Kerko Mesazhet ketu

Saturday 27 December 2014

Dita kur Unë të vij në Mëshirën Time Hyjnore do të jetë dita e ndriçimit të mëndjes

E Martë, 23 Dhjetor 2014, në 16:55

Bija Ime fort e dashur, Unë i bëj thirrje ndjekësve të Mi të dashur, në këtë kohë të veçantë, të vijnë tek Unë dhe të më lejojnë Mua t’i mbuloj ata me Gjakun Tim të Çmuar. Unë dhashë Jetën Time në tokë si një dhuratë e Mëshirës Sime të Madhe dhe Unë do të lëviz male, oqeane dhe do ta shkund tokën ndërsa Unë vij, edhe njëherë, për t’ju sjellë të gjithëve ju tek Unë.

Unë ju dua dhe ju sjell Bekime të mëdha dhe ngushëllim kur Unë ju pregatis për Kohën Time. Lëreni zemrën tuaj të më mirëpresi Mua. Lëreni Dashurinë Time për ju të përshkoj zemrat e të gjithë fëmijve të Hyjit përfshi ata që ju persekutojnë në Emrin Tim të Shenjtë. 

Unë ju sjell paqe këtë Krishtlindje dhe ju siguroj se Koha Ime është shumë afër. Unë do të vij së shpejti për t’ju zbuluar Mëshirën Time. 

Ata prej jush që më përbuzin Mua përmes këtij Misioni Unë do t’i përshkoj zemrat tuaja të ngurta me Dhuratën e Shpirtit të Shenjtë. Së shpejti, çdo dyshim që ju mund të keni do të iki dhe barra juaj do të hiqet. Deri atëherë, do t’ju duhet të duroni dhimbjen e ndarjes nga Unë, që ju është imponuar nga mbreti i gënjeshtrave, i cili gëzon në refuzimin tuaj ndaj Meje. Mos më bëni Mua rezistencë, të dashurit e Mi, sepse Unë ju dua me një dëshirë të pafund. 

Është me një kënaqësi të hidhur që Unë vij tek ju, duke ju lutur atyre prej jush që thonë se më duan Mua, të kthehen tek Unë. Unë derdh lotë trishtimi sepse ju nuk mund të më pranoni Mua përmes kësaj ndërhyrje hyjnore kur ju është dhënë falas. Ju duhet të përpiqeni të shpallni të Vërtetën por, në të kundërt, ju më keni refuzuar Mua mizorisht dhe në një mënyrë që nuk është e hijshme për Hyjninë Time.

Dita kur Unë të vij në Mëshirën Time Hyjnore do të jetë dita e ndriçimit të mëndjes. Ju do ta dini menjëherë se Unë ju kam çuar në një kohë të braktisjes së plotë, kur asgjë që ju keni bërë nuk mund të fshihet nga ju. Për çdo vepër dobësie nga ana juaj, ju do të ndjeni dhimbjen e Vuajtjes Sime, e cila do të bëhet e juaja. Pendesa që ju do të ndjeni do të jetë po aq e fortë sa dhe besimi që ju keni tek Unë. Sa shumë prej jush do ta kuptojnë se çfarë duhet të bëjnë për të fituar Pranimin Tim. Megjithatë disa prej jush do ta mohojnë Ndriçimin e Ndërgjegjes për shkak të largësisë që kanë krijuar mes nesh.

Krenarëve dhe arrogantëve mes jush, të cilët do t’i fshehin fytyrat e tyre nga Unë gjatë Paralajmërimit, Unë kam këtë për t’ju thënë. Mos kini frikë sepse jeni të Mitë. Për arsyen se ju jeni një fëmij i Hyjit, i krijuar në Imazhin e Tij, Unë do t’ju tregoj Mëshirë të madhe. Mos kinin frikë nga ai që ju do – kini frikë vetëm nga ai që ju përbuz sepse ai, i ligu, është armiku juaj më i madh. Më refuzoni Mua dhe ju do të zaptoheni nga kundërshtari Im më i madh, por nëse ju e refuzoni atë, Fuqia Ime do t’ju mbështjelli, do t’ju mbroj dhe do t’ju sjelli të sigurtë në Mbretërinë Time. 

Unë ju jap këtë informacion me qëllim që ju ta dini se kur Unë them se kjo do të ndodhi, ajo do të ndodhi. Dhe kur ajo Ditë të vij ju duhet t’i kujtoni Fjalët e Mia. Mos kini frikë nga Unë, se çfarë ka për t’u patur frikë? Nëse Unë dhashë Jetën Time për ju, përse atëherë ju do të donit ta jepnit jetën tuaj tek djalli që kërkon vetëm shkatërrimin e shpirtit tuaj të pavdekshëm ? 

Ka vëtëm një udhë ku ju mund të ktheheni dhe ajo jam Unë, Shpëtimtari dhe Shpenguesi juaj i Dashur. 

Unë Jam rrjeta juaj mbrojtëse. Mos ja mbathni nga shpëtimi juaj. 

Gjithmonë ta kujtoni Dhembshurinë Time, Dashurinë Time dhe Mëshirën Time të Madhe. 

Mëshira Ime Hyjnore është gati për t’u marrë.

Jezusi juaj i Dashur