Kerko Mesazhet ketu

Monday 1 September 2014

Shqetësohuni për shpirtin tuaj në fillim pastaj lutuni për të tjerët

E Dielë, 17 Gusht 2014, në 17:18

Bija Ime fort e dashur le të mos ketë asnjë përçarje mes Ndjekësve të Mi në këtë mision për të shpëtuar shpirtrat, sepse ajo është dëshira e atij që më urren Mua. Kur ndjekësit e Mi të dashur të Krishterë përçahen, dhe kur ata e luftojnë njëri tjetrin në Emrin Tim, kjo më sjell Mua dëshpërim të madh. Dhimbja Ime shtohet kur ata që e shpallin Fjalën Time dhe pastaj e mohojnë atë duke u shkaktuar dëm të tjerëve, me mënyra mizore, me qëllim që të hedhin helm.

Të gjithë fëmijët e Hyjit janë të barabartë në Sytë e Mi. Dijeni se të mirët mes jush nuk janë të paprekshëm ndaj tundimit të Satanit, ndërsa ata me dëshpërim dhe urrejtje në zemrat e tyre nuk janë të paprekshëm ndaj Dhuratave të Mia. Secili prej jush është një mëkatar.

Mos të vini ndonjëherë para Meje dhe të më thoni Mua se një shpirt nuk është i vlefshëm për Mua. Mos e dënoni një person tjetër para Meje dhe ta deklaroni atë të jetë i keq; sepse kush jeni ju veçse një mëkatar në Sytë e Mi?

Bota është plot me dashuri. Por është gjithashtu plot me urrejtje dhe mospërfillje ndaj Meje, Jezu Krishtit, për shkak të ekzistencës së mëkatit. Vetëm kur mëkati të jetë zhdukur bota do të bëhet e plotë. Megjithatë, ju duhet të shqetësoheni për shpirtin tuaj në fillim dhe pastaj të luteni për të tjerët.

Kur ju e bëni këtë Unë do të vërshoj Mëshirën Time mbi të gjithë ju. Kur njeriu që e lartëson veten para Meje dhe flet keq për një njeri tjetër, ai do të vij para Fronit Tim të Gjykimit i fundit, ndërsa njeriu që e përul veten para Meje do të vij i pari.

Kur do t’i pranoni në të vërtetë Mësimet e Mia? Përse thoni se jeni nga Unë kur ju tregoni urrejtje ndaj të tjerëve? Ju kurrë nuk do të bëheni të vlefshëm për Mbretërinë Time deri kur ta hiqni mantelin e kotësisë dhe mburojën tuaj të krenarisë.

Jezusi juaj

https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2014/08/17/worry-about-your-own-soul-first-then-pray-for-others/