Thursday, 30 October 2014

Dora e Zotit do të përdori djellin për ta paralajmëruar botën

E Premte, 24 Tetor 2014, në 22:50

Bija Ime e dashur, djelli është një nga shenjat më të mëdha kur ndërhyrja hyjnore është gati për t’u shfaqur. Kur të shikoni ndryshimet në djell; kur ai të duket më i madh; të shkëlqej më gjatë dhe jashtë stinës; dijeni se koha po afrohet për Ardhjen Time të Dytë.

Dora e Zotit do të përdori djellin për ta paralajmëruar botën se veprimtaria e tij është e jashtëzakonshme. Shkencëtarët do të jenë të paaftë të japin një arsye për lëvizjet e papritura në djell dhe për veprimtarinë e pazakontë të këtij ylli, që ju sjell dritë. Pa dritën e djellit toka do të ishte e zhytur në errësirë. Prandaj, ndërsa mëkatet e njeriut shtohen, dhe mëkati mbështetet thjeshtë si pjesë e natyrës njerëzore, toka do të mbulohet me shpirtin e errësirës. Ndërsa mëkati e mbështjell botën, djelli gradualisht do ta humbasi shkëlqimin e tij dhe do të bëhet i zymtë. Ndërsa njeriu e humbet ndjenjën e tij të dashurisë për të tjerët dhe bëhet i pandjeshëm ndaj dhimbjes që ai shkakton mbi të tjerët, për shkak të mëkatit, bota do të bëhet më e errët – e errët në shpirt, e errët nga dita në ditë.

Unë do të vazhdoj t’i udhëheq fëmijët e Zotit deri në këtë kohë. Unë do t’ju tregoj udhën drejt Mbretërisë Sime dhe ju do ta shikoni Dritën Time. Asgjë nuk do t’ju pengoj përgjatë udhës sepse ju do të shikoni qartë se si i ligu sjell me vete një errësirë të tmerrshme.

Djelli do të zhduket deri kur përfundimisht, asnjë dritë nuk do ta mbuloj tokën për tre ditë. E vetmja dritë do të jetë ajo që vjen nga e Vërteta. Dhe, në ditën e katërt, qiejt do të shpërthejnë dhe drita – si ajo që ju kurrë nuk do ta kishit besuar të ishe e mundur do të derdhet nga Qielli. Atëherë Unë do të shihem nga çdo njeri në çdo vënd, në të njëjtën kohë, në gjithë Lavdinë Time, kur Unë të vij për të rivendosur Mbretërinë e premtuar tek Unë nga Ati Im.

Kurrë mos kini frikë nga pregatitja që kërkohet me qëllim që secili prej jush të jetë gati për të më takuar Mua. Ju duhet siguroheni që jeni të pregatitur mirë për Mua sepse ajo do të jetë dita kur Unë do t’ju dorëzoj Çelësat e Mbretërisë Sime dhe do të ketë festime të mëdha. I ligu nuk do të egzistoj më në Botën Time të Re që do vij, dhe të drejtët do të bashkohen me Mua dhe të gjithë ëngjëjt dhe shenjtorët.

Ju duhet ta shikoni këtë mision sikur të jeni në një udhëtim. Çdo pjesë e udhëtimit tuaj ju sjell zbulime të reja – në mënyrën me të cilën ju do të mësoni se çfarë kërkohet për t’ju pregatitur për fazën tjetër. Ndërsa i ngjiteni çdo pengese ju do të bëheni më të fortë. Madje edhe më i dobëti mes jush do ta kryej këtë udhëtim, sepse Unë do t’ju udhëheq në çdo hap që merrni dhe shpejt ajo do të kryhet.

Gëzohuni, sepse Mbretëria Ime ju pret dhe koha është e shkurtër.

Jezusi juaj

Mesazhi origjinal në anglisht:


Wednesday, 29 October 2014

Oh sa arrogant është njeriu që tallet me Egzistencën Time

E Enjte, 23 Tetor 2014, në 15:14

Bija Ime e dashur, për çdo veprim të mirë dhe vepër bamirësie, forcat e të ligut dobësohen. Për çdo lutje dhe vuajtje, e ofruar për shpirtrat e atyre në errësirë, veprat e liga dhe urrejtja zhduken. Dijeni se veprat e mira, që dalin nga çdo person i prekur nga Fuqia e Shpirtit të Shenjtë, e shkatërrojnë influencën e Satanait në botë.

Ngrihuni, të gjithë ju që e keni pranuar të Vërtetën e përmbajtur në Librin e Zbulesës dhe lutuni për shpëtimin e të gjithë fëmijve të Zotit. Kërkoni, kërkoni, kërkoni dhe Unë do t’ju përgjigjem kur ju luteni për ata që ju i njihni të cilët kanë për qëllim shkatërrimin e gjithë besimit tek Unë, Jezu Krishti.

Oh sa arrogant është njeriu që tallet me Egzistencën Time, Hyjninë Time dhe Premtimin Tim për të ardhur përsëri. Sa të mbyllura janë mëndjet e tyre ndaj Dashurisë që Unë mbaj në Zemrën Time për të gjithë mëkatarët, përfshi ata që më tradhëtojnë Mua. Sa lehtë gënjehen ata që nuk e kanë Shpirtin e Shenjtë. Mjerë ata që ngrihen kundër Dhuratës së Shpirtit të Shenjtë, I Cili është forca e jetës për të gjitha gjërat, që dalin nga Unë. Sa të etur jeni ju që më mohoni Mua. Uji kurrë nuk do t’ja u shuaj etjen dhe një ditë do të vij kur ju do të më luteni Mua për Burimin e Jetës. Deri kur ajo ditë të vij, nëse ju nuk kërkoni të pini nga Unë, ju nuk do të keni jetë.

