Kerko Mesazhet ketu

Monday 29 December 2014

Mëkati nuk do të tolerohet nga ata që marrin Gjuhët e Zjarrit

E Premte, 26 Dhjetor 2014, në 14:00

Bija Ime fort e dashur, Koha Ime po afron dhe, së shpejti, vuajtja, mizoria dhe dhimbja e shkaktuar nga mëkati do të zhduken.

Ndërkohë, Dashuria Ime do ta ruaj botën dhe për çdo keqbërje dhe vepër djall
ëzore të kryer nga armiqtë e Mi, Unë do t’i zhduk që nga rrënjët. Beteja kundër të ligut do të fitohet nga Dashuria, që Unë do të fus në zemrat e shpirtrave të mirë. 

Kjo Dashuri do të ngazëllej të gjithë ata që bien në kontakt me të, dhe Zjarri i Shpirtit të Shenjtë do t’i mbushi shpirtrat e të gjithë atyre që janë të bekuar me Dashurinë e Hyjit.

Ky v
ërshim i Shpirtit të Shenjtë, si i tillë nuk ka ndodhur që kur Apostujt e Mi u bekuan në Rrëshajat, do ta zgjoj racën njerëzore. Fare pak do të mbeten të paprekur nga Fuqia e Shpirtit të Shenjtë dhe ata do të jenë të pafuqishëm kundrejt tij. 

Është për arsyen se Hyji i do fëmijët e Tij që Ai po i dërgon njerëzimit këtë Dhuratë të shkëlqyer. Shpirtrat do të bëhen më të pastër dhe mëkati nuk do të tolerohet nga ata që marrin Gjuhët e Zjarrit.

Dashuria, e cila do të ndahet prej atyre që janë të bekuar me Fuqinë e Shpirtit të Shenjtë, do të jetë e pamundur të shpërfillet dhe për këtë arsye fuqia e Satanit do të dobësohet dhe mbërthimi i tij mbi botën do të çlirohet deri kur ai të bjer në humnerë.

Gëzohuni, ndjekësit e Mi të dashur, sepse është për arsye të Fuqisë së Dashurisë Sime që Unë do ta shpëtoj botën dhe të gjithë ata që e pranojnë Mëshirën Time.

Shkoni në Dashurinë Time. Ta doni njëri tjetrin ashtu si Hyji ju do juve.

Jezusi juaj