Kerko Mesazhet ketu

Friday 19 September 2014

Mos kini frikë nga këto ngjarje, pasi ato do të kalojnë shpejt

E Enjte, 11 Shtator 2014, në 14:15

Bija Ime fort e dashur, shumë vepra të liga kundër njerëzimit, janë gati për t’u lëshuar nga ato sekte të fshehta, për të cilët Unë i paralajmërova ndjekësit e Mi.

Ju duhet të qëndroni vigjëlent gjatë gjithë kohës dhe ta vini n
ë pyetje gjithçka, që mund të duket e pazakontë. Ta kujtoni çfarë Unë ju tregova dhe mbajini sytë të përqëndruar tek Unë gjatë gjithë kohës. 

Kaloni të paktën një orë në ditë në lutje me qëllim që sprova të tilla të mund të pakësohen dhe, në disa raste, të zhduken. Mos kini frikë nga këto ngjarje, sepse ato do të kalojnë shpejt dhe së shpejti Unë do të vij për t’i dhënë fund gjithë vuajtjes.

Ndjekësit e Mi të dashur, ju lutem t’i kushtoni vëmëndje Paralajmërimeve të Mia. Mos i shpërfillni ato. Kur ju jeni të pregatitur për ngjarje të tilla, dhe kur e vendosni gjithë besimin tuaj në Mëshirën Time, Unë do t’ju sjell ngushëllim dhe do t’ju çliroj nga ankthi juaj. Gjithçka do të jetë mirë por dijeni këtë. Gjatë betejës së madhe, ata shpirtra që Unë i bëj thirrje, për të më ndihmuar Mua, do të vuajnë. 

Secili prej tyre do ta ketë të vështirë të besoj tek Unë, këtë Mision apo ty, bija Ime e dashur. As edhe për një sekondë nuk do të ndaloj mbreti i gënjeshtrave, i ligu, në përpjekjen e tij për ta shkatërruar këtë Misionin Tim. Çdo gënjeshtër e shëmtuar do të përhapet për t'i dekurajuar shpirtrat të dëgjojnë Zërin Tim. Shumë do t’i lejojnë dyshimet t’i ndalojnë ata të zbatojnë Udhëzimet e Mia, por asgjë që ata mund të bëjnë, nuk do ta ndaloj Ndërhyrjen e Hyjit, Atit të Përjetshëm, për të shpëtuar fëmijët e Tij.

Secili prej jush duhet ta kuptoj, qartë, se jam Unë, Jezusi juaj, Dora Udhëzuese në gjithçka që është bërë për të përhapur Fjalën Time dhe për të dhënë Dhuratat, që Qielli i dërgon në botë, gjatë këtyre kohëve të vështira. Fuqia e njeriut është e fortë kur përdoret për të përhapur ligësi dhe për të kundërshtuar Fjalën e Hyjit. Por fuqia e njeriut, kur Hyji e pajis atë me Dhuratën e Shpirtit të Shenjtë, nuk mund të tejkalohet. Mos lejoni që Puna Ime të njolloset; të dëmtohet nga gojëdhënat e liga apo thashethemet e turpshme sepse jam Unë, Jezusi juaj, që tradhëtohet jo shpirtrat që Unë kam zgjedhur për të shpallur Fjalën Time të Shenjtë.

Jezusi juaj

https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2014/09/11/do-not-fear-these-events-as-they-will-pass-quickly/