur një fe të re mbarë botërore. Të gjitha këto ndryshime – ku Kisha, publikisht ka bërë thirrje për bashkimin e të gjitha feve – do të ndodhin përpara se antikrishti të zër vëndin e tij mbi Fronin e Birit tim në tokë.

Pastaj rruga do të hapet që bisha të eci i lirë në Kishën e Birit tim ku një vënd nderi do t’i caktohet atij. Gradualisht, do të njoftohet se ai do të bëhet udh
ëheqësi i urdhërit mbarë botëror dhe një kurorëzim i madhërishëm do të kryhet.

Kjo ngjarje do të shihet në mbarë botën, do të ndiqet nga politikanët, personazhe të njohur dhe të famshëm dhe kur kurora të vendoset mbi kokën e tij, do të jetë sikur gozhda e fundit është ngulur në Trupin e Birit tim. Në atë ditë Kisha Katolike do të përdhoset dhe shumë peshkopë dhe priftërinjë do t’ja mbathin, sepse, atëherë, ata do ta kuptojnë se profecitë e parathëna janë shpalosur para syve të tyre.

Që nga ajo ditë e tutje, kur Froni i Hyjit t'i jetë dhuruar antikrishtit, ai do të shfaqi shenja të mëdha fizike, të cilat do t’i bindin njerëzit për shenjtërinë e tij. Antikrishti, do të thonë ata, do të shfaqi shenjat e stigmatës dhe ai do të shihet të kurojë të sëmurë dhe ata me sëmundje të pashërueshme. Mbrekulli të mëdha do t’i bashkangjiten atij dhe ai do t’i bindi shumë vetë, me kalimin e kohës, se ai është Jezu Krishti dhe se lartësimi i tij në majë të kësaj kishe të rreme, është një shenjë e Ardhjes së Dytë. Dhe ndërkohë që laikët mund të kenë qënë përgjegjës për ngritjen e bërthamës së kishës së mbetur, ajo që ka mbetur prej Kishës e themeluar nga Biri im në tokë, do të jenë priftërinjtë të cilët do ta drejtojnë atë që nga kjo kohë e tutje. Shpirti i Shenjtë do ta ruaj Kishën e Vërtetë, gjatë sundimit të antikrishtit dhe ai, dhe çdo armik i Birit tim, kurrë nuk do triumfojnë kundër saj.

E Vërteta kurrë nuk do të vdesi. Fjala e Hyjit, edhe pse e njollosur, kurrë nuk do të vdesi. Kisha kurrë nuk mund të vdesi, edhe pse mund të jetë hedhur në shkretëtirë. Madje dhe në orën e saj më të dobët, jeta akoma do të mbetet, dhe pavarësisht se sa shumë sulmohet Kisha e Birit tim, Hyji kurrë nuk do ta lejoj atë të shkatërrohet.

Gjatë atyre ditëve në vijim ju kurrë nuk duhet ta lejoni veten të lëkundeni për ta pranuar një mashtrim të tillë. Ju do të josheni nga antikrishti, dhe ai do të miratohet nga armiqtë e Kishës së Birit tim. Ai do të mbështetet nga drejtuesit e rremë nëpër kisha dhe do të deklarohet për punët e tij bamirësie, në mbarë botën. Ai do të marri nderime të mëdha në shumë vënde dhe njerëzit do ta vënë në korrnizë foton e tij në shtëpitë e tyre. Ai, antikrishti, do të adhurohet më tepër se Hyji por do të jetë prej Dorës së Hyjit që ai do të hidhet në humnerë së bashku me ata që vodhën shpirtrat e fëmijve të Hyjit kur ata morrën pjesë në shkatërrimin e tentuar të Kishës së Birit tim.

Nëna juaj e Dashur
Nëna e Shpëtimit

https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2014/09/07/the-antichrist-will-take-up-position-because-he-will-be-invited-to-do-so/