Ejani – më kërkoni Mua t’ju ndriçoj mëndjet. Lejoheni zjarrin e Shpirit të Shenjtë ta vërshoj shpirtin tuaj. Nëse ju vini tek Unë, me besim të plotë dhe përulësi, Unë do t’ju mbush me Praninë Time dhe kur ju më pranoni Mua, Unë do t’ju jap jetën që ju e dëshironi. Vetëm atëherë paqja do të mbretëroj në zemrën tuaj.

Jezusi juaj

Mesazhi origjinal në anglisht:


Tuesday, 28 October 2014

Pranojeni të Vërtetën, që ju është dhënë në Librin e Zbulesës

E Martë, 21 Tetor 2014, në 23:40

Bija Ime e dashur, kur profecitë ju dhanë fëmijve të Zotit që nga fillimi ato krijuan frikë në zemrat e njerëzve. Kjo ishte për shkak të dyshimeve që egzistonin në mëndjet e atyre që nuk besonin në Zot dhe rehatinë që njeriu ndjente në rrethanat e tij natyrore në tokë. Ishte më e lehtë të pranonin një jetë me të meta sesa të besonin në Atë që egzistonte në supernatyrale.

Zoti nuk i dërgoi profetët e Tij për t’i trëmbur fëmijët e Tij. Ai i dërgoi ata për t’i paralajmëruar për rreziqet e krijimit të një humnere të thellë mes njeriut dhe Zotit. Nëse ajo humnerë bëhej mjaft e gjërë, sa pjesa më e madhe e shpirtrave e refuzonin Zotin, atëherë Ai gjithmonë do të ndërhynte për t’i shpëtuar ata. Zoti gjithmonë ka ndërhyrë përmes profetëve të Tij dhe ishte përmes profetëve të Tij që Zoti ishte në gjëndje t’i edukonte fëmijët e Tij sipas mënyrave të Zotit. Pa profetët e Zotit njeriut kurrë nuk do t’i jepej e Vërteta. Çfarë Zoti i jep popullit të Tij, përmes Fjalës së shkruar, le të mos e shkatërroj asnjë njeri.

Njeriu nuk është i denjë ta ndryshoj Fjalën e Zotit as edhe nuk është i aftë ta ndryshoj kuptimin e Fjalës, si dhe nuk e ka të drejtën ta bëj këtë. Nëse një njeri e merr Fjalën e Zotit dhe qëllimisht e keqinterpreton atë, për të lënduar të tjerët, atëherë ky është një mëkat i rëndë. Ka patur shumë që u përpoqën ta ndryshojnë kuptimin e Fjalës por dështuan. Por, ka nga ata që krijuan versione të Fjalës, të cilat ndryshinin nga e Vërteta e plotë, dhe njerëzit nuk ishin më të mënçur. Unë nuk i mbaj këta shpirtra përgjegjës sepse ata e përdorën Fjalën vetëm për t’i dhënë lavdi Zotit.

Kur Unë erdha të predikoj të Vërtetën, më kishin frikë. Të gjithë profetët para Meje i kishin gjithashtu frikë. Ata, ashtu si dhe Unë, u urryen për sjelljen e të Vërtetës tek njerëzimi, përmes Fjalës së folur. Libri i Zbulesës, i dhënë Gjon Evangjelistit prej Fuqisë së Shpirtit të Shenjtë, është shpërfillur nga Kishat e Mia Kristjane. Ai diskutohet rrallë, dhe shumë në Kishat e Mia e konsiderojnë si të papërshtatshëm.

Koha ka ardhur tani që e Vërteta të flitet përfundimisht dhe që njeriu të bëj një zgjedhje. Pranojeni të Vërtetën, që ju është dhënë në Librin e Zbulesës, dhe pregatituni me qëllim që gjithçka të jetë gati dhe e kënaqshme për Mua në Ditën e Madhe. Ose shpërfilleni Fjalën dhe Premtimin Tim për të ardhur përsëri. Bëni një vesh shurdh ndaj Thirrjeve të Mia por, dijeni, Unë do të vij si një hajdut natën dhe vetëm ata që më mirëpresin Mua dhe e pranojnë Mëshirën Time do të jenë të Mitë.

Unë ju paralajmëroj sepse ju dua. Po të mos ishte për Dashurinë Time Unë do ta flakja rracën njerëzore në shkretëtirë, kaq mosmirnjohës janë shpirtrat e tyre.

Jezusi juaj


Mesazhi origjinal në anglisht:



Monday, 27 October 2014

Nëna e Shpëtimit: Të bekuar janë ata që do t’ju jepen çelësat e Parajsës

E Djelë, 19 Tetor 2014, në 20:40

Bija Ime e dashur, unë jam Nëna juaj, Mbretëresha e Qiellit. Unë ju mbuloj të gjithëve ju që më thërrisni mua të ndërhyj në emrin tuaj, për t’i kërkuar Birit tim t’ju mbroj, me hire të veçanta. I gjithë Qielli lutet për njerëzimin në këtë kohë, me qëllim që tranzicioni në botën e re pa fund, të jetë i lehtë. Është dëshira më e madhe e Birit tim për të kapur zemrat e çdo mëkatari. Për të hequr pluhurin e çorroditjes, që i ka mbuluar shpirtrat e tyre. Për të sjellë, madje dhe ata me zemrat e ngurta, në Mëshirën e Tij të Madhe.

Biri im kurrë nuk dorëzohet në përpjekjen e Tij për të prekur zemrat e gjithsecilit. Ai kurrë nuk kërkon hakmarrje mbi ata që e fyejnë Atë dhe Ai kurrë nuk e favorizon një shpirt mbi një tjetër. Ai e do gjithsecilin, madje edhe armiqtë e Tij më të mëdhenj, dhe kjo gjithmonë do të jetë kështu. Ju kurrë nuk duhet ta shmangni Birin tim nëse keni vuajtur në këtë jetë; nëse keni humbur një të dashurin tuaj në rrethana tragjike; apo nëse jeni viktimë e padrejtësive të tmerrshme. Zoti është Autori i Jetës. Ai e jep atë dhe Ai e merr atë. Është vetëm kur një shpirt, i mbushur me shpirtra të liq, vret një tjetër që Zoti do ta bëj atë shpirt ta paguaj shtrenjtë.

