Kerko Mesazhet ketu

Monday 8 December 2014

Nëna e Shpëtimit: Kisha e rreme e errësirës do të jetë pa jetë

E Enjte, 27 Nëntor 2014, në 08:40

Bijtë e mi të dashur, kisha e rreme – ajo që do të zëvendësoj Kishën e Birit tim në tokë – është pregatitur dhe të gjitha herezitë do të fshihen me kujdes mes paragrafëve të mesharit të ri, që do të zëvendesoj të vjetrin.

Kisha e rreme e errësirës do të ndërtohet për të zëvendësuar të vjetrën pas ferrit të madh. Gjithçka që ishte e pranishme në Kishën e Birit tim do të zëvendësohet me gjithçka që do të jetë e re. Por një gjë kurrë nuk do të ndryshoj. Themelet, mbi të cilat Kisha e Birit tim u ndërtua, nuk do të lëvizin sepse ato janë ngulur thellë në tokë. Asnjë njeri, do të mundet as dhe nuk do t’i lëvizi ato, sepse Hyji nuk do ta lejoj këtë.

Kisha e errësirës do të jetë pa jetë. Asnjë fryt nuk do të japi pasi do të jetë e ndërtuar mbi tokë të kalbur. Çdo lloj herezie do të dali nga gojët e atyre që do të predikojnë nga katedrat e saj. Ajo do të bëhet një strofull e ligësisë dhe asgjë që do të shpallet nga zërat, që do të mburren për madhështinë e saj, nuk do të kenë më kuptim.

Ato do të jenë ditët kur shumë t
ë Krishterë, tepër të frikësuar, tepër të lodhur dhe me mungesën e ndonjë besimi të vërtetë, do të adhurojnë brënda mureve të saj. Nuk do të jetë Biri im që ata do të adhurojnë, por antikrishti, sepse do të jetë ai që do të ulet mbi fronin që ata do të ngrenë brënda mureve të saj.

Antikrishti do të sundoj afër aty ku Biri im ndërtoi Kishën e Tij dhe shumë njerëz do ta besojnë atë të jetë Ai, por ky do të ishte gabimi më i madh. Kushdo që e kundërshton këtë kishë, apo gjen gabime në të, do të tallet dhe akuzohet për herezi nga ata tradhëtarët e Birit tim, që vetë ata do të jenë heretikët më të mëdhenj ndonjëherë të kenë infiltruar Kishën e Hyjit, që nga dita e fillimit të saj.

Lutuni, lutuni, lutuni që do të qëndroj një ushtri e fort
ë e priftërinjve të Birit tim që kurrë nuk do të dorëzohen ndaj presioneve, që shtrihen përpara.

Nëna juaj e dashur
Nëna e Shpëtimit

https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2014/11/27/mother-of-salvation-the-false-church-of-darkness-will-be-lifeless-2/