Kerko Mesazhet ketu

Monday 15 September 2014

Mos e shkëpusni veten nga Unë. Nëse e bëni këtë, do të ketë vajtim të madh

E Premte, 5 Shtator 2014, në 20:45

Bija Ime fort e dashur, le të bëhet e ditur se vdekja nuk ka aspak fuqi mbi ata që janë të Mitë, besimi i të cilëve i ka mbrojtur ata deri në frymën e tyre të fundit. Këta shpirtra nuk kanë aspak frikë për vdekjen fizike sepse ata e dinë se Jeta e Përjetshme fillon në atë kohë. Unë i pres shpirtra të tillë me krahë hapur dhe ata vrapojnë si fëmijë të vegjël drejt Dritës së Dashurisë Sime. Unë i përqafoj ata dhe i marr në Mbretërinë Time, duke e pritur çdo shpirt të vetëm në praninë e Hierarkisë së Engjëjve dhe të gjithë shenjtorëve – atëherë gëzim i madh ndodh.

Unë i bashkoj ata me familjet e tyre dhe ka shumë gëzim, dashuri dhe kënaqësi. Nuk ka më lotë. Nuk mbetet më asnjë kujtim i vuajtjeve, që ata duruan në tokë. Të gjitha shqetësimet, trishtimi dhe dëshpërimi janë fshirë dhe janë harruar, në çast. Vdekja hap derën për ata që vdesin në gjëndjen e Hirit ndërsa jeta e re fillon. Për çdo shpirt që është i mirëpritur në Mbretërinë Time, ka nivele të ndryshme, dhe secili është akorduar sipas meritës së tyre, e bazuar në Lavdinë, që ata i kanë dhënë Hyjit.

Për shpirtrat që vdesin në një gjëndje mëkati, dijeni se Unë Jam I Gjithë Mëshirshëm dhe, pas pastrimit të tyre, ata do të jenë të mirëpritur në Mbretërinë Time. Gjithmonë lutuni për shpirtra të tillë sepse ata nuk mund të luten për veten e tyre në atë fazë. Lutjet tuaja do të dëgjohen dhe Unë do t’i pres këta shpirtra me krahë të hapur dhe miqësor. Është e rëndësishme që çdo fëmij i Hyjit ta kuptoj një gjë të rëndësishme për jetën pas vdekjes. Ju duhet të më kërkoni Mua, Jezusin Tuaj, t’ju fal ju; dështimet tuaja; dobësinë dhe paudhësitë tuaja, përpara se ju të vdisni, sepse do të jetë atëherë kur Mëshira Ime është më e madhe. Nëse ju nuk besoni tek Hyji, ju refuzoni Jetën e Përjetshme. Pa dashuri për Hyjin, dashuria nuk mund të jetë e juaja pas vdekjes.

Unë Jam Dashuri dhe pa Mua, ju nuk do të ndjeni asgjë veç dhimbje. Ndarja nga Hyji është për t’u patur frikë. Nëse ju ndjeheni të paqartë rreth Ekzistencës Sime, atëherë ju thjesht duhet të më kërkoni Mua t’ju tregoj një shenjë të Dashurisë Sime, dhe Unë do të përgjigjem.

Mos e shkëpusni veten nga Unë. Nëse e bëni këtë, do të ketë vajtim të madh dhe ju kurrë nuk mund të ngushëlloheni, sepse Unë nuk do të kem mundësinë t’ju ndihmoj. Mbretëria Ime do t’ju japi Jetën e Përjetshme por ju duhet të më kërkoni Mua Ndihmën Time duke recituar këtë lutje.

Lutja e Kryqëzatës (165) Për Dhuratën e Jetës së Përjetshme

Jezus, më ndihmo të besoj në Ekzistencën Tënde. Më jep një shenjë, që zemra ime të mund të përgjigjet ndaj Teje. Mbushe shpirtin tim të zbrazët me Hirin që më duhet për ta hapur mendjen dhe zemrën time ndaj Dashurisë Tënde. Ki Mëshirë për mua dhe pastroje shpirtin tim nga çdo keqbërje që unë e kam kryer në jetën time.

Më fal që të kam refuzuar Ty, por të lutem më mbush me dashurinë që më duhet për t’u bërë i denjë për Jetën e Përjetshme. Më ndihmo të të njoh Ty, ta shikoj Praninë Tënde në njerëz të tjerë dhe më mbush me Hirin për ta njohur Shenjën e Zotit në çdo Dhuratë të bukur që Ti i ke dhënë racës njerëzore. Më ndihmo t’i kuptoj Udhët e Tua dhe më shpëto nga ndarja dhe dhimbja e errësirës që unë ndjej në shpirtin tim. Amen.

Mos e lejoni krenarinë njerëzore, analizat intelektuale apo opinionet t’ju largojnë nga e Vërteta. Si një fëmij i Hyjit ju jeni shumë të shtrenjë për Mua. Mos më lini Mua t’ju humbas. Ejani. Unë Jam Këtu. Unë Jam I Vërtetë. Më lejoni Mua ta mbush shpirtin tuaj me Praninë Time. Sapo kjo të ndodhi ju do ta keni të vështirë të më shpërfillni Mua.

Unë ju dua të gjithëve ju. Unë ju bekoj. Unë pres përgjigjen tuaj.

Jezusi juaj

https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2014/09/05/do-not-cut-yourself-off-from-me-if-you-do-there-will-be-great-weeping/