Për aq kohë sa mëkati egziston, ligësia do të mbetet në tokë. Do të jetë vetëm kur mëkati të jetë zhdukur, që ligësia do të zhduket. Fëmijë, unë ju kërkoj të jeni të duruar. Unë ju kërkoj ta kaloni kohën tuaj në lutje sa shumë të mundeni. Unë ju kërkoj të vazhdoni të recitoni rozaren Më Të Shenjtë për mbrojtjen e familjeve tuaja, kombeve tuaja dhe vëndeve tuaja. Kurrë më parë Rozarja nuk do të jetë kaq e fuqishme sa është në këto kohë, dhe ju do të merrni hire të mëdha kur e recitoni atë, sidomos me zë të lartë, dhe në grupe.

Të gjitha Planet e Zotit janë në vënd për Ardhjen e Dytë të Jezu Krishtit. Unë kërkoj që, përmes lutjeve tuaja, ju do të ndihmoni në pregatitjen e udhës që të gjithë mëkatarët të kërkojnë pendesë, me qëllim që ata të gëzojnë jetën e përjetshme në botën që vjen, e cila është pa fund. Të bekuar janë ata që do t’ju jepen çelësat e Parajsës.

Nëna juaj e dashur
Nëna e Shpëtimit


Mesazhi origjinal në anglisht:


Të mallkuar janë ata që më mallkojnë Mua

E Shtunë, 18 Tetor 2014, në 14:20

Bija Ime e dashur, i ligu i ka mbërthyer zemrat e shumë vetave që besojnë tek Unë, për shkak të mundësisë që ata i japin atij për t’u futur lehtë në shpirtrat e tyre.

Satanai i tundon shpirtrat me anë të shqisave si dhe përmes mëkatit të krenarisë. Ata që besojnë se inteligjenca e tyre, dhe njohuria e tyre për Fjalën e Shenjtë të Zotit, ju jep atyre të drejtën të gjykojnë të tjerët në Emrin Tim, më fyejnë Mua rëndë. Të mbushur me krenari, narcisizmi i tyre do të thotë se ata besojnë se e kanë të drejtën të qortojnë të tjerët dhe të hedhin vrer mbi Emrin Tim. Bëni kujdes nga ata që mallkojnë të tjerët dhe pastaj thonë se janë nga Unë, sepse ata flasin me një gjuhë të ligë. Në ditën kur Unë të vij, këta shpirtra do të struken nga frika dhe do t’i mbulojnë sytë nga Drita Ime, e cila do t’i verboj ata.

Gjithmonë besoni në Mëshirën Time, sepse Unë gjithmonë do t’i fal ata që vijnë para Meje me pendesë të vërtetë në shpirtrat e tyre për gjithçka që ata thanë, bënë dhe kryen, të cilat më ofenduan Mua. Megjithatë, druajeni Drejtësinë Time sepse ajo do të jetë e frikshme. Unë nuk kërkoj ndjesë për këtë. Dijeni se krenari dhe i forti, që m’i ka humbur Mua shpirtrat që Unë i dëshiroj, përmes influencës së keqe që ata kanë ushtruar mbi të tjerët, do të vuajnë. Ata do të dridhen nga frika para Fronit Tim por prapë, ata do të debatojnë me Mua dhe do të mbrojnë mënyrat e tyre të liga, në besimin e gabuar, se Unë do t’i dëgjoj ata.

Të mallkuar janë ata që më mallkojnë Mua. Të bekuar janë ata që e jetojnë jetën në dashuri për të tjerët dhe që i ndjekin Mësimet e Mia, madje edhe kur kjo ju shkakton atyre dhimbje. Unë do ta lartësoj të drejtin, por do ta shtyp të ligun që i kthen shpinën Fjalës së Zotit. Kushdo që shkakton dhimbje mbi të tjerët, dhe sidomos në Emrin Tim, do të duhet të përgjigjet tek Unë në Ditën Finale.

Jezusi juaj

Mesazhi origjinal në anglisht:


Friday, 24 October 2014

Nëna e Shpëtimit: Shumë do të zhvishen nga titujt e tyre

E Premte, 17 Tetor 2014, në 15:30

Bijtë e mi të dashur, lu lutem të luteni për shërbëtorët e shenjtë besnikë të Birit tim ndërsa ndodhin ngjarjet që vijnë. Shumë do të zhvishen nga titujt e tyre dhe do të braktisen me turp. Rrëmuja dhe çoroditja do të përhapet brënda Kishës së Birit tim por tradhëtarët do të ngrihen në numër të madh dhe shumë do t’i ndjekin ata. Kishat e tjera Kristjane do të bashkohen me kishën e re të  ndryshuar, dhe pastaj gjithçka do të bëhet gati për ngritjen e një feje të re globale. Kjo formë e re e kishës, si fillim, do të duket si një fllad i freskët për shumë që dëshirojnë ndryshim. Pastaj, do të bëhet e qartë se ajo i shërben vetëm atyre që i duan Ligjet e Zotit të ndryshuara për t’ju përshtatur jetëve të tyre mëkatare. Kjo kishë do ta humbi tërë besimin. Ajo do të ketë gjithë pamjen e një kishe të re, të ripërtërirë të Zotit por çdo simbol, që mendohet se e lavdëron Birin tim, nuk do të jenë aspak e këtij lloji.

