Kerko Mesazhet ketu

Thursday 11 September 2014

Nëna e Shpëtimit: Mendojeni jetën si një fazë mes lindjes dhe Mbretërisë së Re të Lavdishme

E Premte, 29 Gusht 2014, në 14:25

Bijtë e mi të dashur, le të mos jetë asnjë prej jush i frikësuar për këtë Ndërhyrje Qiellore në këtë Mision të Shpëtimit. Përkundrazi, të jeni mirënjohës për Mëshirën e Madhe të Hyjit dhe Dashurisë së Tij të pafund për racën njerëzore. Ju duhet t’i jepni Lavdi Hyjit, me dijen se gjithçka fillon dhe mbaron me Atë. Nuk ka asnjë tjetër në mes.

Mendojeni jetën si një fazë mes lindjes dhe Mbretërisë së Re të Lavdishme, e cila ju pret të gjithëve ju, nëse e pranoni Premtimin e Hyjit se Biri i Tij i Vetëm, Jezu Krishti, do të kthehet për të rimarrë Mbretërinë e Tij.

Sa shumë nuk besojnë në Atë i Cili i krijoi ata. Ata mund ta dëshmojnë Dashurinë e Tij dhe, prapë, nuk besojnë se Dashuria vjen nga Hyji dhe se Hyji është Dashuri. Ata që e pranojnë ekzistencën e djallit nuk besojnë në Dashurinë e Hyjit as dhe nuk e pranojnë ekzistencën e të ligut. Vetëm ata që arrijnë ta kapërcejnë ligësinë në të gjitha format e saj e kuptojnë në të vërtetë fuqinë që i ligu ka mbi fjalët, sjelljet dhe veprat e njerëzve.

Është vetëm kur një shpirt shkëputet nga influenca e të ligut që ai mund të jetë i lirë. Liria e vërtetë mund të arrihet vetëm kur ju e pranoni të Vërtetën. Nëse ju nuk e pranoni Fjalën e Mishëruar, që është Biri im, Jezu Krishti, atëherë ju kurrë nuk do të jeni të lirë.

Fëmijë ju duhet ta luftoni të ligun në gjithë format e tij mashtruese por nuk është e lehtë ta identifikoni atë qartë. Satani është mbreti i gënjeshtrave. Ai është mashtruesi që arrin të bindi botën se ai nuk ekziston. Ai gjithmonë e paraqit të Vërtetën sikur të jetë një gjë e keqe dhe ai do të bindi të dobëtin mes jush se ligësia mund të justifikohet gjithmonë.

Ju kurrë nuk duhet ta lejoni veten të mashtroheni, sepse e Vërteta i është dhënë botës dhe përmbahet në Librin e Atit tim. Gjithçka, që devijon nga Fjala e Vërtetë e Hyjit, duhet shmangur. Mos i dëgjoni ata që ju thonë se një vepër e keqe është një gjë e mirë, apo se duhet pranuar për shkak të kohëve në të cilat po jetoni.

Raca njerëzore nuk ka ndryshuar. Mëkati nuk ka ndryshuar. E gjitha që ka ndryshuar është mosdashja e njeriut për ta pranuar Hyjin si Krijuesin e tij.

Nëna juaj e dashur
Nëna e Shpëtimit

https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2014/08/29/mother-of-salvation-think-of-life-as-a-stage-between-birth-and-the-new-glorious-kingdom/