Pastaj, kur të piqet koha, Kisha e re e Një Bote do të deklarohet dhe ajo do të shihet si një institut i madh humanitar. Ajo do të lidhet instinktivisht me botën e politikës dhe biznesit. Më pas ata që kurrë nuk i përkisnin ndonjë besimi do të bashkohen me të. Sa do të gëzojnë ata sepse çdo mëkat do të falet, dhe sa shumë njerëz do të lehtësohen, sepse do të jenë në gjëndje ta jetojnë jetën ashtu si zgjedhin. Nuk do të merakosen më se fyejnë Zotin sepse nuk do ta shikojnë mëkatin si diçka shqetësuese.

Kisha e re, me qëllim që të tregoj merita, do të promovoj veprat humanitare dhe bamirësitë dhe e mbarë bota do ta duartrokasi. Menjëherë pas kësaj, nuk do të bëhet më dallim mes asaj dhe aleancave politike globale dhe organizatave të biznesit, të përkushtuara ndaj bamirësisë.

Ndërkohë, Kisha e vërtetë e Birit tim, ashtu si u ndërtua prej Atij, do të mbetet e gjallë por e dobësuar. E vogël në numër, kisha e mbetur, kurrë nuk do të dorëzohet madje edhe kur Antikrishti të marri kontrollin.

Lutuni, lutuni, lutuni që shërbëtorët e shenjtë të Birit tim ta kapërcejnë frikën dhe të ngrihen për të deklaruar të Vërtetën, madje edhe kur zërat e tyre mbyten nga ata që e tradhëtojnë Birin tim.

Nëna juaj e dashur
Nëna e Shpëtimit

Mesazhi origjinal në anglisht:


Uria shpirtërore e lë shpirtin të zbrazët, të mjerueshëm dhe të humbur

E Enjte, 16 Tetor 2014, në 19:10

Bija Ime e dashur, uria për ushqim që e ushqen trupin është një vuajtje e tmerrshme. Por, uria shpirtërore e lë shpirtin të zbrazët, të mjerueshëm dhe të humbur. Kur një shpirt e largon veten nga Unë, ai do të endet dhe do të kërkoj çdo lloj përmbushje. Ai do të shkoj deri në fund të botës, duke kërkuar qetësinë dhe lehtësimin shpirtëror, por asgjë nuk mund ta mbushi këtë boshllëk, vetëm Unë. Ai mund të gjej lehtësim të përkohshëm në të gjitha ndjekjet materialiste të argëtimit, por kurrë nuk do të gjej paqen që Unë mund të sjell.

Kur Unë e ushqej shpirtin e një personi me Hirin Tim, ata do të mbushen me Dashurinë dhe Praninë Time. Edhe pse Prania Ime, brënda shpirtit, do të sjelli mbi vete helmin e shpirtrave të liq, që do të bëjnë gjithçka të munden për ta shqetësuar atë, shpirti nuk do t’ja dijë. Dashuria Ime është gjithçka që ju duhet për t’u ndjerë të kënaqur, dhe Paqja Ime, që ju mbush, nuk është nga kjo botë. Ajo vjen me Bekime të mëdha dhe shpirtrat, që e ruajnë këtë paqe, kurrë nuk do ta lënë atë të iki aq lehtë, kur ta kenë përjetuar.

Kur një person shkon deri aty sa të më mohoj Mua, ai po mashtron vetëm veten e tij. Të më mohoni Mua është vetë zgjedhja juaj. Përse atëherë shfaqni urrejtje për Mua, kur ju nuk besoni se Unë egzistoj? Unë ju bëj thirrje atyre prej jush, që janë të goditur me beteja shpirtërore, ta dëgjojnë Zërin Tim kur Unë ju thërras tani. Nëse ju më mohoni Mua, atëherë qëndroni të heshtur. Mos më mohoni Mua dhe pastaj më shani Mua, sepse nëse e bëni këtë, ju kundërshtoni veten tuaj. Ju nuk mund ta urreni diçka, që nuk egziston. Nëse ju ndjeni urrejte të çdo lloji, a nuk e dini se kjo vjen nga një burim, ashtu si vjen dhe dashuria? Dashuria vjen nga Zoti. Urrejtja vjen nga Satanai. Ditën kur ju ta kuptoni se djalli del dhe infekton, ndërsa përdridhet si një gjarpër, ju do ta shikoni se ai është një qënie reale. Vetëm atëherë ju do ta pranoni përfundimisht egzistencën e djallit. Arsyeja që ai, Satanai, është kaq dinak është se ai nuk ka përfitim të shfaqi veten e tij. Po të ndodhte kjo, ju do ta kishit të pamundur të mos besonit në Zot.

Hapini sytë dhe shikojeni të ligun për çfarë është. Dijeni se duke më mohuar Mua, i ligu do t’ju përdori për të ndezur urrejtje kundër atyre që më duan Mua.

Jezusi juaj


Mesazhi origjinal në anglisht:


Wednesday, 22 October 2014

Çelësat e Mbretërisë Sime, për botën që vjen, janë pregatitur

E Martë, 14 Tetor 2014, në 18:15

Bija Ime e dashur, gjithçka që Unë i zbulova botës, përmes këtyre mesazheve, do të përmbushen. Shumë prej atyre që i dinë këto mesazhe, për fat të keq, do të vazhdojnë ta shtypin Fjalën Time. Të tjerët, që nuk marrin pjesë në këto mesazhe do ta kundërshtojnë Fjalën Time, të dhënë atyre në Ungjillin e Shenjtë.

Unë i bëj thirrje të gjithë atyre që ecin me Mua mbi këtë tokë, dhe ju kërkoj atyre të besojnë tek Unë. Jetoni sipas Fjalës Sime dhe ju nuk do të vdisni. Jetojeni jetën, sipas të Vërtetës, dhe Unë do të hedh Hire të mëdha mbi ju dhe mbi ata, emrat e të cilëve ju vendosni para Meje. Ndërsa bota zhytet në errësirë – ndërsa luftrat shpërthejnë ngado, dhe kur sëmundja dhe uria ta mbërthej njerëzimin – Ndërhyrja Ime do të dëshmohet. Unë i mbroj të gjithë ata që e dedikojnë veten e tyre tek Zemra Ime e Shenjtë. Unë i forcoj ata zemrat e të cilëve janë të rënduara, dhe Unë do të sjell paqe dhe një qetësi të shpirtit tek ata që m’i kërkojnë Mua këto Dhurata.

Vetëm Unë, Jezu Krishti, mund ta ngre barrën tuaj. Vetëm Unë mund t’i mposht armiqtë tuaj dhe ata, që abuzojnë pushtet dhe influencë për t’ju shkatërruar për përfitimet e tyre vetjake. Vetëm ju, ndjekësit e Mi të dashur, mund të më sillni Mua shpirtrat e atyre që më refuzojnë Mua, që më shpërfillin Mua dhe që më mohojnë Mua. Shumë prej tyre kurrë nuk do të vijnë tek Unë, edhe pse Unë i mirëpres ata në Mëshirën Time.

Ju duhet të vazhdoni të përdorni lutjet që ju janë dhënë. Qëndroni pranë Meje sepse kur e bëni këtë, do t’ju jepet çdo mbrojte nga i ligu. Ju duhet të jeni të fortë, të guximshëm dhe të qëndroni të qetë sepse Unë kurrë nuk do të largohem nga ju. Unë do të eci me ju dhe do t’ju mbaj. Unë do t’ju ngushëlloj. Unë do të fshih çdo lotë dhe së shpejti, Unë do t’ju mbështjell ju dhe të dashurit tuaj në Krahët e Mi të Dashur.

Çelësat e Mbretërisë Sime, për botën që vjen, janë pregatitur dhe janë caktuar për të gjithë ata emrat e të cilëvë janë në Librin e të Gjallëve. Por, Mëshira Ime është kaq e madhe sa Unë do të mirëpres, në Parajsën Time të Re, ata emrat e të cilëvë nuk janë përfshirë nëse ju m’i sillni Mua këta shpirtra, përmes lutjeve tuaja.

Jezusi juaj i dashur

Mesazhi origjinal në anglisht:


Tuesday, 21 October 2014

Unë po vij për ata që janë më tepër të padenjë për Mëshirën Time, si fillim

E Djelë, 12 Tetor 2014, në 21:20

Bija Ime e dashur, Unë Jam Mbrojtësi i të gjithë fëmijve të Zotit – për secilin prej jush, pavarësisht nga seksi, mosha apo besimi. Unë Jam Mbrojtësi i Kishës Sime në tokë dhe asnjë njeri nuk do fitoj kundër saj. Ajo do të mbetet e pathyeshme, edhe pse shumë do të më kenë braktisur Mua.

Ata që më tradhëtojnë Mua, që e ndryshojnë Fjalën e Zotit, nuk mund të thonë se janë nga Kisha Ime, sepse Unë nuk mund të mbroj një kishë që nuk flet të Vërtetën. Testi i vërtetë i besimit tuaj ka filluar dhe, së shpejti, ju do të jeni të hutuar dhe nuk do të dini se nga të ktheheni. Të jeni të sigurtë, se edhe pse Unë Jam i mëshirshëm, Unë kurrë nuk do të rri dhe të lejoj tradhëtarët ta dëmtojnë Trupin Tim. Ata nuk do të shkojnë deri larg para se forca gjëmuese e Dorës së Zotit do të dëgjohet.

Ju duhet të përqëndroheni tek Unë dhe pranojeni se Vështirësitë janë intensifikuar, dhe se të gjitha gjërat e parashikuara duhet të dëshmohen. Vetëm kur profecitë, e dhëna botës në Fillim, të bëhen të qarta, njeriu do ta kuptoj plotësisht se Koha Ime është pothuajse afër. Ju kurrë nuk duhet të trëmbeni nga Unë, sepse Dashuria dhe Mëshira Ime është e gjërë. Trëmbuni vetëm nga ata që nuk vijnë nga Unë, sepse është shpirti i keq që i drejton ata të bëjnë gjëra të tmerrshme. Vetëm me lutje, ju mund të ndihmoni në shlyerjen e mëkateve të tyre, dhe përmes një vepre kaq bujare, ju mund ta dobësoni inatin e Satanait. Zemërimi i tij e përfshin botën në këtë kohë, por të jeni në gjëndje ta dalloni praninë e tij është më e vështirë, se sa mund ta imagjinoni. Influenca e tij është gjithmonë e fshehur pas një paraqitje të jashtme të preokupimit; veprave humanitare dhe është i pranishëm në mënyra më të papritura, por gjithmonë të respektueshme. Njeriu që është i bekuar me Dhuratën e mënçurisë do ta kuptoj se si punon Satanai. Ai do t’i njohi punët e tij, pavarësisht se sa të mbuluara me kujdes ato i janë paraqitur botës, e cila është e verbër ndaj të Vërtetës.

Së shpejti, Zëri Im do të zgjoj brënda zemrave të njerëzve, natyrën e tyre shpirtërore; një ndjenjë se kush ata janë; të kuptuarin se kujt ata i përkasin; dhe një njohuri për Jetën e Përjetshme që Unë do t’ju sjell atyre. Dijeni se kur ky zgjim të filloj, Fuqia e Zotit do të ndjehet, kur Drejtësia e Zotit del nga gërmadhat, dhe kur një rreze Drite e kthen jetën në fushën e zbrazët, e cila është lënë në një gjëndje të tharë nga i ligu. Zëri Im do të dëgjohet dhe shumë do të tronditen kur ajo ditë të filloj. Ai do të gjëmoj si bubullimë dhe çdo njeri i drejtë do të bjer në gjunj, për ta lavdëruar Zotin. Unë po vij për ata që janë më tepër të padenjë për Mëshirën Time, si fillim. Ata duhet të jenë të fundit, për shkak të mënyrës se si më trajtuan Mua. Dhe prapë, ata do të ftohen të parët në Mbretërinë Time. Të drejtët do të vijnë të fundit. Të liqtë do të lihen prapa.

 Asnjë gur nuk do të lihet pa u kthyer, deri në sekondën e fundit, dhe ata që bërtasin për Mëshirën Time do t’ju jepet. Ata që më shajnë Mua do të jenë të mallkuar.

Jezusi juaj

Mesazhi origjinal në anglisht:


Sunday, 19 October 2014

Hyji Atë: Toka do të pastrohet, ashtu si dhe fëmijët e Mi do të pastrohen nga të gjitha ligësitë

E Djelë, 12 Tetor 2014, në 18:40

Bija Ime më e dashur, shumë ndryshime do të ndodhin ndërsa koha për Ardhjen e Dytë të Birit Tim të Dashur, Jezu Krishtit, po afron.

Mos kini frikë fëmijët e Mi sepse këto gjëra duhet të ndodhin me qëllim që fëmijët e Mi të pastrohen, që të mund të gëzojnë, kur Dita të vij për fillimin e botës pa fund. Premtimet e Mia gjithmonë janë përmbushur dhe gjithçka do të përfundoj mirë.

Unë dëshiroj që ju të lypni Mëshirë, për çdo shpirt të vetëm të gjallë në botë me qëllim që rraca njerëzore të mund të bashkohet, si një e vetme, në Sytë e Mi. Së shpejti, urrejtja, ligësia dhe padrejtësitë në botë do të kenë një fund të papritur, dhe Drita e Mbretërisë Sime do të ndriçoj mbi ju. Paqja do të mbretëroj dhe dashuria do ta mbushi tokën, ndërsa Parajsa e Re do të zbulohet në gjithë mbrekullinë e saj. Drejtësia Ime do ta zhduki gjithë ligësinë, dhe ata që kapen pas të ligut, pavarësisht nga Ndërhyrja Ime, do të flaken tutje. Pastaj, asnjë lot nuk do të derdhet dhe pjesa finale e Besëlidhjes Sime do të përmbushet.

Ngrihuni, fëmijët e Mi, lartësojini zemrat tuaja me shpresë dhe besim. Unë do të ndërhyj në shumë mënyra për t’i penguar veprat e liga, tradhëtitë mashtruese dhe herezinë për të mos ju shkatërruar ju. Koha Ime ka aguar dhe armiqtë e Mi do të goditen ndërsa Unë përpiqem që ta vë gjithçka në rregull, për të qënë të gjitha gati. Toka do të pastrohet, ashtu si dhe fëmijët e Mi do të pastrohen nga të gjitha ligësitë, dhe Unë do t’i ngre të butët, të përulurit dhe ata me zemra të buta, të zënë vëndet e tyre në Qiellin e Ri dhe Tokën e Re.

Kurrë mos e humbisni shpresën, sepse e gjithë Fuqia është e Imja. Ejani tek Unë, të vegjëlit e Mi, dhe ngushëllohuni nga Dashuria Ime e pakushtëzuar për ju. Besoni tek Unë dhe e gjithë lavdia do të jetë e juaja.

Ati juaj i dashur
Hyji Më I Larti

Mesazhi origjinal në anglisht:


Providenca Hyjnore gjithmonë do të triumfoj

E Shtunë, 11 Tetor 2014, në 20:30

Bija Ime e dashur, le të mos e nënvlerësoj asnjë Fuqinë e Zotit në të gjitha gjërat, që mund të zhvillohen në këto kohë. Fuqia e Zotit është e pafund dhe asnjë njeri nuk mund ta mposhti Hyjninë apo Vullnetin e Zotit. Asnjë armik i Imi nuk mund të mburret se është më i madh se Zoti, I Cili mundet, që vetëm me një frymë, të lëshoj Drejtësinë e Tij mbi botën. Ndërsa Zoti është i duruar, i arsyeshëm, i drejtë dhe plot me Dashuri të pakushtëzuar për të gjithë fëmijët e Tij, përfshi edhe të liqtë mes tyre, Ai do të hakmerret kundër ligësisë së njeriut, e shkaktuar nga influenca e keqe e djallit.

Të mallkuar janë ata që ngrihen kundër Zotit në kundërshtim me Fjalën e Shenjtë. Ata do të ndëshkohen në Kohën e Zotit, kur t’ju jetë dhënë çdo mundësi për të ndryshuar mënyrat e tyre. Ata që adhurojnë djallin dhe bishën do të goditen nga vetëtima, ashtu si ishte kur Luciferri u hodh në humnerën skëterr, si një goditje e vetëtimës.

Kur armiqtë e Mi lëndojnë të tjerët; provojnë t’i vrasin dhe t’i sakatojnë ata, me qëllim që të fitojnë fuqi mbi të dobëtit, ata do të pësojnë një ndëshkim të tmerrshëm. Kur genocidi, i çdo lloji, është kryer mbi të pafajshmit nga adhuruesit e djallit, ata do të digjen në Ferr dhe do të ndalohen pikërisht atëherë kur ata besojnë se kanë arritur sukses.

Providenca Hyjnore gjithmonë do të triumfoj, sepse nuk ka asnjë Fuqi më të Plotfuqishme se Ai I Cili e krijoi gjithçka nga asgjë.

Jezusi juaj

Mesazhi origjinal në anglisht:


Saturday, 18 October 2014

Dashuria Ime për njerëzimin është e pafund

E Shtunë, 11 Tetor 2014, në 01:00

Bija Ime e dashur, Dashuria Ime për njerëzimin është e pafund. Dashuria Ime është intensive dhe mbrojtëse. Ajo është e pastër, dhe Unë nuk i vë re shumë gabime për arsye të dashurisë Sime të thellë për mëkatarët.

Unë i mbaj shpirtrat brënda Dhembshurisë Sime dhe nuk ka asgjë që Unë nuk do të bëj për t’i shpëtuar ata, me qëllim që të bashkoj secilin prej tyre në një me Mua. Megjithatë lotët e Mia derdhen rrëke në këtë kohë, për shkak të mënyrës se si fëmijët e Zotit po lëndohen, abuzohen, torturohen, poshtërohen, goditen dhe vriten nga armiqtë e Atij I Cili e krijoi botën. Ata që shkaktojnë vuajtje të tillë janë nën influencën e plotë të shpirtave të liq, të cilët i helmojnë mëndjet e tyre me gënjeshtra, urrejtje dhe një nënvlerësim për jetën njerëzore. As edhe për një minutë nuk mundet një njeri të thotë ndonjëherë se është duke kryer një vepër në Emër të Zotit kur ai vret një tjetër qënie njerëzore. Ata që krijojnë luftra dhe shkaktojnë genocid, të çdo forme, dhe që thonë se janë duke punuar për Lavdinë e Zotit, mashtrojnë jo vetëm veten e tyre por edhe ata që rekrutojnë për të kryer qëllimet e tyre të liga.

Dashuria Ime është kaq e fuqishme sa nëse ju luteni për këta shpirtra të gjorë të humbur, që besojnë se duke vrarë të tjerët në Emër të Zotit, është një gjë e mirë, e cila do t’ju sjelli atyre nderim, Unë do t’ju tregoj atyre Mëshirën Time, duke zgjuar brënda tyre, Shpirtin e të Vërtetës. Mos i lini zemrat tuaja të rëndohen. Por dijeni se ndërsa këto vepra shumë të ndyra që kryhen nga ata që shkatërrojnë jetë janë të frikshme, në Drejtësinë Time Hyjnore, Unë do t’i jap fund këtyre tmerreve.

Unë do t’ju ngre të gjithëve ju, që keni zemër të ngrohtë dhe të butë, në çast në Zemrën Time të Shenjtë dhe do t’ju shpëtoj, e tillë është Dashuria Ime për ju. Ndjekësit e Mi të dashur ju nuk do t’ju duhet të duroni dhimbjen e vdekjes fizike. Këtë Unë e premtoj, nëse ju më ndihmoni Mua, përmes lutjeve tuaja, për të shpëtuar shpirtrat e atyre që kanë më shumë nevojë për Faljen Time dhe Mëshirën Time.

Më ndihmoni Mua në këtë përpjekje të madhe dhe së shpejti gjithçka do të shkëlqej me dritësi dhe me Lavdinë e Mbretërisë Sime të Re. Këtu, ju do të jetoni përherë pa asnjë shqetësim në botë. Dashuria për Mua, Atin Tim të Përjetshëm, familjen dhe miqtë tuaj do të mbretërojnë nëpër botë, e cila nuk do të ketë fund.

Shkoni në paqe duke më dashur dhe më shërbyer Mua.

Jezusi juaj

Mesazhi origjinal në anglisht:


Nëna e Shpëtimit: Së shpejti vdekja nuk do të ketë më fuqi mbi njeriun

E Premte, 10 Tetor 2014, në 13:10

Bijtë e mi të dashur, Kryqëzimi i Birit tim ishte domethënës, në shumë mënyra. Nuk ishte vetëm nga duart e ushtarëve Romakë që Ai u vra por me urdhër të atyre që pohonin të ishin ndjekësit e përkushtuar të Fjalës së Zotit.

Goditja e Tij me kamzhik, persekutimi dhe vdekja u kryen sipas udhëzimeve të atyre që i udhëhiqnin besimtarët në Tempullin e Zotit. Ata e hodhën poshtë gjithçka që ata e dinin të ishte e Vërteta, sepse refuzuan të pranonin se Biri im, Jezu Krishti, ishte Mesia. Çdo Ligj, i dhënë nga Zoti, u thye ndarsa ata kënaqeshin me egzekutimin e Birit tim.

Para ardhjes së Ditës së Zotit ata do ta kryejnë përsëri Kryqëzimin e Tij. Ata do ta godasin Atë me kamzhik, përmes tradhëtisë së tyre ndaj Fjalës së Tij të Shenjtë. Ata do të persekutojnë ata që qëndrojnë besnikë ndaj Tij dhe, pastaj, ata do ta poshtërojnë Trupin e Tij. Por ata nuk do të arrijnë ta vrasin Atë, sepse Trupi i Tij – Kisha e Tij – nuk mund të vdesi dhe ajo do të qëndroj në këmbë, edhe pse në gjëndje të brishtë, deri në fund.

Në këtë kohë, ju duhet të kujtoni se e gjithë jeta vjen nga Zoti. Vdekja nuk ka aspak fuqi mbi Zotin. Jeta, kur jepet, kurrë nuk mund të vdesi. Së shpejti vdekja nuk do të ketë asnjë fuqi mbi njeriun dhe pëmes Ringjalljes së Birit tim, njeriu do të ketë gjithashtu Jetën e Përjetshme të trupit dhe të shpirtit. Ata që besojnë në Krisht dhe qëndrojnë besnikë ndaj Tij do të kenë jetë. Vetëm ata që e refuzojnë Atë plotësisht nuk do ta kenë.

Gëzohuni duke e ditur se një jetë e lavdishme ju pret të gjithëve ju, që i përmbaheni Fjalës së Shenjtë të Zotit, sepse vdekja kurrë nuk do t’ju shkatërroj.

Nëna juaj e Dashur
Nëna e Shpëtimit


Mesazhi origjinal në anglisht:

Thursday, 16 October 2014

Mbajeni mënd se pas Ardhjes së Dytë, Purgatori nuk do të egzistoj

E Enjte, 9 Tetor 2014, në 20:40

Bija Ime e dashur, sa etje kam Unë për dashurinë e njeriut dhe sa të etur janë ata për Mua. Por, ndarja që e largon njeriun nga Unë, Dhuruesin e Jetës, është armiku më i madh i rracës njerëzore.

Satanai, mënyrat mashtruese dinake të të cilit do të thotë se ai krijon ndarje të mëdha në botë. Ajo që ai është i fshehur, i jep atij fuqi të madhe mbi shpirtrat e njerëzve. Influenca e tij e keqe krijon dyshime mbi Egzistencën Time tek ata me pak besim. Ai i bind të tjerët, që nuk besojnë tek Unë, se njeriu është përgjegjës për çfarëdo lloj zgjedhje që ai bën. Influenca e tij qetësuese, ndërsa ai e tundon njeriun, i bind ata tek të cilët pranohet se e gabuara është e drejtë dhe e drejta është e gabuar. Ai e paraqet dashurinë si epsh; urrejtjen si një formë dëshire; dhe lakminë dhe xhelozinë si një mënyrë për të justifikuar shkatërrimin e jetës së një personi tjetër.

Çdo ide, çdo dëshirë, çdo etje dhe mall që ai e mbjell në shpirtrat e njerëzve, i çon ata në mëkat. Kaq shumë infektim mes njerëzimit, në këtë kohë, sa do të thotë se dashuria e pastër, e cila vjen nga Zoti, është zëvendësuar me joshjen. Gjithçka që del nga gjarpëri, do të paraqitet brënda zemrave të mëkatarëve sikur të jetë një gjë e mirë. Mëkati, gjithmonë është justifikuar nga mëkatarët që i jepen djallit. Mëkati, me t’u justifikuar, më pas do të lavdërohet deri kur t’i përngjaj një vepre të madhe – e denjë për t’u vlerëzuar. 

Mjerë njeriu që guxon t’i sfidoj ata që e lavdërojnë mëkatin. Mëkatari që e mbështet mëkatin, me gëzim të madh, do t’i influencoj të tjerët të bëjnë të njëjtën gjë. Sot, influenca e djallit mund të shihet ngado. Nëse dikur, veprat mëkatare ishin të fshehura me kujdes, tani ata nuk kanë aspak turp t’ja dëshmojnë botës. Gjithçka që është e neveritshme për Mua po mbështetet me gëzim të madh. E gabuara po paraqitet të jetë e drejtë dhe gjithçka që është e drejtë, sipas Ligjeve të Zotit, konsiderohet të jetë e gabuar. Kur djalli është në punë, gjithçka do të paraqitet mbrapsh dhe në kundërshtim të plotë me atë që vjen nga Unë. Dijeni se kur Fjala Ime të deklarohet të jetë e gabuar atëherë influenca e të ligut e ka arritur kulmin.

Mbajeni mënd se pas Ardhjes së Dytë, Purgatori nuk do të egzistoj. Qielli dhe toka do të bëhen një dhe Ferri do të bëhet banesa për ata, që e adhurojnë djallin, dhe gjithçka që vjen prej tij. Zemërimi i mënyrave të tij djallëzore dhe të liga i kanë infektuar si ata që besojnë tek Unë, dhe ata që më refuzojnë Mua. Asnjë nuk është i sigurtë.

Lutja, ndjekësit e Mi të dashur, është mbrojtja juaj. Mbajeni Fjalën Time dhe lutuni, jo për veten tuaj, por për ata që kanë bërë marrëveshje me të ligun. Ata kanë nevojë për lutjet tuaja, në mëngjes, ditën dhe natën.

Jezusi juaj

Mesazhi origjinal në anglisht:


Tuesday, 14 October 2014

Unë ju jap tani, Fushatën e Lutjes finale

E Mërkurë, 8 Tetor 2014, në 21:10

Bija Ime e dashur, Zemra Ime është kaq e thyer në këtë kohë. Tradhëtarët e kanë çpuar Brinjën Time dhe toka është tani duke u vërshuar me një shpërthim të Hidhërimit Tim, që është kaq intensiv, sa Unë nuk mund të ngushëllohem.

Unë pyes tani, kush mes shërbëtorëve të Mi të shenjtë do të jetë mjaft i fortë ta mbështesi të Vërtetën?

Unë ju jap, Fushatën e Lutjes finale. Ajo është për priftërinjtë. Unë kërkoj që shërbëtorët e Mi të shenjtë ta recitojnë atë për ditë.

Fushata e Lutjes (170) Për të mbështetur Fjalën e Shenjtë të Zotit

O Zot I Dashur, Jezu Krishti im i dashur

Më mbaj.
Më mbro.

Më ruaj në Dritën e Fytyrës Tënde, ndërsa persekutimi im intensifikohet, kur mëkati im i vetëm është të mbështes të Vërtetën, Fjalën e Shenjtë të Zotit.

Më ndihmo të gjej kurajon të shërbej Ty me besnikëri gjatë gjithë kohës.

Më jep Guximin Tënd dhe Forcën Tënde, ndërsa luftoj të mbroj Mësimet e Tua kundër opozitës së egër.

Kurrë mos më braktis, Jezus, kur kam nevojë dhe më dhuro gjithçka që më duhet për të vazhduar të shërbej Ty,

me dhënien e Sakramenteve të Shenjta dhe Trupit dhe Gjakut Tënd të Shenjtë, përmes Sakrificës së Shenjtë të Meshës.

Më beko Jezus.

Ec me mua.

Pusho tek unë.

Qëndro me mua.

Amin.


Jezusi juaj

Mesazhi origjinal në anglisht: